ARVANITASIT DHE KONTRIBUTI I TYRE NË KISHËN ORTODOKSE

Aristidh Kola October 12, 2015 19:49

ARVANITASIT DHE KONTRIBUTI I TYRE NË KISHËN ORTODOKSE

Me rastin e 15 vjetorit të IKJES së Aristidh Kolës

4 shkurt 2000 – Një telefonatë nga miku im i emigracionit Kristo Zharkalliu më fton të shkojmë në një takim ku Arsitidh Kola do të fliste për kontributin e arvanitasve në kishën ortodokse. E prita me dëshirë ftesën jo se jam besimtar dhe feja ka ndonjë peshë të madhe në mendjen dhe ndërgjegjen time, por sepse do të dëgjoja një referim të arvanitasit të madhe Aristidh Kola, do të mësoja gjëra që do të viheshin në skedarin e kujtesës sime si vlera të thithura nga një njeri me dinjitet e me një kulturë të gjerë.

Nuk u gabova. Më 6 shkurt u ula në një karriget e një salle në katin e dytë të një shtëpie të vjetër në Eksarkia, sallë ku mblidheshin sindikatat greke dhe emigrantët. Përballë, në një si presidium, u ul Foto Cici që u paraqit si drejtues i Lidhjes së Shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “ Shën Asti “, Aristidh Kola dhe Jorgo Miha ( të dy arvanitas dhe drejtues të shoqatës së arvanitasve )

Aristidhi kumtesën e tij e filloi në shqip, në gjuhën arvanitase, gjuhën e tij amtare. Kur e ndjeu se nuk arrinte dot ta gjente fjalën dhe shprehjen e duhur shqipe ftoi ta ndihmonte në përkthim Kristo Zharkalliun….

E dëgjova me vëmendje referatin “Arvanitasit dhe kontributi i tyre në kishën ortodokse”, referat i cili, siç e nisi Ai nuk ishte një referim teologjik por historik…

Pas tij foli Jorgo Miha, pedagog në TEI –n e Kalkidhës, kumtimi i të cilit i dha rrjedhë tjetër synimit të takimit…

Më pas pimë një kafe në një lokal në Eksarkia ku bëmë edhe një fotografi

Tre ditë më vonë, të mërkurën më 9 shkurt 2000 në orën 21 të mbrëmjes, u ngjita në katin e katërt të rrugës Filipidhu 6 ku mora një intervistë dhe bëra fotografi me Aristidh Kolën në studion e tij të punës…

Referatin, përkthyer nga Kristo Zharkalliu, po e përcjell si një vlerë të madhe të autorit por edhe si një kujtesë historike për atë që në jetën shqiptare ka hyrë në mënyrë organike nga Pashko Vasa i madh – “ Feja e Shqiptarit asht Shqyptaria “

E kam lexuar disa herë referatin e tij, gjatë redaktimit, korrektimit dhe tash tek po e përcjell për lexuesin e madh shqiptar. Jam i befasuar me horizontin e gjerë dhe me guximin intelektual të atij njeriu. Jam i sigurt se edhe lexuesi do të befasohet.

Aristidh Kola është ARVANITAS me germa kapitale, është SHQIPTAR me ALFA KEFALEA, siç thonë grekët për njerëzit e mëdhenj.

Më vjen keq që presidentët e Shqipërisë të këtyre njëzet vjetëve e kanë lënë në harresë…

Abdurahim Ashiku, gazetar – Athinë

 

*********

ARVANITASIT DHE KONTRIBUTI I TYRE NË KISHËN ORTODOKSE

Nga Aristidh KOLA

Nuk do t’ju flas si teolog, por si historian. Domethënë, fjala ime mund të kishte titull “Kontributi i Arvanitasve në islamizëm, bektashizëm katolicizëm”. Por sot, jam i ftuar nga bashkësia e shqiptarëve ortodoksë të Greqisë dhe nga miku im i mirë, zoti Foto Cici dhe do të kufizohem në ndihmesën e arvanitasve në kishën ortodokse.

Kur themi “ortodoksizëm”, nënkuptojmë ato modele kristiane të cilat u krijuan dhe u konsoliduan në Lindje të shtetit Romak, i mirënjohuri Bizant, pas “skizmës” (çarjes) së kishës se bashkuar kristiane, në atë Lindore dhe Perëndimore, thjesht në ortodoksë dhe katolikë.

