Arsyet e mobilizimit ruso-serb kundër bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Kosovë

July 11, 2019 13:11

Arsyet e mobilizimit ruso-serb kundër bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Kosovë

Nga Shaban Murati

Paradokset në diplomaci janë si paradokset në letërsi, pra nuk njohin kufij. Një tejkalim i tillë kufijsh etikë dhe diplomatikë është deklarata e ministrisë së jashtme të Rusisë në datën 8 korrik kundër bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e politikës së jashtme dhe nismës së dy shteteve për përdorimin e selive të përbashkëta diplomatike. Diplomacia ruse lëshon bateri të rënda, duke akuzuar se “shkaktojnë shqetësime serioze hapat provokuese dhe veprimet sfiduese të Tiranës dhe të Prishtinës në zbatim të konceptit të “Shqipërisë së Madhe”, etj.

Gjylja diplomatike ruse erdhi pas stuhisë në gotë, që ngriti qeveria dhe diplomacia serbe për këtë temë, ku kryeministrja Ana Bernabiç e cilësoi si “të tmerrshme” marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e politikës së jashtme, ndërsa ministri i jashtëm serb, I.Daçiç, të cilit i ka mbetur ora në kohën e qeverisë së kriminelit Millosheviç, ku bënte pjesë, deklaroi mufkën e radhës se Kosova nuk ka të drejtë të krijojë bashkëpunim strategjik në politikën e jashtme me Shqipërinë sepse “është pjesë integrale e Serbisë”.

Ky mobilizim diplomatik ruso-serb ka arsyet e veta. Janë dy rrethana të tanishme, ku Rusia dhe Serbia mendojnë se mund të përfitojnë dhe të krijojnë avantazh për të rikthyer pozitat, që kanë pasur në Kosovë para vitit 1999. E para është dështimi i nismës diplomatike franko-gjermane për të realizuar marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, dështim që u sanksionua me mos-mbajtjen e takimit të caktuar të Parisit të 1 korrikut. Rrethana e dytë është situata e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, ku klasa politike shqiptare e ka futur vendin në një trekëndësh, ku të gjithë shtetet jomiqësore po inkurajohen ta godasin ku të mundin. Kësaj jave Shqipëria përuroi publikisht portretin moldav dhe venezuelian të politikës së jashtme me sindromën e dy kuajve, që e tërheqin në drejtime të kundërta, duke dobësuar si rolin rajonal të faktorit shqiptar, ashtu dhe mbështetjen për Kosovën. Këtë shfaqje dobësie shtetërore të Shqipërisë shfrytëzuan Rusia dhe Serbia, duke e vlerësuar si moment oportun diplomatik për të goditur ecjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në rrugën e drejtë të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme. Duke e ditur se nervi i reagimit të Shqipërisë ka vdekur, strategjia diplomatike ruso-serbe është vetëm të godasin, qoftë dhe jashtë çdo logjike dhe norme të së drejtës dhe të ligjit ndërkombëtar.

Paradoksin e qëndrimit ruso-serb kundër bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me Kosovën në fushën e politikës së jashtme e përbën në radhë të parë fakti se Rusia dhe Serbia kanë vetë midis tyre një bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme, të zyrtarizuar edhe me një traktat dypalësh. Kjo është sanksionuar me Traktatin e Partneritetit Strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013, ku ndër pikat kryesore është pikërisht koordinimi strategjik dhe bashkëpunimi strategjik dypalësh në fushën e politikës së jashtme. Nuk dihet përse në MPJ të Rusisë e quajnë normale bashkëpunimin e tyre strategjik me një shtet si Serbia, që ndodhet në një rajon shumë larg Rusisë, dhe e quajnë të palejueshëm bashkëpunimin strategjik midis dy shteteve sovrane Shqipëri-Kosovë, ngjitur me njeri-tjetrin. Nuk dihet përse në Ministrinë e Jashtme ruse e quajnë normale që Rusia të pushtojë Osetinë e Jugut dhe Abhazinë në vitin 2008, të pushtojë Krimenë në vitin 2014, në emër të popullsive ruse atje, dhe e quan jo të drejtë që dy shtetet e pavarura shqiptare, subjekte të së drejtës ndërkombëtare, të bashkëpunojnë strategjikisht në fushën e politikës së jashtme.

