Artan Bajraktari, kush është njeriu që iu besua Interpol-Tirana

October 14, 2013 10:50

Artan Bajraktari, kush është njeriu që iu besua Interpol-Tirana

Ish-drejtori i Interpol-Tiranës Artan Bajraktari rikthehet në krye të saj pas 8 vitesh, duke marrë kështu postin më të lartë të këtij institucioni. Emërimi i tij  erdhi pas shkarkimit të Behar Tafës,  Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, i cili ka në varësi dhe Intepolin. Rikthimi i tij konsiderohet i bujshëm pasi vjen në të njëjtën detyrë që ka pasur deri në vitin 2005. Artan Bajraktari i cili ka mbaruar Akademinë e Policisë në vitet 1987-1991, e i diplomua në FBI Akademia Kombëtare mars 2002, në univesitetin Virginia për drejtësi penale në të njëjtin vit, ka një CV të pasur me një sërë kualifikimesh të kryera në shkollat e avancuara ndërkombëtare, për të cilat disponon diploma e certifikata. Artan Bajraktari, konsiderohet si ekspertë i fushës së luftës kundër krimit të organizuar dhe njohës i mirë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Bajraktari ka marrë pjesë në seminare të ndryshme, duke marrë dhe kualifikimin përkatës ndërsa është bërë pjesë e dhjetëra konferenca ndërkombëtarë në fokus të së cilave ka qenë dhe lufta kundër korrupsionit. Artan Bajraktari, ka lindur në Tiranë më 7 tetor të vitit 1963, dhe nga viti 1991-1993 ka punuar si inspektor i SHISH-it në Elbasan, ndërsa në prill-tetor të vitit 1999 ka mbajtur postin e shefit të SHKB-ës në drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës. Në muajin nëntor të vitit 1999 Bajraktari u emërua si inspektor pranë ZQK Interpol-Tirana, ndërsa në dhjetor të po këtij viti deri më 2005, ai mbajti postin më të lartë atë të sheshit të ZQK Interpol. Pas lirimit të tij nga detyra e mëparshme, Bajraktari i emërua si pedagog në akademinë e policisë “ A.Zylyftari” në Departamentin  e Rendit dhe Sigurisë Publike në tetor të 2005 deri në  Janar 2007. Reforma që përfshiu këtë institucion bëri që Bajraktari të zhvendosej në një tjetër detyrë në janar të 2007. Në mars të vitit 2008 deri në janar të 2010, bajraktari u emërua si Zv – Gjeneral-Manaxher në kompaninë “Regency” Tiranë. Ndërkaq në janar 2011 tetor 2011, ai mori detyrën e Shefit e Sektorit Ekonomik  në Njësinë Administrative nr 9 Tiranë, për tu emëruar më vonë dhe pikërisht në dhjetor të 2012–tetor 2013 si zëvendës shef i Sigurisë në Ambasadën Izraelit Tiranë. Bajraktari ndër të tjera është njohës i mirë i tre gjuhëve të huaja, Anglisht, Italisht e Serbisht.

 

 

October 14, 2013 10:50
Komento

16 Komente

  1. Labinot Fusha October 15, 12:00

    Me vjen mire per Tanin,vertet eshte djale i pergatitur dhe i pershtatsheme per ate pozicion.E plotesoj,Eshte nga Tropoja martuar me nje vajze te mire nga Elbasani.Suksese.

    Reply to this comment
  2. Kristel October 15, 12:58

    Urime nuk e njoh fare por sinqerisht do te doja te punoja krah ketij njeriu me gjithe keto kualifikime . Dhe njehere URIME !

    Reply to this comment
  3. BB October 16, 15:11

    I pakompromentuar, kjo eshte vecoria me e mire a Artan Bajraktarit.

    Reply to this comment
  4. Kulluraq Mandia October 16, 17:44

    Keshtu do te behet ndryshimi ne manaxhimin e shtetit dhe futjen e tije ne binaret nga te cilet e nxorri Sali Berisha me sojet e sorrollopet e tij!
    Bravo Sajmir Tahiri per vleresimin qe di ti beje personalteteve te Policise dhe puneve te brendeshme si Z. Artan Bajraktari!

