Marku mbledh prokurorët: Dorëzoni listën e personave në kërkim
Nga Arkiva
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka mbledhur në një takim gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.
Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurorja e Përgjithshme u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre”, sqaron Prokuroria në njoftimin e saj.
Po ashtu, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatëse.
l.h/ dita
Nuk ka nevoje t’ua kerkosh prokuroreve.
Beji nje telefonate Balles dhe Tahirit dhe i meson te gjithe.
Per kreret e bandave pyet Xhafen.
Pyetje: Pse nuk e ka ditur listen deri tani kjo zonjeza?
Moj zonje thirrja e prokuroreve do te thote : Se ti ose s’je marre fare me problemet qe kane ndodhur ne Shqiperi ose ti nuk je e afte .Eshte e kote qe te komentosh.
Zgjohu nga gjumi zonje!A e di se cfare funksjoni ke?
hahahaha kjo paska qene me pushime qekur eshte zgjedhur e deri me sot me sa duket. A ka me qesharake se nje kryeprokurore qe nuk di akoma se kush jane personat ne kerkim! O Brace na mo bertiti pak kesaj se nuk degjon.