Artisti vizual shqiptar prezanton tri vepra në Milan Art & Events Center

May 9, 2018 02:50

Artisti vizual shqiptar prezanton tri vepra në Milan Art & Events Center

Këtë të premte, datë 11 maj Milan Art & Events Center mikpret në të tretin takim artistik INTRO, të projektit artistik Cold Discussions  të Laurentiu Craioveanu.

Me këtë rast INTRO ka ftuar artistin vizual Dritan Mardodaj.

Lindur në Tiranë më 1983, jeton në Itali që prej 2003, ku ka përfunduar studimet e larta për Trashëgimi Kulturore në Universitetin e Parmës dhe për Histori dhe Kritik Arti në Universitetin e Milanos.

Në këtë edicion do të prezantohen tre vepra të reja, të prodhimtarisë së tij artistike:

Video me ngjyra, “Toyboy” (2016) / Fotomontazh, “Gli amianti” (2017) / Instalacion, “Vaniteti”

Artisti kap aspekte thelbësore të botës aktuale, dhe synon të akuzojë shoqërinë bashkëkohore dhe vlerat e saj fallco, me manifestime paradoksale.

Sot frika gjendet kudo, dhe nuk mund t’i dilet përveç se duke besuar në forcën vetjake, Guy Debord.

Lokacioni dhe oraret:

Milan Art & Events Center 米兰国际艺术中心

pranë Duomos së Milanos

Via Lupetta 3

Milano

18:30 – 21:30 CEST

b.m. / dita

May 9, 2018 02:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*