Artan Fuga, letër Gramoz Ruçit: Si duhet të riorganizohet Kuvendi

September 16, 2017 16:04

Artan Fuga, letër Gramoz Ruçit: Si duhet të riorganizohet Kuvendi

 

Nga Artan Fuga

Letër z. Gramoz Ruçi!

Zoti kryetar!

Media ka të drejtë, disa nga diskutimet ishin për të qeshur, kishte edhe të mërzitshëm me vdek, kishte edhe monotonë, ca për të shkuar radhën, por edhe të mirë.

Por, nuk dua të bëj analizën e tyre as si qytetar dhe as ndonjë koment nisur nga kërkesat e komunikimit publik.

Artan Fuga

Si qytetar do t’i uroj sinqerisht punë të mbarë Kuvendit, qeverisë, deputetëve, opozitës!

Çfarë mund të bësh tjetër!

Do të uroj edhe:

1- Ndërtimi i brendshëm i vendosjes të deputetëve në sallë dhe konceptimi i hapësirave brenda saj është i kohëve të lashta. Me një fjalë na sjell mesazhe diktatoriale. Nuk shkruan kot Stjuart T. Hall se gjuha e shpalosjes të hapësirave është më e sinqerta. Asaj besojini, jo fjalëve, sepse njeriu është qenie gënjeshtare dhe hipokrite kur në lojë vihet interesi i tij.

Ministrat hipur në atë estradën e madhe, në presidium, ku dikur rrinin anëtarët e byrosë politike, që ishin pjesërisht edhe ministra, si edhe anëtarët e Presidiumit. Ashtu ishte regjimi, deputeti ishte një punë si zari. Atje në plate e kishte vendin, si spektator dhe dëgjues i punëve të drejtuesve. Kurse tani çfarë kuptimi ka që ministrat dhe qeveria që atje janë për t’u dhënë llogari deputetëve të qendrojnë në presidium, dhe të shohin nga lart deputetët e trajtuar si spektatorë. Dhe mbi të gjithë, të ulet kryetari i Kuvendit, i cili gjithsesi nuk ka statusin e të qenit mbi të gjithë. Pastaj edhe deputetët e vendosur si në klasë, në rresht njeri pas tjetrit, ata më të rëndësishmit, kryetarët e grupeve, të partive, në radhët e para, të tjerët në fund andej që as shihen as shohin.

E gjithë kjo hapësirë e brendshme, e sinqertë totalizuese, në gjuhën e vet, tradhëton diçka, që deputetët vazhdojnë të jenë skalioni i katërt ose i pestë i vendim-marrjes politike në Shqipëri, ata që bëjnë iso.

Unë do të uroja që Gramoz Ruçi ta ndryshonte këtë duke e riorganizuar sallën e Kuvendit!

2- Në mandatin e kaluar por edhe më parë, deputetët nxorën ligje, por nuk di asnjë ligj të ketë emrin e ndonjë deputeti ose çifti deputetësh iniciatorë. Nuk dihet se kush i ka iniciuar ligjet. Ligjet i sjell qeveria, kurse opozitën nuk e kam dëgjuar të iniciojnë ligje.

Uroj që kjo të ndryshohet, por kam shumë pak shpresë. Te ne është bërë traditë që opozita ndjek agjendën e qeverisë, një lloj isojeje kontrapunktuale, ju propozoni ne kundërshtojmë! Ky është problemi, kjo është e meta që vazhdon në ligjërimet opozitare edhe kur struktura e teksteve që ata lexojnë është zbavitëse, edhe kur është serioze.

3- As bëhet fjalë që deputetët në diskutimet e tyre t’i referohen studimeve shkencore, ekspertëve të pavarur, apo kërkimeve shkencore, kur është fjala për të përgatitur ndonjë reformë ose ndonjë ligj. As qeveria nuk është se iu paraprin hartimit të ligjeve me porositjen e ndonjë studimi paraprak që për disa muaj të shqyrtojë me themel një problem në mënyrë që politika të mos jetë menaxhuesja e politizuar e reformave, por të bazohet te studimet dhe te ekspertiza e studiuesve dhe grupeve të kërkimit shkencor.

Unë i uroj Gramoz Ruçit që të mos pranojë asnjë propozim ligji të pa mbështetur në studime të bazuara shkencore, si edhe të porosisi si Kuvend oponenca shkencore dhe teknike edhe për ligjet apo propozimet e deputetëve, sikur ata vijnë nga shumica, sikur të vijnë nga opozita.

