100 metrat e Berishës nga shtëpia në zyrë dhe kaseta e Haklajve

Erion Habilaj May 2, 2013 09:26

100 metrat e Berishës nga shtëpia në zyrë dhe kaseta e Haklajve

Artan Hoxha, një gazetar me karrierë të gjatë në investigime, veçanërisht në atë që e quan “dosja Tropoja” analizon në këtë intervistë për DITA masat e shtuara të sigurisë së kryeministrit të vendit të shtrira edhe në 100 metra që ndajnë shtëpinë e tij nga zyra në kryeministri.

Z.Hoxha, vihen re gjithmonë e më tepër truproja rreth kryeministrit, përherë e më tepër masa sigurie. Pamja e antiplumbit poshtë veshjes është shpesh e dukshme. Ju si gazetar veteran i kronikës, si e shikoni këtë situatë? Paranojë apo dicka tjetër?

Edhe nje sy i pastërvitur do ta vinte re se kryeministri Berisha, mbrohet gati në masa ekstreme sigurie, gjatë çdo dalje që bën në publik. Masat e sigurisë për kreun e qeverisë janë aq të forta, sa lëviz me mjet të blinduar nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, deri në godinën e qeverisë, që ndodhet vetem 100 metra larg. Masat e sigurisë për kryeministrin janë shtuar si në asnjë rast të mëparshëm qysh nga vitet ’90 e deri më sot. Rruga “Mustafa Matohiti”, ku ndodhet banesa e tij, është e bllokuar për levizjen e çdo mjeti civil, me përjashtim të eskortës së kryeministrit dhe ndonjë mjeti të rralle të ambasadës iraniane apo trupit diplomatik. E gjithë gjatësia e rrugës para banesës së kryeministrit, nga ministria e Integrimit, deri në rrugën e Elbasanit, mbulohet me shërbim 24 orësh nga Garda e Republikës, në hyrje dhe në dalje. Mbahet nën mbikqyrje të rreptë çdo lokal privat që ndodhet në këtë zonë, dhe çdo kalimtar i rastit që kalon aty. Është e njëjta situatë, madje në kushte më të rrepta, se mbikqyrja e ish-bllokut gjatë kohës së komunizmit. Garda e Republikës është e angazhuar në sigurinë e kryeministrit si asnjëherë më parë. Nëse do të merrnim për bazë parametrat e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, që pretendon kryeministri Berisha dhe agjensitë e zbatimit të ligjit nën varësinë e tij, atëherë kreu i qeverisë duhej ta përshkonte më këmbë çdo mëngjes e çdo mbrëmje rrugën prej 100 metrash nga banesa e tij deri në godinën e kryeministrisë dhe anasjelltas. Deri sa kjo gjë nuk ndodh, sigurisht që ka një arsye të fortë pse Garda e Republikës e mbron gati në kushte ekstreme kreun e qeverisë.

A duket normale një situatë e tillë për syrin e qytetarëve?
Sigurisht që jo. Personalisht mendoj se këto masa janë jo vetëm tepër të ekzagjeruara, por edhe mjaft të kushtueshme për buxhetin e shtetit.

