Arvanitas, arbëreshë dhe patriotizmi pa… brirë

Artan Xh. DUKA March 31, 2016 12:29

Arvanitas, arbëreshë dhe patriotizmi pa… brirë

Vërtet mbresëlënës festimi i Pashkëve prej arbëreshëve në Itali. Evokim dinjitoz i identitetit arbëror. Ndërkohë nga arvanitasit, më të shumtë dhe që i kanë dhënë shumë Greqisë, deri pavarësinë, heshtje. U përçudnohet  geni arbëror me “os/is”-a pas emrave të të parëve legjendarë, u ndalohet gjuha e Skënderbeut etj duke rrezikuar asimilimin pakthim. I rezistuan romakut, turkut e sllavit por ndruhen nga Greqia e BE dhe “helenët” modernë! E ndërsa arbëreshët sillen më shqiptarë se vetë shqiptarët, urojmë që arvanitasi të mos preket nga sindroma e Stokholmit e të sillet më grek se greku!

Llogjet greke pretendojnë se arvanitasit e kanë për turp dhe refuzojnë të identifikohen me shqiptarët “turq” që i kanë dhënë vetes nam të keq vetes sidomos pas viteve 90 me emigracionin masiv. Një tezë përcarse e djallëzore sepse edhe para viteve 90 arvanitasit nuk festonin haptazi identitetin e tyre sikurse emigrim problematik masiv pati edhe në Itali por arbëreshët mbetën arbërorë.

Nëse për nam të keq, turpe kombëtare dhe distancim prej tyre, ai grek mbetet unik nga genocidi i Zervës, përndjekja shekullore e gjuhës, besimit dhe shkollimit shqip, internimet në Turqi, mbajtja e gjëndjes së luftës (ndërkohë që edhe nazistët pushtuan Shqipërinë përmes Greqisë), presioni ndaj emigrantëve etj.

Në fund të fundit prej arvanitasve nuk pritet të deklarohen shqiptarë (term modern) por arvanitas sikurse të parët e tyre – Skënderbeu, Bocari, Bubulina etj dhe sivëllezërit në Itali. Me flamurin e Krujës heroike të përbashkët edhe me shqiptarët e Shqipërisë. Ndryshe, shpërfillja apo mohimi i identitetit arvanitas është mohim i lavdisë së të parëve dhe zvogëlim para kombit grek.

Ata nuk kanë nevojë të bëhen grekë për t’u ndjerë mirë dhe krenarë. Arvanitasit i del dhe i tepron historia e tij. Vendi i tij dhe shqiptarit në Greqi pohohet prej vetë intelektualëve realistë grekë si psh. njeriu i letrave Nikos Dimou cituar prej NYT në 2009 teksa pohon se “Ishte faji i një gjermani (i referohej Johann Winckelmann, historian arti në shekullin e 18 vizioni i të cilit rreth Greqisë antike “të banuar nga njerëz të pashëm, shtatlartë, bjondë dhe të mënçur që përfaqësonin përsosmërinë” iu imponua vendit për të ngjizuar identitetin modern grek. “Ndërsa ne flisnim shqip dhe e quanim veten romanë, Winckelmann, Gooethe, Victor Hygo, Delacroix, na thanë “Jo, ju jeni helenë, trashëgimtarë direktë të Platonit dhe Sokratit” dhe kështu u bë”.

Greqia nuk është Itali por ata që bënë revolucion kundër një perandorie, nuk duhet të ndruhen të pohojnë identitetin e tyre në kohën e medias globale dhe Greqisë në BE pavarësisht se ende djallëzisht feja identifikon kombin jo vetëm për të asimiluar ortodoksin arbëror apo shqiptar por dhe shkëputur lidhjet me trungun amë ku dominon besimi mysliman.

Kudo ku jemi, ne jemi të gjithë arbëreshë, pavarësisht fesë. Shqiptarët ndërruan fenë për mbijetesë ndryshe hakmarrja e sulltanëve ndaj rënies së Arbërisë që guxoi e vetme do të ishte ekstreme duke vënë kombin në udhëkryq ekzistencial (ndryshe nga kombet e tjera të cilëve sulltani u la gjuhën, fenë etj).

