Arta Marku merr zyrtarisht detyrën

December 19, 2017 10:37

Arta Marku merr zyrtarisht detyrën

 

Një ditë pasi u votua dhe betua në Kuvend nën kundërshtimin e fortë të opozitës, Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku merr sot detyrën nga Kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla.

Kryeprokurori në ikje dhe Kryeprokurorja e përkohshme po zhvillojnë një takim në zyrat e Kryeprokurorisë së përgjithshme.

Nuk dihet ende nëse në përfundim të takimit do të ketë prononcim për mediat.

Zonja Marku u zgjodh një ditë më parë kryeprokurore e përkohshme mes tensionesh në Kuvend. Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.

Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.

Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.

December 19, 2017 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*