Kuvendi duhet të porosisë studimet e veta, ekspertizat e veta, edhe komisionet e Kuvendit. Përndryshe ne nuk jemi një shoqëri që orientohet sikurse bëhet në kohët moderne, pra nga shkenca dhe teknika, por jemi në thelb një shoqëri mesjetare e kohëve kur vullneti princëror, apo i Tavolinës të Mbretit Artur, pra kur politikanët dhe deputetët, me nuhatjen e tyre politike drejtojnë një bigë lundruese, majna, majna, vira, vira!

4- Vendosja e kamerave si kamerave dyqanesh në rrugë, kamera vrojtimi dhe survejimi, në Kuvend, si ato që filmojnë 24 orë në 24 orë rrugët, nuk është paraqitje e punimeve të Kuvendit çdo të enjte para publikut.

Kamera nuk është media.

Duhet raportim jo filmim i punimeve të Kuvendit, filmim i cili është përgjegjës për të gjitha incidentet dhe skeçet humoristike që ndodhin në sallën e Kuvendit.

Raportimi i punimeve të Kuvendit do të kërkonte që atë ta bënin gazetarët duke analizuar e shtjelluar në mënyrë kritike dhe sa më objektive thelbin e aktivitetit të deputetëve.

Do i uroj Gramoz Ruçit që të inicionte një kanal televiziv të Kuvendit, ku qytetarët jo vetëm do të njiheshin me punimet, por edhe do të kthehej ky kanal në një arenë debatesh, paraqitjesh, bisedash, dhe veç të tjerash do të shpëtonte edhe mediat gjeneraliste nga politizimi i lajmeve të tyre duke i dhënë përmbajtjes së tyre një drejtim novator jo si sot që i takon gjysmës të shekullit të kaluar: media gjeneraliste e lajmit politik kombëtar! E tejkaluar.

Hapeni kanalin televiziv : Jeta parlamentare ! Rrjete ka sa të duash edhe gazetarë të rinj pa punë!

5- Uroj që zoti Gramoz Ruçi të mos pranojë si në dekadat e shkuara që në vend të ekspertizave të kemi materiale që nga servilizmi politik, nga ideologjizimet, nga politizimet të bëjnë të të vijë për të përzierë. Të njëjtët njerëz edhe ekspertë të partive, edhe të qeverisë, edhe të grupeve parlamentare.

Nxirrni një kuadër ligjor se kush quhet ekspert i pavarur, cila quhet agjenci e pavarur ekspertize, dhe ekspertizën mos lini ta bëjnë po ata shërbëtorë të interesave të lobiimit, por ekspertë vërtetë të pavarur. Një pedagog ose pedagoge nuk është ekspert i pavarur, as një avokat, nuk është i tillë. Mos lejoni të na hedhin hi syve.

6- Mos konsideroni si shoqëri civile, ojf që kurrë nuk bëjnë zgjedhje të brendshme, që janë vetëm në letër, që nuk përfaqësojnë asnjeri veç drejtuesit e tyre që u bëjnë shërbime politike, servilizma, lobive politike dhe interesave egoiste. E gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe me të cilën qesh i gjithë qyteti. Një burrë, si edhe një grua, të vërtetë, jetojnë në të vërtetë, jo në hipokrizi. Shoqëria civile sot në Shqipëri është e papërfaqësuar jashtë politikës. Pranda, thërrisni aktivistë shoqërorë, qytetarë që iu preken interesat, grupe qytetarësh duke u bërë thirrje publike të vijnë në Kuvend dhe në komisione.

7- Vendosni rregull që deputetët t’i dorëzojnë me shkrim diskutimet e tyre paraprakisht, për ato diskutime që janë mbi tekste ligjesh të shërndarë paraprakisht. Pastaj me gojë të flasin si të duan lirisht. Por, jo të përsërisin njeri tjetrin. Një deputet te ne herë bën sociologun, herë bën gazetarin, herë bën këshilltarin bashkiak, herë bën tribunin popullor, herë bën politikanin partiak, herë gaztorin, ndërkohë që duhet të vendoset edukata për të bërë ligjvënësin.

Lërini deputetët të flasin nga vendi dhe jo të dalin në podium si nxënës shkolle!

Mos i lejoni deputetët të lexojnë hartime pa propozime konkrete edhe nëse janë brenda kohës së tyre të fjalës së lirë.

Kërkojuni të thonë se përse flasin, cfarë propozimesh, amendimesh, vërejtjesh argumentesh kanë marrë fjalën.

