Artur Zheji: Rezoluta e djeshme, fitore e Berishës

December 25, 2014 12:57

Artur Zheji: Rezoluta e djeshme, fitore e Berishës

Artur Zheji thotë se rezoluta e miratuar dje me konsensus në Kuvend, është një fitore e Sali Berishës.

Kjo gjë sipas tij, vihej re në entuziasmin e Berishës, ndërsa Zheji ka rreshtuar disa nga fitoret e Berishës.

Ky votim masiv dhe trasversal i Rezolutës, ishte një bashkim tronditës votash, rreth 126 vota mos gaboj. Një bashkim kërcënues i përmasave të mëdha, e cila u përshëndet nga Berisha si një nga fitoret më të mëdha të parlamentarizmit shqiptar në këto 23 vjet. Përse ky entuziazëm kaq i madh i Doktorit? Sigurisht sepse fitorja ishte dhe është një Fitore kryesisht e tij dhe jo e kundërshtarit të tij politik. Një entuziazëm legjitim apo jo?

Një “fitore të tillë” e kam përjetuar në vitin 2008, bashkë me shumë miq gazetarë dhe politikanë të irrituar, në ndryshimet kushtetuese dhe në krijimin e një Kodi Zgjedhor, anti-LSI dhe anti çdo force të Tretë, në tregun politik. Dhe Doktori, nuk e fshehu dot në intervistën e ngrohtë që dha menjëherë pas votimit, shpalljen e triumfit të tij personal.

Sepse Doktori u rikthye politikisht, në skenë dhe në Vijën e Parë, më i fortë, më kërcënues dhe më i mbrojtur njëkohësisht, në krye të Grupit Parlamentar të Partisë së vet Demokratike.

Momenti i Dytë, ka si protagonist përsëri Berishën. Në intervistën e nxehtë e të sipërpërmendur, ai u mor gjatë dhe me inteligjencë të hidhur, me zotin Meta. Duke u vetëshpallur si mbrojtësi i tij, përmes deklaratave kundërshtuese dhe autoironike:

“Unë nuk e kam mbrojtur Metën nga arrestimet, por nuk kishte fakte dhe prova nga Dritan Prifti”.

Ky ishte një koment i deklaratës së Palokës, se Rama e kërcënon Metën, duke i tundur prangat, në të cilin koment, Berisha jo pa qëllim dhe jo rastësisht, apo për ndonjë eufori të pashpjegueshme, u zgjat në gati 2/3 e fjalës së vet. Duke qenë “miqësisht” kërcënues ndaj Metës, duke i dhënë të drejtë Ramës se në Bruksel dhe në Berlin i kishin kërkuar arrestimin e Metës, në bazë të dosjeve që ai vetë pra, Rama, tanimë kryeministër kish depozituar andej-këtej vite më parë.

Se çfarë lidhje kishte Rikthimi në Kuvend i PD, miratimi i Rezolutës, “Paqja” parlamentare dhe Ilir Meta, në optikën e një të kërcënuari, këtë vetëm Doktori e di.

Provokacion virtuoz dhe i pastër politik, padyshim. “Djallëzor” sa më s’ka! Një karrem i shijshëm, për përçarjen e së Majtës. Karrem tundues. I ngrënë njëherë, dramatikisht, në vitin 2008.

Mirëpo, a thua Edi Rama ta ketë harruar kaq shpejt këtë eksperiencë të pasuksesshme, që solli një mandat 4-vjeçar rraskapitës në Opozitë, për të dhe për Partinë Socialiste? Do të ishte shumë naive të besohej se po. Mirëpo Doktori, në njohjen e psikologjisë së kundërshtarit politik dhe në grumbullimin e të dhënave dytësore, por që krijojnë një panoramë parësore, nuk para gabon kollaj.

Atëherë?!

Momenti i Tretë, përfaqësuar sërish nga Doktori, që shfaqi, si edhe thamë më lart, këtë shkelje syri ndaj Ramës, në kërkim të një “marrëveshjeje”, me qëllim “heqjen qafe” të atyre partive që lëvizin numrat strategjikë në Kuvend, në këtë rast Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, ndaj së cilës, Doktori derdhi, ose rrufe, ose sheqerka të helmatisura.

Një inkurajim i qartë për Ramën pra, drejt rikthimit në një bipartitizëm, sipas parimit: Kush fiton, mbretëron për 4 vjet!

Berisha dje, në komentin e tij të nxehtë, ishte më në formë politike dhe më kërcënues se asnjëherë.

Shenjë e gëzimit të madh që i dha kjo fitore, të cilën ai e qeverisi mirë. Me shkelje syri ndaj Ramës, provokime dhe kërcënime Metës, rrufe Idrizit dhe “disidentëve” të shtëpisë së tij politike”, shkruan Zheji ne Mapo.

