Arsenali mposht Milanin në shtëpi

March 8, 2018 22:13

Arsenali mposht Milanin në shtëpi

Vetëm grinta dhe agresiviteti të kërkuara nga trajneri Gattuso nuk mjaftuan që Milani, të paktën të shmangte humbjen në shtëpi ndaj Arsenalit.

Dy skuadrat, që nuk ndodhen në epokën e tyre më të artë, shorti i vendosi përballë në Ligën e Europës.

Në pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Milano, londinezët ishin më të qartë në lojën e tyre dhe më të rrezikshëm përballë portës së “Kuqezinjve”. Përpjekjet e tyre u konkretizuan që në minutën e 15-të, kur Mkhitaryan mposhti portierin Donnarumma.

Pas këtij goli, Arsenali pati edhe disa raste të tjera goli, por të dytin do ta gjente vetëm në sekondat shtesë të pjesës së parë me autor Ramsey.

Në të dytën, Milani ishte më kërkues, ndërsa Arsenali u tërhoq disi, duke u hedhur përpara në kundërsulme. Por, me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi. Arsenali merr një fitore me mjaft vlerë dhe e sheh veten me njërën këmbë në çerekfinalet e Europa League.

Atletiko e Madridit fitoi thellë 3-0 ndaj Lokomotivës së Moskës dhe tani pret e qetë transfertën ruse për të certifikuar kualifikimin. Rrjeta e bukur e Saul Nigez nga distanca prishi ekuilibrat, ndërsa Diego Kosta dhe Koke mbyllën mbrëmjen emocionuese në impiantin ‘Wanda Metropolitano’.

Surprizë e hidhur për mijëra tifozët në Signal Iduna Park, aty ku Dortmundi tradhtoi mbështetjen fantastike duke humbur 1-2 ndaj Salzburgut. Sfida e dytë ndaj austriakëve mban gjithsesi të hapur kualifikimin.

Finalja e Europa Ligës do të zhvillohet në 16 Maj në stadiumin e Lionit.

o.j/dita

March 8, 2018 22:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*