Artan Imami: E vërteta e bisedës me Pirro Manin (dhe diçka për Lubonjën)

July 1, 2018 12:39

Artan Imami: E vërteta e bisedës me Pirro Manin (dhe diçka për Lubonjën)

 

Aktori i njohur, Artan Imami ka reaguar sërish lidhur me debatin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai ka sqaruar të vërtetën e “firmës” së Pirro Manit, krahas 64 aktorëve të tjerë, në letrën e hapur drejtuar krerëve më të lartë të shtetit.

Imami thotë se ai ka kontaktuar në telefon me aktorin e njohur dhe ka marrë konfirmimin për shembjen e teatrit.

Për vazhdimin e letrës së hapur të drejtuar disa personazheve (me emër të keq) që emrin ua mësuam kohët e fundit:

Së pari, dua të nënvizoj se titujt te “Panorama”: “Shembja” e teatrit një ngjarje e gëzuar” është një titull në kundërshtim me emocionet e mia më të sinqerta (mjafton t’ju kujtoj se 25 vite të jetës sime janë të lidhura me atë teatër).

Duke lënë mënjanë modestinë, do të kisha qenë i gëzuar për shembjen e atij teatri, nëse ajo skenë do të më kishte dhënë dështime, hidhërime dhe duartrokitje thjesht nga mirësjellja.

Por e kundërta ka ndodhur. Aty kam marrë dhe kam ndarë me kolegët që e meritonin momentet më të gëzueshme që gjithkush i meriton, pas një pune serioze.

Nëse në atë skenë, nuk do të kisha këtë lidhje të forte, do isha larguar që në vitet ‘90 prej saj dhe Shqipërisë. Është ajo skenë që më ka dhënë emër e mbiemër, më ka dhënë krenari.

Unë do të jem nga ata që do të derdh lot dhimbje, të përziera me një mendim të thjeshtë, kur shembja të ndodhë dhe të nisë ndërtimi i ri.

Një pjesë shumë e dashur imja ikën bashkë me atë godinë, por ndërtimi i godinës së re në atë tokë që nuk guxon ta shkelë askush tjetër për qëllime përftimi, përveçse nesh për qëllime më sublime do të ndërtohet.

I kërkoj ndjesë lexuesit për këto fjalë paksa patetike por ajo që unë them është se ndërtimi i Teatrit të ri kombëtar është një ngjarje e gëzueshme. Në atë vend duhet të kuptojmë se nuk do të varroset ajo çka e gjallë do ngelet në mendjet e zemrat tona.

Dua të sqaroj publikun se çfarë ka thënë Edi Rama për mua nuk është se e ka thënë Zoti por e vërteta është se ai nuk e ka thënë ndonjëherë këtë gjë. Batuta e lezetshme i takon autorësisë së Çim Dajës, i cili për të nënvizuar pak protagonizmin tim të tepruar apo edhe vetë shkëlqimin që kisha thoshte: “Ti e thua batutën në skenë dhe do të jesh njëkohësisht edhe në fund të sallës që ta dëgjosh; po e bo si ata lojtarët që gjuajnë kornen vetë dhe duan të vrapojnë ta bëjnë po vetë golin me top”.

Pas botimit të librit të tij e takova një ditë rastësisht Lubonjën para restorantit tim dhe më thotë që kishte shkruar një libër ku më përmendte dhe mua dhe konkretisht se Edi Rama thoshte që unë kam vetëm zë.

Me humor ia ktheva që kjo nuk më mërziste se librin e tij nuk do e lexonte askush dhe pastaj e ftova për drekë e ndërkohë që hanim e pinim i tregova të vërtetën në lidhje me këtë batutë.

Por Fatosi që nuk harron asgjë, vazhdoi edhe këto ditë të këmbëngulë siç vetëm kokëshkëmbinjtë, kokëshkretët mund të bëjnë, të shkruajnë të njëjtën gjë. Jo se kjo më shqetëson, por qëllimi fyes më nxeh.

Në lidhje me akuzat që më janë bërë se kemi falsifikuar format e Pirro e Pavlina Manit sqaroj publikun se deklarimet në publik në lidhje me teatrin e ri në të njëjtin vend, z. Pirro Mani (me të cilin biseduam në telefon dhe mund t’ua vërtetoj në tabulatet telefonike) i mbështeti plotësisht.

Këtë gjë e ka bërë edhe shumë herë të tjera, dëshmitarë kemi qenë vetë apo në dokumente e shkruara edhe në proces-verbalet e mbledhjeve kur është diskutuar për këtë çështje.