December 25, 2014 12:57
Komento

19 Komente

  1. info analitike December 25, 13:07

    E ke qullosur fare o Zheji!
    Berisha ishte per djegjen e mandateve sepse keshtu brenda 2-3 muajve shkohej ne zgjedhje te parakoheshme dhe njekohesisht diqte mandatet e deputeteve qe i rebeloheshin. Marreveshja shkon me teper ne interes te nja 10 deputeteve te Pd se qe me humbjen e mandatit humbin cfaredo lloj peshe ne PD por ajo shkon edhe ne interes te Rames qe mund te rrezikonte kolltukun ne zgjedhjet e parakoheshme.
    Nga ana tjeter djegja e mandateve do te krijonte nje precedent qe do te kishte si pasoje paqendrueshmerine e vazhdueshme politike nepermjet kercenimit te boikotit deri ne djegjen e mandateve.

    Reply to this comment
  2. Kris December 25, 13:14

    Filluan, perseri keta, analistet! Na cate trapin o Zheji apo Bushati.Kemi 25 vjet ,qe thoni kush fitoi, ky kriminel apo nje tjeter?! Nuk fiton Shqiperia zoterinj! Fitoi krimineli Berisha- thote Zheji ,pa thene, se c’fare humben shqiptaret!Me mendjen e Zhejit dhe analisteve, do te kemi perseri te njejtin refren si ne kenget amerikane ! Me kete lloj mendesie ,shqiptareve, u duhen edhe njeqind vjet te behen europiane!

    Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F December 25, 13:55

    Qe Zhej eshte nje nga ata lloj analistash pa bythe qe perqafuan si dashnor te marre LSI-ne, thjeshte dhe vetem per nje kocke, kjo nuk do asnje lloj diskutimi.
    Keta lloj analistash qe vetepropogandohen si pragmatiste, nuk jane gje tjeter veçse ca kameleon deshtake, te gatshme te shesin çdo gje vetem dhe vetem qe duken dhe te fitojne diçka.
    Tani na beka analistin e marreveshjes per çbllokimin e bojkotit duke na e prezantuar si fitore (vini re se si i drejtohet si gjithe servilat e tij keto 24 vjet “Doktori”) te Sali Berishes, nje personazh tejet negativ i demokracise dhe shoqerise shqiptare, qe jo kundershtaret e tij politike por dhe ata brenda llojit qe nuk jane ne dosjet e tij e urrejne dhe e nençmojne.
    Kjo marreveshje e llojit as mish dhe as peshk, siç e kam thene dhe ne nje koment tjeter, eshte me se shumti njo lloj truku i europianeve i tipit te “Krokodilit”, por shume me i vogel se ai nje lloj sardelje ne vend te karremit per te joshur inatçoret deshtak te pd qe te shpetojne tek e fundit pa turp mandatet e tyre politike si deputet.
    Pra kryekeput nje farse justifikues per te mbrojtur mandatetet.
    Ndersa Zheji, me detyra nga Berisha i djeshem dhe i sotshem, e konsideron si fitore te Berishes.
    Keta batakçinj kerkojne te bejne rolin e kolones se peste me gomarlleqet qe hedhin ne tregun mediatik, a thua se kane perpar nje turme dhe jo nje popull qe i ka injoruar me kohe servilat e ketij tipi.

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. December 25, 14:04

    pershendetje artur zheji,e para here qe ta perkrahi kete mendim dhe jeme te nji mendimi.
    Po,berisha,fitoi se eshte mjeshter i fitorve te shkerdhyra,eshte mjeshter i shkolles serbe,dhe si gjithmon serbet na kan munde me shkollat e tyre,dhe nxensit e tyre te shkolluar nga udba.
    Po,artur fitoi i keqi mbi m’te ultin politikishte.Rama,nuk eshte pilitikishte ne nivelapo ndoshta eshte dhe ky i krymbur dhe frigohet,dhe ki pazare qe u be,nuvende qe ti digjeshin saliut mandatet i dogjen kta te mazhorances 84,mandate,vetem berishes tja plotsonin kushtet dhe deshirat qe ai i kishte.PO,artur fitoi e keqja perseri,ne vende qe berisha te ishte spaku nen hetime,jo per gjitha te zezat qe ka bere,por per vetem 21,janarin dote ishte bilem nji amalgam per ata fmit jetim qe ky bastarde i vrau,dhe rama jua ka borxhe,se ai kishte bere thirje per prptesta,pra ai eshte shkaktari dhe sala dorasi,pra vetem per kete u dahte saliu dhe basha te ishin bilem nen hetime,se e la grdecin,dhe tradhtin me detin,nuk po i fus,por per ata 4 vrare nuk ja kisha fal saliut e bashes,por dicka ka,ne kete mes,qe nevende te jen ne burg,ata e shantazhoin dite per dite shtetin fhe pushtetin,kta jan te fortet e shqipris,se e kan ameriken me vetemdhe shkerdhatokracin evropjane,se per nji muj basha 5 here ishte neper evrop,dhe miqte e ti e ndihmuan.Po,a kishte mundsi rama meta qe mos e bennin kete loj te,MUKJES,s’dite?Po,kishin,ama po te ishin enver hoxh,atehere po,po kta jane vet te zhytur dei ne fyte,dhe ja MUKJA.pas,69,vite u be realitet i tradhtis ndaj popullit nji milion qe jua dhan besimin dhe voten ktyre te pe ftyre,ashtu te qujtur rilindje,dhe balla vet me gjuhen e ti,tha:ne dham fjalen per rilindjen e shqipris,por sote beme rilindjen e salis,pra a nuk eshte per te pisket deri ne qielll?!!Kjo eshte rilindja e dallkaukve,e tradhtarve,e pushtave,zuzarve,kriekurverve,dhe qelbsirave,tund kalovshi mir ju komentus.

