Arrestohet 55 vjeçari, i sekuestrohen mijëra euro dhe kokainë

August 19, 2018 09:04

Arrestohet 55 vjeçari, i sekuestrohen mijëra euro dhe kokainë

Një shqiptar 55-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia italiane në San Giuliano Milanese, pasi është kapur me kokainë dhe heroinë.

Mëngjesin e 16 gushtit, agjentët e ekipit të lëvizshëm ishin në Piazza Salgari, kur vunë re një person që ishte duke u endur me makinën e tij, në mënyrë të dyshimtë.

Policia ndoqi lëvizjet e të dyshuarit, i cili shkoi në Giuliano Milanese, ku parkoi makinën dhe u ngjit në një shtëpi në rrugën “Papa Giovanni XXIII”.

Ai doli sërish nga banesa dhe në këtë moment, forcat e policisë e kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll ndaj tij.

Në shtëpinë e shqiptarit ata gjetën një qese me 31 mijë euro në para të gatshme, ndërsa në bagazhin e makinës tip “Peugeot 207” parkuar jashtë, ata gjetën një pako me 1 kilogram e 120 gram kokainë dhe në kutinë e fshehur në një çantë 500 gram heroinë. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Lodit.

o.j/dita

August 19, 2018 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*