Arrestohet Themelko/ 30 ditë burg për kryebashkiakun e Pustecit

September 26, 2017 19:24

Arrestohet Themelko/ 30 ditë burg për kryebashkiakun e Pustecit

Mediat në Maqedoni njoftojnë për arrestimin e kryebashkiakut të Pustecit, Edmond Themelko, një ditë pasi Gjykata e Shkupit dha vendimin me 30 ditë burg.

Prej së hënës, për të ishte lëshuar një fletë-arresti ndërkombëtar. Themelko është kryetari i Bashkisë së Pustecit në Shqipëri, por ai jeton në Maqedoni, prej nga udhëtonte çdo ditë për të ushtruar detyrën në zonën me shumicë minoritetin maqedonas.

Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni dhe është pjesë e dosjes “Titaniku”. Ai u  arrestua në shkurtin e vitit 2016 për këtë çështje dhe më pas u la i lirë. Hetimet për çështjen në fjalë kanë nxjerrë se rreth 400 shetetas nga Pusteci kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2013 në Maqedoni me dokumenta të falsifikuara.

Prokuroria Speciale Publike ka përfshirë në këtë hetim edhe ish-kryeministrin Gruevski, ish-ministren e Brendshme Jankullovska dhe ish-zyrtarë të lartë të qeverisë në Shkup.

September 26, 2017 19:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*