    Reply to this comment
  5. agron December 25, 14:09

    koment i shkelqyer i Zheji-t.Nje grup qe kerkon bojkot,le te rrije ne ate pozicion,dhe me kete rast bejne dhe nje dyfishim rrogash a thua se rrogat ishin 5 leke.

    Reply to this comment
  6. antikomunist December 25, 14:18

    FITORJET E SALIUT SI FITORJET E ENVERIT, QE ISHIN SI FITORJET E PIRROS SE EPIRIT QE MBETI PA USHTRI DHE PA KATANDI.

    Po per cfare FITORJESH flet oTuri analisti? Shikoje Saliun si eshte katandisur si gjysmagjeli i perralles dhe ka mbetur pa USHTRI vetem me Lulin e tij me nje tufe debilesh servile nga pas, sepse ata qe ishin nderi i PD-se i kane dale kunder me kohe. Qe te hidhemi ne kahun tjeter:

    Edi Rama ka mbetur pa LEKA dhe eshte gadi t’i puthe bythen KUJTDO qe mund ta ndihmoje per te shpetuar nga turpi dhe rezili qe nuk mund te rregulloje bilancet e shtetit. Saliu vetem mund te jete i kenaqur kur shikon nga larg duke ferkuar duart e tij enveriste, se RILINDJA famoze socialiste ka rene ne gropen e ZEZE FINANCIARE qe e pergatiti ai vete si nje RUFJAN i vertete politik i Partise se Punes.

    KJO ESHTE E VERTETA LAKURIQE PER FATIN E KEQ TE SHYQPTAREVE.

    Reply to this comment
  7. toni December 25, 14:25

    O Turi e ke degjuar shprehjen dardha e ka bishtin mbrapa?

    Reply to this comment
  8. orli December 25, 14:38

    Po qe ka te drejte ky turi!fito vota ps-ja e jepja rama sales!!!!!….

    Reply to this comment
  9. tomsojeri December 25, 15:11

    Ky qen zagar plehrash “fitoi” picken e semes vet e le tja shkel asaj syrin !Ky paranojak qe tash i gezohet “ujit qe turbullon” me jarget e krimit te tij e ti Artur madheshtori po na thua se u armiqesua me ter klyshet e vegjel qe presin te “pijn sis”nga ky zagar qe na paska fituar ate qe thash me lart e si “triunfator ” i gezuar po shkel mbi ta me kercenime qe ju ka hikur koha qe kur ata 1 milion votues e cuan andej nga doli ! Le te shofim pra sa do e mbaj kjo eufori qe zagari kujton se i ka shpetuar bytha e tij dhe e familjes se nese Ed Rama esht kaq budalla sa te tradhetoj e te zhgenjej ata qe i dhan fitoren duke henger mut berishian qe popullit era e tij ja ka tendosur nervat atje ku me smban ,ateher edhe ai atje do shkoj e Sali zagar paranojakut me ter kopen qorre qe e ndjek, do i vi fundi me shpejt nga sa mendon ! Po na flet per fitore zagaresh o Artur e nuk na thua cfar fiton e humbet ky popull ! E haruat e mereni me plehra hajdut te cdo lloj ngjyre ,mereni me ta e nuk flisni ashtu si don populli pa doreza !Komentoni e analizoni fjalet e nje te cmenduri kriminel hajdut te rrezikshem ne vend qe ta nxirni ju “nokaut” ate dhe ata kelysh qe i shkojn pas e nuk duan te din per Shqiperin e shqiptaret ! Ky intrigant kriminel duhet sa me par te zhduket nga skena politike e ti jepet gjygjit per denim e jo te vazhdoj te ket privilegjin te takohet me nderkombtar qe tallin bythen me ne , e te hedh helm akoma ! Ka gjetur shesh e ben pershesh se sic duket te gjith e paskan “qeleshen” me mut brenda sado e bardh duket ! Mjer o popull mjer qe sdi kuj ti besosh ma ………

