Artan Lame: Procesi i legalizimeve mbyllet brenda dy viteve

January 4, 2018 18:33

Artan Lame: Procesi i legalizimeve mbyllet brenda dy viteve

Kreu i ALUIZN-t Artan Lame siguron se procesi i legalizimeve mbyllet brenda dy viteve të para të këtij mandati qeverisës, duke theksuar se aktualisht fluksi është rreth 3 mijë legalizime në muaj.

Lame tha se fluksi më i lartë me rreth 5 mijë legalizime është në gjysmën e parë të vitit të shkuar që konsiston me periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Natyrisht nuk jemi në ritmin e pikut siç ishte në gjysmën e parë të vitit që lamë pas ku norma ishte 4 mijë, 5 mijë legalizime në muaj. Tashmë nuk është më ai ritëm. Tani jemi në rreth 3 mijë legalizime në muaj.

Tashmë këto familje marrin certifikatën e pronësisë. Brenda dyvjeçarit të parë të këtij mandati mbyllet procesi i legalizimeve për gjithçka që mund të legalizohet. Më pas do të vazhdojë procesi me njësinë vendore për pjesën që mbetet se si do të veprohet. Zonat informale kanë përfunduar në masën dërrmuese.

Vazhdojnë legalizimet e atyre pjesëve që kanë mbetur brenda këtyre zonave. Kriteri fillestar mbetet periudha kur kanë aplikuar”, tha Lame për Ora News.

January 4, 2018 18:33
Komento

4 Komente

  1. Politika Shqiptare - Kanceri Shqiperise January 4, 18:56

    he mer shkardhatat e ksaj bote ,
    keni 27-vjet dhe talleni me pronaret ,
    e merreni me legalizimet e vandaleve ,
    thjeshte se i perdorni per interesa personale ,per nr -vote

    Reply to this comment
  2. Adih January 4, 20:29

    Nuk mendoni pasojat , ju te ripjelljes ,per shperndarjen e ketyre letrave higjenike ne toke te te treteve, privatit ,qofte edhe ne toka shteterore . O Lame ke te drejte te besh legalizime, vetem ne token e sateme dhe tyttati ,ne qofte se te ka lene ,por jo ne tokat e te tjereve pronare ..Saliu doli me i zgjuar se ju . ,ne kete pike te ligjit ,te kushtetutes . . Apo kishte frike nga ju ripjellsit .Dhe doni te mbuloni tokat, qe keni vjedhur sidomos , ne te gjithe bregdetin ,,se aty jane te ardhurat ,prandaj dhe late me takse simbolike ,hotelet me 4 e 5 yje.??

    . .Nuk ju ben pershtypje ,detyrat qe ju ka lene BE ,per ceshtjen e pronave , pa haruar ,vettingun ,e reformen ne drejtesi…
    Lexojeni kushtetuten dhe e zbatoni ate ,o ZARBO KOMUNIST!!!!

    Reply to this comment
  3. info analitike January 4, 22:04

    Ky eshte ai karagjozi qe bashke me Shkrelin dilnin e protestonin kunder tokes se xanun ndersa sot ky po i legalizon pa pike turpi. E beri ligjin e legalizimeve ad personam qe te mund te legalizonte dhe apartamentin e vet.

    Reply to this comment
  4. foti January 5, 09:16

    A thua qe bashke me vetngun te marre fund dhe vjedhia e ligjeruar?Nuk mund ta besoj nje aritje kaq te madhe?
    Dhente zoti te mos i gezoj keto legalizime edhe kriminelet e ketyre 27-te viteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*