E rrallë: Si i përshkruante shqiptarët një gazetë amerikane në 1904

Armand Plaka September 13, 2018 20:11

E rrallë: Si i përshkruante shqiptarët një gazetë amerikane në 1904

Ky artikull i gazetës amerikane “The Seattle Star”, i datës 29 prill 1904, botuar nga gazeta DITA është përkthyer nga studiuesi Armand Plaka dhe ka titullin domethënës: “Shqiptarët, një racë e rrallë; miq dhe armiq të turqve!” ( origj: Albanians, strange race; friend and foe of the turks).

Artikulli flet me nota vërtetë pozitive e objektive për shqiptarët, duke i vlerësuar atyre më së shumti virtytet, për të cilat ata në fakt do të dëshironin gjithnjë t’u njiheshin dhe u kundërvihet artikulimeve se ata qenkëshin “të egër”.

Por sigurisht se artikulli në fjalë na rrëfen më shumnë se kaq. Ai, me termat e sotëm, do të përbënte një reklamë të mirë për një komb që sapo kishte nisur luftën për të rigjetur vetveten, në një rrugë që do zgjaste shumë e që vazhdon të hasë në shumë pengesa e sakrifica – shkruan Plaka në DITA.

*****

Klerik mysliman në Shkodër në fillimvitet 1900

Klerik mysliman në Shkodër në fillimvitet 1900

 

 

 

 

16 prill 1904, Manastir – Nga vendasit quhet Shqipëri ndërsa nga turqit njihet me emrin Arnautlluk. Për këta të fundit, shpesh ajo ka qenë një hallë në sy, ose një kërbaç në duart e tyre. Shqipëria shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Turqisë europiane në koordinatat 39 dhe 43 gradë në veri dhe laget në perëndim nga detërat Adriatik dhe Jon.

Ka një gjatësi prej 290 miljesh dhe gjerësi që shkon nga 40-90 milje. Terreni është malor me 9 varg-male me shtrije veri-jug. Maja më e lartë kap nivelin 8000 këmbë. Një tipar interesant që vihet re në këtë vend janë lumenjtë nëntokësorë si dhe liqenjtë e mrekullueshëm. Eksportet konsistojnë në pambuk, kuaj, dru dhe misër. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve antikë dhe epirotasve. Gjuha e tyre përmban disa dialekte me diferenca të theksuara. Popullsia vlerësohet se kap shifrat e 1 milion e gjysëm.

Shqipëria që shtrihet në brigjet e Adriatikut është vendi më i ashpër dhe më i paeksploruar i Europës, ashtu siç është edhe Tibeti në Azi. Ajo çka pjesa e mbetur e kontinentit nuk di rreth këtij vendi, do të përbënte material për botimin e një libri të madh. Ajo çfarë di, zor se do të mbushte dot një fletushkë. “Fuqitë e Mëdha” në të shkuarën i kanë kërkuar sulltanit ta rregullojë problemin shqiptar. Sulltani duket se nuk e pëlqente këtë ide, e vetmja mënyrë që ai ta rregullonte këtë punë, ishtë nëpërmjet religjionit ….

Është tmerrsisht joshëse për një europian të shkelë në këto vise. Është po ashtu po aq e rrezikshmë për një shqiptar për ta lënë shtëpinë e tij, qoftë edhe për një distancë të vogël pa u shoqëruar nga një eskortë e madhe, pasi gjakmarrja korsikane s‘ka qënë kurrë më krenare sesa ajo e shqiptarëve. Dikush mund të mendojë se shqiptarët janë të egër, por në anën tjetër, ata janë kaukazianë të gjakut më të pastër dhe renditen si populli më fisnik brenda Perandorisë osmane.