Një pjesë e diskutimeve janë hartime, përsëritje, rrahje uji në havan, dëshirë për t’u treguar radikal. Kamera të bën dhe narcist.

8- Ftoni qytetarë të lirë që të vijnë disa dhjetra të ndjekin punimet e Kuvendit. Besueshmëria e qytetarëve për Kuvendit është më e ulët sesa për qeverinë, policinë, universitetet publike, edhe sesa e spitaleve. Afrojini qytetarët, por jo qytetarët e zgjedhur, kushërinjtë e deputetëve. Le të jetë rradha e qytetarëve për të ardhur në seanca e gjatë sepse do të tregojë shëndet politik, të jetë më e gjatë sesa radha e ankesave të klientëve për mosmarrëveshjet me operatorin e shpërndarjes elektrike. Njoftojeni publikisht në media paraprakisht agjendën e punimeve dhe bëni thirrje qytetarëve të vinë.

Gjithsesi urime në punime dhe suksese!

September 16, 2017 16:04
Komento

21 Komente

  1. LALI September 16, 16:39

    TI DOLE SHUME I MENCUR NE CDO VED DO TE DUKESH POR NE TE VERTETE NUK JE VETEM NJE MENDJEMADH DHE I PA VLERE

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 10:50

      LALI
      osht akadumik or taj!!
      akadumiku kto gjona bo!!
      i mso njerzit si duhet të pnojn!!
      vetëm se fugatori është i paanshëm!!i her mëso ramën,nji her akaduminë,i her mozin me kom të shtremta,i her bashën,i her të trashën!!
      ky jep kshilla,nëse mozi nuk i zbato?!
      i shkru rams i letr t’hapme ky e rama i mbyll fondet për ruçin!!
      ki kujdes se mos e kapto fuga se si e ke emnin ti?!
      mbetesh pa drita pastaj!!
      fugn duhet ta çojmë dhe në GB,atje kanë me të njëjtin parlament që nga koha e kromit!!prandaj britanikt nuk dinë se çbojn!!kanë ndjenjë inferioriteti vetëm nga forma e parlamentit!!
      eh debili i mutit,i paska hy vetja në qef!!shpresojmë që të mos përfundojë në çmendinë!!

      Reply to this comment
  2. Presidenti i Repub...se KokePalareve September 16, 16:49

    OHuuuuuuuu..!
    Ju doni qe deputetet ti vini te punojne..jo po te mos bejne mungesa,te shkojne ne orar ne pune…te pergatiten e te studjojne para se te flasin..etj..etj..
    Po harroni ju qe deputeti nuk mban pergjegjesi pr ato qe flet…!

    Reply to this comment
  3. Arben September 16, 16:56

    RROFTE SIGURIMI I SHTETIT.

    Reply to this comment
  4. Pallatet Agimi September 16, 17:29

    O profesor…
    Pa shiko njehere se mos ke ndonje mik a shok doktor, mjek. Paraprakisht bej analizat e gjakut komplet. Mos haro, edhe te urines, po komplet. Bej nje kontroll te pergjithshem e shih se mos te ka ndodhur ndonje gje andej nga “ndermarja” more aman. Aman se mezi te kemi.

    Reply to this comment
  5. Edi September 16, 18:07

    Në grupe me nga tre. Një i PS, një i PD dhe një i LSI.

    Reply to this comment
  6. As September 16, 18:09

    Artan, Kete rradhe shume probleme qe ngre qendrojne

    Reply to this comment
  7. Capi dhia September 16, 18:13

    Boll ore Fuga se na … . Specialist artan fuga, per gjithcka, ose, Zoti mbi dhe!? Edhe budallalleku ka masen e vet.Boll.

    Reply to this comment
  8. Capi dhia September 16, 18:15

    Boll ore Fuga se na … . Specialist artan fuga, per gjithcka, ose, Zoti mbi dhe!? Edhe budallalleku ka masen e vet.Boll ore Sali Fuga.

    Reply to this comment
  9. Koba September 16, 18:56

    Ky kujton se do ta ndreqe situaten me PIKA .Po ik e merr pjese ne ndreqjen e AKADEMISE ,qe e menderoset bashke me Zagaret e Sali Gerdecit.