Pse ka kaq frikë kryeministri sipas mendimit tuaj?
Gjatë 16 viteve të fundit, si reporter i terrenit më është dashur të mbuloj shumë ngjarje, në të cilat kryeministri në jo pak raste ka interferuar politikisht, për të mos thënë që në disa prej tyre ka qënë i përfshirë direkt. Në emisionin “Xhungël”, gjatë publikimit të “Dosjes Tropoja”, më është dashur të publikoj rregjistrimin e fjalimit të Berishës gjatë vizitës së tij në Bajram Curri në qërshor të vitit 1997. Në të paktën katër momente, dëgjohet qartësisht Berisha(në atë kohë presidenti i vendit) ti kërkoj grupit të ngushtë të shoqërimit, se duhet të kapin me patjetër dhe ta marrin me vete, drejt Tiranes, djalin e vogël të familjes Haklaj(Shkëlqim Haklaj). Berisha thote:”E dua gjallë a vdekur atë unë”,..”Shiko merrni masa se nuk largohem pa e marrë me vete atë unë”…etj. Bëhet fjalë pikërisht për Shkëlqim Haklajn, i cili ekzekutohet në një pritë të organizuar mirë, gjashtë muaj më vonë, më 5 janar 1998, sëbashku me Artur Demirin, kunatin e Fatmir Haklajt. Kjo vrasje e pazbuluar kurrë, shërbeu si zanafilla e një zinxhiri të gjatë vrasjesh dhe atentatesh të njëpasnjëshme, që përgjakën Tropojën dhe shkaktuan mbi 150 viktima. Kjo vrasje e dyfishtë, nxori jashtë kontrollit Fatmir Haklajn, deri në atë kohë shefi i komisariatit të Bajram Currit, dhe prishi ekuilibrat e brishtë në veri të vendit. Berisha nuk ua fali Haklajve pritjen që i rezervuan në qershorin e 1997-ës (vizita e fundit e Kryeministrit Berisha për më shumë se 13 vite në vendlindje) dhe po ashtu faktin që po ia kthenin vendlindjen e tij në një tokë të djegur. Sipas Haklajve pas çdo vrasje të njerëzve të tyre, qëndronte Berisha dhe dora e zgjatur e tij në Tropojë. Nga ana tjetër, Berisha ia doli në atë kohë të mbaj nën presion qeverinë socialiste se po bashkëpunonte me Haklajt dhe njerëzit e tyre. Është fakt se Berisha, pavarsisht situatave të ndryshme që ka kaluar nga viti 1997, nuk i ka përmendur kurrë me emër Haklajt, ndryshe nga Azem Hajdari. Berisha edhe pse u informua i pari se autori i vrasjes se Azem Hajdarit, ishte Fatmir Haklaj, nuk ia permendi kurrë emrin atij sa ishte gjallë. Raste të tjera ku kryeministri është akuzuar personalisht nga familjarë të viktimave të tij është ai i Remzi Hoxhes. Djali i këtij të fundit, Ardian Hoxha, e fajësoi publikisht Berishën, në momentin që gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm katër ish-drejtuesit e lartë të SHIK-ut. “Berisha është në gjak me ne”, tha pas gjyqit Ardian Hoxha. Të njëjtën gjë kanë deklaruar për emisionin “Xhungël” vëllezërit e Hekuran Dedës dhe babai i Aleks Nikës, të vrarë para kryeministrisë në demonstratën e 21 janarit 2011. Është fakt se masat e sigurisë ndaj kryeministrit janë marrë qysh pas ngjarjeve të 21 janarit. Këto masa gati janë dyfishuar pas momentit kur Gjykata e Krimeve të Rënda liroi nga banka e të akuzuarëve komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe shefin e shtabit të njësisë speciale Agim Llupo. Për familjarët e viktimave në të gjitha këto raste nuk kishte më dyshime se pas vrasësve me uniformen dhe armët e shtetit, qëndronte pikërisht kryeministri Berisha. Mjaftojnë vetëm këto raste që përmenda me lartë, për ta justifikuar kryeministrin ta marrë seriozisht sigurinë e tij.

Ju jeni një gazetar që keni ndjekur në vijimësi konfliktin e Berishës me Haklajt. Përflitet rreth paranojës të të gjithë rrethit të tij të sigurisë ndaj një nipi të Haklajve që ka bërë dhe shumë kualifikime ushtarake jashtë vendit. Mund të jetë kjo një arsye?

