Ora News: Gazetarja përballet me arrogancë dhe dhunë në Ministrinë e Energjisë

February 12, 2019 20:38

Ora News: Gazetarja përballet me arrogancë dhe dhunë  në Ministrinë e Energjisë

Një incident ka ndodhur sot mes një gazetareje dhe ministries Balluku.

Përplasja ka ardhur pasi gazetarja e Ora News ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve.

Më poshtë, qëndrimi i televizionit në fjalë:

“Gazetarja e emisionit Boom Arjana Loçe, është  përballur sot me arrogancën dhe dhunën e shfaqur në linjë vertikale, nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deri tek roja që rri tek dera e këtij institucioni.

Teksa ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, ministrja ka mbyllur me forcë derën e makinës duke ja përplasur në krah gazetares.

Ministrja Balluku nuk i është përgjigjur pyetjes se mbi çfarë baze ligjore ka marrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019.

E si të mos mjaftonte kjo, shembullin e ministres e ka ndjekur edhe roja i institucionit, i cili përmes pamjeve shihet në çdo moment teksa përpiqet të pengoj me duar gazetaren të bëj detyrën.

Pas këtij momenti gazetarja i thotë se veprimet që kreu ishin të paligjshme, por roja i përplas derën e ministrisë, duke i zënë dhe njërin nga gishtat.

Ngjarje të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri po vihet çdo ditë e më shumë nën kërcënimin e arrogancës së pushtetit”.

v.l/ Dita

February 12, 2019 20:38
Komento

10 Komente

  1. Populli February 12, 21:57

    Asgje si ka bere. Medje kazani. E dashka me dhune pergjigjen kjo palo gazetare?

    Reply to this comment
  2. Taku February 12, 21:58

    Gazetare leshi. Histerike.

    Reply to this comment
  3. specialisti February 12, 22:22

    Mos gazetare, nuk te kane mesuar ty qe si behen intervistat ? I shkon ministres tek makina e do qe te jape pergjigje ty ne rruge.
    Edhe roja tek dera nuk eshte kot. Ai rakordon me administraten , je e mirepritur ose jo.
    Per cfare eshte ai tek dera ? Kot ? Atehere sipas teje nuk duhet te kete roje.
    Ministrja foli ne konference shtypi , per pezullimin e koncesioneve. Te kishit marre pjese ne takimin , apo ishit ne ndonje kafe ?
    Edhe ne foto duket qe roja nuk ka ushtruar dhune ndaj gazetares.
    Per njerez te pa rregullt, dera e cdo institucioni duhet te mbyllet.

    Reply to this comment
  4. demo February 12, 22:32

    Mediat jane perlyer keq ne biznes piratesk ne dem te te popullit shqiptar.Kjo gazetare dhe Ora news qe e ka derguar,deshirojne vazhdimin e koncesioneve dhe HEC eve qe po demtojne natyren ku jetojne keta 2 miljon shqiptare qe kane mbetur.Kujt i ben presion kjo zharbe?
    Tja kishte keputur gishtin,mire do kishte bere.

    Reply to this comment
  5. mirel February 12, 22:57

    Ketu kemi me nje problem shume te madh.. Qeveria duhet te kete seance te posacme per shtypin. Konference shtypi sic ka bota, dhe nga ana tjeter gazetaret duhet te njohin kufirin deri ku kane te drejte ti afrohen nje personi.
    Per mua e ka futur vete krahuj te makina

    Reply to this comment
  6. Malsori February 13, 03:35

    Ministrja eshte person juridik dhe nuk mumd ta ndaloj askush tek dera e makines e aq me teper nje palo gazetare e kazanit te Sali kriminelit.Demokraci nuk do te thot qe e ashtuqiajtur gazetare te sillet si rrugace.Ka rregulla per interviste dhe jo kur te teket. Malsori Boston

    Reply to this comment
  7. lora February 13, 05:33

    ore v.l/ Dita nuk te vjen turp per nje shkrim si ky?
    Pa le kur nxjerr dhe konkluzionin se po kercenohet liria e medias…
    Pse beheni qesharake. Doni te vini vetulla por po nxirrni syte tuaj..