    Reply to this comment
  10. L.H September 16, 19:18

    Vetem kafsha,ndryshe nga njeriu as e njeh veten e as ne raport me te tjeret .Ky Fuga eshte nje lloj specje qe simbolizon injorancen megallomanine dogmatizmin!
    O IDJOT SHQIPETARET KA 27 VJET QE JANE PA PARLAMENT SE KY PARLAMENT PERFAQESON VETEM KRIMIN KORRUPSIONIN INJORANCEN DHE TY BASHKE ME TERE FEMIJET BASTYARDE TE ISH BLLOKUT!

    Reply to this comment
  11. lejlek September 16, 20:10

    Ndersa une mendoj se, nese dikush ka dicka per te shtuar edhe mund te shprehet, por jo te merremi me nje mendim dhenes .Fakt eshte qe shume deputete jane marioshka te shpifura qe nuk thone asgje ….asgje sa te vjen per te qare e per te qeshur kur degjon e sheh pozat idiote te nje hici qe ne fakt eshte perfaqsuesi yt..i imi… i shqiptareve dhe i shqiptarizmes.
    Jam shume i nje mendje me profesorin e nderuar Fuga dhe falenderoj sinqerisht per qendrimet e tij korrekte.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 11:07

      sot(dhe dje,para ’90) e dimë fare mirë se parlamentarët janë shtojca të kryetarit të partisë!!
      fare mirë e dimë se parlamentari ka trurin e të parit që i ka bërë “nderin” të jetë parlamentar;në të dy legjislacionet e fundit e pamë fare qartë,e kemi të freskët në mëndje,se si në të gjitha partitë u hoqën dhe u vunë kandidatë pa asnjë lloj kriteri,përveç atij të KRYETARIT;prandaj deputeti nuk mund të ket mendimin e tij!deputeti nuk ka asnjë vlerë!para pak ditësh pamë votimin për K/parlamentarin!!
      2 votat nga PD u quajtën në të gjitha mënyrat kriminale,por në asnjë rast nuk u tha se mund të ishin dhënë dhe nga simpatia që ata kanë për ruçin!!
      sepse nëse kryetari nuk ka simpati,nëse kryetari e sheh tjetrin si armik,atëherë turrma duhet ta quajë të tillë!se turma nuk mund të ketë asnjë lloj mendimi të ndryshëm me kryetarin!!të njëjtën gjë e pamë dhe tek rrasti blushi!!deri dje,para ardhjes së ramës në krye të PS,kishim një farë mendimi ndryshe në PS,pas tij jo vetëm nuk kemi një gjë të tillë,por kemi ndryshime të rrufeshme sipas humorit të tij!!
      kemi ndërrime statutesh brënda javës,kemi ministra me dhe pa mandat deputeti,kemi vendosje shahu si lëndë e detyruar në shkolla,kemi kopshte kalamajsh në dhomat e K/ministrisë,përshirë koshat e basketbollit!!
      përsa kohë nuk ka demokraci brënda një partie,nëse nuk ka,të paktën,një mendim ndryshe nga kryetari,për aq kohë nuk mun dtë ketë deputetë si ata për të cilët flet fuga!!
      sot deputetët zgjidhen për bindje dhe jo për mënd!!
      këtë e pamë fare mirë me përjashtimet e PD!të gjithë ata që u përjashtuan,pavarsisht se ishin zgjedhur më parë për bindje ndaj berishës,nuk u zgjodhën sepse nuk ju bindën,nuk i bindeshin mashës së berishës!!jo se nuk kishin gjë në kokë!në tet o dymbëdhjet vjet mësuan diçka!!
      të gjithë ata që kanë një mendim,sado pak ndryshe nga kryetari,përfundojnë në rrugë!!shpesh me shkelma bythëve!!

      Reply to this comment
  12. alphade September 16, 20:18

    S’lane qenef pa dhjere keta Fugajt , Tash na doli ky my-
    ber dhe do na mesoi edhe Gramoz Rucin se si ” duhet
    organizuar parlamenti,pasi “organizoi Akademin” ?! Dale
    more “begu ine” se e ke marre me yrysht ! Epo c’ jane
    bere keta gazetaret e tanishem qe dikur nuk i pyeste nje-
    ri fare ,as nuk i kishin ne kandar,ndersa tani ngjajne si ata
    qent qe i ke leshuar nga zinxhiri japin mend gjithe botes,
    pa ia kerkuar njeri. Sidomos jane nje grusht gazetaresh e
    anal-istesh si: Fevziu,Zhei, Ljubovici,Fatos, Bushati,
    Shkullaku,etj.etj. qe s’i permban dot ! U duket vetja sikur
    keta e kane te “vertetn absolute” ne dore ! Any way!Eshte
    pune e tyre ! E bejne thjeshte per demagogji,ne sherbim te “pruresit me te pare” qe ne kete rast jane Partise politi-
    ke ne sherbim te te cilave eshte vene media,megjithate
    ka edhe shume gazetare e analiste me prestigj e perso-
    nalitet si : Malaj,Islami, Duke , Minxhozi,Vasjari,etj.etj. qe
    me objektivitetin e tyre politike na bejne ne si qytetare t’i
    degjojme e te vihemi ne dijeni realisht mbi ngjarjet e fenomenet e botes shqiotare … Pershendetje nga larg,
    stafit te gazetes ” DITA” !

