Artan Fuga: Hapja e dosjeve, mënyrë për të fshehur krizën e thellë

November 28, 2014 10:09

Artan Fuga: Hapja e dosjeve, mënyrë për të fshehur krizën e thellë

Artan Fuga thotë se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një lojë për të fshehur krizën e thellë në vend.

Ai thotë se po veprohet njësoj sin ë kohën e komunizmit, kur në raste krizash, kërkoheshin armiq.

Në një periudhë në kohën e shoqërisë “komuniste”, kur ekonomia shkonte tëposhtë, varfëria rritej bashkë me urinë, papunësia e fshehtë bëntë kërdinë, dënimet dhe presioni politik dhe i dhunshëm mbi popullsinë kalonte çdo cak të imagjinueshëm, dhe në këtë mes, ndriçonte një shkrepje krijuese:

Na gëzonin me zbulimin e një grupi armiqësor që donte të prishte lumturinë popullore.

Keq jemi ekonomikisht, kulturalisht, – thuhej – por ama sapo shpartalluam një grup armiqësor që do ta bëntë gjendjen edhe shumë më të keqe akoma. Ata, ata të poshtrit, e kanë fajin për gjithçka të keqe që kemi përjetuar.

Sikurse ndodh sa herë që një shoqëri ndodhet dhe përjeton një krizë të gjerë dhe rrënjësore, turmat kërkojnë dhe e hanë grepin e një konspiracioni që është ngritur kundër tyre.

Në histori kanë qenë me radhë të krishterët, hebrenjtë, arixhinjtë, masonët, spiunët e armiqve të jashtëm, shtrigat e të tjerë.

Urrejtja dhe frustrimi popullor janë drejtuar drejt “kokave të turkut” për të harruar gjithçka tjetër që ka përbërë një analizë objektive të krizave që kanë kaluar popujt përkatës.
“Shoqëria civile” po na gëzon duke na zbuluar një grup armiqësor që janë ish- bashkëpuntorët e ish- Sigurimit të ish- shtetit.

Ata na mungojnë të zbulojmë dhe drejt e te gjeli i vitit të Ri”, shprehet Fuga.

November 28, 2014 10:09
Komento

17 Komente

  1. XUME PROTOPAPA November 28, 10:22

    AI LINDI NE ESKELLIN E NJEMIJE FRYMEVE
    Janoshi pa per te paren here driten e tubezuar poshte majave te Eskellit, ne dimrin e ftohte te vitit 1881.
    Tre vite me vone do behej me vella Mihalin, pas dy te tjereve do kish dhe moter Borbalen e do mbyllte rrethin vicioz me me te voglin Georgy, qe nuk arriti kurre te thithte gjiun e memes qe i la jetime.
    Jetonin me ate qe perendia i kish pasuruar, rrisnin gomere e mushke pa numerim, thurnin kanistra e rrogoze kanapeje, digjnin rrenje lisi e benin thengjille, rrihnin ne kudher patkonj, zinxhire, thika, luge, tigane e mbremjeve te erreta nen tymin e rreshires kendonin e hidhnin vallen e tyre cigane.
    Ish kjo jete e tyre ne ate fund te viteve te 1880-es, ne Eskellin e harruar ne token e romeve.
    Janoshi çdo muaj, ngarkonte karvanin me prodhimet e tyre e nisej drejt tregjeve te Maqedonise e Shqiperise, shkembente mallin me miell e krunde, me kripe, me vaj ulliri e piper te zi, me veshje e postiqe mallakastriote, shiste, blinte, blinte, shiste. Nje here ne muaj per vite te tera rrahu shtegnaja e rruge here vetem e here me Georgyn, me te voglin nga vellezerit. Mihali persosej ne punimin e hekurit dhe te bakrit, ndersa Borebala kish zene vendin e nenes. Rrodhen vitet e ndodhi qe Janoshi te dashurohej me nje gjitone ne fshatin e tij drite humbur Eskell. U martua e linden dhe femije. Nuk mund te perballonte i vetem tere barren e shtepise. Vendosi te shiste Borebalen ne Itali (ashtu ishte zakoni aso kohe) e me Mihalin vendosen te largoheshin nga Eskilli, kush drej amerikes e kush drejt Shqiperise.
    E ndodhi qe me 12 majin e 1914-tes Janosh romi i Eskellit te romeve, te imbarkohej ne Antwerpin e Finlandes per tu shperngulur me familjen e Georgyn pergjithnje ne amerike.
    Mihali tashme i mjeshteruar ne punimet me kudher mori rrugen per ne Shqiperi. Kish degjuar per nje qytet ku njemije dritare vidhnin drtite tere diten e falnin drite tere naten. Tregetia lulezonte ne ate kohe ne ate qytet shqiptaresh te trysteruar nga nje mal teper i larte qe e quanin Korab. Mjeshterit e punimeve me kudher dhe baker ishin mjaft te kerkuar nga zengjinet e Beratit. Dhe aty shkoi, u martua, lindi femije, u plakerua dhe vdiq.
    Vdiq ne Beratin e njemije dritareve Mihali i Eskellit te njemije romeve cigane. U varros ne nje pllaje, mes pyjesh te braktisur. Me te tjere jo beratas qe jetuan aty si te ardhur nga larg.
    La femije ne Beratin e njemije dritareve Mihal FUGA i Eskellit te ciganeve nga toka e romeve te Rumanise.
    U rriten, u shkolluan, u bene te ditur, shkencetare e filozofe, e deri manaxhere te pushtetareve te diteve qe jetojme.
    Ishin cigane FUGA-t e Eskellit te Romanise, u bene shqiptare te Beratit te Muzakajve, paçka se kujtimet ju jane zbehur ne vite.