    Reply to this comment
  8. alphade February 13, 10:17

    Gazetaret e Saliserb Monstres jane hedhur ne sulm si
    hienat duke menduar se erdhi momenti qe t’i bejne fresk
    sulltanati kobres se Vicidolit. Shikojin keta vemje gazeta-
    resh se si sillen neper televizionet e “tyre” : blendat,kras-
    tar,vasilajt, lalajt,etj.etj. me nje servilizem pa kufi ndaj Monstres se Vicidolit dhe nuk lene gje pa sajuar,shpifur,
    e manipuluar kunder pushtetit aktual i cili sado i keq qe
    te jete,eshte nje mije here me i mire se pushteti i dikur-
    shem i Qoftelargut. Ai pushtet mos u vendoste kurre me
    ne Shqiperi ! Shteti qe ndertoi Saliserbi nuk ishte shtet por nje anarkizem total, me nje perzjerje te thelle bajrak-
    tarizmi kanunor e tribalizmi primitiv. Si eshte e mundur,ju
    shqiotare qe 13 tropojane bastarde te bejne rremuje nje
    komb te tere ketej e matane kufirit ?! Si eshte e mundur
    qe nje “LIGESI” e vertete te sorollase nje popull te tere nen kerbacin e dhunes mesjetare dhe gazetaret me nje
    ndjeje te neveriteshme nenshtrimi i thurin hosana e diti-
    rambe nje tradhetari e antishqiptari te deklaruar. .!? Kjo
    shpjegon faktin se sa te korruptuar jane bere ky brez i
    gazetareve. Por fatmiresisht jo te gjithe gazetaret jane
    bere pre e bandes mafioze te Sali Vicidolit. Me respekt
    te thelle i referohem gazetareve te mirenjohur: V.Malaj,
    A.Duka, B. Islami, A. Hoxha, S. Balla, M.Bazaj, ….e shu-
    te tjere qe me penen e tyre ia kane cjerre masken e ndyre vicidokasit si nje diktator vrases,hajne,kriminel e mafioz duke mos lene pa fshikelluar edhe anet tjeter te
    pushtareve aktuale sidomos kreun e kesaj qeverie qe nga kryesocialist nga mengjezi ne darke na u be krye-
    ballist duke ndjekur shembullin e Qoftelargut te Vicidolit
    qe me kohe ka “veshur xhyben” e kryezogistit. Njeri i ndertoi shtatoren ne Bulevardin e Trenit ,tjetri i thuri hosa-
    na e ditirambe te Parku i Liqenit. Kjo eshte historia aktu-
    le e Shqiperise. Dallimi midis ketyre dy pushtareve eshte
    se njeri nga zori e la pushtetin se e deboi populli me voten e vitit 2013 dhe tjetri ende eshte ne pushtet si krye-
    minister duke patur edhe postin e kryesosocialistet qe so-
    .cialistet e vertete i la ne doren e fatit. Prandaj eshte de-
    tyre e zoterinjeve : Ruci,Brace, Balla….etj. te gjejne sa me pare kryesocialistin ne zgjedhjet e ardheshme duke i
    dhene fund ambiguitetit te kryesocialistit aktual qe sinja-
    lin e jep majtas per te zhvatur votat e socialisteve aktuale
    dhe “timonin” e ka kthyer djathtas duke i bere “hyzmet”
    pinjolleve te ballisto-zogisteve te tipit butka, “buzeholleve”
    e CO. BOJKOTI TOTAL DO TE ISHTE RRUGA ME E
    MIRE PER ZGJDHJET E QERSHORIT PER T’I DISKRI-
    TUAR KETO PARTI NE SYTE E NDERKOMBETAREVE.

    Reply to this comment
  9. Spss February 13, 13:31

    Më vjen keq që edhe redaksia e gazetës Dita keqkupton të drejtën e gazetarëve për të marrë informacion dhe të drejtën e gjithëkujt për të mos iu përgjigjur pyetjeve nëse nuk dëshiron.
    Për pyetjen e saj, gazetarja mund të kërkojë në rrugë zyrtare një kopje të vendimit në fjalë.
    Nuk është detyrë e zonjës ministre t’i japë llogari kësaj gazetaruce që nuk njeh kufijtë e saj gjatë ushtrimit të profesionit, ndonëse nuk është e vetmja.

    Reply to this comment
  10. Xha Teme February 13, 16:03

    Dhune ka ushtruar kjo buce kazanesh qe i afrohet me force Ministres me mikrofonin qe gudulis gopin e saj. Boll bete viktimen o turpi i medias. Normalisht media duhet ti bente nje kerkese Ministrise ne rruge zyrtare nese kerkon informacion. Por dergimi i buceve te tilla qe afrohen per te thene me preku, me shtyti, me perplasi deren eshte skenari anarkist ku mediat e pjerdhura e quajne veten mbi Ligjin dhe kerkojne tu imponohen drejtuiesve te shtetit. Qendrimi I Ministres dhe i punonjsit te sherbimit korrekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*