Përveç mosmarrëveshjeve dogmatike, të cilat sipas mendimit tim, janë të parëndësishme, ajo që krijoi një çarje të pakapërcyeshme, ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, ishte pretendimi i kryesisë së padiskutueshme ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës.

Dhe cila ishte pasoja më e rëndësishme? Zgjedhja e gjuhës greke në Kostandinopojë dhe asaj latine në Romë; latinizmi i fesë në Romë dhe helenizmi në Kostandinopojë, një helenizim që gjen fytyrën me ideale më vonë, sidomos në kohën e epokës pasbizantine. Kjo epokë pati lidhje të ngushtë edhe me zbritjen e arvanitasve në jug të Greqisë, për kontributin e të cilëve do të flas me poshtë.

 

Dardani Kostandini i Madh – krijues i Kostandinopojës

Meqenëse ortodoksia është e lidhur si mishi me kockën me Bizantin, do të bëjmë një referim të shkurtër si hyrje për këtë. Madje dihet se themeluesi i Bizantit ishte një Ilirian i njohur nga Dardania. Kostandini i Madh, i cili ka prejardhje nga Nishi i Dardanisë se vjetër, Nishi i sotëm, pas fitores së tij kundrejt Likinit dhe si grumbulloi të gjithë pushtetin e Perandorisë së paanshme të Romës në duart e tij, mendoi të bëjë kryeqytet të perandorisë së madhe, qytetin e lashtë të Bizantit, që gjendet në brigjet e Bosforit, nga ku lidhet e ndahet Evropa nga Azia. Historianët thonë se zgjodhi atë vend me qëllim që të gjendet kryeqyteti në zemër të perandorisë. Në qoftë se do të shikoni hartën e perandorisë, do të vëreni se në qendër është Roma dhe jo Kostandinopoja.

Një vështrim në mitologjinë e pasur dardane, na tregon se dardani, Kostandini i Madh, nuk bën asgjë tjetër, veçse të ndjekë gjurmët e paraardhësit e tij të madh, të dardanit Poliarki, i cili ishte i pari që ushtroi dhe zbatoi planin në Azi, plan që bëri të pushtojë shumë lehtë të tërë Azinë kontinentale, duke arritur deri në Indi dhe Kinë. Me të drejtë në legjenda përmendet si “Dardani Paliarki” sepse “shume popuj e kombe solli në Azi”. Fëmijët dhe nipërit e tij do të ndërtojnë kryeqytetin e shtetit të madh të tyre, pak me poshtë nga Kostandinopoja. Ai është Troja ose Ilion (Dielli).

Dardanët janë një nga degët më të lashta pellazgjike, bashkë me Jonet dhe Kadhmeonet si dhe Arkadet. Banonin në trevat ndërmjet Epirit, Shqipërisë së sotme, Maqedonisë Perëndimore, shtetit të Shkupit dhe Kosovës.

Gjatë epokës klasike dardanët, gjenden në dekadencë të plotë dhe konsiderohen racë ilire, si duket për arsye të trevave ku banonin dhe tjetërsimit të gjuhës shqipe dhe kulturës. Por duhet të kemi parasysh se kombësimi dardan është shumë i lashtë, ndërsa emërtimi si komb ilir, del në sipërfaqe pas rënies se Trojës. Homeri nuk përmend. Akoma dhe emërtimin “Thesprotes” përmendet më parë, më i vjetër se sa emërtimi kombëtar ilir dhe epirot, ndërsa nga epoka klasike Thesprotët janë pjesë e Epirotëve.

Bëhet diçka e njëjtë si me Greqinë e jugut, ku “etnonime” Jones dhe Ahei janë sigurisht më të lashta, por pas mitit të Trojës konsiderohen me të lashte helenët.

