Arrihet marrëveshja mes palëve për reformën në drejtësi

July 20, 2016 14:10

Arrihet marrëveshja mes palëve për reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mesditën e së mërkurës votën pro reformës në drejtësi, duke shfryrë tensionin që dominoi klasën politike shqiptare në prag të seancës së 21 korrikut. Përmes një deklarate për mediat, Basha tha se PD është gati të bashkojë votat në Parlamentin e Shqipërisë për draftin kushtetues të versionit hibrid, ndërsa e cilësoi betejën e Partisë Demokratike një sukses.

“Roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi fakte sipas ligjit,” deklaroi Basha.

Pas 1 viti e gjysmë negociatash të vështira mes përfaqësuesve politikë në Shqipëri për reformën në drejtësi, pika e fundit e padakordësuar mbeti roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në përzgjedhjen e zyrtarëve që do të kryejnë procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Sipas propozimit hibrid të prezantuar në Tiranë më 10 korrik nga ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, ndërkombëtarët do të kishin një rol kyç në filtrimin e kandidatëve për 21 pozicionet e vetingut.

Partia Demokratike këmbënguli gjatë javës së fundit që ndërkombëtarët të mos kishin kompetenca kushtetuese por vetëm rol rekomandues, ndërsa pas ndërhyrjes në negociata të zyrtarëve të lartë të Brukselit, u detyrua të pranonte marrëveshjen me plotësimin e njërës prej kërkesave të saj.

Përmes një letre të dërguar në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn zbardh variantin përfundimtar të pranuar nga palët.

Sipas kësaj letre, ngritja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të kenë bazë solide në Kushtetutën e re të Shqipërisë, ndërkohë që ky mision do të ketë rol rekomandues për kandidaturat që do t’i kalojnë më pas komisionit ad hoc.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Partisë Demokratike për votimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ai shtoi më tej se “reforma garanton vijën mbrojtëse të ndërkombëtarëve për të bërë të mundur një revolucion në sistemin e drejtësisë”.

“Partia Demokratike iu nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe partnerëve strategjikë, që të çojmë përpara një reformë historike në sistemin e drejtësisë… në përmbysjen e kastës së të korruptuarve,” tha Rama.

Me një marrëveshje të gjithëpranuar mbi tavolinë, séanca e shumëpritur e së enjtes pritet të mos ofrojë supriza të mëdha, duke miratuar reformën e mbështetur nga shumica e shqiptarëve dhe që synon ta çojë Shqipërinë në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

July 20, 2016 14:10
Komento

21 Komente

  1. ??? July 20, 14:28

    Ky ose eshte I trashe, ose kujton se te tjeret jane te trashe! Vendim-marrja ka qene dhe eshte vetem e parlamentit dhe asnjehere nuk eshte kerkuar vendim-marrje nga nderkombetaret ose nga institucione te tjera. Te biesh dakort per dicka qe ishte aty dhe nuk eshte ndyshuar kjo do te thote se u sorrollaten e u perdrodhen kot, sepse ne fund te fundit nuk mund te dalesh kunder te gjitheve, sidomos kunder USA dhe EU. Ndoshta Basha ka bere nje “deal” me Amerikanet per t’mos u prekur.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... July 20, 16:08

      Nese vendimemarrja se kush behet gjykates e kush jo ngelet ne duart e zgjebosura te politikaneve shqiptare atehere e gjithe reforma eshte nje dobic qe e bene sistemin e drejtesise me se miri nje tiger pre llastiku, me dhembe qe ja shkul e ja ngul saliu kur ti doje e si ti doje.

      Reply to this comment
      • ??? July 20, 16:45

        Vetem ata qe do te zgjedhin nderkombetaret do votohen ne parlament dhe jo ata qe do Argita. Cfare te keqe ka ketu?

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 20, 21:12

      Ok

      Pra nga fjala e perfaqsuedit te EU-se del se qenka hequr roli vendim marres i nderkombetareve ne ket reforme
      Ata qenkan vetem sugjerues dhe nderkaq qe ti zbusi amerikanet ky oerfaqsues i Larte i EU ka thene qe roli vendim marres i nderkombetareve do perfshihet ne Kushtetuten e Re te Shqiperis

      Bravo EU , e kuptoi gabimin dhe beri ket dalje tamam demokratike , megjithse tip dhjakonare do thoshin ne Vlore ne ket rast lol

      Pra kjo reforme po kalon tamam sic e donte PD , se edhe ai bishti qe futi Vllahutin per te penalizuar Kandidatet mbi baze dyshimi , qenka hequr

      Atehere Urime PD-se per oponencen pozitive qe beri ne ket rast
      Natyrisht gjith meritat i merr Sala se ai esht 99-nc , dhe i kupton te gjitha hilete

      Nga sa shifet Perfaqsuesi i Larte i EU-se komisioneri Hahn qenka me te vertete njeri me principe demokratike

      I gjati me duket mori te gjatin lol hahaha

      Reply to this comment
  2. Pederasti Fluturues July 20, 14:29

    Ore se me coro ditet…JU te Dites!!!