Crispi, kryeministri i famshëm Italian, ishte një shqiptar dhe postet në ushtrinë turke dhe adminstratën civile që kërkojnë zotësi të madhe, kanë qenë vazhdimisht monopol i shqiptarëve. Një oficer ushtrie me origjinë shqiptare, mund të dallohet fare lehtë, pasi ai nuk e ka kokën e ulur dhe vështrimin tinzar të një turku, por mbart një vështrim të hapur me sy të shëndritshëm dhe qëndrimin e një atleti.

Karakteristia të rralla e shënjojnë këtë racë. Ata janë këmbëngulës në qëllime, por me të cilët, brenda rrethanave normale, mund të merresh vesh. Fillimisht ata ishin të gjithë kristianë, por kur u pushtuan nga turqit, u asimiluan në besimin e turqve, duke u bërë kështu i vetmi popull, i cili e ndryshoi besimin në masë.

Ndjenjat e shqiptarit për turkun janë të dyzuara. Ashtu sikurse të gjitha racat e zonave të Maqedonisë, ai (shqiptari) e dëshiron pavarësinë e vet dhe e do këtë para se të vdesë Abdyl Hamiti. Ai do të luftojë për sulltanin duke u vënë në krah të tij e penguar atë për t’i dhënë pavarësinë racave të tjera.

Duke trajtuar religjionin si një levë, zytarëve të sulltanit u duket më e lehtë të merren vesh me shqiptarët, sesa me bullgarët, ndërkohë që këta të parët mbrojnë fuqinë e “të sëmurit të Europës”, klerikët e tyre të lartë u thonë atyre se: rebelimi nuk është dëshira e Muhametit.

Shqiptarët kanë një gjuhë. Alfabeti i tyre konsiston në 30 gërma, një miksturë e rrallë greko-latine. Pushteti turk, gjithsesi, ua ndalon atyre mësimdhënien në shkolla në gjuhën e vet. Italianët dhe francezët kanë kryer një propagandë kristiane në veri dhe në jug, por kanë arritur të konvertojnë vetëm nja dhjetë mijë vetë në të gjithë vendin.

Malësorë shqiptarë në fillimvitet 1900

Malësorë shqiptarë në fillimvitet 1900

Vetë në Turqi, diçka e tillë do të thoshte vdekje me torturë, pra që një musliman te bëhej kristian, por shqiptarët kristanë dhe muhamedanë jetojnë sëbashku pranë njëri-tjetrit. Shqiptarët janë pra, miq dhe armiq të turkut. Ata kanë luftuar kundër tij si tigra dhe po në të njejtën mënyrë, edhe përkrah tij. Në këtë moment, ata duken se duan ta bëjnë sërish këtë gjë. Ata janë ofruar për të luftuar kundër fuqive të mëdha për sulltanin dhe para pak kohësh, e mundën atë kur ai dërgoi një ushtri për t’i shtypur.

Ta konsiderosh turk një shqiptar, është një ofezë e madhe për të dhe nuk ka gjë që do ta bënte atë të luftonte më shumë sesa ta quaje atë turk.

Një gjë për të cilën shqiptari është krenar, është se fjala e tij është po aq e barasvlefshme sa një marrëveshje e nënshkruar. Kjo gjë për turqit nuk merret në konsideratë.

Disa europianë dikur kaluan në Shqipëri nën mbrojtjen e një bajraktari, miqësinë e të cilit tashmë e gëzonin, dhe që u kishte dhënë fjalën e tij për qëndrim të sigurtë të tyre. Një fis që ishte në gjak me të, vrau një pjesëtar të grupit dhe qysh prej asaj kohe, këto dy fise janë në gjak me njëri-tjetrin.

Sulltani është i lodhur nga dëmshpërblimet dhe nuk do ta nxjerrë zbuluar ushtrinë e tij për momentin në vështirësi, në Shqipëri. Sulltani dhe nëpunësit e trupit diplomatik përdorin shqiptarët si truproja. Kur një shqiptari i besohet një detyrë e tillë, apo jep fjalën, ai e mbron me jetën e vet punëdhënësin e tij.