Është vërtetë se një nip i Haklajve, ish-oficer i trupave komando, pjesëmarrës në dy misione të forcave tona jashtë vendit, dhe i trajnuar nga akademi më prestigjioze në perëndim, është larguar vullnetarisht nga detyra. Kjo gjë ka ndodhur kur në një atentat, në 8 maj të vitit 2002, i janë vrarë, babai Cen Haklaj (Drejtor i gjimnazit të Bajram Currit)dhe gjyshi i tij, Elez Haklaj 78 vjeç, të papërfshirë në asnjë nga vrasjet e shumta të ndodhura në Tropojë.
Në vitin 1997, një ditë përpara se Berisha të shkonte në Tropojë, në një prite të organizuar në Milot, janë vrarë në një atentat, xhaxhai i këtij ish-oficeri të forcave komando, që punonte si ndihmësgjyqtar në gjykatën e Skraparit dhe Ibrahim Rustemi, truproja i heroit të demokracisë Azem Hajdari. Duke patur parasysh këto detaje dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Tropojë gjatë viteve 1997-2004, duket e justifikuar shqetesimi nga ndonjë hakmarrje prej tij. Pavarësisht këtyre fakteve që përmenda, ky dyshim më duket më tepër një paranojë se sa një e vërtetë reale. Mjafton të kujtoj, se menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005, pa u mbushur ende nje muaj nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, kulla e Haklajve në fshatin Kërnajë të Tropojës, u sulmua, nga një komando e panjohur me mitroloze, armë kundërtanke, vendosje eksplozivi në sasi të mëdha. Pjestarët e mbijetuar të familjes Haklaj, nga me plaku që i kishte kaluar te 80-tat, e deri të femijet e mitur, u larguan ilegalisht dhe me urgjencë nga Tropoja, pa bërë ende betimin qeveria e re Berisha me 14 shtator 2005. Disa muaj më vonë në prill 2006, kulla e Haklajve iu nënshtrua një bastisje të rreptë nga forcat speciale RENEA, dhe më pas, kur nuk kishte mbetur më askush brenda saj, u rrafshua deri në themele, sëbashku me dhunimin e varreve të katër djemëve të vrarë. Këto detaje i përmenda, për të treguar se sa larg ka shkuar Berisha në këtë histori dhe se ai i ka pastruar rreziqet personale (nëse ato vërtetë kanë egzistuar ndonjëherë) qysh në ditët e para kur erdhi në pushtet. Gjatë kësaj kohe kryeministri më tepër është trembur nga qeset me miell të Skënder Tufës dhe Gjergj Ndrecës sesa nga ndonjë kërcënim serioz. As eskorta prej më shumë se 30 efektivësh të mirëstërvitur dhe e përbërë nga njerës shumë të besuar, as automjeti i blinduar, i prodhuar me porosi me vlerë gjysmëmilionë euro, nuk i kanë mjaftuar kryeministrit për të lëvizur i qetë nga një grup ish-të përndjekurish, me një këmbë në varr, që i shfaqen si fantazma në çdo cep të Tiranës.

*Sot në DITA mund të lexoni edhe transkriptin e plotë të kasetës që startoi konfliktin Berisha-Haklaj

Erion Habilaj May 2, 2013 09:26
Komento

27 Komente

  1. Dezenjatorja May 2, 10:01

    Kujt i duhet nje Kryeminister Monster sic eshte ky diteziu me emrin Berisha.Mos qofte e larget dita kur njerezit te marrin hakun e tyre,e ky kriminel te laje te gjithe gjynahet qe ka bere.

    Reply to this comment
  2. Luli May 2, 10:02

    Drejtesia duhet te vihet ne vend e ky kriminel te marre denimin qe meriton.

    Reply to this comment
  3. Siri May 2, 10:04

    Besoj shume ne analizen e me siperme. Eshte dridheruese nje gjendje e till. Besoj shume qe personazhi kryesor, SALI BERISHA, pas kesaj analize, po te jete burr ti pergenjeshtroj publikisht dhe te lere te lira forcat e siguris te merren me punet e tyre ,sikurse i u-a percakton ligji. Po te jesh burr’ i “nderuri Kryeminister”, dil publikisht se nuk ke nevoje per ate shkall mbrojtje dhe shko ne zyre ne kembe. Sa do qe te sigurohesh, kur je fajtor, vjen dita qe te pergjigjesh. Dasht zoti, jo me plumba, por me dhenie llogarije sikunder e kerkon demokracia.

