Arsimi profesional, Balla: Një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të vendit

June 8, 2018 17:56

Arsimi profesional, Balla: Një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të vendit

140 të rinj, dhe jo vetëm, janë certifikuar sot pranë Qendrës së Formimit Profesional në Elbasan, duke u bërë kështu profesionistë të aftë për tregun e punës. Janë 140 persona tashmë të cilët ndihen të gatshëm profesionalisht për t’u përballur me sfidat dhe kërkesat e një tregu gjithnjë e në rritje.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini deputetët e specialistë të arsimit profesional.

Kryetari i Grupit Parlamentar Balla theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional, si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të një vendi.

“Ne duhet ta promovojmë sa më shumë këtë shkollë. Sot marrin diplomat e përgatitjes profesionale djem e vajza të cilët janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës në disa profesione.

Dje prita në zyrë, përfaqësues të konfindustrisë së Milanos të cilët janë shumë të interesuar të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollën profesionale të Elbasanit përsa i përket industrisë tekstile dhe asaj të modës, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson konfindustria e Milanos përsa i përket modës në Itali. Unë jam shpresëplotë që shumë shpejt do të arrijmë të konkretizojmë këtë marrëveshje.

Jo pa qëllim ne disa muaj më parë nisëm një komunikim me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi përsa i përket profesionalizimit të njerëzve në sektorët ku ka nevojë.

Arsimi profesional është një prej motorëve të zhvillimit të vendeve, sikurse, nuk nguroj ta quaj, vendi më i zhvilluar sot në Europë është Gjermania.

Ne kemi filluar të bëjmë një reformë rrënjësore në sistemin e arsimit profesional, nuk jemi ende atje ku duhet, por sigurisht nuk jemi atje ku ishim një vit më parë”, theksoi Balla.

Deputetja Evis Kushi u kërkoi të rinjve që t’i shfrytëzojnë certifikimet e tyre profesionale dhe të aplikojnë për vende pune pasi vetëm kështu do të mund të gjejnë një punë.

Të rinjtë e diplomuar sot pranë drejtorisë rajonale të arsimit profesional morën drejtime të ndryshme si kulinari, rrobaqepësi, gjuhë të huaja, mekanik, hidraulik elektriçist etj.

o.j/dita

June 8, 2018 17:56
Komento

1 Koment

  1. Tabor June 8, 21:56

    Arsimin profesional e kishim por e shkatwrruat ju klasa injorante politike e 30 vjeteve te fundit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*