Arta Dade, mesazh ngushëllimi për Hajdaragën: Nga Luani mësoje qetësinë edhe kur problemet dukeshin të vështira

July 31, 2018 12:18

Arta Dade, mesazh ngushëllimi për Hajdaragën: Nga Luani mësoje qetësinë edhe kur problemet dukeshin të vështira

Në Sallën e seancave plenare u mbajtën sot homazhet në nder të ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Profesori i njohur u nda nga jeta paraditen e djeshme.

Ndër mesazhet ngushëlluese për humbjen e socialistit Hajdaraga dallon ai i ish ministres dhe deputetes të Partisë Socialiste Arta Dade.

Dade, një nga figurat e njohura dhe me peshë në Partinë Socialiste për vite me radhe shkruan:

Sa dola nga salla ku i dhashë lamtumirën e fundit Luanit. Dëshpërim i përzier me kujtime të bukura për pedagogun e ardhur nga studimet jashtë vendit që rrëmbeu admirimin tonë.

Koha na bashkoi në fillimet e Partisë Socialiste. Mësoje nga Luani qetësinë, kompromisin, dashamirësinë e pozitivitetin edhe kur problemet dukeshin të vështira.

Drejtuam bashke Ministrinë e Jashtme me përkushtim, profesionalizëm, respekt për njerëzit që iu përkushtuan diplomacisë si rrallë herë.

Uroj ta ketë pasur të lehtë shqetësimin që shumë herët kapacitetet dhe përvoja e tij u lanë në harresë.

I paharruar mik i mirë, Luan!

Arta Dade”

 

o.j/dita

July 31, 2018 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*