FOTO: Art me gërshërë

June 23, 2017 11:10

FOTO: Art me gërshërë

Entela Resuli – DITA

Nëse e shihini në rrugë nuk mund të mos e ktheni kokën.

Prej disa vitesh në kryeqytet shohim një djalë me mjekër dhe flokë të çuditshëm. Ai shfaqet gjithandej; në rrjetet sociale, në festat e personazheve të njohur, në panaire ku ftojnë njerëz që merren me stilimin dhe modën… kudo, Guximi dhe bashkëshortja e tij Klodiana janë bashkë.

Ata janë me profesion parukierë dhe kanë një sallon në të cilin ofrojnë shërbim vetëm për djem.

Pamja e këtij çifti është ndryshe nga të tjerët.

Xhimi siç njihet nga të gjithë i ka flokët ngjyrë gri. Në të njëjtën ngjyrë ka edhe mjekrën të cilën e mban vazhdimisht të stiluar dhe kuruar.

Djemtë e kryeqytet kanë zbuluar tek ai njeriun të cilin kishin kohë që e prisnin. Fal Xhimit, në Tiranë shohim djem të cilët jo vetëm flokët por edhe mjekrën e mbajnë të stiluar.

Për të njohur këtë djalë ne shkuam një vizitë në studion e tij “Select 1”, edhe pse ditë javë dhe orar dreke, e patëm të vështirë të shkëputnin Xhimin nga puna për disa minuta.

Ai duket sikur xhonglon teksa pret flokët e klientëve të tij. Është i qetë dhe nuk i mungojnë batutat.

Çunat, të cilët shpesh janë të paduruar për të pritur në radhë, çuditërisht te Xhimi duken të disiplinuar. Nuk ankohen, presin të qetë të zënë karrigen e prerjes.

“Kështu është gjatë gjithë ditës këtu, nuk pushohet një sekondë”- na tregon Xhimi i cili mban në një xhep të improvizuar, gjithë arsenalin e veglave të punës.

Në pamje të parë, duket sikur nuk i afrohesh dot, ndoshta pamja, tatuazhet e shumtë… flokët, mjekra, pasi nuk na ndodh shpesh të takojmë personazhe të tillë, por siç ndodh shpesh, pamja na gënjen.

Nga Skrapari në Greqi…  ishte vetëm 12 vjeç

Kuriozitetit tonë për të mësuar më shumë për të ai i përgjigjet me shumë dëshirë.

“Kam lindur në Skrapar. Deri në moshën 12 vjeç kam jetuar atje kur edhe jam larguar për në Greqi. Isha shumë i vogël, por së bashku me një kushëririn tim i cili ishte pak më i madh se sa unë në ’93 morëm malet dhe ikëm në Greqi. Ishim të vegjël, por të guximshëm”- tregon Beqiri për Dita.

Nuk ka qenë e thjeshtë Greqia për të. Ishte fëmijë dhe i duhej të sillej si i rritur. Ka bërë punë nga më të ndryshme për të mbijetuar. Por kjo nuk zgjati shumë dhe brenda një kohë të shkurtër iu fut shkollës së natës për parukieri. Ra në sy talenti i tij qysh në ditët e para të mësimit. Tri vite shkollë i shërbyen dhe mjaftuan atij për të mësuar më shumë rreth profesion, njohjes së produkteve dhe gjithçka që mund të përdorësh në fushën e estetikës dhe stilimit.

“Pas përfundimit të shkollës, në ’98 emigrova drejtë Kretës ku aty jetova dhe punova për 14 vite deri sa u ktheva në Shqipëri në 2012”.

Greqia ka qenë një shkollë e jashtëzakonshme për të. Jo vetëm se i mësoi këtë profesion, por edhe për kulturën e punës që mori në vendin ku emigroi.

“Nuk kam patur asnjë lloj problemi në Greqi. Nuk e kam ndjerë fare racizmin. Në sallonin ku punoja vendosja muzikë shqip dhe grekët e dëgjonin me kënaqësi. Jam ndjerë shumë mirë me ta, por edhe ata me mua. Kam bërë punën time dhe jam ndjerë i respektuar për këtë gjë”- tregon Xhimi, duke qenë mirënjohës dhe duke mos e mohuar ata çka ka mësuar në Greqi.

Në 14 vite punë në Kretë ai arriti të tërheq vëmendjen e grekëve. Të njohur e të panjohur mbanin radhën për të prerë flokët te djali nga Skrapari.

Dashuria që lindi nga… flokët

Por do të vinte një ditë që pas 20 viteve Xhimi do të largohej nga Greqia dhe për këtë, siç ndodh shpesh, shkak u bë…dashuria.

