Arrihet marrëveshja për koalicion qeveritar në Gjermani

February 7, 2018 11:07

Arrihet marrëveshja për koalicion qeveritar në Gjermani

Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane.

Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë, nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.

Të mërkurën bëhet i ditur kompromisi për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve.

Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundimit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me “dy klasa”, siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe mos zgjatja pa fund të kontratave të punën të kufizuara në kohë.

Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa kristian-socialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer.

Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU./dw

l.h/ dita

February 7, 2018 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*