    Reply to this comment
  4. Kreshniku i Partise May 2, 10:31

    Me bemat e tij Sali Berisha, pervec cfare ka makine te blinduar,jelek antiplumb,100 punonjes te gardes qe e ndjekin ne cdo vend une i keshilloj te mbaje edhe nje helmete ne koke,apo koken nuk e ka per gje Ai.

    Reply to this comment
  5. mergimtari fv May 2, 10:51

    Kafshes se Viçidolit i duhen DELETED – RUANI ETIKEN ai lloj kafshe nuk do ndiej per krimet qe ka bere nga koha e E.Hoxhes e deri sot , me te poshterin duhet te sillesh i poshter thote populli .

    Reply to this comment
  6. Gjergji May 2, 11:01

    Ka nje problem: gazetat nuk bindin me njeri, sa shpesh i merr ne te kundert. Komentet anonime s’jane e s’jane bindese. Ne pergjithesi pas tyre jane njerez me paragjykime, mllefe e urrejtje te verber.

    Reply to this comment
    • admir May 2, 14:21

      bindin apo nuk bindin njeri – ssecili e ka vete ne dore logjiken e tij o zoteri gjergji. Ti ke mendje? analizo. Ke tru? Mendo. Ke kapacitet analitik? Thellohu. Nese nuk ke asgje, nuk ka cte duhen gazetat apo informacioni ne to. Njerezit dalin e deshmojne me emer si ky Artani apo ai Bedriu. Ata japin emrin e tyre dhe deshmite e tyre. Bindja jote eshte bindja jote, por njeriu ka aparat logjik dhe kupton e reagon bazuar te informacioni qe jepet dhe rrethanat e tij. nuk di a me kupton or taj. Gjithmone nese shkruan sinqerisht se po ishe nga ata legenat e Sali pordhes qe hedhin shashka neper forume, e paskam harxhu kohen kot me ty. Hajt shendet

      Reply to this comment
  7. enea May 2, 11:41

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  8. Pisha flamur May 2, 12:07

    President qeshara, tiran i neveritshlm e quajti Abas Ermeni në grushtin e shtetit të vitit 1996