    Reply to this comment
  5. dori October 19, 13:28

    1 eshte artan bajraktari nuk behen dot 2.kam 1 vit qe e njoh, nuk e dija qe kishte kaq shume cilesi te mira.urime dhe pune te mbare

    Reply to this comment
  6. E.S November 20, 23:57

    Urime Z Bajraktari per detyren e re. Meriton shume me teper se aq. Nuk besoj se ka njeri me te pregatitur dhe te kualifikuar se ti. Urime ministrit dhe drejtorit te pergjithshem per zgjedhjen e nje drejtuesi si ty. Best regards from Arlington Virginia.

    Reply to this comment
  7. Nivre March 30, 22:58

    Fuck off Të gjithëve ju qe e njifkeni mirë kete plere

    Reply to this comment
  8. Kakami March 30, 23:18

    Djale flori….. Rilindas i vertet .
    Sapo e arrestuan.

    Reply to this comment
  9. Luli March 30, 23:25

    Shkoi dhe Tani! Cudi se ishte i superkualifikuar

    Reply to this comment
  10. zqk March 30, 23:34

    Nuk e njoh fare. Po mbase nuk ka bere gje. Arrestimi nuk do te thote gje ngandonjehere.

    Reply to this comment
  11. Kakami March 31, 00:17

    Fakti eshte … Njerez te tille kurre sduhen ripunesuar ne policine e shtetit .
    Ky eshte larguar njehere nga policia me deshiron e vet dhe pasi kaloi stazhin duke punuar ne sektorin privat (ambasaden izraelite ) U be I denje te rilinde si shef I interpolit ….
    Nuk e di c’fare procedurash ka ministria e brendeshme apo Shik-u
    Per te bere kontrollin mbi personat qe marrin detyra te rendesishme shteterore, por ne asnje menyre s’mund te afrosh njerez qe jane paguar dhe punesuar nga shtete te tjera .

    Reply to this comment
  12. labinot March 31, 07:43

    Me kaq shume akademi,kaq shume specializime per te fshehur?Per te ndryre?Per te heshtur,kur paguhesh qe te flasesh?Perse i duhen specializimet?Per te mos e bere detyren?
    Te gjithe keta qe diplomohen pas 91-shit mua me duket se bejne shkollen e shejtanit..Keta mbarojne shkollen e Tuc Makut.Te keqen e kapterr Zenelit me kater klase shkolle fshati(si mark-uku),me kurs zall-herri,por kur i vinte shifra nga Tirana ,me Ta-Ta-Ti e percillte sakte tek eprori edhe sikur te ishte per te jatin dhe per te jemen. Komentuesve te mesiperm ju them ta bejne dhender.Ajo qe ka manget ky super i shkolluar dhe te gjithe diplomantet e sotem, eshte “Akademia e Qenit”. Ceshte akademia e qenit?Nje qen i hajrit per t`u bere qen policie,qen ushtrie,qen i sherbimeve sekrete,qen antidroge,qen antiterror,qen antimine,qen shpetimi etj,por edhe roje i sherbimeve private si qen stani,qen gardhi,qen shtepie,qen sakatesh,qen shoqerimi etj.ben testin e melcise.Qeni duhet ta marre copen e melcise vetem nga dora e te zotit.Po e mori copen e melcise,(sado i uritur),nga dora e shejtanit,ai quhet qen kazani dhe skartohet.Keta akademiket e sotem jane qen kazanesh,prandaj bertet Berisha:-Kam arkivat e kazaneve ,une!

    Reply to this comment
    • E.S March 31, 21:18

      O Tockarist. Tani ka mbaru shkollen e sigurimit qe para viteve 90. Kur nuk i njihni nkerezit mos llapni kot me kot. Mendon ti o debil, qe drejtori pergjithshem dhe ministri nuk kishin dijeni per Mark Frrokun? Ashtu i leverdiste per aq kohe sa ishte mik I pushtetit. Ne momentin qe doli armik ja pasojat. Mos u merzisni se kjo ceshtje do zgjithet shpejt dhe cdo gje do shkoje ne vendin e vet. I bene pucin se nuk ishte ushtar dhe servil.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*