    Reply to this comment
  10. Natasha Xhagolli December 25, 15:57

    Marreveshja eshte nje fitore e parlamentarizmit shqiptar. Pa dashur te dime per prapaskenat e paraskenat mund te themi se do te qeveriset me mire pas ketij bashkimi. Edhe P Demok. eshte nje force e madhe e votuar nga nje elektorat jo i vogel dhe ne berjen e votimin e ligjeve duhet te jete aktive pikerisht per kete elektorat. Por ne paste mendje te keqe, larg qofte, per te bere mishmashe ne parlament, i bie qe z Meta duhet te jete rigoroz ne zbatimin e rregullores se re te kuvendit. Cdo shkelje te marre ndeshkimin e duhur. Pas kesaj rritje rrogash u befshin politikane me te mire. Perndryshe shoqeria civile, me votat e dy e me shume paleve duhet t’ju tregoje vendin njehere e mire. Ka dhe plot shqiptare te tjere te mencur qe mund te qeverisin….Pse jo?

    Reply to this comment
  11. Alfade December 25, 16:31

    Z.Artur, “nje milion shuplakat” e Edit u hodhen ne hale po nga vete Edi !!! Turpi botes !!!
    Quo Vadis ???

    Reply to this comment
  12. . December 25, 16:52

    ————————————————————

    PO,

    nga njera ane eshte e drejte, pasi Z.Rama gaboi rende duke falur apo harruar gjithe ato bemat qe bente deri dje ne Parlament krimineli Sali Berisha ….

    JO,

    nga ana tjeter nuk eshte ashtu, pas Z.Rama tregoi kulturen dhe civilizimin politik te tij ne ndryshim me kriminelin Sali Berisha.

    ————————————————————————————————-

    Reply to this comment
  13. socialisti bythpambuk December 25, 17:27

    Z. Artur ka te drejte. Sali shpellari ka fituar ndaj Ram mashtruesit si gjat 8 vjetesh ne pushtet dhe tani qe eshte ne opozite.

    Reply to this comment
  14. Adriatiku December 25, 17:54

    Zoti Zheji i ben komentet si qeni qe leh atje ku ha. Zhejit i duhet Berisha me i forte dhe sheh vetem kete segment. Por kjo nuk eshte analize. Se ka edhe shume faktore te tjere analiza, jo vetem Ramen e Berishen. Nje analize shkeputur nga faktoret e shumte qe perbejne momentin politik ne Shqiperi i sherben vetem Zhejit dhe zhejve te llojit te vet.

    Reply to this comment
  15. miri December 25, 18:08

    Kejo marreveshje i ka ditet e numeruara sepse aty thuhet mazhoranca nuk oerdor 3/5 e votave pa opoziten aty ku eshte e mundur pra ligjet do votohen do apo nuk do sala .te tjerat jane per militantet qe veprojne dhe flasin me goje pa tru Por kesaj radhe sala nuk ka te drejte te dale nga parlamenti dhe te ankohet neper europe e budallalleqe te tjera qe lame nam dhe kur dalim jashte na vjen turp te themi qe jemi shqipetare

    Reply to this comment
  16. M A R K O December 25, 19:29

    Kesaj i thone medek: Hiqja Lenes e futja Prenes…..sipas Zhejit.

    Reply to this comment
  17. Pro.... December 25, 19:57

    E veleresoj z Zheji ne disa debate se fundmi neper media dhe them analizat e tij Jana te konsiderueshme,por dje kuptova se Berisha eshte njeshi i opozites i patjetersueshem,i padiskutueshem,i pakonkurueshem….dhe kuptova se ai e ka kthyer opoziten ne nje model te mjere dhe ka fituar vetem mi Ta.

    Reply to this comment
  18. SuloKapedani December 25, 20:12

    Fitorja e saloviçit eshtè tamam si fitorja e njè prostitute dhe besoj se e kuptoni,.Sala me te shkelur ne parlament beri provokimin e pare duke kerkuar ndryshim te rendit dites per te simbolizuar” fitoren” e pirros,?.Ky pirro shpellari cakton me bandèn e tij fitoret imagjinare qe gjithmone qendrojne nè mendjen e tij psiqike.Kjo fitore e tyre èshte nje turp i pashembullt qè shqiptaret ja kanè lexuar me kohe sales.Shpetimi i rroges pèr kokenxehurit ,qe qyrravitèn per 6 muaj nje shenje damkosje si gur shahu te salès.Kush gjykon duhet tè mendojè se ky veprim eshtè nivel i ulet politik.

    Reply to this comment
  19. Alfade December 25, 20:21

    Thjeshte fatkeqesi per te majtet !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*