    Reply to this comment
  9. Maja e Hekurave May 2, 14:08

    Jane ngjarje te tmerrshme qe do mbajne mediat per vite me rradhë me “ushqim”….Berisha,i ka pergatitur me kohe vetes nje varr të stermadh ku mesiguri para tij do futen te aferm te familjes dhe te tjere te atyre qe dihet se moren pjese ne keto krime te perbindshme qe filluan pikerisht me kerkesen e tij,per djalin e Haklajve!…Edhe bashibozuku me i skajshem i bandes se Berishes,”gjarpëri” me kokën ende të pashtypur,Sali Luzha,truprojet me “shqiptare”te shitur, a 10 malazezet qe flitet se paguhen nga taksapaguesit shqiptare,dihet kush jane dhe do te paguajne,njelloje si “cecenet” malazeze qe vrane 4 police në Uren Vajgurore dhe u asgjesuan duke u terhequr zvarre me makine nga Ura Vajgurore per tu djegur ne Berat!…Berisha se pari nuk ka pastruar rrugen,por e ka kudo te minuar dhe gati per ndeshkim shembullor,sipas analizes time qe kam njohur dhe di nga vet ai nga kush do vritej Azem Hajdari,familja e te cilit turpesisht dhe mizorisht,pret e friksohet nga Berisha!…Berisha eshte ne krim me shumicen e shqiptareve,ndaj duhej larguar me kohe,sepse cdo minute qe kalon,aq me shume shtohet urrejtja!Berisha eshte shkaktari i fillimit te luftes civile ne Shqiperi qe nuk i perngjet kurrsesi luftes civile ne Itali,te cilen e quajti te perfunduar kryeministri i ri Enrico Letta,ne diten e votbesimit te qeverise se tij(Lexo fjalimin).Dhe kur thuhet per lufte civile ne Itali,cmund te thuhet per në Shqiperi,ku vetëm keto grimca te thena me vertetesi,(por pa force kerkese perse nuk duhet votuar Berisha dhe PD)jane nje pjese e luftes civile filuar në vitit 1992 e qe vazhdon e dhe sot.Nuk eshte vetem “97,Gerdeci,21 janari,por dhe Tropoja martire,por dhe vrasjet e shumta ne Shkoder,Tirane,Berat,etj…
    Ndaj kete rradhe nuk votohet per PS,AKZ,a FRPD,sepse PD,e bashkrimeët e saj ne grupim,dihet cperfaqesojne,por votohet vetem me synimin shqiptar:Te fitoje opozita e te perfundoje lufta civile ne Shqiperi dhe te arrestohet Berisha,ose te manipulohen e vidhen zgjedhjet dhe te vazhdoje lufta civile qe ka prere mijra koka te pafajshem a bere të fajshëm,nga lufteshpallesi,Berisha! Nuk ka familje shqiptare pa nje mik,të njohur a të aferm të vrare,në këtë barbari shpellare të luftes civile…Nuk ka qytet pa nje tragjedi dhe vrasje qytetaresh,me arsye banale a reale,por qe kane ne thelb luften civile…Gjithë vendi tragjikisht eshtë mbarsur me dhimbje te vraresh qe shtohen dhe riperseriten me efektin domino,ku instabiliteti i vendit mbetet i kercënuar edhe nga bunkerizimi dhe blloku i ri qe Berisha ka krijuar rreth vetvetes,duke mbajtur në trup edhe jeleket antiplumb,aq te dukshëm dhe po aq te turpshëm,per nje vend qe pretendon Europen!Eshte koha ende per reflektim qe 23 qershori të prodhoje me vote masive,plebishitare te Sovranit,jo thjesht largimin e ketij vrasesi dhe partise se tij te zeze(bluja e ngjyre e dashur e Titos perafron),por mbarimin epokal të luftes civile ne Shqiperi te shperthyer nga Sali Berisha.Ky eshte verdikt atdhetar i qytetareve që duan të shporrin e ndeshkojne këtë monstër,që për pushtet vrau dhe vellezrit tropojanë,por dhe i Bandës antishqiptare ne pushtet,që do t’i shpetojë ndëshkimeve dhe humbjes së priviligjeve!Ketë rradhe opizita duhet Ta thotë hapur,si kryeministri italian se”Do perfundojë lufta civile ne Shqiperi,shkaktuar nga Berisha dhe se do hapim epokën e bashkimit të shqiptarëve duke ndeshkuar fajtorët dhe pergatitur vendin,si thote me të drejte,për Rilindje.Por Rilindje nuk mund te këtë nën zjarr djegës e vrases me Berishën,as nën hirin e djegieve të jeteve njerzore prej Berishës,nuk mund të këtë Rilindje!Rindje ka ku perfundon lufta civile dhe pastrohet gjer thengjilli i fundit i zjarrit të madh qe ka mbi 20 vjet qe po djeg vendin!

    Reply to this comment
  10. dikushi May 2, 14:08

    Analisa e Tan Hoxhes qendron por po te jete gjak hasmi e mer te femija te vllai…mendoj se mund te ket pas ndonje kercenim, dhe ndergjegja e piset e gjakpirsit sal…e ka fut ne paranoj te thell..Shpresoj qe populli shqiptar ta heq qafe keto zgjedhje .Dhe nese kushdo ka vendos me asgjesur fisikisht ta bej kur mos te kete pushtet si qen rugesh mos e bej martir kete legen…….

    Reply to this comment
  11. BESNIK May 2, 14:10

    NUK E DI CFAR I KEMI BERE PERENDISE NE SHQIPTARET, QE KEMI NE KRYE SADISTIN BERISHA

    Reply to this comment
  12. Fleks May 2, 17:33

    Berishes nuk ia ha dot qeni shkopin.

    Ai e di se qysh ne fillimet e para te shtetit shqiptar,andej nga viti 924 revole-cionaret,benin grusht te armatosur shteti me banda te organizuara.