Feja për shqiptarin nuk është vlerë superiore identifikimi, bile rëndom është njësuar me pushtuesin. Kombi po. Jo thjesht inercisë së paganizmit pellazgjik por faktit se shqiptari, qoftë ateist, myslyman, bektashi, ortodoks apo katolik etj, e respekton fenë si aset personal e që mbetet e tillë (ndonëse sot politika luan me besimin për elektorat duke dëmtuar me dashje apo jo kohezionin social).

Shqiptari mysliman nuk është turk (pushtuesi nuk flet gjuhën e të pushtuarit apo pranon flamurin e tij!), ortodoksi nuk është grek ndaj dhe lidhja arvanitas-shqiptar është organike sepse bazohet në etni.

Shqipëria, si trungu amë, ka detyrimin historik të vëmëndjes ndaj bashkëkombasve të saj sikundër bëjnë vëndet e tjera në rajon. Arvanitasit nuk duan pensione apo pasaporta por respekt, apel vëllazëror që kultivon identitetin arbëresh si pararendës i identitetit shqiptar dhe ura komunikimi – takime nivelesh të ndryshme, konferenca shkencore për vijimësinë arbërore, shkëmbime përvojash në arsim dhe kulturë, evenimente pan-arbërore për shqiptarët në rajon, konsullata, dhoma tregtie, zyra kulturore, turizëm etnik etj.

Ndërsa grekët shurdhërojnë mbarë botën për të drejta “qiqrrash në hell” për minoritetin e ardhur në jug (të privilegjuar në mbretëri, komunizëm e demokraci), gama e interesit tonë kombëtar në Greqi duhet të përfshijë si emigrantët rishtas, Çamërinë e përgjakur ashtu dhe rizgjimin e shpirtit të arvanitasit legjendar që mbetet gur unik në mozaikun kombëtar.

Ka 26 vjet që politika shqiptare shpërfill interesin kombëtar duke i shërbyer direkt apo indirekt interesit serbo-grek në rajon. Ndërsa sot tek ne turpo-politikanët merren me sabotimin e një parku lojrash për fëmijët e qytetarit të thjeshtë apo të tjera “kauza” donkishoteske nga dekriminalizimi apo de-komunistizimi (ndërkohë që gjërat nuk janë bardhë e zi sepse trashëgimia ideologjike dhe ajo kombëtare janë të ndryshme) etj, fqinjët tanë vazhdojnë me “defteret” e mesjetës. Serbët planifikojnë popullimin e Kosovës me serbë, sugjestionojnë BE tek barazojë viktimën me agresorin në Kosovë, sllavo-maqedonasit injorojnë Marrëveshjen e Ohrit, grekët flasin për Vorioepir, lobi grek takon politikën tonë (presidenti si kreu i sigurisë kombëtare hesht), paguajnë pensione “vorioepiriote”, vijojnë konvertimin me “karrota” të shqiptarit emigrant etj.

Ndërkohë që PDIU apelon prej mazhorancës hapësirë për të dëshmuar vullnetin për qeverisje, bën mirë të mos humbë më kohë për t’i bërë jehonë publike çështjes çame me vepra konkrete. Të bëjnë një turne sëbashku me deputetë të tjerë dhe median nga Greqia – grekë e serbë e kanë bërë udhë këtë gjë. Të vizitojnë viset e shqiptarëve, arvanitasve dhe çamëve në Greqi, të vënë një kurorë në tokën e përgjakuar çame, të takojnë banorët dhe të hedhin ura komunikimi me ta. Të dalin më pas në Serbinë e jugut , Maqedoni, Turqi e të takojnë me miliona shqiptarë të hedhur nga pazaret e historisë atje. Nuk kanë nevojë për viza. Askush nuk i pengon, qoftë Asfalia apo mbeturinat e UDB, se lajmi do të bënte bujë.