    Reply to this comment
    • Dule Picari November 28, 17:55

      Xume, ti mbase i ke mire te gjitha keto, po me Korabin ia ke fut pak kot. Ai mali afer Beratit quhet Tomor. Korabi eshte afer Peshkopise (ose Dibres po te duash).

      Reply to this comment
    • Nje qytetar November 28, 18:57

      Cfare brockullit keshtu or xume?Korabin na e vendos ne Berat dhe Antverpen e Belgjikes e degdis ne Finlande!
      Dhe, sa per kete Fugen qe po ben te zgjuarin,une kam mendimin se edhe ketij i djeg fort kjo,hapja e dosjeve.Duke e pare nga mosha dhe curricuilum-i,do kete ngrene edhe ky corben e sigurimit,prandaj po i djeg miza.

      Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA November 29, 08:38

      @Dulen & @katundarin

      Ne listen e Ellis Island, ku jane te rregjistruar emrat e emigranteve, mosha e tyre, gjendja civile (te martuar, beqare, me femije etj.), prejardhja, emri i anijes dhe porti i nisjes:

      First Name: Yanos
      Last Name: Fuga
      Ethnicity: Roumanian
      Last Place of Residence: Ecsello, Romania
      Date of Arrival: May 12, 1914
      Age at Arrival: 33y Gender: M Marital Status: M
      Ship of Travel: Finland
      Port of Departure: ANTWERP
      Manifest Line Number: 0009

      Ne citimin tim duhej shtuar fjala “nga Antwerpi me anijen Finlandia” !

      Historikisht bakri perpunohej ne fashtrat ne “kembet” e Korabit, per zengjinet e Beratit tend prej mistreci qe mbledh rruges pikat e humbura te “i”-ve.

      Reply to this comment
  2. LORA November 28, 10:55

    Lajmi me ben me dije se artan fuga qenka njeri nga spiunet ,te cilin zbulimi i shumepritur i hapjes se dosjeve e pervloka sa dhe nje krize e rende ekonomike ,qe na paska perfshire.
    I ngrati filozof,qenka njesh me mortjemadhin brekedhjere.
    Faleminderit Xume Protopapa per zbulimin e gjenealogjise se filozofit menjecartur.

