Arrihet marrëveshja, tërhiqen protestuesit në “Rrugën e Kombit”

March 31, 2018 14:44

Arrihet marrëveshja, tërhiqen protestuesit në “Rrugën e Kombit”

Pas rreth 4 orësh, drejt mbylljes protesta tek “Rruga e Kombit”.

Sipas mediave është arritur një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve, por ende nuk dihen detaje. Drejtori për rendin dhe sigurinë si dhe Nëndrejtori i Policisë Gjovalin Loka ka qenë pranë protestuesve e me sa duket ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Protesta nisi rreth orës 10:00 me tubimin e qytetarëve nga Kukësi dhe i gjithë veriu por edhe nga Kosova. Fillimisht e qetë, protesta degjeneroi në dhunë dhe përleshje mes punonjësve të policisë dhe protestuesve. Këta të fundit, shkatërruan me gurë por edhe i vunë flakën objektit të koncesionarit për mbledhjen e taksës. Bëhet me dije se ka filluar qarkullimi i automjeteve.

o.j/dita

March 31, 2018 14:44
Komento

2 Komente

  1. Lili March 31, 15:18

    Tjeter here,te organizojne grupet jo per me prish sportelin,po me marr paret e taxes edhe t’ia kthejne popullit e kukesit me rend cdo muaj …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*