Ndërsa arvanitasi duhet t’i thotë arbëreshit tej detit se shpirti i Moresë është gjallë, ne këtej të bëjmë krenarë kudo bashkombasit tanë. Patriotizmi nuk ka brirë.

Artan Xh. DUKA March 31, 2016 12:29
Komento

24 Komente

  1. demo March 31, 20:05

    Bravo!

    Reply to this comment
    • Kodra April 1, 02:12

      Ne fakt ndodh nje ngaterrese: shteti i sotem qe quhet “Greqi” eshte nje principate fetare qe ne krijim dhe si e atille mori per perdorim gjuhen fetare te kishes bizantine lindore (ortodokse) DHE GJUHA QE PERDORET NE GREQI QUHET GABISHT GREQISHT.

      Shqiptaret jane pasardhes edhe te ilireve edhe te epiroteve edhe te maqedonasve edhe te malsianeve, ashtu siç jane edhe sot.

      Reply to this comment
  2. Vladimir March 31, 20:54

    Shkrim shume interesant e i shkruar me zemer, por ndoshta pak i inklinuar nga nacionalizmi e si i tille pak i ftohte per te depertuar ne ambjentet inelektuale e akademike, ku mendoj se duhet fituar me pare beteja per europianizimin e Ballkanit. Shkrimi ka mjaft fakte bindese per mesjetarizmin e disa politikave te shtetit fqinj. Ajo qe do te shtoja eshte fakti qe ne Epirin e jugut ose ne Greqine e veriut, ne nje ambjent ku ne shekuj shqiptare e greke kane bashkjetuar ne shekuj duke lene gjurme te cilat na i kane sjelle udhetaret iluministe si Bairon, Lir e tj, sot kane fshire ne menyren me te eger e me turpshme çdo gjurme te kultures shqiptare.
    Keto jane tema qe nuk mund te konsumohen me injorante dishepuj te Zerves, por ne Greqi ka qarqe intelektuale e akademike ku mund te shkembehen mendime e te shtrohen argumenta.
    Pare nga ky kend edhe cilesimi i minoritareve greke ne Shqiperi si te ardhur, nuk me duket me vend. Minoritaret dhe sjellja e popullit tone me ta, marredheniet shekullore mes nesh jane nje medalje e nje shembull qe duhet bere i njohur.

    Reply to this comment
  3. Arbereshi March 31, 21:32

    Arbereshe jane edhe ata te Greqise qe nuk guxojne as te thone se dine shqip, pa le te flasin.
    Beni krahasimin midis dy kulturave qe ndryshojne si dita me naten, kultures demokratike perendimore qe sundon ne Itali dhe obskurantizmit oriental qe sundon ne Greqi.

    Reply to this comment
  4. Aristo-Telos,Aristo-Kratos,Aleksandros,Thesalo-Niqi March 31, 21:34

    Ore,po hiqni dore nga Turqia ne qofte se kini pak nder,respekt,dashuri per viktimat,pengjet,perdhunimet dhe mos na derdellisni gjoja ndruat emrat,besen,kulturen por mbetet Pellazge.
    Ne fund te fundit 500 vjet turqi kishte shtet,shkollla,identitet Shqipetare?
    1000 vjet Greke Bizant kishte Auto-Qefali Orthodokse,se vetem ajo qe besa e para Turqve.

    Reply to this comment
    • Vasil April 1, 02:12

      Gjuha “greke” e tanishme ishte gjuha e patriarkanes bizantine (mbeturine e perandorise romane lindore, byzantine – ashtu si ishte latinishtja per ate perendimore) ne Stamboll shume kohe para se te krijohej shteti “grek” me 1830. Edhe atekohe ajo gjuhe nuk ishte gjuha “greke” e popullit “grek” vendas. Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

      Reply to this comment
    • PER KOQE-VLLAHUN "GREK" April 1, 20:56

      Aristo-Telos , je duke folur nga malet e Pindit , ku e kane vendin koqe-vllahet , qe mezi e flasin edhe greqishten .
      Ik ore idjot,se nuk ulet kush ne nivelin tend , injorant !

