Artan Fuga falenderon Bashkinë e Tiranës: Kjo është Republika e Re

July 29, 2017 09:38

Artan Fuga falenderon Bashkinë e Tiranës: Kjo është Republika e Re

Dy ditë më parë, akademiku i njohur Artan Fuga ngriti shqetësimin se në rrugën “Him Kolli” që lidh rrugën e “Kavajës” dhe atë “Myslym Shyri”, pati probleme me ujërat e zeza.

 Por, brenda disa orëve, UKT ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin. Përgjatë natës, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës punuan për lokalizimin e defektit dhe nisën punën duke mos kursyer edhe mjetet e rënda. Përmes një postimi në Facebook, Profesor Fuga falenderon në emër edhe të komunitetit të kësaj zone, punonjësit e Bashkisë të cilët u përgjigjën në kohë rekord ndaj shqetësimit të qytetarëve.

  “Brenda natës bashkia e Tiranës e vuri gjendjen në kontroll në rrugën “Him Kolli” që lidh rrugën e “Kavajës” dhe atë “Myslym Shyri”. Diagnostikoi defektin, dhe nisi punimet duke mos kursyer edhe mjetet e rënda. Komuniteti falenderon punëtorët gjithashtu, që sakrifikuan gjumin e tyre dhe ndërhynë me profesionalizëm”, shkroi Fuga.

  Akademiku i njohur thotë se përmes këtij veprimi, Bashkia e Tiranës tregoi se është e ndjeshme ndaj shqetësimit të qytetarëve të saj.

 “Unë ëndërroj një qytet të ri, një republikë të re ku shërbimet dhe zyrat i përgjigjen 24 orë në 24 çdo telefonate qytetare, për ambulancë, për polici, për zjarrfikës, për riparim ashensori. Si mbrëmë që bashkia vuri forcat dhe mjete që brenda natës ujrat e zeza të ndalen në një lagje të rëndësishme të Tiranës. Unë doja të ndalja fekalet për të mbrojtur komshinjtë e mi, por provova edhe nëse ka mundësi dhe ndjeshmëri bashkia për t’u përgjigjur apo fle gjumë. Ajo u përgjigj. Unë nuk jam naiv, por ne qytetarët duhet të arrijmë që të zgjedhurit tanë, nëpunësit që i paguajmë ne, i heqim ne, i rrisim ne, i edukojmë ne, të na përgjigjen në çast. Ky është qyteti, kjo është republika e re, jo shteti i matrapazëve, servilave, dembelëve, turkoshakëve, mashtruesve”, shkruan Fuga.

July 29, 2017 09:38
Komento

4 Komente

  1. Qytetari durrsak July 29, 09:58

    Prof. Fuga,
    me pelqen shume ky qendrim qytetar i Juaji. Ky eshte roli i qytetarit aktiv qe kerkohet sot ne Shqiperi. Dhe keshtu, te veprojne te gjithe, me logjike, me qendrim qytetar ndaj cdo sherbimi qe ofron pushteti vendor, kur i kerkohet sherbimi i saj me te drejte. Nga ana tjeter, reagimi i menjehershem i Bashkise se Tiranes per shqetesimin qe shfaqet, tregon se ky eshte modeli i pushtetit vendor qe kerkohet ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. lili July 29, 13:40

    ajo cka eshte per tu cudit eshte niveli i intelektualeve edhe i qytetareve shqiptare: falenderojne pse u krye nje pune per te cilen ne te gjithe paguajme taxa, paguajme tatime, etj etj. Pra ky njeri sot cuditet pse punetoret qe paguhen per te qene kujdestare punojne gjate kujdestarise se tyre, cuditen pse UK kanalizimi qe paguhet me taxat e shtetin e me paret tona sjell mjetet qe duhen per te shmang nje epidemi ne kryeqytetin e tyre!!!
    Demmellekun e keni aq ne shpirt e ne mendje sa vertete cuditeni kur njerezet kryen punen per te cilen paguahen!!!!
    Te tregoj une se ne vendet tjera, jo vetem qe punet ishin krye po do kishte edhe masa ndeshkimi per pse ndodhi kjo e pse u rezikuar jeta e njereze nga pakujdesija e UK te Tiranes per mirembatje e rrjetit:a e kuptoni dallimin e reaksioneve ketu nga ju e nga publiku n’evrope?
    O zotni mos endero, po kerko me ngul qe cdo gje te funksionoje si ka dhane Zoti se eshte e drejta jote me kerkuar sherbimin per te cilin paguajsh, boll me me servilizme e me vetekenaqesi kur dikkush t’a gjun nje koç!

    Ti per cuditesh pse u ndreq, kurse bota normal kerkon me dite pse u prish kur paguajme qe mos te prishen….
    Protoqytetare jeni halla..

    Reply to this comment
  3. Kamunistu July 29, 14:18

    Ky prof Fuga po te jete burre ben dhe nje status per qente e rrugeve, ( jo ti vrasin por ti grumbullojne ne pika te caktuara ku tu jepet mundesi dhe mbrojtesve te kafsheve te vene ti ushqejne) se me çshoh kete e degjokan per keto pune…

    Reply to this comment
  4. alphade July 30, 05:02

    Per fanatiket e berishoviceve ,Erioni ,nuk me pelqen ”j”,
    ERJON, se bie ere alfabeti sllav ,perdorimi vend e pa vend
    e ”j”-s ‘, edhe ”pallate prej floriri”,te ndertoi Erioni,ata do
    ta shohin me gjyzlyqe te ZEZA , sepse berishoviceve iu
    shplare truri me ”kanabisin e Lazaratit”…..!!! Hajt naten e
    mire dhe pafshit Vicidolasin ne enderr ……!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*