Arrihet marrëveshja e parë për Brexit

December 8, 2017 09:41

Arrihet marrëveshja e parë për Brexit

Mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian është arritur marrëveshja e parë e rëndësishme.

Këtë e konfirmoi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët për shtyp në mëngjes me kryeministren britanike Theresa May në Bruksel.

Bëhet fjalë për përmbylljen me sukses të fazës së parë të bisedimeve për çështje si e drejta e lëvizjes së shtetasve europianë në Britani dhe anasjelltas, sistemin bankar dhe kufirin irlandez.

Juncker tha se diskutimet ishin të vështira, por ishte i kënaqur që më në fund u gjet gjuha e përbashkët.

Më 15 dhjetor, liderët e 27 vendeve europiane do të mblidhen në samit për të diskutuar progresin në bisedimet për Brexit.

December 8, 2017 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*