Artan Lame, mesazh të fortë sensibilizues, ja çfarë bën për gratë e ALUIZNI-t
Nga Arkiva
Me nje mesazh te forte sensibilizimi dhe me thirrje për gjithë ministrat dhe drejtoret, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame kërkon solidaritet dhe vëmendje ne këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.
Me një postim ne faqen e tij ne FB, Lame kujton burrat ne pushtet te “vëne përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën”.
Postimi i Artan Lames
MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT
Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.
Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.
Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.
A.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento