Arsenal armësh në Elbasan, arrestohet 50-vjeçari

February 26, 2016 11:47

Arsenal armësh në Elbasan, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arsenali”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar një kallashnikov, dhjetëra granata dhe mijëra fishekë.

Njoftohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ismail Hyka, 50 vjeç, banues në fshatin Karakullak të Elbasanit.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një kallashnikov, 500 fishekë pistolete 3000 fishekë automatiku, 3 granata dore ofensive, 20 granata dore difensive, 23 ndezës metalikë, 5 krëhëra automatiku  kallashnikov, 3 krëhëra pushke, 8 kallëpe tritoli dhe 1 kapsollë plasëse me fitil.

February 26, 2016 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*