Sidoqoftë, dihet se ilirët quheshin në epokën pasdorike të gjithë Pellazgë të Ballkanit Veri-Perëndimor. Të shumtë janë perandorët ilirë të perandorisë së përbashkët romake, por edhe të Bizantit ndërmjet të cilëve Kostandini i Madh, nipi i tij Justiani, i vetmi dhe i fundit që u përpoq të rezistojë ndaj katastrofës së qytetërimit greko-romak dhe të veprimeve që ndërmerrnin të krishterët fanatikë të epokës së tij. Ilir ishte Anastasi i Parë, Dikori dhe Justiani, i cili duket se rrethohej nga funksionarë të rëndësishëm ilirë, madje njeri prej tyre, Mundos, kam përshtypjen se emri i tij donë te thotë “fitues” (Mund=fitoj). E së njëjtës rrënjë duhet të jetë edhe ajo e maqedonishtes së lashtë Amindas-anikios (i pamundur), kështu dhe Pa-mund (pamund) pamindas-amindas.

Të gjithë perandorët, përveç Justianit, duke mbështetur shtetin Bizant, në mënyrë të vendosur përkrahnin dhe mbështesnin përforcimin e kristianizmit dhe në mënyrë të veçantë profilin e tij ortodoks.

Në mjedisin e Ilirisë së vjetër si episkop të parë të Durrësit përmendet Asti ose Astiu, i cili u martirizua në epokën e Trajanit në 98 p.k. Thuhet se e lyen me mjaltë dhe vdiq nga thumbimi i bletëve, prandaj u shkrojt se “Asti, duke qenë qesharak, gjeti vdekje qesharake, duke u lënë në mëshirë të bletëve ta copëtojnë me mjaltë…”.

Emri i atij të parit peshkop (despot) të Durrësit dhe shenjtor të ortodoksizmit, që përkujtohet e festohet me 6 qershor, kërkon të marrë dhe bashkësia e ortodoksëve në Greqi, e cila po bën hapat e para sot këtu.

Njeri nga shenjtorët më të nderuar në Epir dhe të Shqipërisë së Jugut, është Shën Donati, jeta e të cilit dhe çuditë janë mbështjellë me mite të mjegullta të lashtësisë të krahinave në fjalë. Si shembull mund te përmendim rastin e “mrekullisë” së shfarosjes së dragoit, i cili ruante burimin, duke lënë pa ujë jetëdhënës të gjithë banoret e krahinës. Një tjetër çudi e tij na bën të kujtojmë legjendat shumë të lashta të dragoit të Arias nga Kadmoja (Kadmoja ilir), të shfarosjes së Dragoit të Pithias nga Apoloni, Persian dhe së fundi përjetimi i legjendës në fjalë, nëpërmjet jetës dhe mrekullitë e Shën Gjergjit.

Janë të shumtë shenjtorët që i shërbyen kristianizmit dhe në mënyrë të veçantë ata të besimit të krishterë ortodoks në krahinat e Epirit dhe Shqipërisë, prej të cilëve kanë prejardhje të gjitha degët helenike, por edhe arvanitasit tanë. Punimi i Foto Ikonomit “Ajilloi pandon ton en Ipiru Ajro” (“Shenjtërimi i të gjithë shenjtorëve të Epirit”) është shumë udhërrëfyes dhe me interes të veçantë. Titulli i këtij punimi sigurisht që përmend dhe preokupohet me Epirin, por siç dihet, këtu e shumë shekuj në atë emër (Epir) evidentohet dhe e gjithë Shqipëria, përderisa për synime të caktuara dhe dritëshkurtër, emri Shqipëri dhe shqiptar (Alvania dhe alvani) është si një qymyr i shumë vyer në duart tona dhe nuk dimë ne ç’vend ta mbështesim.

Që të rikthehemi tek shenjtorët dhe martirët më të njohur, të cilët ose u lindën në krahinat e Epirit dhe të Shqipërisë, qoftë se propaganduan dhe u martirizuan atje, të themi se në Thesproti u martizua gjatë shekullit të dytë p.k, shenjtorja e Premte (Paraskevi), një shenjtore e cila ka lidhje të ngushta dhe adhurohet në mënyre të veçantë nga arvanitasit e Greqisë (Sin e Premte). Atje në Thesproti, në monastirin e shenjtë të Bundas, gjendet varri, që përmban trupin pa kokë të saj.

