Arsyet pse fëmija juaj duhet ushqyer vetëm me gji në 6-mujorin e parë

March 22, 2018 18:24

Arsyet pse fëmija juaj duhet ushqyer vetëm me gji në 6-mujorin e parë

Sa më gjatë të ushqeni me gji fëmijën tuaj, aq më të mëdha do të jenë përfitimet shëndetësore, për ju dhe fëmijën tuaj. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se ushqyerja me gji është mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat ushqimore të fëmijës, si dhe ushqimi më i shëndetshëm për të.

“Gjatë 6 muajve të parë të jetës rekomandohet ushqyerja vetëm me gji, dhe gradualisht fillimi i ushqimeve të ngurta, apo gjysmë të ngurta pas 6 muajve të parë. Në pamundësi të ushqyerjes me gji (për nënat që janë në punë apo shkollë), këshillohuni me mjekun tuaj për mundësinë e shtrydhjes së gjirit, për teknikat e ruajtjes së qumështit, si dhe për mundësinë e fillimit të ushqimeve të tjera”, shkruan Dita.

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë në vijim, se cilat janë disa nga ndikimet që ka në shëndetin dhe mirërritjen e fëmijës dhe të vetë nënës ushqyerja me gji.

1) Qumështi i gjirit përmban imunoglobulina (trupa mbrojtëse), prandaj foshnjat që ushqehen me të sëmuren më pak nga infeksionet e veshit, diarreja, ftohjet dhe alergjitë.

2) Foshnjat që ushqehen me gji kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar obezitet.

3) Gratë që kanë ushqyer fëmijët me gji kanë rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer të gjirit.

4) Ushqyerja me gji ul rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës, tension të lartë të gjakut, dhe diabet, si tek nëna, ashtu edhe tek fëmija.

5) Ushqyerja me gji ndihmon në parandalimin e Sindromës së Vdekjes së Papritur (SIDS), një fenomen jo i shpeshtë që ndodh te fëmijët e vegjël.

p.k/dita

March 22, 2018 18:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*