    Reply to this comment
  13. alphade September 16, 20:44

    Komenti im,please.

    Reply to this comment
  14. Nik September 16, 20:59

    Shume drejt Z. Fuga!
    Une do te shtoja se pozita e “kryetari i parlamentit” vjen po ashtu nga e kaluara diktatoriale. Vendet demokratike, ne radhe te pare ato Anglosaksone, e emertojne “speaker” dmth foles i parlamentit, qe mban rendin e veprimeve ne parlament sipas vendimeve te kryesise se parlamentit dhe rregullores se parlamentit.

    Reply to this comment
  15. petrit September 16, 22:16

    Nuk e di por ky eshte skandal fare , njeri kot ,flet kot , jep mend kot , me demek “Akademik ” per tjerrjen e leshit ,

    Reply to this comment
  16. betixho September 16, 22:30

    Jam plotesisht dakord me profeso Fugën.Duhet të ndryshojë gjithshka që nuk është bashkëkohore,ç’do gjë, edhe forma, duhet të jetë në përputhje me kohën tonë,duhet ti japim formë dhe përmbajtje të re,moderne,euroantllantike demokratike gjithshkaje.Duhet punuar kudo si në Europë,per atje ku jemi nisur,aq më teper kur them-dhe ashtu eshte-se jemi europianë gjeografikisht dhe si popull.Pra të bëjmë përpjekje jo vetem në strukture e superstrukture,por edhe në aspektin e jashtem,të paaraqitjes,formalitetit.Koha na ka shkëputur,ti kthejmë sytë andej nga jemi,nga na takon dhe per këtë duhet të ndryshomë të gjithë,jo të bëhemi ata që s’kemi qënë,por të bëhemi ata që kemi qënë dikur me gjithë të mirat që kemi sot.
    Profesori ka të drejtë,edhe ne populli duhet ta ndihmojë shtetin tonë,të ecim përpara për të mos mbetur të ndryshëm nga europianët së cilës i përkasim,për 500 vitet që për fatkeqësinë tonë na kanë rënë në pjesë.
    Kur z.Fuga impenjohet për këto probleme,të gjithë ne duhet ti hapim sytë e të veprojme,se njerëzit e mënçur bota i dëgjon,i lexon dhe i imiton e i ndjek.
    Të flasësh pa patur nivelin e mjaftueshëm duke këputur dokrra majë plehut,nuk ecet përpara.Duhet të jemi të ngutur të ecim shpejt përpara.
    Franca që shof i ka të organizuara asghtu siç thotë z.Fuga.Ju lutemi kuptojeni profesor Fugën,flet për ne,nuk lodhet për dikë tjetër.E ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi nevojë urgjente të ndryshojmë,të ecim paralelisht me reformat,me lëvizjet e mëdha,kështu e kemi bërë detyrën tonë,atëhere do na thonë-popull i vogël por i aftë dhe inteligjent për të hedhur mbrapa gjithë atë të kaluar që qëndronte nga e kaluara plot vuajtje dhe padrejtësi historike.
    Ju përshëndes profesor Fuga.

    Reply to this comment
  17. osumi September 17, 09:28

    Siç duket ky ka roitur mendsh….
    Lereni te llape sa te lodhet…..

    Reply to this comment
    • Labi September 17, 12:13

      Ça k.. thua!!! O dele. O injorant. O medioker prehistorik. Lexoni me ndergjegje analitike dhe mos u merrni me ate qe i shkruan. Jeni apo sjeni dakort dhe pse. Por jo duke u marre me ate qe i shkruan. O llumi llumit

      Reply to this comment
  18. Arber I September 17, 21:16

    Verejtje te gjitha me mend dhe me shume vend. Uroj qe Kryetari i respektuar i Kuvendit te Shqiperise, Gramoz Ruci dhe Nenkryetarja e nderuar Vasilika Hysi te sjellin nje fryme te re ne punimet e kuvendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*