Arrestohet Shkëlzen Berisha

February 1, 2016 14:51

Arrestohet Shkëlzen Berisha

Kreu i Hipotekës së Shkodrës ka përfunduar në prangat e policisë.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestin ndaj Shkëlzen Berishës, sigurisht jo djali i ish-kryeministrit Berisha.

Kreu i Hipotekës akuzohet për kallëzim të rremë si dhe për shpërdorim detyre.Urdhri i Prokurorisë është ekzekutuar mesditën e sotme nga policia.

Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se regjistruesi, si edhe dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone.

Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit.

Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër.

shkelzen-berisha-shkoder

Nga veprimet proceduriale të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se regjistruesi Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me topografin dhe juristin e Hipotekës, kanë regjistruar pronën shtet 8000 m2 në fshatin Theth në emër të një shtetasi, i cili as nuk kishte aplikuar dhe as nuk ka pretendime për atë sipërfaqe.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.

Ndaj tij, prokuroria ka krijuar dyshimet se ka ”shpërdoruar detyrën”, si edhe ka bërë ”kallëzim të rremë”, pasi e ka njoftuar faktin e paligjshmërisë sapo ka krijuar dyshimet e tij se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth. /Dita/

 

February 1, 2016 14:51
Komento

6 Komente

  1. Shkumbini lumi February 1, 15:40

    Ufff cfare zhgenjimi titulli 🙂 🙂

    Reply to this comment
  2. perkthyesi February 1, 17:34

    Per nje cast mendova se u futem seriozisht ne rrugen e demokracise! Zhgenjim total!

    Reply to this comment
  3. Albatrosz February 1, 18:31

    O Zot, thashe ndodhi mrekullia. Thashe se Shkelzen Sali Berisha vajti aty ku duhej. Per nje cast ky gezim me kompesoi merzitjen per prof.Kriston. Cfare zhgenjimi kur lexova qe s’ishte ai.

    Reply to this comment
  4. l ri February 1, 19:13

    E po kujtova se u bë deti kos,me këtë titull na peshkove o gazetar gazepi,,,,,,,,!!!

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit February 1, 21:56

    kjo eshte sa per nxemje, pak e nga pak do shkoje grepi tek sypeshkaqeni

    Reply to this comment
  6. MH February 1, 23:19

    Heren tjeter kur te arrestoni vertet Shkelzen Berishen.Cilesojeni;Shkelzen Berisha i Gerdecit.Ky percaktim do i punoje kompjuteri i trunit te Berishes qe flitet per Gerdecin 12 km larg Tiranet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*