    Dhe e di kur e bene? Jo pas 500 vjet shtet,Por pas 12 vjet pavaresi e 2-3 vjet shtet.

    Pra sulmuan shtetin e tyre me arme ne dore se donin pushtetin.

    Dhe e dini si e quanin,revole-cion!

    Jo vetem kaq,por po ato banda me mendjen e njerit e doren e tjeterit,i benin atentate kryeministrit dhe mbretit te Shqiptareve A Zogut.

    Kur kishin vrare me pare Esat Pashe Toptanin se i dha Shkodren Shqiperise,duke rezistuar si kryekomandant ashtu ne rethim,gjersa u mblodh Lidhja e Kombeve

    Reply to this comment
  13. Fleks May 2, 20:36

    Prandaj Berisha i del perpara cdo lloj maskaralleku.

    Pasi tashme ai eshte kthuyer ne timonier te kauzes se mbi 10 milion shqiptareve,qe e njohin si prijesin e palodhur te tyre.

    E jo me ta prekin por as ne ender nuk e shohin dot ta sulmojne,kushdoqofshin ata,si shtytesat ashtu dhe te shtyturit.

    Se ka shume zanati ne kete mes.

    Dikush shtyne e dikush iken si i shtytur.

    Po vec vrima ne uje hapin.

    Reply to this comment
  14. Ura e Bunes May 2, 20:52

    Esad Pash Toptani,or dell,njihet ne histori si njeri i zi,antishqiptar,sepse u dha mslazezeve pa lufte Shkodren.U deshen 6 ultimatume te Austrohungarise,Italise,te largoheshin malazezet nga Shkodra!…(Lexo Prijevac:”Luftrat ne ish Jugosllavi)Me prangosjen e Berishës,mbaron dhe lufta civile ne Shqiperi,ne te kundert lufta vazhdon.Italia deklaroi nepermjet kryeministrit te ri se”Mbaroi lufta civile,keto zgjedhje!”Dhe ne Itali shteti a kryeministri nuk kane vrare qytetare te pafsjshëm!

    Reply to this comment
    • valentina May 3, 06:49

      Me kaq fakte baze te vertetuara ne jeten e perditeshme shqiptare ….. qe nga hallka qe ju ngrit popullit shqiptare mbas vdekjes se Enver Hoxhes per, shkaterimin total te Shqiperise nga ana ekonomiko – ushtarake….. si dhe te asaj….. te permbysjes se historise te artit , shkaterimin e kultures se ngritur dhe te qemtuar ne shekuj per shqipptaret qe u thur nga shqiptaret , ne 50 vitet e lavdishme te epokes Enveriane …… Sali berisha dhe besniket e tij tradhetare duhet te denohen nga populli ne jete jo mbas vdekjes ne menyre qe piopulli te sanksionoje drejt rrugen nderin dhe krenarine e kombit Shqiptaret jane kocke e forte dhe megjithese renohen ata perseri cohen ne kembe dhe e vazhdojne luften e tyre per ekzistencen e tyre .

      Reply to this comment
  15. Fleks May 2, 22:32

    Po te mos ish Esad pashe Toptani ne krye te luftimeve ne Shkoder.Sot Shqiperia nuk do te kish me Shkoder-do mbarnte ne Lezhe.

    Esat pashe Toptani si kryekomandan i Shkodres rezistoi i rethuar por kurre i pushtuar nga malazezet gjer diten qe u mblodh lidhja e Kombeve dhe vendosi,duke pare Shkodren te rethuar por jo te pushtuar,tia bashkangjise Shqiperise.

    Razistoi dhe 2 muaj pasi Lidhja e Kombeve ja la Shkodren Shqiperise.

    Por kur situata u be jashtezakonisht e rende,luftetaret ushqeheshin me opinga te ziera,

    EsatPashe Toptani u terhoq me ghithe luftetaret e tij bashke me armatimin.

    Duke i lene malazezeve celesat e mullareve te kashtes.

    Kur ndekohe Cameria mori rrugen per Janine.

