Arta Marku nesër prezantohet me vartësit, takim në Prokurori

December 20, 2017 21:14

Arta Marku nesër prezantohet me vartësit, takim në Prokurori

Kryeprokurorja e re Arta Marku ditën e nesërme ka thirrur në një takim të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Takimi do të mbahet në ambientet e Prokurorisë ku Marku do të prezantohet tek vartësit e saj dhe më pas Marku do të takohet me Drejtuesit e Prokurorivë në Rrethe, raporton Report TV.

Takimi i nesërm i thirrur nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku është i pari që ajo bën me vartësit e saj që pas marrjes së detyrës ditën e djeshme.

December 20, 2017 21:14
Komento

1 Koment

  1. Vlonjati December 21, 01:31

    Good luck, po te lane qente e Berishes qe te punosh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*