Arrihet marrëveshja me FIFA, Tirana zhbllokon merkaton
Nga Arkiva
Më në fund Tiranës i është dhënë e drejta për të vepruar në merkato nga FIFA. Paniku që kaluan kryeqytetasit këto ditë i ka ardhur fundi, pasi mendohej se ata nuk do të lejoheshin nga qeveria e futbollit për të afruar lojtarë në janar.
Shkaku ishte ish-lojtari Moctar Cisse, prej të cilit Tirana duhet të paguajë rreth 300 mijë euro. Ka qenë vetë klubi bardheblu që ka konfirmuar lajmin e mirë për të gjithë tifozët e saj përmes një deklarate zyrtare.
“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve.
Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, shkruhet në deklaratë.
o.j/dita
bej investime tashi halo, ose shit tirunen per skrap