Arrestohet shitësi i celularit të bombës në makinën e prefektit Besnik Dervishit
Arrestimi i një të shumëkërkuari nga komisariati 4 mund të sjellë edhe detaje të reja rreth atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Telefoni me të cilin ishte modifikuar bomba me C4 i është vjedhur një taksisti, viktimë e të arrestuarit Redon Asllani.
Në fakt 25-vjeçari i prangosur nga blutë e komisariatit 4 nuk ka lidhje direkte me ngjarjen, por telefoni i grabitur me armë prej tij taksistit është blerë në treg të zi nga Julian Sinanaj, i cili e ka përdorur si bombë me komandim telefonik.
Detajet kanë dalë nga ballafaqimi i dëshmisë së Sinanajt dhe të arrestuarit, i cili ka pranuar se celularin e kishte shitur në treg, pasi taksixhiu e kishte deklaruar në polici grabitjen. Killeri i penduar, Julian Sinanaj, ka pranuar se për vendosjen e eksplozivëve përdorte telefona të cilët i blinte në treg të zi dhe në këtë rast është edhe ai i shitur nga Redon Asllani.
Telefoni që u gjet i lidhur me eksploziv në makinën e Dërvishit u godit me armë të specializuar nga qitës të RENEA-s dhe u identifikua si aparat dhe kartë sim pa regjistrim, ndërsa tashmë konfirmohet se i përkiste taksistit të grabitur nga Redon Asllani.
Ky i fundit u prangos të enjten nga policia e komisariatit 4 nën akuzën e 6 grabitjeve me armë të taksive në kryeqytet, ndërsa dyshohet edhe për disa raste të tjera për të cilat po punohet për zbardhjen e tyre si ngjarje.
Megjithatë hetuesit kanë përjashtuar lidhjen mes tij dhe Sinanajt dhe se e vetmja gjë që i bashkon rastësisht është telefoni i përdorur për të hedhur në erë makinën e Prefektit të Vlorës që u evitua rastësisht nga kontrolli në oborrin e Kryeministrisë./ora
Ngelen duke kapur hajdute pulash apo xhepash keto kur do kapni peshqit e medhenj ata qe urdheruan vrasjet apo sjua mban bytha?
Peshqit e meshenje i duhen Rames me 20 shkurt?
Per peshqit e medhenj duhen te tjere gjyqtare ……. me pak fjale jo ata qe lerojne vrasesit e 21 Janarit e te tjere si soji i tyre ,,,,,,,,,,,,
Shpresoj ne miprekuptimin tuaj
Faleminderit
per hajdut pulash e shef ti vlla kur te ta ven ne koke ty dhe te te thone zbrazi xhepat dhe thuaja qe esht hajdut pulash….pastaj ti po pate byth dil ne televizor dhe thuaj emrat epeshkaqeneve meqe qenke tip trim…
A mund te quhet ky shtet ligjor apo shtet-xhungel. Po te humbasi nje celular, dhe qe ndodh shpesh kudo, e para gje qe behet njoftohet kompania celulare dhe blokohet karta (SIM). Pra kushdo qe e perdor kete celular do te perdore nje karte me identitet. Po si ka mundesi qe nje shtet eshte kaq rremuje, me teknollogjine e re sot zbulohen gjera te sofistikuara dhe jo se kush i ra telefonit.
Arber
Kjo qe thua eshte llogjika me elementare ne perdorimin e celularve .Po a ka funksjonuar ky sherbin ne shtetin e Sali Rrum -Palles ?
ka përdorur kartë pa identitet, të blerë te posta
po keshtu jan meren me gjurmet dhe kur shikojn ujkun dhjesin ne brek sa mban bytha
se jan te gjith paperjashtim te majt e te djatht te mpleksur te gjith per te iper ne pushtet bejn vjedhje vrasje shperdarje drog punet me te felliqura
ORE PSE JAN KAQ INJORANT KETA AVOKATET MBROJTS AVOKATI I MEHILLIT NGA VLORA KUR THOT ESHT ME PROBLEME MENDORE DHE SE UFSHE SE SISTEMOJ FAMILJEN NGA NDONJ ATENTAT I MUNDESHEM PO QENKA NE KOSHIENC TE PLOT S QENKA ME PROBLEME MENDORE
Prokuroria duhet te hetoje per nderhyrjen ne hetin te politikanit
qe deklaroj se bomben e ka vendosur vet prefekti,
pasi kjo mund te kat pasur qellim te devionte hetimin
dhe te fshinte kriminelin.
Duhet pare nese ka lidhje midis tyre.