    Cfar Dreq marrveshje eshte arritur ore???

    Ky Holandezi, qe edhe fluturon ndonjehere me Qepe nga mbrapa,, thot qe dy pikat e Amerikes dhe te BE-se( dhe te gjith shqiptareve) per Veting te DREJTUAR nga nderkombetaret, do te jeme thjesht keshillues…!!!!

    Ky eshte Marrveshja ketu…..apo kete lajm e morret dhe e publikuat direkt nga Selia e Lesh E Lise…

    Mos u tallni me ne, pa me veten beni si te doni

    Reply to this comment
  3. andromeda July 20, 14:42

    Rama jep dorëheqen, vendi me qeveri teknike, zgjedhje të reja, ‘ylli në ngjitje’ kryeministër, lideri madhështor Saleh Berishoviqi president (ose mbret). Profecia u krye. Shqiptarët më të zhgënjyer se kurrë.

    Reply to this comment
  4. LabGjalmeziu July 20, 14:44

    Mire qe u be gjithe kjo lufte, badabum e badabing..per amendime kushtetuese, per reformen ne drejtesi…po a e di njeri se per cfare flitet? A na ka thene njeri cfare do ndryshoje? Si do ndryshoje? Ke nen te kushtetutes? Pse do e ndryshojne? Kjo zhurme kaq e madhe ka vetem nje kuptim : Kjo do jete futja me e madhe qe kjo kaste 300 vetash PO JU BEN 3 MILIONE SHQIPTAREVE!! Nuk e kuptoj as kete shoqeri civile qe del e bertet per votimin kur askund, askund fare biles nuk ka nje draft, nje dokument, nje sqarim per pyetjet me lart!! Thjeshte dele!!!

    Reply to this comment
  5. korçari July 20, 14:45

    Atehere pee çfare u lodhen Z.Lu dhe diplomacia evropiane siç thote populli “U mbars mali dhe polli nje mi”pra kthehemi aty ku kemi qene ku Nishani dhe Gjin Gjoni do te katerfishojne pasurine ,breket e Edi Rames u çane nga p**dhet e medha te tij ,talleni b*then me kete popull deri sa duron maskaralleqet tuaja ,Turpi i madh per Edi Ramen dhe PS-ne”Rilindjen”

    Reply to this comment
  6. intelektuali July 20, 14:45

    REFORMA DUHET TE FILLOJE ME BURGOSJEN E LULZIM BASHES

    Ky DUDUM i Saliut qe eshte edhe kusar i fondeve publike ne rrugen Durres Kukes edhe vrastar i popullit me 21 janar me mire le te mos hiqet si Enver Hoxha pederasti patriotik qe i “qante zemra per popullin”

    sepse:

    Kjo kopje origjinale e Enverit e ka vendin ne burg per krimet e tij monstruoze, ashtu sic jane edhe ato te MENTORIT te tij Sali Berisha, por sic jane edhe ato te Mikut te tij mafioz enverist Like Floriri, te cilin SHBA dhe administrata DASH e kane injoruar totalisht per korrupsionin makaber te tij.

    Reply to this comment
  7. Moni July 20, 14:52

    derisa nderkombetaret do te kene rol rekomanduues ashtu sic e kane patur 26 vjet rresht, do te thote se nuk ka reforme por por.he me rigon….

    Reply to this comment
  8. Kola July 20, 15:20

    Une mund te kuptoj shume manovra politike, por kete kurveri te PD dhe te ketij hajdutit te madh te Salehut, s’e kuptoj dot. Aq me pak s’mund te kuptoj falenderimet qe i drejtohen kesaj qelbesire qe u ka shkaktuar kaq shume deme ketij vendi. Megjithate une pres me shprese se kesaj bordelloje te UDB-se do i vihet flaka per te mos i mbetur nishan ne trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  9. Patrioti July 20, 15:56

