Artistët peticion Ramës: Mos prano dorëheqjen e Ilir Kernit

August 1, 2016 13:57

Artistët peticion Ramës: Mos prano dorëheqjen e Ilir Kernit

Rreth 80 % e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit përmes një peticioni i kërkojnë  kryeministrit Edi Rama të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të këtij institucioni. Artistët thonë se “ndershmëria duhet të triumfojë mbi pandershmërinë, klientelizmin”.

Ndërkohë Ministria e Kulturës përmes një deklarate për median të mbërritur në redaksi pak minuta pas peticionit e quan dorëheqjen e e Ilir Kernit si “akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet”. Ndër të tjera duke vlerësuar  kontributin e drejtorit të dorëhequr Ministria e Kulturës thotë se në shtator TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim

Peticioni

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me një peticion ku i kërkojnë të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të këtij institucioni.

“Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatëret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë” thuhet në peticion

Peticioni mbyllet duke i kërkuar kryeministrit “ta pranoni kërkesën që puna dhe ndershmëria të triumfojë mbi pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin, që nuk ka gjetur vend deri tani në institucionin e TKOBAP. Mos ta thyejmë Ilirin, se ai është personifikimi i shembullit unik i pastërtisë në institucionet tona”

Peticioni drejtuar Kryeministrit Rama i firmosur nga rreth 80% e artistëve të këtij institucioni.

 

Deklarata e Ministrise se Kultures

“Drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Z. Ilir Kerni, paraqiti të premten kërkesën për dorëheqje nga detyra. Ministria e Kulturës konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet. 

Historia e një Teatri ndërtohet nga brezat e artistëve që performojnë në të dhe nga gjurmët që lënë drejtuesit e tyre, në ‘murin’ e Teatrit, përfshi edhe kontributin e rëndësishëm tre-vjeçar të Z. Ilir Kerni.  Tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim.
Pas një viti pune intensive projekti I rikonstruksionit u miratua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit .

Në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit, ndërsa trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e re për artistët dhe drejtuesin e ri të TKOBAP, që do të dalë nga procesi përzgjedhës që parashikohet nga ligji për artin dhe kulturën”.

Pushime të mbara artistëve rikthim të bukur në shtator në jetën artistike.

peticion image

peticion image 2

Peticioni

Drejtuar Kryeministrit të vendit,  Z. Edi Rama

I nderuar Zoti Kryeministër,  ne artistët e TKOBAP të përkushtuar me punën në vështirësitë e përditshmërisë së jetës dhe në sakrificën e të bërit art në kushtet aq të vështira të realitetit ekonomik, por të dakortësuara nga komuniteti, kemi arritur të mbajmë ndezur dhe madje shumë lart përpjekjen e arritjes së cilësisë në nivele të jashtëzakonshme suksesi.

Në këto arritje kontribut të vyer dhe shembull motivues i pakrahasueshem është drejtori ynë  Z.Ilir Kerni.

Prandaj me përulësinë e artistit, ju kërkojmë të mos firmosni kërkesën për dorëheqje të drejtorit tonë. Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatëret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë.

Prandaj lutemi ta pranoni kërkesën që puna dhe ndershmëria të triumfojë mbi pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin, që nuk ka gjetur vend deri tani në institucionin e TKOBAP.

Prandaj mos ta thyejmë Ilirin, se ai është personifikimi i shembullit unik i pastërtisë në institucionet tona.

Na jepni shpresë neve dhe shoqërisë Shqiptare në këto momente të vështira ku gjithmonë ” e keqja” triumfon.

 

August 1, 2016 13:57
Komento

3 Komente

  1. Moza August 1, 16:26

    Bashkohem me peticionin e artisteve te TKOB,Ilir Kerni i dha nje frymemarrje te re institucionit qe u be e ndjeshme dhe per publikun.Nese nuk arriti marreveshje me Ministrine e Kultures nuk eshte faji i tij,por i ministres mediokre.Me vizonet e tij te perparuara e ndershmerine qe e vene ne dukje dhe artistet,cenon interesat materiale te ministrise.Prandaj dhe ne pergjigje e peticionit i meshojne rikonstruksionit te institucionit.E dine qe me Kernin nuk kane dore te lire te benin cte donin.
    Posht mediokrit dhe hajdutet! Ilir Kerni eshte personaliteti i duhur per drejtor TKOB

    Reply to this comment
  2. Santa Skypo August 1, 19:43

    Ja qe paskan mbetur akoma njerez te ndershem ne mes te llumit mafioz.

    Reagimi pozitiv ndaj peticionit do te jete gur prove, jo vetem per “adrelaninen artistike” te piktorit.

    Reply to this comment
  3. i persekutuari nga kryetari bashkise August 1, 21:19

    Moza ke shume te drejte moj moter por ministrave e kryebashkiakeve u duhen te paaftet se ata firmosin pa hezituar aspak,ndersa nje i afte dhe i ndershem nuk i bindet urdherave te eprorit per vjedhje.Shiko ke emerojne ne vende kyce,njerez qe e kane marre shkollen e larte me shqelma dhe sjane te afte per asgje e jo me per drejtor,prandaj ky vend NUK BEHET ME HAJDUTER!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*