MPJ e Rusisë e di fare mirë që rezoluta e vdekur 1244 e KS të OKB nuk i takon Serbisë, sepse Serbia nuk përmendet në asnjë rresht të saj dhe nuk ka pasur kurrë një mbledhje të KS të OKB për një rezolutë të re, që të korrigjonte terminologjinë e rezolutës 1244 dhe t’ia faturonte Serbisë. Nuk dihet për çfarë arsyesh Moska vazhdon avazin diplomatik se në bazë të rezolutës 1244 Serbisë gjoja i takon sovraniteti mbi Kosovën, gjë që rezoluta nuk e përmban. MPJ e Rusisë mund të rihapë arkivat e saj dhe të rishohë se ministri  saj i jashtëm Sergej Lavrov ka qenë pjesë e Grupit të Konkaktit pë Kosovën dhe ka firmosur dhjetë pikate famshme të Deklaratës së Grupit të Kontaktit për Kosovën, sipas të cilave Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet tjetër dhe me asnjë pjesë të një shteti tjetër, që do të thotë se Rusia ka qenë dakord zyrtarisht me kushtin ndërkombëtar që Kosova nuk do të bashkohet me Serbinë. Gjithashtu ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka firmosur deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën, që përcakton se statusi i Kosovës do të vendoset me referendum nga populli i Kosovës. Rusia e dinte se shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe e dinte se ajo popullsi do të votonte për pavarësinë. Rusia e di  gjithashtu që në korrik 2010 Tribunali më i lartë juridik i OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konfirmoi ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës. Rusia nuk respekton vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Drejtësisë për shtetin e pavarur të Kosovës dhe nga ana tjetër njeh të ashtuquajturat shtete të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, që i ka shpikur vetë.

Lidhur me Serbinë paradoksi është akoma më i madh. Serbia ka pranuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar me Kosovën në  Bruksel me ndërmjetësimin e BE, se është dakord që Kosova të bëhet anëtare e BE dhe nuk do ta pengojë atë as pranë palëve të treta. Beogradi e dinte se në BE pranohen shtete dhe jo provinca, ndaj marrëveshja e 19 prillit ishte hapi i parë serioz për të pranuar shtetësinë e Kosovës. Tani del ministri i jashtëm serb Daçiç, që e ka firmosur vetë atë marrëveshje, dhe thotë që Shqipëria dhe Kosova nuk kanë të drejtë që të bëjnë marrëveshje për bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Elementi më komik i paradoksit diplomatik ruso-serb është anatemimi i tyre për nismën e përdorimit të përbashkët të selive të misioneve diplomatike nga Shqipëria dhe Kosova. Së pari, u duhet kujtuar ministrive të jashtme të Rusisë dhe të Serbisë se kjo është një praktikë e njohur diplomatike ndërkombëtare, të cilën nuk e kanë shpikur shtetet shqiptare. Është model i njohur, të cilin e përdorin me efikasitet shtetet skandinave, të cilat shfrytëzojnë selitë e përbashkëta në disa shtete për misionet e tyre diplomatike jashtë. Së dyti, Serbisë i duhet kujtuar se kjo është edhe një praktikë diplomatike serbe. Presidenti serb Boris Tadiç në nëntor të vitit 2010 u ka paraqitur propozimin zyrtar serb shteteve, që kanë dalë nga ish Jugosllavia, që të ngrenë ambasada dhe konsullata të përbashkëta. Pra është propozim dhe praktikë diplomatike serbe, dhe është vërtet për t’u habitur që Beogradi del tani dhe sulmon pse Shqipëria dhe Kosova  po i drejtohen një praktike diplomatike të njohur ndërkombëtare.