    Reply to this comment
  3. shpatar November 28, 11:17

    Z.Fuga .Nxirre koken se nuk kuptova se cdo te thuash per dosjet .Sa per analizen e komunizmit, se si shkonte ekonomija,lerja Sali Rrum-Palles .Si mendon se ekonomija qe kemi sote eshte me e mire se nga e shkuara ? Te genjen mendja .Ndoshta ti ke kapur lluksin gje qe se kishje ne te shkuaren .Sot tablloja e ekonomise shqiptare duket tek listat e dyqaneve te bukes dhe ushqimeve .A te kane vrare pak ndergjegjjen ato pak kronika me listat e qytetarve?
    Heq nje paralele qe skane asnje lidhje krizat e te shkuareas me te socmet . Te shkuarat lidhen me politiken e mbylljes qe ndoqi Hoxha te socmet me hajduterin e pushtetarve qe kane drejtuar vendin . Keq me vjen qe ne kete moshe ske kuptuar se ku ke jetuar e si jeton populli shqiptare .
    Edhe pse eshte vone dosjet e perckenduar nga Saliu e Nano te hapen per te pastruar tymin qe hidhet per kredo politike .Te hapen qe jo te gjithe te barazohen .Bashkpuntoret me kriminelet dhe tradhetyaret e popullit .Ka ishkomunista !!!.Sipas llogjikes antikombetare te pranojme thirrjen e A.Pipes :Te gjithe komunistet ne litar . Shume idjote kur lobi shqiptare ne Amerikan luajti te gjitha kartat dipllomatike ne Amerike per te sjell ne pushtet nje ishkomuniste si Saliu .Kesaje i thone te pjerdhesh e ti marresh ere vete .
    Nese Saliu, apo dikush tjeter ,ka vlera si ishkomunista na thoni ku ti gjejme, qe te gjukojme se keta , per vec sherbimit , kane bere dhe pune per ta sabotuar komunizmin .Nuk konceptohet nje agjente ne sherbim te te huajve , te kete merita per rrezimin e komunizmit. Doktor ishte ne bllok.Po te kishte kaq shume alegji ta helmonte Hoxhen e jo te bridhte neper bote per analizat e tije .
    Per rrezimin e komunizmit duhen vlersuar veprat konkrete te grupeve agjenturore qe vepruan si jashte e brenda vendit .Ketu duhet bere dhe seleksjonimi .Psh :A u be ndonje atentat figurave drejtuese?A u ngriten organizata politike qe ti hapnin popullit syte se kjo rruge qe ndjekim eshte utopi ? Sic i dime kemi patur sabotime te ekonomise ,propagande mode perendimore ,pesh -peshe e ndonje mendim kondra me ze te vogel . Germoni me mendje te nxirrni xhevairet e politkanve shqiptare qe drejtuan Shqiperine e pas komunizmit .

    Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" November 28, 12:35

    Ndoshta spaska nevoje te hapen dosjet, se keta ish-at e sigurimit i ka zene frika dhe duke e ditur qe Edi Rama, ate qe e thote e ben, ish spiunet i ka zene lemeria dhe spo vonojne te dalin te nervozuar.
    I pari qe u terbua dihet se ishte Saliu me Lulen, svonoi dhe u lemeris Hal-imeja, sot doli ky Fuga.
    Ne ditet ne vazhdim, ndoshta do te shohim ndonje proteste oara kryeministrise, per moshapjen e dosjeve.
    Shqiperia eshte vendi i cudirave ku te kundraligjshmit, gerthasin per te drejtat e njeriut.

    Reply to this comment
  5. Hm... November 28, 12:50

    mos ke gelltitur ndonje luge corbe te prishur dhe ti…. 25 vjet pa hapje dosjesh ibret kemi qene, nuk humbim asgje duke hapur hyneret e spiunave qe bene kerdine 25 vjet.

    Reply to this comment
  6. ivani i madh November 28, 12:50

    ore po cfare zagaresh jane keta mor kaq kane frike nga dosjet.Do te kene bere maskaralleqe te medha qe ulerijne Fugat e Salat me kompani se ndryshe ska si te ndodhe . Tani u kujtua ky i perveluari per popullin pse su kujtua per 8 vjet apo atehere hante bullamacin e agait APO ATEHERE ISHTE NE KULM MIREQENIA ME INTELEKTUhALE SI KU BIRBUA

    Reply to this comment
  7. lala November 28, 13:06

    Me siguri qe ku Fuga di te kete dosjen

    Reply to this comment
  8. Arben November 28, 15:57

    “CDO TRIM E KA NGA NJE VRIME.”

    I DOGJI MUHABETI I DOSJEVE MIKUT.

    Reply to this comment
  9. era November 28, 18:56

    Ja fusni pordhes qe te gjithe. Keshilltar i Rames eshte nip Fuge dhe gjyshi i tij dhe i jati i Fuges eshte i njejti person.
    Ashtu si Enveri perpiqeni te gjeni armikun e klases ngado. Kur flitet per nje veprim madhor, synohet te arrihet dicka. A nuk eshte luks te harxhohen nga buxheti i shtetit para nderkohe qe po rritet cmimi i energjise, dhe njerzit nuk blejne dot fruta te mjaftueshme per femije?