Mikpritja e shqiptarëve është një virtut i paarritshëm i tyre. Nëse një vrasës që arratiset nga shokët e viktimës së tij, shkel pragun e një shtëpie, edhe nëse kjo shtëpi është e vëllait të viktimës së tij, ai mund të qëndrojë për tri ditë absolutisht i sigurtë, por pas mbarimit të afatit triditor, ai duhet të largohet. Ai ka në dispozicion 24 orë për t’u larguar dhe që nga ky moment, dyert e gjakmarrjes konsiderohen të hapura.

Shqiptarët i kushtojnë vëmendje veshjes. Kostumet e tyre ndryshojnë sipas zonave, por zakonisht konsistojnë në një këmishë të bardhë, të punuar me dorë, me material prej tekstili të lehtë, me xhaketë pa mëngë, e punuar bukur me shirita kuq e zi: një brez zakonisht i kuq i lidhur rreth e qark belit, me pjesën fundore që shtrihet plot elegancë poshtë.

Rreth brezit ngjeshen thika dhe pisqolla. Pantallonat janë të lehta të ngjitura pas këmbëve, duke mbuluar këmbët deri mbi këpucë, të punuara nga vithet deri tek gjunjtë. Kjo veshje finalizohet me një qeleshe të këndshme dhe ju në fund keni rastin të shihni një krijesë të veçantë.

****

Nga gazeta amerikane “The Seattle Star”, datë 29 prill 1904, fq. 4. Botuar për herë të pare në shqip nga DITA. Foto kryesore: Taborr turk në fillimvitet 1900, në një ceremoni festive në qytetin e Lezhës.

Armand Plaka September 13, 2018 20:11
Komento

17 Komente

  1. DOKLEATI February 14, 22:23

    Me lagimin e Turqise nga Ballkani, ne tokat e pushtuara Europiane, nje shekull perpara renies te perendorise, , ishin formua shtetet qe dikur ishin prese e perendorise osmane ( Greqia, Serba, Bulgaria dhe Mali i Zi). Nga keto shtete te posaformuara, grabiteshin tokat shqiptare qe konsideroheshin si provinca te Turqise. Pothuajse shqiptaret ishin asimilia ne turq. Kete asimilim “shkencetaret” turkofil e numrojne si “bashkejetese”. Sikurese te konsideronim qe shqiptaret bashkejetuan ne Greqi apo ne Jugosllavi. Cka eshte edhe me keq, per kete “bashkjetese” mburren sa funcioner arnaut kishim ne Turqi. Po sa te tille ishin ne Greqi dhe Jugosllavi. Ky eshte rasti kure mburresh me bashkejetese qe shpje gjer tek asimilimi i plote. Pa toka shqiptare ( na “shpetoj” Turqia ) te cilat u okupuan si provinca Turke, as sot, nuk do munden te te eksistonin si shtete as Mali i Zi dhe as Maqedonia.

    Me renjen e perandorise osmane, shqiptaret gadi pesuan fatin e kurdeve. Per shqiptaret qe per 500 vite i resistuan sundimit turk, nuk kishte bashkejetese po resistence. Kure resiston ne kontinuitet, te drejtat nuk paraashkruhen. Nuk pajtohesh me aktin e okupimiy.