Diplomacia sllave ka si metodë tipike ngritjen e zhurmave për çdo mizë që lëviz në ajrin diplomatik ndërkombëtar, kur nuk është në përputhje me interesat e tyre. Unë e kam përkufizuar para shumë vitesh si “diplomacia serbe e përplasjes së këmbëve”. Kjo metodë u ka rezultuar e suksesshme dhe me të kanë arritur që BE ta harrojë se Serbia është shteti agresor, që ka shkaktuar katër luftra kundër popujve joserbë në ish Jugosllavi. Falë kësaj metode Serbia ka arritur që BE të merret me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe të mos merret me njëqind e një të zezat, që Serbia ndërmerr kundër Kosovës. Duke përfituar nga konfuzioni i diplomacisë së BE, që ndodhet në tranzicion, dhe nga rrëmujat ballkanike, Rusia dhe Serbia kanë intensifikuar zhurmat për probleme të paqena si ky i bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Kosovë, duke synuar të bëjnë shantazh diplomatik mbi diplomacinë e BE, që ajo të bëjë lëshime strategjike ndaj Serbisë.

Problem jashtëzakonisht shqetësues është në këtë situatë heshtja prej mumje e qeverisë dhe e shtetit të Shqipërisë, të cilët po harrojnë minimalen e diplomacisë, që kur një shtet atakon shtetin, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike, si në rastin e MPJ të Rusisë kundër Shqipërisë në 8 korrik, është i detyrueshëm reagimi zyrtar. Kjo, që bën Moska, është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë. Kjo, që bën Serbia, është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë. Tirana zyrtare, një shtet anëtar i NATO-s, nuk duhet të lejojë  veten të sillet si shtet pa dinjitet, që mund t’i thonë  çfarë të duan e mund t’i bëjnë çfarë të duan, dhe ai t’i kapërdijë në përulje. Idiotizmat për të qenë shembull i moderimit ballkanik dhe i konstruktivitetit ballkanik, të cilat kanë shoqëruar diplomacinë tonë të të gjithë periudhës postkomuniste, vetëm kanë shtuar nënvleftësimin e shteteve të rajonit për ne dhe kanë defaktorizuar Shqipërinë në Ballkan.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë me modelin moldav apo venezuelian në fushën e politikës së jashtme, do të jetë fillimi i mbarimit të një shteti sovran në marrëdhëniet ndërkombëtare rajonale. Këtë presin shtetet, që nuk na kanë dashur kurrë, dhe të cilët punojnë që Shqipëria dhe kombi shqiptar të mos bëhen kurrë faktor vendimmarrës në rajon.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

July 11, 2019 13:11
Komento

19 Komente

  1. Marku July 11, 13:51

    Si gjithmone analizat e zotit Murati kane qene dhe mbeten shembullore te pa krahasueshme.
    Por gjithashtu doja te shtoja faktin se politikat e tiranes zyrtare kane qene dhe mbeten politikat me antishqipetare te globit tokesore.

    Reply to this comment
    • Tomorri July 11, 22:18

      Po pse kot e vuri antishqiptari Rama minister te Jashtem kalamanin nga Kosova?
      Ja per te thene se ai gaboi e jo une!

      Reply to this comment
  2. TV. July 11, 13:57

    E po pastaj ?! Si gjithmone “filozofi”analitike e “persosur” Konkluzioni, do i veri kufirin ke thana !
    Se si do behet nuk e dime ,po ama per analiza s’te falim ne,i prodhojme si piza,
    Gjithe botes i japim leksione morale superore qe te edukohen.

    Reply to this comment
    • mirel July 11, 21:31

      Ku e ke hallin ti? Te analiza e sakte, apo te saktesia e analizes? Cila nga te dyja te prish pune?