Është e njohur se arvanitasit nderonin Shën Gjergjin dhe Shën Merkurin, si shenjtorë luftëtarë. Dhe ndërsa Shën Gjergji nuk duhet të ketë ndonjë lidhje me Ballkanin, përkundrazi Shën Merkuri përmendet si me prejardhje skithe nga teologë dhe biografë të ndryshëm. Megjithatë, siç thamë edhe më parë, personaliteti i shenjtorëve, ashtu siç është krijuar dhe paraqitur me ngatërrimin e legjendave, i sjell në Ballkan dhe i krijon me protipa të adhuruar popullor të së kaluarës së lashtë.

 

Patër Kozmas nuk u vra nga Ali Pashë Tepelena

Nga krahinat e Epirit dhe të Shqipërisë ka prejardhje dhe Patër Kozmas (Etollos). Ndërsa ai vetë u lind në Etolli dhe Etollian quhet, prindërit e tij kishin zbritur nga krahina ku ai më vonë dha mësim. Jeta dhe vepra e Kozmait është shumë e njohur. Atë që do të doja të qartësoja është se nuk u vra nga Ali Pashe Tepelena, ashtu siç përpiqen ta kalojnë në publikun grek disa “biografë”, duke i shërbyer një qëllimi pa vlerë, dëmprurës dhe të shëmtuar, që shumë nga ne e njohim. Përkundrazi ishte marrë në mbrojtje nga Ali Pasha dhe me ndërhyrjet e tija, Patriku e shenjtëroi dhe u ndërtua kisha e parë për nder të tij dhe që mban emrin e tij.

Ekzistojnë gjithashtu një plejade e madhe shenjtorësh e martirësh, siç thuhet nga krahina e Epirit dhe e Shqipërisë, të cilët u dalluan në luftën për besimin e ortodoksimit dhe kundër myslimanizmit gjatë kohës së pushtimit osman. Shumë prej tyre ishin dhe kripto të krishterë (të krishterë të fshehtë) ose myslimanë të brezit të dytë ose të tretë, që dëshironin të riktheheshin në fenë e të parëve të tyre, ose duke shpallur publikisht besimin e tyre si pasojë të pranojnë ndëshkimin e rreptë që parashikonin ligjet islamiste. Ligji islamik ndalonte ndërrimin e besimit me forcë, d.m.th. nuk detyronte askënd të bëhej mysliman me zor, por në qoftë se dikush vullnetarisht bëhej mysliman dhe në vazhdim të denoncoje dhe ofendojë Kuranin, i nënshtrohej ndëshkimit.

Ndërmjet atyre shenjtorëve dhe martirëve, është edhe Shën Gjoni (Joanis) nga Janina, Nikolla nga Mecova, Kristo nga Preveza, Nikodimos nga Elbasani, Anastasi Gëzofi, Kristos Kopshtari ose Arvanitasi, Anastasi nga Paramithja, Panajotis nga Delvinaqi, Zaharias nga Arta, Dhimitri nga Samarina, Joanis nga Konica, Gjergji nga Janina dhe Nikitas Arvanitasi.

Shën Nikitas Arvanitasi është nga Shpata, banorët e të cilit kishin si fe zyrtare, atë myslimane, por mbeten të krishterë në fshehtësi (kripto të krishterë). Më 1904 me ndërhyrjen e Rusisë, shpallën besimin e tyre të krishterë dhe Sulltani e pranoi pa zë.

Shën Nikitas Arvanitasi lindi ne vitin 1760 dhe kur e ndjeu se duhej të rikthehej në fenë e mëparshme të paraardhësve të tij, shkoi në Malin e Shenjtë dhe mbajti kreshmë në skitën e Shën Anës. Veçse dukej se torturohej nga ndërgjegjja sepse prindërit e tij ishin bërë myslimanë, por mbetën “kripto të krishterë” për arsye të frikës ose dhe interesit dhe kjo e nxiti të marrë barrën e vet ndëshkimit dhe spastrimit përfundimtar, duke shpallur publikisht kundërshtimin e tij ndaj fesë myslimane, duke gjetur kështu vdekjen shpëtimtare nga vuajtjet e ndërgjegjes, që garkonte të tërë familjen. U var me 19 shkurt të vitit 1809 dhe mbeturinat e trupit të tij gjënden në skiten e Shën Anës në Malin e Shenjtë.