    Kjo eshte historia e Shqiperise e jo perrallat e partise 45 vjecare.

    E kete liberator te Shkodres e vrau A Rustemi,qe nuk shkrepi nje pushke per Camerine.

    Reply to this comment
  16. Mark.uk May 3, 07:45

    Njerzit qe te vecant,ne vendin e lindjes jan te perbuzur ma shume se ne as nje vend tjeter.Dy njers te medhenj nxori Tropoja dhe te dy I vrane vet.Pra B Currin e Azem Hajdarin,dhe te dy u vran nga tropojanet.I pari antimiting qe ju be liderve te djatht u be nga tropojanet ne vitin 1991 te udhehequr nga Haklajt.

    Reply to this comment
  17. visi May 3, 21:13

    Berishen e mbeshtet Amerika o popull,ju lutem nuk bene asgje Berisha pa ok e amerikes.

    Reply to this comment
  18. Fleks May 4, 08:21

    Berishen e mbeshtet gjigandi Amerike.

    Dhe mbi 95% e mbi 10 milion shqiptareve,kudo qe ndodhen ato.

    Qe po unifikohen cdo dite.

    Prandaj nuk pjerdh me Berisha per perralla kacakesh qe bejne grushte shteti e i quajne revole-cion.

    Reply to this comment
  19. Dhori May 4, 09:25

    Artan!
    Askush nuk e ka dhene kontributin tend ne thenien e se vertetes per krimet me natyre politike te kryera mes shqiptaeresh. Je shume i vyer per shoqerine, por edhe shume i urruer nga Sali Berisha dhe anetaret e bandes se tij.
    Nuk po shenoj per te te trembur, por per te te kujtuar se, nese bombes qe shpertheu ne Kukes i shpetove, me fillimin e trazirave nuk do te mundesh te shpetosh jeten tende. Dhe trazirat jane te pashmangshme sepse Saliu do ti vjedhi zgjedhjet. Zgjedhje e qershorit kane per te qene me te keqija nga ato te majit 1996.
    Mendo dhe pergatitu per t’u mbrojtur i nderuar gazetare.

    Reply to this comment
  20. sauku May 4, 10:47

    o reflek
    duhet ta dish qe spijunet jugosllav sic eshte dhe sale do ta bejne te tyren por problemi nuk eshte tek ata se atyre u ruhet populli por eshte tek ju qe i ndiqni dhe i shkoni pas se ju jeni percuesit e frymes se spiuneve te jugosllavise kjo eshte e keqja e ketij populli qe ka shum si ju qe bejne salla(penecxilina) joz (dezenjatorja) e te tjere detyrat e zbulklimit jugosllav ne shqiperi dhe kunder shqiptareve

    Reply to this comment
  21. dudi May 5, 10:39

    DUKE E DITUR SE CFAR E PRET KETE MOSTER TE LINDUR, VETEM PER TE BER KEQ GJITHE JETEN E TIJ .KERKEN ME CDO KUSHTE E ME CDO MENYR PER TE VJELLUR ZJEHJET E 23 QERSHORIT QE TI JEPET MUNSIA TE JET PRAP I MROJTUR DHE PER PAK KOH JETE QE I KA MBETUR .SE PER NRUSHE NUKA ME PAS MA PRAPA KETA HORRA TE GARDES I CILI SHKRUAN DHE GAZETARI I NDERUAR ARTAN HOXHA .DHE AJO KOH E SHKURTEJ QE MUNTE TE KETE PERPARA DO TA KALOJ SI SHOKET I TIJ KRIMINELA NE BURGJET SHQIPTARE .DHE NJE GJE TJETER QE E MENDON AI ESHTE SE MUNDET TE BJERI NDONJE NE QELI NGA KETA KRIMINELA TE QUAJTUR PO NGA VETE AI DHE KETE NUK E DESHIRON AI .PRANDAJ AI DO BEJE CDO GJE QE TE JETE NE PUSHTET EDHE PER KETO VITE JETE.RRESPEKTE ZOTI ARTAN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*