      Reply to this comment
      • TV. July 12, 04:16

        Ka vetem nje analize te sakte.A ke 28 vjet ne pushtet ?
        Rama largohu ! Meta Basha,shporruni te tre ! Nuk ka njeri te perjetshem ne pushtet ne asnje vend te botes.Keta duan te vdesin presidenta e kryeministra duke ricikluar njeri tjetritin.C’fare filozofie ka ketu per ta kuptuar ?! Sa analiza artikuj komente gazeta duhen qe njerzit te shikojne realitetin,ose c’fare ka ketu qe populli nuk e shikon ? Ka akoma dyshim njeri qe keta jane nje kaste e korruptuar deri ne palce ?! Nuk them se autori s’ka te drejte,por intelektualet duhet te tregojne rruge daljen nga degjenerimi mafjoz qe ka pllakosur vendin

        Reply to this comment
  3. bufonate ballkanike July 11, 14:05

    Bashkepunimi strategjik Shqiperi-Kosove te nise me heqjen e takses ne Rrugen e Kombit, tha Kryeministri Ramush Haradinaj.
    Ato mbledhjet e perbashketa te dy qeverive shqiptaro-kosovare jane butafori per syte e BE. Zor se Serbia shqetesohet nga kjo bufonate aq me teper se Vucic eshte pjese e trios Thaci-Rama-Vucic qe jane gadi te flene se bashku vetem te bindin BE se jane faktor stabiliteti ne rajon dhe duhen mbajtur ne pushtet.

    Reply to this comment
  4. DIBRANI July 11, 17:11

    Me ben shume pershtypje mungesa totale e mjaft prej komentuesve ultra negative , antishqiptare , si Intelobolja , infoanaleshi , Mark Ujku , e nje tufe me derra pylli , qe perdorin b**** ne vend te gojes , per te bere avokatin e kryebanditit serb te Vicidolit !

    Reply to this comment
  5. DIBRANI July 11, 17:21

    Ne c`gjiriz e ka futur fecken anticensura , mor aman …???

    Reply to this comment
  6. dashamires July 11, 17:47

    Ku eshte konkretisht ky “bashkepunimi strategjik Shqiperi Kosove”?
    Kush po ben presion te qeveria Haradinaj per heqje takse per mallrat serbe Rusia apo USA+Bashkim Europian?
    Rusia qe ka arritur te zgjedhe presidentin amerikan Trump sipas Europes dhe paska problem kete bashkepunimin strategjik imagjinar Shqiperi e Kosove?
    Me fal o shoku Shabe por keto qe ti shkruan duhet koka rrase e Taulant Balles ti besoje.

    Reply to this comment
  7. Buda July 11, 19:59

    Si gjithmone, Mjeshtri i Madh, Shaban Murati del me nje analize brilante per politiken e jashtme te Shqiperise!

    Reply to this comment
  8. Amerikani July 11, 20:31

    Shto dhe Erdoganin ne keto kulisa antishqiptare o Shaban qe te jesh korrekt. Nga pergjimet e Zaev del qarte dhe Erdogan si bashkepuntor antishqiptar me sllavet. Njesoj si ne kohet e perandorise osmane kur falnin toka shqiptare per interesat perandorise.

    Reply to this comment
  9. Optimisti July 11, 21:02

    Ministri ynë i jashtëm zoti Edi Rama s’ ka kohë të meret me këto vogëlsira zoti Shaban sepse ka disa PPP miljardshe nëpër duar dhe po bën një studim shkencor me rëndësi kombëtare me temë ” Si fallfilxhankafeja ndikon në debatin serioz politik në zgjidhjen e krizave në Shqipëri”. Njëkohësisht mbas suksesit spektakolar në imitimin mahnitës të Nora Malajt, po pregatit një seri imitimesh të kundërshtarëve politkë që do ti transmetoj për publikun e gjerë në stacionin TV personal duke nxjer në pah se ç’ burr shteti të talentuar kemi për të na qeverisur. Lutemi gazetës Dita po e pati imitimn e zërit të Nora Malajt nga burri i shtetit Edi Rama të rregjistruar, t’ na e transmetoj se është kryevepër, ta dëgjoj dhe zoti Shaban dhe pastaj të diskutojmë për politikën e jashtëme mar për sipër nga kryeministri! Çfarë talenti! A ka kryeministër në botë që të përqesh kaq bukur kundërshtarët e vetë politik?