      Reply to this comment
  5. Alban Hamzai March 31, 21:42

    Arvanitasit po te ishin shqiptare luftonin per pavaresine e Shqiperise e jo te Greqise.Mos beni hartime por rroni me realitetin.Berja e Shqiperise shtet evropian do ti rregulloje te gjitha.Jemi shume larg akoma.Qani hallet e shqipetareve ne Shqiperi e jo te kaloresve ne vendet e tjera se u varen kembet

    Reply to this comment
    • PO,PO April 1, 21:27

      Ky Hamzai, dashka futur ne shkolle se mbari,qe nga klasa e pare , se nuk njeh historine dhe behet akoma me qesharak,kur perdor “Alban Hamzai”. Ai nuk e di,qe Greqine si shtet,e krijoi komuniteti nderkombetar,bile me shume e shume perpjekje,se nuk kishte popullate vertet greke . Detyren per mesimin e gjuhes greke ne popull , komuniteti nderkombetar , ia ngarkoi Kishes Ortodokse,me sakte Patriarkanes se Stambollit Ketu e ka burimin edhe autoriteti i pa diskutueshem i kishes ne Greqine e sotme…………………………..,kurse Shqiptaret dhe Shqiperia nuk e kane pasur ndonje here perkrahjen nderkombetare,deri me 1912 , ndaj dhe gjaku i derdhur nder shekuj per liri , nuk ia ka arritur qellimit . Duhet studjuar historia , dokumentat e pa numurta qe jane botuar ne shtypin boteror , te kohes, per te mos rene ne pozita nihiliste e denigruese te kuco-vllaheve , sikurse i quan me te drejte..i madhi
      Aristidh Kola .

      Reply to this comment
    • Mondi April 3, 15:21

      Me gjithë këto që lexoj, më duket vetja “i mangët”, zoti Hamzai ka të drejtë: Arvanitasit nuk kanë as edhe një dashuri apo ndjenjë tjetër pozitive për Shqipërinë e sotme, sic kemi ne emigrantët. Nuk e mohojnë që kanë ardhur në Greqi për ti shpëtuar pushtimit Turk, brezi i ri pothuajse nuk flet Arvanitce (Shqipen e vjetër domethënë), nuk kane as edhe një dëshirë të bashkohen trevat ku banojnë me Shqipërinë. Këtë ja u them se Shqipëtar që ka lindur dhe është rritur në mes të Tiranës. Kryesore dhe imediate për Shqipërinë është të luftojë për tu konsoliduar si shtet Europian, pastaj le të bëjë cfar është e mundur për të ndryshuar dicka me fqinjët kushdo qofshin ata.

      Reply to this comment
  6. Shqiperine e kena bashke April 1, 01:13

    Dhe fatkeqesia me e madhe asht se vete Zerves me i ba sequencimin dhe identifikimin e ADNse del po aq shqiptar sa une.
    Keto dite po lexoj nji liber anglisht qe e bleva ne internet (Amazon.com) “Epirotes – Albanians of Antiquity”.
    Qysh 2 mije e ca vjet ma pare greket e lashte thojshin se epirotet ishin barbare dhe flisnin gjuhe te pakuptueshme dhe greket ngrinten koloni ne Epir (Butrint, Korfuz etj), si dhe ne vende tjera si France, Krime, Egjip[t, Itali etj,
    Qeveria shqiptare duhet me rruge demokratike e nepermjet parlamentit europian te kerkoje me mirekuptim t’u jepen te drejtat si minoritare edhe arberesheve dhe shqiptarwve te Epirit..