Historikisht, duhet të kemi parasysh se sulltanët e Perandorisë Otomane, shtetëzonin pasuritë e të krishterëve, të cilët pushtonin e nënshtronin dhe silleshin shumë rreptë ndaj atyre që i pushtonin pas një rezistence të madhe dhe të egër.

 

Njeri vëlla mysliman e të tjerët ortodoks

Me 1635 Sulltan Murati i katërt lëshoi një dekret (ferman), me anën e të cilit sa të krishtere do të bëheshin myslimane rimerrnin pasuritë e konfiskuara, ndryshe e humbitnin përgjithmonë. Shqiptarët dhe arvanitasit duke dashur nga njëra anë të ruanin fenë e tyre tradicionale të brez pas brezit dhe nga ana tjetër, të mos humbitnin dhe pasuritë, ndërmorën këtë sofizëm: njeri nga fisi (fara) bëhej mysliman që të merrte të tërë pasurinë e familjes dhe të tjerët mbeteshin të krishterë, dhe kështu arrinin me një gur të vrisnin dy zogj. Atë bënë edhe Grivejt e Etoloakarnanias, të cilët ishin degë e familjes së madhe të Bueve, të cilët në kohën e Gjin Bue Shpatës, zotëronin Epirin dhe Etoloakarnanian. Nipërit e tij, pas nënshtrimit të vendit tek Karlo Tokko, ikën në Peloponez dhe në Atikë-Beoti, por pas 100 vjetësh kalojnë pasardhësit e tyre në Zante dhe që andej në Etolokarnania, ku në mënyrë të ligjshme morën drejtimin e asaj zone. Kështu pra, u bënë mjaft myslimanë dhe u ruajt një lidhje origjinale ndërmjet të krishterëve dhe myslimaneve për shume vjet.

Është fakt gjithashtu se shumë prej tyre u bënë në mënyrë masive myslimanë për arsye të ndryshme dhe kryesisht për gjakmarrje ose që të përfitojnë nga favorizimet që u afronte ligji ndaj myslimanëve. Sa nga ata pra, qe ndiqeshin keq, duke njohur besimin e prindërve dhe të parëve të tyre dhe mënyrën se si e ndërruan, vendosnin të riktheheshin në besimin kristian, ndërsa disa prej tyre kishin kaq vrasje ndërgjegje, sa të kërkonin mënyra që të shlyenin mëkatet e të parëve të tyre, njëfarë mëkati që u ngarkohej si trashëgimi mallkuese. Ata quhen “neomartires” (martire të rinj), të cilët vendosen në aksin kohor 1750-1850, të cilët janë kryesisht shqiptarë dhe epirotë. Kurse arvanitasit e Greqisë së Jugut mundën të ruajnë me shumë besën e të parëve, meqenëse qenë të ndarë nga trupi kryesor amtar dhe në përgjithësi adhuronin Shën Nikollën dhe domosdo Shën Kostandinin e Madh.

Ndër “neomartirët” e njohur është edhe Shën Gjoni (Joanis) Vrahoriti (Shkëmbori) nga Konica. Lindi në fund të shekullit të 18-të në Konicë nga baba, i cili që murg në brigadën e dervishëve prandaj dhe në jetëshkrimin e tij thuhet se ka prejardhje “qelbanike”, d.m.th. rrënjë të qelbura. Të gjitha këto teprime identifikohen sigurisht në një luftë, në një dyluftim të rreptë të fanatizmit fetar, ku ngatërrohen edhe përcaktimi kombëtar, në një kohë kur kishte tension të madh ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Shën Gjoni-Shkëmbori pra, nga mosha njëzet vjeçare, u inkuadrua edhe ai në grupin e dervishëve, sipas dëshirës së të atit dhe emri i tij ishte Hasan. Por siç duket, erdhi në kundërshtim me të atin dhe deshi të rikthehet në besimin e vjetër, duke e shpallur publikisht ndërrimin e tij ndaj fesë së krishterë.