    Reply to this comment
  2. lato February 14, 22:24

    Sot ne turqi ka 5 milion shqiptare qe jane viktima te ckombetarizimit dhe c`popullimit te trojeve shqiptare,nga marreveshjet turko-greke dhe turko- serbe.Qe ne fillim te shek.19 turqia flloi te nxise largimin e shqiptareve nga trojet e tyre per te populluar Turqine me rrace europjane,pa te drejta kombetare,qe integrohej lehte ne shoqerine turke.Per me teper shqiptaret do te zevendesonin armenet dhe kurdet,qe jane vendas ne ato troje dhe kerkojne te drejta dhe liri kombetare,A do te guxonin malazeste te sulmonin Ulqinin,Tivarin,plaven,Gucine,greket camerine ,janinen,epirin,serbet Nishin e Kurshumline,medvegjen,presheven,,pa nje yshtje ne prapaskene nga Turqit?Turqit nxiten edhe masakrat ndaj Camerise dhe masakrat e Rankovicit ne Jugosllavi,per te marre shqiptaret e perzene nga trojet e tyre.Shqiptaret ne Turqi vertet jane nje komunitet i jashtzakonshem numerik,por jane subjekt pa te drejta kombetare,pa te drejte te perdorimit te gjuhes,jane me mire te mos ishin.Jane me keq se cifutet biblike ne Egjipt dhe Babiloni.

    Reply to this comment
  3. nano February 14, 22:27

    Shqiptare e turq jane vellezer, kane bashkeqeverisur
    kjo eshte nje tradite qe duhet te na bej krenar edhe sot

    Reply to this comment
    • osman lala February 14, 22:28

      O Zoti Nano, pushtuesi ka vetem nje emer, ate qe te merr lirine.Pak masakra kane bere turqit osmane gjete 500 vjeteve ne Shqiperi?Mos ka bere gje gabim Naim Frasheri kur tek Historia e Skenderbeut, thote se …”tjeter pergjigje Turqia, nuk ka veçese me palle…”Per hater te turqeve apo grekerve qe kerkojne te rishkruhet historia, ne te mohojme historine tone?Çfare do te thone grekerit per Papa Kristo Negovanin qe e nxoren zvarre nga shtepia dimrin e vitit 1905 dhe e theren me thika?E dine historianet greke se çfare faji kishte bere prifti i mire qe greket e ndeshkuan ne ate menyre?U mesonte femijeve te vegjel gjuhen shqipe, gjuhen e nenes.Dhe ne duhet t’i quajme keta armiq (greke apo turq qofshin) te mire, dhe, per hir te transparences apo civilizimit tone, t’u thurim atyre hosanara?Historine e ben populli sipas kohes ne te cilen ka jetuar ai individ personalisht.Nje shprehje e urte thote:”Nuk i vihet mutit…lule”.Turqit, greket, apo dikush tjeter, kerkojne t’i vene mutit lule?Por perseri ere do te vije, sikur edhe ta parfumosesh me “Co-co Chanel…”

      Reply to this comment
    • Xxx September 13, 23:27

      Shqiptaret kane bashke qeverusur me osmanet sa kane bashkeqeverisur serbet, greket , çifutet ,armenet etj popuj te perandorise.
      Pjesa qe shqiptaret paskan qene te privilegjuar eshte nje pralle e osmandhjereve te rinj. Shikoi te gjithe veziret e perandorise dhe te jesh i sigurt se serbet do te dalin me shume ne numer se shqiptaret.
      Ne perandorine osmane nuk kishte rendesi perkatesia etnike por kushti ishte te ishe musliman. Edhe ata shqiptare renegate e mercenare qe i kane sherbyer perandorise e kane perfitar postin per shkak te aftesise e zgjuarsise se tyre jo per shkak se ishin shqiptare. Te qenit shqiptar nuk te jepte asnje perparesi me shume se sa te qenit grek , serb apo dicka tjeter.
      Mos u ngopni me prallat e osmandhjereve turkoshane.