    Reply to this comment
  7. beni April 1, 10:00

    Arvanitasit apo arbereshet jan integruar ne shoqerit greke apo ato italiane dhe gjithnje ndeshen ne vetvete me nacionalizmin fetar si gjithmon prezent ne politike por dhe nje deshmi e sundimeve orjentale!
    Serbia ashtu dhe greqia dhe italia jan perpjekur ashtu ose keshtu qe shqipetaret te integrohen ne kulturen europiane ne shum menyra por pushteti i mbajtur nga shumica orjentale ka diktatin e tij pushtues te pushtimit e te pushtetit,qe nuk lejon integrimin e shpejt ne kulturen europiane dhe te behen vertet pasardhsit e arvanitasve apo arbereshve,bile perdor ekstremizmin radikalet per pushtet e egjemoni!
    Serbet e kan dit shum mir identitetin kulturor te shqiptarve,por jan treguar te matur per pavarsin e tyre gjuhesore dhe mos nderhyre ne punet e nje shteti tashme te konoliduar e te pa varur nga kisha serbe!
    Italia ka pas me teper interes kolonializimin per ekonomin e saj kurse greqia qetsin e miqesin mes asaj te se kaluares natyrisht feja mbi te gjitha sepse dum apo zduam nderhyn direkt ne politike!
    Kurse pjesa verjore me katolicizmin kan qen te lidhur direkt me vatikanin dhe kan qen te varur prej saj del her pas here kroacia por nuk ka pas forcen e duhur per ta ber scutarin te forte,dhe vet fjala scut do te thot serbisht i vogel!!!

    Reply to this comment
  8. lato April 1, 12:32

    Shqiperia te jete shtet evropjan,ne dac te jete Marsjan,ata Arvanitasit jane shqiptare me rrace,me gjuhe .I genjeu greku,u tha jeni greke se faleni me priftin,nuk faleni me hoxhen.Te gjithe popujt qe jetuan nen perandorine Romake te lindjes,(qe greket e sotem e quajne greko-bizantine),jane ortodokse dhe falen mbe krisht.Shko thuaju ruseve,bullgareve,rumuneve,
    serveve,jeni greke!

    Reply to this comment
  9. petraqis April 1, 13:58

    Injoranca historike e ketij “Beni”-t eshte bere tanime legjende, Po te kishte nje perendi te injorances kandidati me i forte do te ishte “Beni”. Xhevahiret e tij nuk kane te sosur.
    Xhevahiri i tij i sotem e lidh Shkodren me kroatet (kroatet vete dhe e gjithe bota shkencore thone se kroatet kane ardhur aty ku jane nga stepat e Ukraines nga shekujt 6-7 te eres sone, nder kohe qe Shkodra me po kete emer Skodra del ne dokumente te lashtesise nga shekulli 3 p.e.s., dmth 10 shekuj para se te vinin kroatet, serbet dhe sllavet e tjere ne Ballkan).
    Si njohes i mire i gjuhesise indoevropiane “Beni” para do kohesh, ka bere edhe zbulimin tjeter se , sipas tij, te gjithe numrat nga 1 deri ne 10 shqipja i ka marre nga greqishtja. Ne fjalorin etimologjik te shqipes “Etymologisches Woerterbuch der Albanesische Sprache”, me se nje shekull me pare, Gustav Meyer i nxjerr te gjitha ato te trasheguara (jo te huazuara nga ndonje gjuhe) e po keshtu i ka nxjerre Norbert Jokl, Eqrem Cabej etj.
    Kush e nxit “Benin” te shtremberoje te vertetat shkencore?
    C’perfiton “Beni” nga kjo?
    Cdo shqiptar i ndershem e di cilet jane “gjuhetaret” qe yshtin “Benin” me keto “zbulime”.

    Reply to this comment
    • beni April 1, 19:20

      Perfitoj teteme qe te ka bere!
      Fillon me nje ne shqip por greqisht e……nja dy due italisht tre kuatro…….kater pende……pese pet serbisht……e me radhe…..
      Hajde…..serbisht
      Vjeni kua…..italisht vjen ketu
      Ec ketu!! Sa per skadarska shkoder mor injorant kalaja quheshe rovanice dhe eshte vendi i shen stefanit do te thot ndonje lexues kush ish shen stefani.?
      Stefan llazarevic car i kosoves dhe i trojeve zeta me pas ua falen katolicizmit u kthye ne rozafe! Ashtu u kthye edhe beligradi ne berat nga turqit!
      Stefan esht stergjyshi i gjergj kastriotit nga nena vojsava e bija e durad gjyro brankovic e qepe ate hale e fillozofi turqish me patriotizem bajat shkerdhate turke!

