Artistët kundër Teatrit të ri: Paqartësi për skenën dhe sallën qendrore

March 13, 2018 17:25

Artistët kundër Teatrit të ri: Paqartësi për skenën dhe sallën qendrore

Pas prezantimit të projektit të ri të godinës së Teatrit Kombëtar, një grup i sindikatës së artistëve të skenës u mbodhën sot për të folur rreth tij.

“Kemi një mbledhje për të diskutuar për projektin e djeshëm. Ne që s’ishim, ne armiqtë e klasës. Urdhër nga drejtori nuk lejojnë të hyjnë në godinën e TK. Dmth aty ku ne punojmë nuk lejohemi të hyjmë. Një projekt i cili nuk ka lidhje me klasikun e TK. Me qelq e pamë TK, shiheshin aktorët se si visheshin, se si zhvisheshin, do të futen nga poshtë kur t’i zerë shiu. U kënaqëm ne!”, thotë aktori Arben Derhemi.

Artistët ndajnë mendime të ndryshme rreth projektit, por pothuajse të gjithë bien dakord që janë konfuz përsa i përket skenës dhe sallës qëndrore të teatrit në projekt.

“Kryeministri e deklaroi qartë që ky është një projekt për TK. Do realizohet, nuk ka kthim mbrapa. Pashë edhe projektin në tërësi. Ishte atraktiv. Por paqartësinë time e kam sepse nuk pashë parametrat e sallës kryesore të sallës së TK”, thotë Helidon Fino.

“Kur kam qenë në projektin e turbinës dhe TOB është dhënë me detaje nga arkitekti salla, prapaskenat, ku do rrijë garderoba, ku do rrijë aktori, ku do punohet”, shprehet aktorja Erjona Kakeli.

Artistët gjithashtu u shprehën kundër partneritetit publik privat, për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ashtu siç të hënën  u deklarua edhe aktori i mirënjohur Rober Ndrenika.

“Kaq i pafuqishëm qenka nga ana financiare sa të ndërtojë një teatër siç i takon dhe siç është dinjiteti i shtetit shqiptar për një Teatër Kombëtar, një opera kombëtare, një galeri kombëtare, të denjë për Shqipërinë europiane të shek XXI? Unë mendoj se jo!”, thotë Neritan Liçaj.

Projekti i Teatrit Kombëtar është konceptuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, një ndër më të famshmit sot në botë për arkitekturën bashkëkohore. Ai paraqiti një teatër me sipërfaqe të trefishuar, gjashtë hapësira, dy salla eksperimentale, përvec asaj qëndrore, një teatër veror me tarracë dhe një shesh poshtë ndërtesës unike, që do të funksionojë për performanca artistike.

s.a/dita

March 13, 2018 17:25
Komento

8 Komente

  1. Mon Kukaleshi March 13, 17:35

    Bir selmani i nenes çfare t’ju qaj me pare!
    Duan ta kontrollojne projektin keta çapaçuler, sepse ai arkitekti me fame boterore nuk merr vesh nga teatri.

    Reply to this comment
  2. mirel March 13, 17:51

    Ore te paudhe. E ka projektuar danezi ingles, ta pranoni te gjithe haurin qe ju la Inglesi. Eshte haur i Rilindjes.
    Nuk ka kundra

    Reply to this comment
  3. Liro March 13, 17:53

    Prape do pshurrin keta pijanecet ordinere. Keta sduan teater modern, duan Bingon e Salehut brenda Teatrit qe te hane qofte dhe te pijne raki.

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 13, 18:18

    TIRANA NUK KA NEVOJE PER VEPRA FUTURISTIKE TE PROJEKTUESVE ME FAME BOTERORE QE I PAGUAJNE SHQYPTARET PA BKRE NE BYTHE SI “FRENGU PULEN”

    por:

    Tirana ka nevoje urgjente te mbroje nga shkaterrimi barbar IDENTITETIN e saj historik si Kryeqyteti i Shqypnise dhe jo si:

    “KRYEQENDRA” ENVERISTE E BOTES

    Sic po e ben “Terminatori” i Rilindjes Enveriste Edi Rama me “Gebelsin” e tij propagandistik Erion Veliaj.

    sepse:

    KUJT MUND T’I PELQEJE KJO NDERTESE SI BORDELLO PUBLIKE QE DO TE ZEVENDESOJE TEATRIN TONE KOMBETAR?

    Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk jane pronaret me tapi te Tiranes qe te marrin vendime te tilla pa pyetur askend, bile nuk jane as vendalinj nga Tirona qe t’u dhimbset sado pak e kaluara e hershme e Kryeqytetit tone me qendren e bukur italiane dhe me sheshin qendror qe kishte kopeshtin e 1001 luleve, te gjitha qe po shkaterrohen nga barbaret komuniste pa kulture dhe pa arsimin e nevojshem duke i kamufluar veprimet e tyre kriminale me arkitekte me fame boterore qe nuk i plas fare as per Tiranen e vjeter si LULE MALI dhe as per Shqypnine, por e kane hallin vetem tek llogaria e tyre bankare,

    prandaj:

    Edhe ndertimet e Edi Rames jane si bunkeret e Enverit.

    Reply to this comment
  5. info analitike March 13, 21:33

    Edhe ky projekt i paraqitur me gjithe ate buje na doli nje plagjature e shemtuar “made in Rilindja”. Ku kane turp keta.

    Reply to this comment
  6. Gopisti i fundit March 14, 07:39

    Po leruni mor ate stallen e kuajve ashtu sic e duan. Po i zuri brenda mire tu behet , vet e kerkojne.

    Reply to this comment
  7. hysen March 14, 09:05

    More po pse merremi me artistet te cilet paguhen nga shteti dhe i kundervihen atij pa te keq. Pse nuk lihen ne shoqerine e tyre aty ku ato duan, per tu ushqyer me parate qe do te fitojne vete? Akoma keta artiste nuk e kane kuptuar se qytetari do art e jo pallavrat e sindikates se artisteve sic po veprohet deri tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*