Arti figurativ dhe dizajni, një kombinim me doza ironie (FOTO)

Redaksia Online March 3, 2013 12:49

Arti figurativ dhe dizajni, një kombinim me doza ironie (FOTO)

Me frymëzim nga realiteti dhe ironi për shoqërinë e konsumit. Në Muzeun e Artit Modern në Louisiana (një qytet në Danimarkë, në kufi me Suedinë), në seksionin e quajtur “Pop Art Design” janë ekspozuar të paktën 150 vepra të realizuara në vitet 1955-1977 që mbajnë firmën e autorëve si Warhol, Lichtenstein, Rauschenberg, Hamilton, Oldenbrug, Eames, Sottsass e Panteon.

Artistët dhe dizajnerat e famshëm e kanë marrë frymëzimin nga realiteti i përditshëm dhe kritikojnë shoqëritë e konsumit me tone ironike dhe provokuese, duke e afruar më shumë artin me dizajnin. Objekte të thjeshta të përdorimit të përditshëm bëhen ikona të një epoke të paperëndueshme, si në rastin e llampave të dyshemesë në formë pilulash. Ekspozita zbulon në mënyrë tërheqëse mënyra të reja të shprehuri përmes ndërthurjes së artit figurativ me dizajnin.

9

8

7

6

5

4

 

 

3

1 2

 

 

Redaksia Online March 3, 2013 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*