      Reply to this comment
      • PER KOQE-VLLAHUN "GREK" April 1, 21:50

        BENI, EDHE NJE HERE PO VERTETON ME GOJEN TENDE TE FELLIQUR ,SE JE INJORANT KLASIK , POR DHE I PAGUAR , QE TE JESH I PRANISHEM DHE TE PESHTYSH CDO GJE QE ESHTE SHQIPTARE . PRA JE NJE DHJAK E SPURDHJAK I NEVERITUR . SHIKOHU NJE HERE NE PASQYRE , SE CFAR SHTAZE JE , NE TE GJITHA KOMENTET E TUA NE SHTYPIN SHQIPTAR . I KA FAJET CORBA E THARTUAR QE TE KANE DHENE E TE JAPIN NE MANASTIR .

        Reply to this comment
  10. Moisi Golemi April 1, 16:33

    Shkrim per adoleshente, qe sapo kane filluar te lexojne histori.

    Reply to this comment
  11. Aristo-Tellos,Aristo-Kratos,Thesalo-Niki,Nea Polis, April 1, 17:09

    O lato,ik ha nje tas me trahana,se nuk je per keto pune ty.
    Po te kete pasur gjuhe Shqipetare,atehere une jam nga Kozmosi dhe nuk e kam kuptuar.
    Ne gjuhe ka disa rregulla edhe tek kafshet,jo me tek njerezit.
    Ne qofte se Ilyret jane paraardhesit tuaj ju 75% me identitet Osmane,ateher behet pyetja.
    Si ka mundesi qe Ilyret pa shtet per 700 vjet poshte Romes,1000 vjet Bizant,500 vjet Turkye dhe ju flisni nje gjuhe tjeter?
    P.Sh.
    Kur ke shtet dhe lufton atehere fjalet Anglisht si:
    Identity-Identitet
    Fllug-Flamur
    Traitor-Tradhetare
    Spy-Spiun
    Fight-Lufte
    Batlle-Beteje ne Mount-ne Mal
    General-Gjeneral
    Bayonete-Bajonete
    Army-Armatim
    State-Shtet
    Cita-Qytet
    Castle-Kestjelle
    Road-Rruge
    Munition-Municion
    Victor-Fitore
    Victim-Viktim
    Speed-Shpejt
    Mama Mia-Mema Ime
    Note-Nate
    Day-Dite
    Deth-V-des
    Bury-Varos
    Sell-Shitje
    Buy-Blej
    Baze-Base
    Repoblica-Republike
    Buatiful-Bukur
    Cost-Kushton
    Champion-kampion
    Open the door-haps deren
    Ignorant-injorant
    Uoter-Uje
    Pi uje-Pino Uoter
    Vino-Vere
    Moskito-Mushkonje
    Pusy-Pidhi
    Priest-Prift
    Spiti-Shtepi
    Family-Familje
    Ata-Turk-Babai i Turqve-At-Dheu vendi i Babait Turqisht
    Peach-Pjeshke
    See you-Syri
    Varvaros-Barbare
    Race-Rrace
    Popola-Popull
    Vita-Jeta
    Forrza-I Forte
    Forca Albania este una paese Intelligente me gjuhe Gllosa te Kopjuar (copy) nga Miqte (amiko),dhe (and) kjo duket nga Arkeo–Llogjia,Istoria,kultura (culture) 500 Vitare byrazere Turke,Una Paese