    Perse duhet te hapen dosjet kur te tjera dosje jane te hapura dhe qeveria nuk ka cfare i ben por po i rruan bishtin serbit te tropojes??!!
    Mos duhen lene dosjet per me vone dhe te shikojne te investojne dhe te hapin vende pune?
    Po si mund te investojne kur mungon themeli i shtetit, Sistemi i Drejtesise??
    A keni ndinje gje per te thene per berjen e shtetit dhe sistemin e drejtesise?! Aty me rrini!

    Reply to this comment
  10. P November 28, 19:28

    ESHTE E VERTETE QE SHQIPERIA KA SHUME PROBLEME,
    POR HAPJA E DOSJEVE ESHTE NJE DETYRIM MORAL I PASHMANGSHEM HISTORIK.
    TE PRETENDOSH QE DOSJET TE HAPEN KUR TE MOS KEMI ME PROBLEME
    ESHTE NJE QENRIM DINAK,DYZUES,JO I NDERSHEM.
    ESHTE FORMA HIPOKRITE TIPIKE SHQIPTARE PER TE THENE,
    MOS HAPEN DOSJET.
    SHQIPERIA KA LINDUR,RRITUR E DO TE VDESE ME PROBLEME.
    TE PERSEKUTUARIT VDIQEN.MOS LINI TE PAKTEN TE VDESIN EDHE XHELATET
    PA U DEMASKUAR PARA HISTORISE.

    Reply to this comment
  11. luli November 28, 19:49

    GJATOSHI DO HAPI VETEM ATO DOSJE QE I DO SUMA JO TE GJITHA SE PASTAJ I ZBRAZET PARLAMENTI. KY ESHTE ME I DJALLEZUAR SE SALIU.N(ju tek DITA deklaroheni si te pavarur me duket, nese nuk doni te shkruajme ate qe na pelqen vendosni
    kushte ,,, dhe pak nga pak do ju mbije bari ne dere.shprehja juaj pa uleni pak ritmin bie ere.)

    Reply to this comment
  12. Jimi November 28, 20:37

    Artan Fuga! Emer i njohur per publikun shkrimlexues, nuk e ve ne dyshim arsimimin dhe inteligjencen e tij ,por per shkrimin e mesiperm me duket sikur lajthit apo do e lajthit.
    Perse e them? Ngjarjet per te cilat flete nuk kane asgje te perbashket respektive ne kohe dhe ai kete e di mire!
    Sote ne sistemin tone ” demokratike” cdo veprim i kujtdo qeverie eshte nen vezhgimin e rrepte si te opozites edhe te elektoratit qe e ka zgjedhur,keshtu qe cfardo lloj truku qe te bej qeveria nuk e ka te lehte qe ta hedhe lumin. Kete e dim ne por e di edhe qeveria
    Ndersa persa i perket periudhes 50 vjecare te sistemit qe kaluam ajo lloj qeverie as qe donte tja dinte dhe s’ kishte perse! per ato qe thote z Fuga, asnjehere ne periudhen e sistemit te kaluar ajo qeveri nuk u kercenua nga revolta apo protesta per rezimin e saj.
    Historikishte ajo gjithmone i e eshte trembur vetem nderhyrjes se huaj, pavarsisht gjendjes ekonomike te veshtire qe egzistonte ne vend. Indoktrinimi politike ishte i tille sa qe asaj qeverie as qe i shkonte nder mende te perdorte trukun
    Pikerishte per keto arsye edhe them qe z Fuga lajthit!

    Reply to this comment
  13. partizan cene November 28, 21:21

    Dosjen tende do ta hapin te paren Artan . Sado që çirresh dhe kërkon të hedhësh re , në atë që sëhtë themeli i shkuarjes përpara ; allafaqimi sy më sy me të kaluarën !

    Reply to this comment
  14. LM November 28, 22:31

    Z. Fuga, pmv respektit per personin tuaj, a mund te na shpjegoni se kush e krijoi e kwtw krize ne te cilen gjendemi ?. Nese po, a mendoni se te njejtet persona qe kane frike nga hapja e dosjeve jane edhe ata qe e kane krijuar kete krize ?. A mendoni se keta persona e kane deshiruar dhe vazhdojne te deshirojne SHQIPERINE vetem ne KRIZE ?. E fundit fare, z.Fuga, Ju, jeni me te miret apo me te zinjte e SHQIPERISE ?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*