Artan Lame refuzon mandatin e Ermonela Felajt

August 1, 2014 19:25

Artan Lame refuzon mandatin e Ermonela Felajt

Vendimi i papritur i Ilirjan Celibashit për t’u dorëhequr për arsye personale dhe profesionale nga posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi në këtë detyre i deputetes Ermonela Felaj, është shoqëruar me një tjetër ndryshim në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.

Në bazë të një vendimi të marrë që në fillim të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama se postet ministrore do të jenë të ndara nga tao të deputetëve, pritet që Felaj me nisjen e sesionit të ri parlamentar të dorëzojë mandatin e deputetit.

Kështu në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, me largimin e Felaj, e cila është deputete e qarkut të Beratit, mandati duhet t’i kalonte kreut aktual të ALUIZNI-t, Artan Lame.

Por burime nga PS konfirmojnë për TemA-n, se drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit dhe sipas listës emërore mandati i Felajt i kalon Anila Agalliut, po në qarkun e Beratit.

Në këtë mënyrë pritet që Agalliu do të jetë kështu deputetja më e rë e Partisë Socialiste që do të zërë vend në Parlament, duke filluar nga sesioni i ardhshëm në shtator.

Po kështu, në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar që ende vijojnë të mbajnë mandatet e deputetëve ti dorëzojnë ato.

Mes ministrave që ende nuk kanë dorëzuar mandatin e deputetit janë Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati .

August 1, 2014 19:25
Komento

2 Komente

  1. Arbi August 1, 19:40

    Po kujt po i plas per kte hajdutin tjeter Lame????Esht dhe i shemtut si dreq. E ka shum Aluiznin ai …zevendesoi Shab Memin.E ka teper dhe aq se ky esht idjot.

    Reply to this comment
  2. MALI LUCES1883ML August 1, 20:48

    kush e le tulin te lepij kockat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*