Arsyeja pse ilaçet duhet t’i shoqëroni gjithnjë me ujë

September 9, 2018 20:11

Arsyeja pse ilaçet duhet t’i shoqëroni gjithnjë me ujë

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse medikamentet duhen shoqëruar gjithmonë me ujë?

Jo të gjithë veprojnë kështu, por duhet të dini se konsumimi i ilaçeve pa shoqëruar me ujë nuk rekomandohet dhe sjell rreziqe.

Mjekët thonë se ilaçet, në varësi edhe të madhësisë mund të dëmtojnë ezofagun, madje mund të shkaktojnë deri edhe prerje.

Këtë e zbulon “Times of India” në një shkrim të publikuar së fundi. Më herët edhe disa hulumtues turq kanë arritur në të njëjtin konkluzion.

Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është kokërr e madhe.

Të paktën një gotë ujë duhet të shoqërojë konsumin e medikamentit këshillojnë mjekët.

l.h/ dita

September 9, 2018 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*