    Reply to this comment
    • l ri April 1, 19:32

      Je një idiote i lindur,,,!
      Keto fjalët që na i apelon këtu o ardhje duhet ti kishe kthyer mbrspsht,d,m.th.fjalën në shqip e pastaj barazim me të tjera gjuhe të Eutopës.
      Mos ngatërrohet me dashje fjalët e teknikës apo teknologjisë,që një vend i pa zhvilluar i me nga një ,tjetër vënë i zhvilluar. .Ilirishtja u ka dhënë gjuhe e euro piano bile shumë,me këtë gjuhë që ti guxon të tallesh marinës kuptim e shpjegohen po thuaj të gjitha gjuhet Euro piano ,bile edhe ajo me të cilën ti mburresh ,greqishtja.Ndërron krahun kur sheh enderra me Hekenë,Grekë,Spartan etj .Pastaj jemi në rregull.

      Reply to this comment
  12. Lpl April 1, 18:59

    Per cfare i doni arvaret e lashte per me i bere synet? Ata e kan zgjellur etnine e tyre me deshire sepse asaj i kane perkitur kurse ju sot mbas 200 viteve pasi i keni vrare e tjetersuar kerkoni sot qe te pranojne qe jane si ju .ata prej se nuk kane qene si ju kan zgjedhur etnine e fene Greke .Feja thote nuk eshte e rendesishme por feja krijon kombin sado qe te mundoheni Shqipria nuk behet komb me tri fe vetem njerezit pa llogjike mendojne se funksionon kombi me fe te ndryshme qe dallojne si dita me naten Krishtere e misliman shteti funksionon si gjurulldia jone qe kemi ndertuar njeri jashte kohes te pa Shpirt e antinjerezore .Boll vazhduat duke sponsorizuar dicka qe nuk funksionon dhe ska funksionuar ndonje here kombi Shqiptare se nuk eshte krijuar mbi baza reale ne jemi shtet multi etnik dhe kjo dote kishte qene me produktive dhe me reale dhe njerezit kishin jetuar me dinjitet dhe ne paqe e me gezim jo si sot qe sheh vetem fetyra te vrenjtura e te vrazhda nga mosvetdija se ne cfare epoket jetojne dhe perse jetojne ky kolektivizim ka sjelle deme te pariparushme .Shqiperia ka ngelur e vetmja fuqi barutit ne Ballkan qe ska shperthyer dhe neqoftese ka me vazhduar e njejta politik dhe kenaqesi si komb i me tri fe dhe nuk i dilet para me studime dhe me punuar per te kthyer dinjitetin e njerezve ne vendin qe ju takon ajo fuqi ka per te shperthyer se shteti nuk ruhet prej nostalgjikeve nacjonalist verbal por prej atyre qe studjojne e parashikojne se ku calojm .Kete forme pavarsisht deshires tone skan me pranuar femijet tane qe nuk i lidh asgje me femijet mislimane dhe anadjelltas sepse marrin kulture te ndryshme dhe jo si ne diktature qe kishim nje ideologji vetem Marksizmin .

    Reply to this comment
  13. l ri April 1, 19:40

    Keq ardhje lpl,shumë e rëndë kjo që ti flet…
    Në se je vetë në krizë ky është problemi jot.Shih edhe vënie të tjera që feja është e ndarë nga shteti dhe bashkëjetojnë me shumë fe ,dhe për mrekulli.Përmbysja,ndërrimi i sistemit ashtu si u bë tek ne ,po ka krijuar diziluzion,habi dhe trauma.Por të ndihesh I fyer se ky vënd nuk bëhet, se feja bën kombin dhe me që paskemi 3 fe nuk kemi komb ,e do të shkatërrohemi për këtë shkak tregon se je ende prapa botës,ose ke marrë hua nga fqinji ynë jugor ndonjë ide ,që ju duhet shumë ta përhapin sidomos tani kur kanë mbetur pa brekë.

    Reply to this comment
  14. KORCARI May 30, 21:30

    Mos u merrni me disa tipa si Beni.Arben.Aqilis.Ilir.Pellazg… domethene me morracake qe marrin rroge mujore nga EYP dhe UDB.ata jane si puna e majmuneve bejne ate qe u thone.dhe pagesa e tyre eshte nje banane e madhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*