Artan Lame: Brenda mandatit legalizojmë zonat masive informale

December 12, 2014 09:52

Artan Lame: Brenda mandatit legalizojmë zonat masive informale

Legalizimi i zonave masive informale, për të cilat u hartua dhe ligji i legalizimeve nga qeveria, do të përmbyllet brenda mandatit të kësaj mazhorance.

Kjo u bë e ditur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ai tha se është 10-fishuar ritmi i shpejtësisë me të cilën po kalon ky proçes, ndërsa foli për një fluks të madh vetëdeklarimesh në limitetet e përfundimit të afatit të lënë nga kjo agjenci.

Që prej marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni, Lame thotë se sot ka një fotografi më të qartë të gjithë ndërtimeve informale në vend.

Por, ato që janë më të dhimbshme dhe më të vështira për tu gëlltitur, sipas tij, janë 8000 legalizimet e vitit të fundit të qeverisë Berisha.

Por, a po ndërtohet më pa leje?

Lame thotë po. Por nga ana tjetër nënvizon se ka një ulje me 80% të ndërtuemshmërisë. Edhe 20%, sipas tij, nuk ka bëjë me zënie trualli, por rimenaxhim të pronës ku janë.

Kreu i ALUIZNI-t, preku edhe rastin e banorëve të Shkodrës pranë stadiumit, që e quajti një problematikë më shumë të fryrë politikisht, sesa reale.

Lame tha se banorët do të shpronësohen dhe më pas do prishen shtëpitë që preken, duke shtuar se kështu është vepruar jetë e mot kur kemi të bëjmë me vepra publike.

December 12, 2014 09:52
Komento

14 Komente

  1. ilir December 12, 12:13

    Ky Lamaj eshte pordhaci tipik deficient qe flet me kopetence per rakine e rushit qe del nga rushi.
    Jam kurioz po ketij i binden vartesit, apo dhe ky njesoj si Beqja nuk e pjerdhin as kur i therret ne takime?

    Reply to this comment
    • enea December 12, 12:15

      ata qe s’e njohin shkruajne brockulla.
      Eshte nje nje specialist qe ka njohuri te qendrueshme ne specialitetin e tij por edhe ne fusha te tjera

      Reply to this comment
      • ilir December 12, 12:16

        Me thene te drejten o Enea, e kisha fjalen pak me gjere
        Interesant eshte fakti se po degjojme qe emerohen ne krye te institucioneve keta tipa modernistesh
        qe me modernen nuk kane asnje pike takimi …–Gjithe kjo PS qe kame mijera kuadro dhe intelektuale me eksperince pune ne drejtim, nuk ka mundesi qe shefi i tyre ti angazhoje keta kuadro ne poste drejtuese dhe te mos vendose karagjoze qe nga mendimet qe shprehin tregojne se nuk kane asnje lidhje me punen si drejtues

        Ne fakt deri tani , te gjitha emerimet qe ka bere Edi jane ne konflikt interesi me interresat shoqerore jashte Parrtise qe ka Edi …Shume keq
        Ia pafshin hajrin, suksese lart e me lart

        Reply to this comment
      • dimri kuq December 12, 13:27

        ky te jape llogari per golemin,,,por duhet te informohesh pak more enea,se nuk ditke shume,,,dhe eshte nje narcist I moderuar

        Reply to this comment
      • info analitike December 12, 15:21

        A e di per cfare ka mbaruar Lame qe e cileson “specialist”? Per shpim miniera. Cfare lidhje kane shpim mineirat me planifikimin territorial dhe ku u specializua Lame ne planifikimin territorial mbetet akoma nje mister, ashtu si mbeten mister nga i dalin leket qe harxhon per hobit e tij me reliket historike.

        Reply to this comment
  2. QYTETAR December 12, 12:18

    8 mije legalizimet e fundit teg qeverise Berisha qe permend z.Lame NUK DUHEN LEGALIZUAR.
    Ky eshte hapi i pare, i dyti ishte kalimi i kopetencave te INUK ne Ministrine e Brendshme, hapi i trete eshte qe edhe ALUIZNI te kaloje ne varesine e MB. Po nuk vajti polici te dera e shqiptarve, asnjehere letrat nuk behen sipas ligjit. Vetem keshtu mund ti jepet nje forme qyteteve tona dhe zonave informale

    Reply to this comment
  3. beni December 12, 12:19

    -..duhet bere qilizem ç’do prone qe eshte bere pa plan studimi.

    Reply to this comment
  4. nur one December 12, 12:20

    rifilloi telenovela e legalizimeve…

    Reply to this comment
  5. durrsaku December 12, 12:21

    kush e le tulin te lepij kockat o zotni Lame

    Reply to this comment
  6. Nora December 14, 20:09

    Po sikur do behej legalizimi falas!!!!!! Kete po prisnim.Por,vjen INUK dhe ta prish.Po lejen per te ndertuar nje tend ne pjesen time do ta kisha paguar menjehere vetem te mos prishej!.Çfare kuptimi ka Zoteri qe me ngjiresh neper emisione per Respekt te ligjit ,ku ma ke? Sipas ligjit te legalizimit falas pra nuk duhet ta prishesh ,tani te marr leje e ta ngre serish! Isha ne pjesen time e nuk legalizohet tenda e drurit,pse komshiu e ka e nuk ja prishe ? Keni krijuar rremuje e zemerate.Prish ku ka zaptim e jo ne pjesen tende [email protected]!!!!!?????

    Reply to this comment
  7. Nora December 14, 20:17

    Boll me fjale nuk ju zgjodhem qe te mburreni .Me dokumentacion te plotesuar qe ne Korrik ,e te japim dok .nga zyrat tuaja qe tja tregojme INUK -ut por te vjen makineria e frikshme dhe nuk ta njeh!!!!!
    Shkojme tek Zyra per çeshtjen e na thone :–Nuk e dime ku jemi!!!!! Çte te themi prit !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*