Kishit dëgjuar ndonjëherë që dashuria të vinte nga flokët? Ja ku po iu tregojmë një rast të rrallë. Klodiana dhe Guximi i kanë rënë në sy njëri-tjetrit pikërisht nga stili i flokëve. Surpriza tjetër e dashurisë së tyre është se ata kanë qenë shokë fëmijërie. Kanë lindur të dy në Skrapar. Një dasmë e përbashkët i takoi me njëri-tjetrin pas më shumë se 20 vjetësh. Kanë të dy të njëjtin profesion dhe ia dinë shijet njëri-tjetrit. Sot duken si dy pika uji, madje, aq  ngjajnë sa shumë i ngatërrojnë si motër e vëlla. Energjia dhe stili ia ka bërë bashkë këta të dy që sot janë prindër të lumtur të një vajze dhe janë në pritjen e ëmbël të një djali.

Dhe vijmë te kthimi në Shqipëri. Pas njohjes më Klodin, Xhimi vendos të transferohet në Tiranë. Bashkëshortja e tij kishte një sallon të suksesshëm këtu. Ajo gjithashtu punonte vetëm për meshkujt. Shumë koincidenca i bënë bashkë dhe nuk kishte se si Xhimi të mos e linte Greqinë. Deri më tani duket se ka bërë shumë mirë. Pesë vite punë në Tiranë i kanë mjaftuar atij për të fituar statusin e një ndër parukierëve më të talentuar në kryeqytet.

Mjekra në modë dhe e gjithë familja… parukier

Xhimi njihet edhe si personazhi që futi mjekrën e stiluar në modë. Djemtë e Tiranës duket sikur e kanë kuptuar bukurinë e mjekrës vetëm fal Xhimit.

Beqiri na tregon se vitet e fundit burrat kanë ndryshuar. Jo vetëm në prerjen e flokëve, por edhe te mjekra apo te boja. Tani janë shtuar shumë edhe ata që kërkojnë të lyejnë flokët.

Në sallonin e tij shkojnë shumë personazhe, që nga personalitetet e rëndësishme e deri tek njerëzit e thjeshtë. Një nga klientët e tij besnik dhe të hershëm është Robert Ndrenika. Artisti i njohur ka gjetur paqe vetëm në duart e Xhimit.

Sekreti i punës së tij duket së qëndron te talenti dhe vetëm aty. Ai mjafton të të ulë në karrige dhe aty e imagjinon se çfarë modeli flokësh mund të të shkojë. Mjafton ta lësh të lirë dhe për të profesioni që kryen është art. Ai duket nga mënyra se si i përdorë veglat e punës për të kuptuar se sa e shijon dhe do atë që bën.

Gjatë bisedës me të ne kuptuan  që Xhimi nuk është i vetmi nga familja që bënë këtë punë.  Katër vëllezër të tjera dhe motra e tij janë… parukierë. “E fillova unë i pari. Nuk është se më parë në familje jemi marrë me këtë punë. Për mua ishte rastësi.

Ndërsa për vëllezërit dhe motrën  të cilët janë më të vegjël se unë duket se kam qenë frymëzim. Ata sot kanë sallonet e tyre dhe janë shumë të talentuar”- tregon Beqiri për Dita-n. Duket se gërshërët në familjen Beqiri nuk qenkan vetëm të Xhimit, por të gjithë familjes.

 

 

 

June 23, 2017 11:10
Komento

4 Komente

  1. Ivan i madh June 23, 14:46

    Mire po pas te 50-60 do mbash pompen e oksigjenit pas kete mos e haro. Se ketej nga ne i thone nje shpreje popullor e ” pordhet e medhaja grisni breket e reja”

    Reply to this comment
  2. Sopiqoti June 23, 14:55

    Eh,me te lumte o skrapalli.Suksesin tend e arijne VETEM ata qe e vleresojne punen dhe i perkushtohen asaj,dhe ti je nje nga ana.

    Reply to this comment
  3. prandaj te gjithe llojet kafsheve me dy kembe, nuk e donin komunizmin June 23, 19:52

    ç’do fenomen perben veper penale: edhe kur me shijet e tua kafsherore, sfidon shijet e pergjitheshme njerezore..

    Reply to this comment
  4. DIBRANI June 23, 21:22

    Njeri , te cilit nuk do t`i kushtoja as me te voglen vemendje ! Ti besh jehone nje gogozheli , eshte
    marrezi e mediave tona te coroditura ! Mendoj se
    mediat mediokre , duke qene ne krize per informacion
    sajojne idjotesira te tilla .Shqiperiaq ka nevoje per prodhim , te mund te konkuroje jashte kufijve , jo per
    gogozhele, qe trembin edhe femijet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*