    Reply to this comment
  10. Optimisti July 11, 21:19

    Zoti Shaban, po suksesin e hollë diplomatik të presidentit në Bosnje që krijoj një ldhje miqësore midis një qeni serb dhe maces shqipëtare a nuk duhet ta shikojmë si kontribut për përmirsimin e mardhënieve midis sërbëve dhe shqipëtarëve që do të sillte edhe njohjen e Kosovës? Jo me syza të zeza misionin e suksesshëm dplomatik të zotit president në Sarajevë.

    Reply to this comment
  11. mirel July 11, 21:35

    Thuaje troc Shabano. Ramuti punon per Serbine dhe Greqine. Nuk ka diplomaci dhe as politike te jashtme.
    Politiken e jashtme Ramuti e ka minimizuar te lufta kunder diplomateve shqiptare, po jiu heq pasaportat diplomatike, dhe kete e quan sukses diplomatik ne raport me shtetet.
    Tradhetia eshte e hapur, vetem te mbaruarit qe i thone vetes popull shqiptar nuk do reagojne, sic nuk po reagojne fare sidomos kur Himara shpall Greqine brenda territorit shqiptar, dhe kur Ramuti ngre flamurin grek ne Finiq.
    Jane dhe trima pale, zene e shajne nga motra gjithe greke e serbe..
    Tycat harrojne qe kane shkuar historikisht ne saterin e tyre

    Reply to this comment
  12. Dash July 12, 07:36

    ANALIZE perfekte dhe do tju sugjeroja disave me lart ta lexojne dy here se skane kuptuar asgje , …ne jemi te vetmit per ta pare cdo gje me syzet personale te diellit ! RESPEKT PROFESOR , kjo eshte situata dramatike shqiptare…..

    Reply to this comment
  13. Shqiperia vuan shume nga paaftesia e Lidereve July 13, 19:15

    Paaftesia per te manaxhuar Shqiperine eshte jashtezakonisht e madhe Ne 30 vjet drite shkurtesia e politikaneve qe kane qene ne pushtet eshte jashtezakonisht e madhe !
    Asgje asnji stadegji dhe taktike e perbashket Lidhja e aleancave me amerikanen dhe europen kane qene shume te lehta !
    Minimumi i perpjekjeve per integrimin europian ! Asnji veshtirsi per tu lidhur me Ameriken apo me Europen !
    Amerikanet dhe europianet jane kane bere shume te lehte rrugen politikaneve shqiptare nepermjet ndihmave
    Miliona dollare mbeshtetje logjistike keshillmore,konsulta shkollime fincime ne burime njerezore
    Nuk kane qene ndonje pengese per Politikanet shqiptare !
    Por politikanet shqiptare nuk i kane justifikuar si oriental te gjitha energjite intelektuale i kane investuar ne interesat e tyre personale familjare
    Asnji sakrifice Kombetare per integritet europian
    Vetem slogane dhe mashtrime per popullin e tyre
    Donald Lu para se te ikte tha nje fjale kur e pyeten cfare mendimi keni per politikanet shqiptare ?
    ” Edhe 150 vjet te rri ne Shqiperi nuk kam per ti kuptuar politikanet shqiptare ” Iu pergjigj Donald Lu !

    Konfliktualiteti i vazhdueshem i politikaneve te Shqiperise per 30 vjet ka qene vetem per interesat e tyre familjare personale egoiste dhe asnji here per interesat Kombetare !
    Shembul tipik eshte stabiliteti politik i koheve te fundit !
    Opozita braktis Parlamentin !!!
    Dhe kerkon pushtet me dhune !
    50% e sistemit te Drejtesise i kalbur !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?