      Reply to this comment
  4. maksi February 14, 22:29

    artikull qe vec te tjerave eshte nje deshmi indirekte se pse duhen ndryshime ne tekstet tona shkollore.
    se disa komentues ketu ne Dita disa kohe em pare u hodhen perpjete sapo ministrja e Arsimit njoftoi se duheshin ripare tekstet qe te respektojme edhe fqinjet tane greket e mos flasim qesim

    Reply to this comment
    • biometri February 14, 22:31

      maksi
      historia nuk eshte nje shkence ekzakte dhe jo vetem ne tekstet shkollore te vendeve te ndryshme por edhe ne revistat shkencore te atyre vendeve ngjarjet dhe problemet historike trajtohen pergjithesisht nga kendveshtrimi i shkruesve te historise.
      Ka vetem nje pwrjashtim ne rastin e vendeve te mundura qe ato censurohen nga fituesit, por Shqipwria nuk eshte vend i mundur as i pushtuar.
      Se dyti, ne qofte se ti ose ministrja Nikolli mendoni se u lejohet grekeve te na keshillojne per tekstet tona te historise a nuk duhet vene kjo mbi baza reciprociteti?
      Por nuk besoj, duke u nisur nga pervoja e 25 vjeteve te fundit, qe qeveria ne Tirane ta kete guximin te kerkoje reciprocitet.
      A ke idene se si ua shpjegojne gjeografine e Shqipwrise femijeve ne shkollat greke? A e di ti se greket flasin jo vetem per Skraparin tend si pjesw e Greqise se lashte, por edhe per territoret deri ne lumin Drin, duke unisur nga nje emwrtim administrativ romak Illyria graeca, qe do te ishte njelloj si te pretendonin shqiptaret se tere Greqia, deri ne Peloponez,
      eshte Shqipwri vetem pse nw nje ndarje administrative romake tere Ballkani perendimor u quajt provinca e Ilirise.
      Une nuk di ne se ti shkon ndonjehere ne internet (Wikipedia), por aty gjen shtremberime sa absurde aq edhe qesharake te historise serioze boterore (jo tw asaj shqiptare qe ti mund ta kesh zet) ne mbeshtetje te pretendimeve absurde dhe qesharake te Megaliidhese, jo vetem ndaj Shqiperise por edhe ndaj vendeve te tjera si Maqedonia dhe Bullgaria
      Shqiptaret nuk duhet ta lene historine e Shqiperise te behet ne Athine.

      Reply to this comment
      • . February 14, 22:33

        Ne kemi nje histori te paplote,ca per fajin e studjuesve/shtetit qe nuk financon kerkimet e me teper fajin e ka zallamahia 20 vjeçare e partive,qe kundershtine e tyre e shtrijne mbi afatin kohor te ekzistences se tyre.Historia e mire nuk behet me tifozllek.Une kam qene shume i dhene pas historise,jam edhe sot,kam marre pjese ne konkurse,po te mos isha ngutur per emigracion do kisha mbaruar edhe per histori.Sapo kisha dale oficer,u be nje pervjetor i renies”heroike”te ca ballisteve dhe foli komandanti i brigades ne nje kinema.U thane gjithe ato heroizma,me data dhe vende;gjera te padegjuara ndonjehere.Beja pjese ne shtabin e brigades,te nesermen takoj komandantin dhe ne bisede e siper i them me shaka se nuk bente vaki te dinte ndokush me teper se une mbi historine e betejave luftarake(nastradinet ketu duhet te dine se betejat e L2B studjoheshin me imtesi ne shkollat ushtarake),si ishte kjo puna e ketyre heronjve balliste,se une kisha dhe babane nga ajo zone dhe ai nxorri trima balliste nga disa zona qe s’kane pasur asnje ballist te vetem.Komandanti ia shkrepi nje te qeshuri,po mi dha njeri nga ata te Ballit mo,si erdhen punet sot,Luften e paska fituar Balli..Pra,pikesepari,ne duhet te “nenshkruajme”nje marreveshje midis nesh shqiptareve per te mos i indoktrinuar shkollaret me dokrra.Ndersa me fqinjet duhet te jemi me pak doreleshuar

