Artan Lame: Në një vit kemi punuar sa 8 vite bashkë të PD-së

January 27, 2015 09:37

Artan Lame: Në një vit kemi punuar sa 8 vite bashkë të PD-së

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame, e cilësoi 2014 si një vit pune rezultativ pasi premtimi i vendosur për të dhënë aq leje sa dha PD-ja në 8 vjet po arrihet në më pak se një vit, ndërsa synohet avancimi i këtij premtimi me zgjidhjen e problemit të çdo qytetari që beson tek ky proces.

“Ky vit, që nuk mund të quhet tamam një vit pune, pasi ekipi ynë ka nisur nga puna në mars-prill 2014, ka qenë një vit i vështirë me problematika të jashtëzakonshme. Kur bëmë llogaritjet e para ishin 40-50 mijë objekte të përgatitura dhe ne menduam se do të donin vetëm një rregullim, por kur mbaroi skedimi i situatës së brendshme patëm një firo të madhe, nga 50 mijë përfunduam në 300 objekte, pjesa tjetër duheshin bërë përditësimi në terren nga e para pasi ishin bërë përciptas” tha Lame.

Kur nisëm punën kuptuam se dhe kjo pjesë, pra e vetdeklarimeve të mbledhura, kishte problematika të panumërta, dosjet ishin pa numër identifikimi personal, por vetëm me numrin e protokollit të rrethit nga vinin dhe kjo bëri që të bëheshin nga fillimi të gjitha materialet”, tha Lame.

42 mijë objekte të përditësuara deri në vitin 2013, ndërsa nga 2013 deri në fund të vitit 2014 janë 64 mijë objekte të tjera të përditësura, ndërkohë që dhe ato që janë bërë më parë do të rivlerësohen pasi gjatë kësaj kohe kanë bërë shtesa e ndryshime. Procesi vazhdon me shpërndarjen e lejeve në të gjitha qarqet. Ndryshe nga koha e shkuar ku lejet e dhëna në masën 80 për qind të tyre ishin për hotele, apo biznese të tjera duke e deformuar logjikën e ligjit për legalizimevet, gjatë kësaj kohe 90 për qind e lejeve janë dhënë për banesat” tha kreu i ALUIZNI.

Drejtori i ALUIZNI-t bëri dhe një tablo të punës së bërë në qarqe, duke theksuar se pavarësisht vështirësive që kanë në numrin e pakët të punonjësve dhe të zyrave, drejtoritë rajonale kanë arritur të tejkalojnë në më pak se një vit punën e bërë në 8 vjet nga qeveria e mëparshme.

Fondi për kompensimin e ish-pronarëve do të trefishohet këtë vit, sipas drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame. Duke bërë analizën vjetorë të institucionit, Lame tha se nga 51 milionë lekë që ishin të ardhurat që kishin destinacion pronarët më 2014, por parashikohet qe këto fonde do të trefishohen këtë vit. “Me këtë ritëm parashikojmë që të trefishojmë fondin e parashikuar për AKKP-në, duke kontribuar ndjeshëm në zbutjen e faturës që ka qeveria për kompensimin e kësaj kategorie”, – tha Lame.

Objektet pa leje të ndërtuara para vitit 2009 por që po deklarohen tani, pritet të rrisin numrin e objekteve për legalizim të më shumë se 80 mijë prej tyre.

Drejtori Lame tha se numri i dosjeve të trashëguara për legalizim është 272 mijë, shifër që mund të shkojë ndoshta në 340 apo 350 mijë me mbylljen e afatit të vetëdeklarimeve në fund të janarit, pasi deri më tani numërohen rreth 80 mijë vetëdeklarime të reja.

Por Lame theksoi se “një numërim përfundimtar për vetëdeklarimet në total do të bëhet pas datës 31 janar, që është dhe afati i fundit për vetëdeklarimet e ndërtimeve pa leje, ndërkohë që Lame theksoi se “nuk ka më shteg për legalizime pas kësaj date”.

January 27, 2015 09:37
Komento

2 Komente

  1. Lul January 27, 09:46

    O Lame te erdhi zogu ne dore.

    Reply to this comment
  2. info analitike January 27, 16:42

    Ka te drejte Lame. Leket qe kane bere keta ne 2 vjet ata te tjeret i bene per 8 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*