    Pse prap me miser hibrit do ushqehet ky Popull ? Mister Lu ju jeni dakort me keto propozime? Ku eshte ndryshimi,se deri tani ne i kemi bere emerimet dhe sic e shikoni rezultati eshe i shkelqyer per 25 vjet. Presim prenoncimin e nderkombetareve dhe te shokut
    Rama dhe Meta. Me sa kuptohet te gjithe udheheqesit e Partive kane rene dakort qe as nje te mos preket. Zoteri nderkombetar per kete keni 2 vjet qe shpenzoni miliona dollar dhe e mani peng ate Popull te varfer me gjenjeshtra. Ky eshte shansi I shume pritur ,ne qoftese Po o shoket nderkombetar ju dhjefsha mu ne shans. Mjere populli dhe Kombi Shqipetar cfar do te heqi. Tani ze vend shprehja “prit se nuk keni pare gje akoma”jo per politikanet por ne kurriz te popullit. Po liderit e te ardhmes ku jane fshehur,Bojaxhiu,Topi,Spahiu,apo presin diten e zgjedhjeve per te mbedhur popullin vetem per karrike ne parlament.

    Reply to this comment
  10. Petro July 20, 16:19

    Ore juve qe ju ka kapur mllefi dhe ngelet duke bertitur virtualisht neper komente se kjo qenka fitore e berishes dhe e metes, nuk po kuptoni akoma nje gje.Monitorim nga nderkombetaret nuk eshte nje fjale goje.Ti je shtet i Natos dhe po hyn ne BE e nderkohe ke bere marrveshje me FBI-ne dhe ke therritur prokurore amerikane dhe evropian te antikorrupsionit.Kjo do te thote se nuk mund te besh si te duash sepse monitorohesh nga dikush tjeter qe te ka lene qe ti te zhvillohesh dhe kjo do te thote qe cdo gje do te shkoje nen llupen e nderkombetareve dhe ai gjyqtar apo prokuror shqiptar qe do te jete pjese e drejtesise, neser apo pasneser duhet ta pyese veten 1000 here nese eshte i gatshem te futet ne filtrimin e nderkombetareve per te qene i devotshem me pas.Edhe pse nuk jane vendimarres, keta tanet nuk mund te veprojne sipas qejfit sepse kane nje kontrate me Evropen dhe Ameriken.Ore mos merrni kot si pushka e jevgut sepse kjo marrveshje nuk u be se keshtu donte Basha e Meta. Keto jane muhabete pazari.Marreveshja u arrit per shkakun e presionit te atyre qe te kane lene te ekzistosh si shtet dhe duan qe ti si shtet te jesh i qendrueshem e jo i manovrueshem.Filtrimi i drejtesise eshte pika kyçe per ti hapur rruge nje qetesie sociale dhe zhvillimi ekonomik e te cdo aspekti.Ja u pret mendja ju se Basha e Meta detyruan nje BE dhe nje USA te leshojne pe dhe ti thone ketyre se:” po, do te behet sic deshironi ju?”Rrofte Shqiperia dhe populli shqiptar qe i erdhi dita te shohe permbysjen e sistemit tranzitor-anadollak dhe hapjen e nje dritareje shpresdhenese per te ardhmen e brezave.

    Reply to this comment
    • andromeda July 20, 16:32

      Petro flasim konkretisht? Gjin gjoni a është i korruptuari me kursin e plepave? Çdo vendosi filtri dy partiak për këtë gjykatës? Për mua dhe për ty ky duhet të ndëshkohej, por ja që komisioni i kontrollit do e mbrojë sepse gjysma është i PD dhe gjysma i PS. Tani fut dhe LSI e cila ca ditë më parë i bëri elozhe fantastike Gjinit përmes ministrit të saj Manjani. Si thua ti në këto kushte ndëshkohet Gjini? Dhe mos harrojmë fjalën e fundit të presidentit që Gjinin e ka shumë për zemër. Tani, reformë i thua ti kësaj apo tallje bythe me shqiptarët ?

      Reply to this comment
      • Petro July 20, 18:44

        Andromeda, te kuptoj shume drejte dhe qarte.Fatmirsia per mendimin tim eshte qe keta gjinrat e gjonrat nuk do te vendosen me nga partite por nga filtri i komisioninit ad-hoc nderkombetar.Ky komision do te filtroje,shqyrtoje cdo kandidature qe do te jete neser pjese e drejtesise ne shtetin shqiptar.Nuk do ta filtrojne partite mos u be merak.Ky hap qe do ta votojne te gjithe nuk u ndermor se u ra dakort me pisllekun dhe mashtrimin e partive por me presionin e madh amerikan dhe evropian.Ajo deklarate e ambasadorit Lu nuk ishte tallje por dicka shume serioze.Ne fund,filtrin e bejne nderkombetaret dhe do te nxjerrin konkluzionet e tyre per kedo kandidat qe do te jete pjese e drejtesise ne kete vend.Ndehskueshmeria do te filloje medoemos.Kete shoh une te pakten,mos qofsha i gabuar.

        Reply to this comment
        • Gjergji July 20, 21:04

          E sheh apo s’e sheh ti fillimin e ndeshkueshmerise, kjo varet nga dylbia qe te ka falur partia, shoku Petro.

          Qe je i gabuar per ndeshkimin je. Kush e ka lexuar letren e kupton, se kompromisi sipas propozimi hibrid i heq nderkombetareve kompetencen me kryesore qe eshte ajo e vendimmarrjes, duke i lene atyre vetem ate te rekomandimit, pasi i jane paraqitur propozimet per kandidate.

          Cfare do te thote, qe prokuroret dhe gjyqtaret e seleksionuar me pare nga mema parti do te hidhen te paret njeri pas tjetrit ne kazanin e madh, dhe nje grusht “specilistesh” si keta koqet qe shohim perdite ne ekrane do te fillojne nga peshkimi me kallam. Hidh kallamin, gafore kuqe, hidh prape kallamin, po gafore. Deri sa te bjere levreku i pare ne grep i mbaroi misioni Luse dhe Vllahutinit. E pastaj na e rrofsh per dimer o DEFORME, se per vere e dime vete.

          Reply to this comment
          • Petro July 20, 21:20

            O shoku Gjergji, po sa mire e “ditke” se cfare me eshte falur!Çudi,mos punon gje tek sigurimi shtetit?Apo nisesh nga eksperienca vetjake dhe mendon se edhe te tjeret jane i te njejtit nivel me ty?Sa per mendimin e ndeshkueshmerise dhe sesi e mendon ti apo une, mund te vazhdojme deri neser ne mengjes.Koha do ta tregoje por, di te te them qe kemi mendime teresisht te ndryshme per kete. Varet se me çfare dylbish e sheh dhe e lexon letren,e sesi e perkthen me pas prandaj, te pakten ironite mos mi trego, dhe ate partine mbaje per vete se une fle i qete naten. Te te rroje ty partija.

  11. logjika July 20, 16:42

    Pse nxitohen dhe behen te pa durueshem komentuesit? E kuptoj, ata duan pasneser qe Sali Berisha te arrestohet, por jo mor trima, do rrije ca dite te tretet dhe pastaj do ta shikoni pas hekurave. Mos u ngutni, ashtu si duruat duroni dhe pak. Une jam i bindur qe do te filloje pastrimi, por edhe une nuk e kam durimin se kjo do te vazhdoje edhe pak gjate; sa te ndryshohet struktura, sa te pecaktohet fajesia ligjore, e prokuroreve dhe gjyqtareve, sa te perzgjidhen dhe miratohen te rinjte. E kjo do te na mundoje, por te pakten keta te rinjte do te jene me te qete se ne. Edhe mos te kujtojme se çdo gje do te shkoj si ne vaj. Eh, sa ka edhe nga ata qe do duken qengja por do dalin derra. Nje shembull: çdo dite arrestohen per droge e krime me dhjetra ne Shqiperi, Greqi Itali, pse nuk zene mend? Se thone hajde mbase e kalojme dhe per çdo dite futen brenda. Kjo eshte mendjelehtesia por edhe kultivimi qe i ka bere shoqerise shqiptare Sali Berisha duke e mbajtur shtetin per vete dhe per qytetaret te çthurur qe te behesh sulltan. Tani krimet e panumurta, do ngizin kater apo pese qe ta çojne pas hekurave dhe te terhiqen te tjeret.

    Reply to this comment
  12. ali asllani July 20, 18:54

    Edi Rama jep dorheqje………………..nga kreu i PS dhe kryeminister ..u bere gazi botes..nuk ka me moral per ty..trim me fukarenjt dhe shurraq me Saliun dhe Bashen e Meten..largohu me nder se do hysh ne histori e n kujtesen e shqiptarve si ma legeni me i madh i te gjitha kohrave..

    Reply to this comment
  13. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 20, 20:00

    Pas nje viti e gjysem SHQUP-i u dorezua, pas kesaj “lodhje” Lulushi ka nevoje per nje gojore, para se te shkoje tek b** q** e Amsterdamit per te takuar familjen princore qe rron me parate e grabitura shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*