        Reply to this comment
  5. gjermani fundit February 14, 22:34

    Turqia ishte perandori,ajo perdori fene islame si flamur religjoz e moral per pushtime,por nuk u mjaftua me kaq.U bene luftera,lufterat jane krime ne vetvete.Kjo nuk mund te tolerohet,sikur i fale tjetrit nje gol ne avantazh.
    Para tyre serbet pushtuan deri ne Jug,ato ishin pushtime barbare.Per serbet kjo mund te quhet periudha e lavdishme e car Dushanit,per ne ishte periudhe nen sundimin e pushtuesit sllav.
    Nuk ka sesi te biesh ne nje mendje,jane gjera diametralisht te kunderta.Natyrisht,ne 500 vjet hegjemoni anadollake(ky epitet vjen nga Anadoll,Turqi e Vogel,nga ku vijne fiset turke dominatore-nuk eshte sharje)do kishte edhe marreveshje,sepse kjo eshte karakteristike e perandorive.Nuk ekzistonte nocioni i shtetit-komb.

    Psh edhe Anglia e pushtoi Indine, Australine,Kanadane,por keto vende njohin edhe sot mbretereshen si sovranen e tyre.Eshte anormale po ta gjykosh thelle,por ja qe brezat evolojne,mjere kush e kaloi ne eshtra periudhen e hekurit.
    Po ashtu edhe me greket,ata madje pranojne rolin e madh te arvanitasve ne revolucionin grek,por nuk pranojne qe arvanitasit jane shqiptare.Tek ballorja e parlamentit grek jane te shenuara viset shqiptare te pushtuara gjate L1B,ato shkrime u shiten grekeve te sotem si amanete;pra,nuk ka sesi te biem dakord me greket per kete pozicion;per ne eshte shembull shovinizmi,per ata eshte amanet i te pareve.

    Reply to this comment
  6. beni February 14, 22:35

    Nuk u a mbush dot mendjen te huajve,se ata na njohin shum e shum me mir,se kushdo,sidomos fqinjet!
    Ne fotografin e pare,tregohet shum qarte se,me ke kishim te benim!
    Ndryshimi i fese,nga te krishtere ne myslimane,esht vetem nje thenje kompromisi, qe te mos hapen telashe si ktu e 560 vjet me pare!
    Arbanosia u pushtua,dhe si pasoj e pushtimit ,Turqit u shtuan ashtu si u thoshte kultura e tyre,por ngadal ngadal me kalimin e shum gjeneratave,humben edhe gjuhen,duke mare ate Arberore,por ngelen ne kulturen Orientale!
    Lufta e ftohte,midis kultures Oksidentale e asaj Orientale,ekziston edhe ne ditet e sotme,ku politika ka divergjenca te medha,ndaj pushtetit,qe e ben kete komunitet Oriental te pa vullnetshem,per tu integruar ne nje Shoqeri Kristiano-Europiane!
    Gazetaria ne kete artikull,ka dash ti bej qefin vetes,sikur punet ne ket shtet,shkojne Vaj?
    Di shum shqiptar,ne boten perendimore,qe edhe te nje gjuhe asaj shqipe,nuk e shohin njeri tjetrin,ashtu si i festojn popujt te tjer Europiane festat e traditat se bashku,por te ndare sa dikush thote edhe fjale qe mender,ta perdhos kulturen ekzistuese ate te Krishterimit,sidomos kur jane festat Ortodokse!
    Kjo esht deshmi,ne shum faqe Interneti,ku ekstremizmi shfaqet ne fytyra te pa dukshme,por edhe peshperitje,lart e posht,atje ku mendohet se ka vetem myslimane,por qe ndodhet nje i krishtere e meson me shum se sa flitet,per”tolerance” sa kemi ne pushtetin,kur na humb pushteti,atehere rembejm pushket,ashtu si ndodhi ne 98 me Kryeminister Nanon!

