Arrihet marrëveshja për programin bërthamor të Iranit

April 3, 2015 15:00

Arrihet marrëveshja për programin bërthamor të Iranit

Raundi i negociatave në Lozanë mbi programin bërthamor të Iranit ka përfunduar me një marrëveshje në parim. Dokument siguron se gjashtë fuqitë e Grupit 5 + 1 dhe Republikës Islamike kanë bërë hapa përpara në kërkimin e vështirë të një “marrëveshjeje të plotë”, për të cilën do të vazhdojnë të diskutojnë deri në 30 qershor. “Aftësia për pasurimin e uraniumit do të reduktohet”, siç deklaroi në një konferencë për shtyp Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Udhëheqësja europiane tha se marrëveshja në Lozanë krijon themelet për një marrëveshje bërthamore të plotë midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që do të përfundojnë më 30 qershor. Marrëveshja parashikon heqjen e sanksioneve bërthamore të vendosura nga SHBA dhe Bashkimi Evropian kundër Republikës Islamike.

Pakti, detajet ligjore dhe teknike të të cilit do të negociohen nga tani deri më 30 Qershor, parashikon se impianti i pasurimit në Natanz, do të jetë i vetmi në Iran, ndërkohë që instalimi nëntokësor i Fordos do të shndërrohet në një qendër civile shkencore, njoftoi përgjegjësja për Politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Negociatat komplekse për çështjen bërthamore të Iranit shënojnë një stad të ri të rëndësishëm sot. Ndoshta është një mirëkuptim më pak ambicioz dhe më i cekët në krahasim me marrëveshjen substanciale që Grupi 5+1 dhe Irani ishin zotuar publikisht se do të arrinin brenda 31 Marsit të shkuar.

Megjithatë, brenda tre muajve të ardhshëm mendohet të arrihet një konsensus mbi detajet teknike “të marrëveshjes së plotë”, që do t’i jepte fund mosmarrëveshjes ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Republikës Islamike. Gjithsesi, Zarif ka pranuar sot se negociatat e parashikuara për këtë qëllim do të jenë “një detyrë e vështirë dhe e madhe”./DITA

April 3, 2015 15:00
Komento

1 Koment

  1. Arben April 3, 19:01

    AMERIKA PO E BRAKTIS ARABINE SAUDITE PER TU “MARTUAR” ME IRANIN,

    ESHTE GJEOPOLITIKE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*