Aprovimin e tij për ta bërë emrin e tij publik e kemi ne si dëshmitarë që folëm me të, me Pavlinën nuk arritëm do të komunikonim, dhe prandaj emri i saj nuk ishte në listë.

Në atë listë gjithashtu nuk ndodheshin edhe shumë personalitete të tjerë të cilët publikisht e qartësisht e kanë shprehur mendimin e tyre pro ngritjes së TK në të njëjtin vend.

Refuzimi i tyre ishte mëse normal në këtë situate, ku çdo emër fyhet e përbaltet thjesht e vetëm se ka shprehur një mendim. Këtë gjë e vërteton edhe heshtja e “investigatorëve babalakë” që kanë bezdisur çdo person të asaj liste me pyetje.

Po të vini re, asnjë prej njerëzve që është në atë listë nuk ka përdorur sharje, fyerje, qesëndi për ata që mendojnë ndryshe; e kundërta ka ndodhur nga pala tjetër.

I vetmi që mori iniciativën për tu futur në këtë valle, ku do, s’do, ndonjë stërkalë balte të bën pis isha unë.

Dhe i them kujtdo që do të vijojë të zërë emrin tim, duke u bërë ushtar dëshmor i politikës, se nuk do bëjë gjë tjetër veç se do të turpërohet!”, përfundon letrën Imami.

a.s/dita

July 1, 2018 12:39
Komento

7 Komente

  1. Elvis Torviolli July 1, 14:26

    Poshtë sum-lëpirësit! Jo.teatrit me kulla! Rroftë trashgimia kulturore!

    Reply to this comment
    • Tani July 1, 18:16

      Vazhdoni qeveria dhe z. Veliajn beni teatrin e ri dhe lerini keta esadiste te llapin sic bene me lojrat per femije, me sheshin Skenderbej dhe me bypasin e Zogut te Zi qe e shkaterruan vetem e vetem pse e ngriti Edi Rama. Esadistet nuk mund te shohin suksese te qeverise. I terbon e bukura dhe fakti qe skane per te puthur me vota nga elektorati shqiptar. Bene c’bene dhe e shkaterruan Shqiperine per 20 vjet. Tanime i njohim keta zaberhane dhe funderrina serbo-ruse. Vazhdoni me ndertimin. Ne 1 milione votues ju mbeshtesim me gjithe zemer. Keto jane zhurma politike. Qytetaret e ndershem te Shqiperise ju mbeshtesin ne kete projekt te shkelqyer. Dhe nje BRAVO te madhe qe po ndertoni kete teater madheshtor, ku edhe funderrinat do te gezohen qe u ndertua. Injorojini dhe kapini me dru. Bejini cope, nese vazhdojne te kundershtojne.

      Reply to this comment
  2. info analitike July 1, 14:33

    Dmth ky zari rilindjot e ditka me mire se Pavlina mendimin e Piro Manit! Pra kjo i paska dhene re drejte ketij idioti te fallsifikoje firmat e tyre. Ore shpjegojani ketij koqe gomari se peticionet nuk mbushen me konfirmime telefonike se pastaj merr pergenjeshtrime publike sic edhe ndodhi. E po dei ketu arrin pafytyresia e ketyre te shiturve tek Dhjeliaj!

    Reply to this comment
    • owl July 1, 17:08

      Boll o debila(Elvis-Info) se jeni bere te peshtire dhe vetem te shani e te mohoni cdo gje dini,se te punoni e te ulni koken se beni dot, prandaj ngelet duke bere gam gam gjithe diten.

      Reply to this comment
  3. tomorri dr July 1, 23:53

    Une u kuptova se ”artist’.Imamin se ka lidhje me pushtetin bashkin.
    Version velren e artite,por
    Due te ngrihetbi RI sepse Humber favored e biznesite
    kudh e shtyni we te benne peticione.?????
    Te gjith lobisite we mojojne restarumin e shembje e veres pare te artit kombetare Jane te lidhur me olgarkine.Une e njofn ,rri den nuke e ngacmoj mMr Prof PIRRO MANIN te sherbet app Jo.
    Pse me dukket skit e provolone.
    Lam respect per sjtepin Ku Linda shkollat Ku mesova vendlindje,shkoder $tiranebetj stj
    Per iniversitetin etj.
    In memory artin e combine.

    Reply to this comment
  4. nje shqiptar i drejte July 2, 11:53

    Tomori dr , ku e kryer universitetin ? Po masterin ku e ke marre ? Po ike o debil , fillo klasen e pare fillore , meso shqipen , pastaj komento . Analfabet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*