    Reply to this comment
  7. Gjon Cima February 14, 22:36

    Do tju isha mirenjohes po te botonit apo te me dergonit origjinalin e ketij artikulli…
    shume faleminderit

    Reply to this comment
  8. raimondi February 14, 22:36

    Per 500 vjet ne perandorine Osmane greket nuk kane bere asnje kryengritje kunder turqeve, dhe kane qene ne miqesi te ngushte me Turqine osmane , miqesi e cila farketohej nga Patrikana greke te ciles Sulltan Mehmet Pushtuesi i lejoi te kishte seline ne Stamboll edhe pasi e pushtoi Stambollin,

    Sulltanet i kane pasur nenat dhe gjyshet e tyre ortodokse , greke dhe serbe , bullgare etj .ndaj edhe Turqia ishte ne aleance me keto vende , vetem pas viteve 1800 u prish miqesia me keto vende ortodokse
    Ndersa shqiptaret benin gjithmone kryengritje te armatosura kunder Turqise

    Ata qe i sherbenin Turqise ishin nje pakice, ndersa populli shqiptar e kalonte jeten ne lufte te perditeshme kunder Turqise –Kryengritjet shqiptare kunder Turqise qe nga koha e Skenderbeut nuk pushuan , Ato vazhduan me Balshajt ,pastaj per 300 vjet vazhduan me Bushatllinjte,me Kryengritjet e Malesise se Madhe, me kryengritjet ne Kosove e Maqedoni te shqiptareve , me kryengritjet ne Juge te Gjolekes ne Laberi., te Ali pashait ne Jnaine etj etj……
    Gjithe jeta e Shqiptareve per 500 vjet ka qene nje lufte e pa mbarim kunder Perandorise Osmane

    Saqe edhe Lord Byron thote ne kujtimet e tij :….nuk kam pare urejtje aq te madhe sac ka Turku dhe Greku kunder Shqiptarit…….

    Edhe dicka , Turqia nuk i jepte rendesi fese, dhe Arkbishopi i Patrikanes greke ne Stamboll ishte anetar i Divanit dhe ne nje rang me Vezirin e madh , Sulltani e vendoste kryepriftin e grek te Patrikanes ne krahun e tij te majte sa here beheshin mbledhjet e qeverise osmane, sic thote Historiani Angles Lord Kinross.

    Turqit nuk lejonin shklolla vetem per Shqiptaret , ndersa gjithe kombet e tjera ju lejonte shkollat etnike, –Shkollen shqipe Turqia e luftonte ne aleance me Patrikanen greke

    Ndersa sot jemi miq me Turkun, sepse kemi ne armik te perbashket :…..Greqine

    Reply to this comment
  9. molla e kuqe February 14, 22:43

    Arberit e luftuan pushtuesin osman prej 700 vjetesh pa nderprerje.Shqiptaret jetojne ne truallin e tyre.Kalifate jane Turqit,Serbt e greket.

    Reply to this comment
  10. Edi February 15, 15:28

    E para, origjinali thotë “Shqiptarët, racë e çuditshme” dhe jo racë e rrallë.
    E dyta, boll me këtë vetëkënaqësinë se na mori më qafë, u duket shqiptarëve sikur bota rrotullohet rreth tyre.

    Reply to this comment
  11. Amerikani September 13, 23:46

    “Te konsiderosh turk nje shqiptar eshte nje ofeze e madhe”

    Si ka mundesi qe shqiptaret perpara 100 e ca vitesh ndihesh te ofenduar te quheshin turq dhe sot gjen turkoshane qe nderohen te quhen turq?

    “Një oficer ushtrie me origjinë shqiptare, mund të dallohet fare lehtë, pasi ai nuk e ka kokën e ulur dhe vështrimin tinzar të një turku, por mbart një vështrim të hapur me sy të shëndritshëm dhe qëndrimin e një atleti”

    BUKUR…

    Reply to this comment
  12. Arben September 14, 08:25

    sado qe gazetar perendimor, prape se prape nuk mund te

    mbulohet djelli me shoshe.

    Allahu Ekber

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*