Më 23 shtator 1814 iu pre koka në Vrahori (Agrinjo), prandaj dhe quhet Vrahori (Shkëmbori). Trupi i tij u varros në një arë për pesë vjet dhe më 1819 Igumeni i Monastirit Prusu, pran Karpenisit, Kiril Konstanofili, si u mor vesh me parësinë e Agrinjos, zhvarrosi kockat dhe i vendosi prapa monastirit katolik në një shkëmb dhe nga jashtë shkrojti këtë epigram: “Nuk kam metal argjendi ose ari, veçse vetveten. Kurrë ky shkëmb të mos lëvizë”. Askush nuk guxonte të hapte “kriptin”, e cila u hap më në fund pas 150 vjetësh.

Monastiri i shenjtë Prusu është nga më të vjetrit në krahinë dhe nga më të famshmit në Greqi. Atje qëndroi dhe u mjekua për një kohë Karaiskaqi dhe siç dimë ai bëri dhe një dhuratë e cila ruhet akoma. Ajo që ndoshta nuk është e njohur mjaft, është se shumica e godinave të monastirit Prusu janë vepër e duarve të arvanitasve dhe të frymëzuara gjithashtu nga njohuritë arkitektonike të tyre.

Është shpëtuar gjithashtu, përveç traditës gojore, një kontratë e vitit 1870, ku përmenden arkitektët e shumë ndërtimeve dhe të shumë rikonstruksioneve, midis të cilëve edhe Zisi Vasili Micopulos, nga Konica. Në një pllakë të murosur shkruhet emri i arkitektit Zisi Vasil Arvanitasi. Ruhet akoma një rrëfim i kohës që ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e dhomave të fjetjes dhe të mikpritjes nga Ignatjo nga Nehoriu Kastoriadhos dhe të paraqitur nga Metodi Kafsokalivito, i cili thotë: “Jashtë në oborr tek porta e madhe atje mblidhen çdo ditë e rrinë miqtë me shumë kohë qëndrojnë Arvanitasit dhe çdo vit Etolet nga Etolokranania”.

Këta “arvanitas” nuk kane lidhje me arvanitasit, por me shqiptaret nga Epiri dhe Shqipëria, siç kuptohet. Është fundi i shekullit te kaluar dhe fillimi i shekullit të ri.

 

Zbritje masive e arvanitasve në Greqinë e Jugut

Në shekullin e 14-të, kemi zbritjen masive të arvanitasve në Greqinë e Jugut. Shumë “historianë”, që nga pavarësia (çlirimi) i Greqisë dhe deri me sot kanë dashur të zëvendësojnë emërtimin “arvanitas” me atë “epirotas”, duke besuar kështu se do t’i japin këtij populli rrënjë më fisnike. Është diçka si “fshataro-aristokrat”, që sigurisht nuk mund të ndryshojë thelbin dhe të vërtetën e historisë.

Para dyndjeve të arvanitasve, nga i njëjti drejtim, kemi një vërshim të një populli tjetër, me invadimin e sllavëve në shekujt 6-të dhe 7-të, pas të cilit emri etnik ilir zhduket dhe në shekullin e 11-të shfaqet emri etnik Alvanoi, Arvanoi, Arvanites dhe Alvanites. Ky emër etnik u shfaq nga banorët e krahinës Arvau ose Albanu të Shqipërisë së Mesme, të cilët në atë kohë luanin një rol të rëndësishëm në krah të ushtrisë bizantine.

Historianët dhe shkrimtarët e huaj si dhe kronologët e kohës, identifikonin që këtej e tutje, të gjithë popujt fqinjë të një gjuhe me banorët e njohur tashmë nga Shqipëria dhe kështu u përhap dhe u konsolidua emri etnik, duke bërë të bëhet e njohur dhe të përmbledhë një zone mjaft të gjerë me një popullsi të vetme. Si toponim, sigurisht është shumë i lashtë dhe që kishte prejardhje nga rrënjët alb-, që donë të thotë i gjatë dhe i bardhë; Alba, Alpeia, alfiton, alb etj.

Sidoqoftë, e përsëris se arvanitasit vërshuan në mënyrë masive në shekullin e 14-të, duke ardhur nga të gjitha krahinat që përmendëm me lart.

Më 1345 u largua një pjesë e popullsisë nga Shkupi dhe Kosova, duke mos duruar presionin e tmerrshëm të serbëve të Stefan Dushanit dhe u ngulën në Shqipërinë e sotme, në Epir, duke sjelle atje artin shumë të lashtë të broncit dhe zejtarinë e tij, që e kishin trashëguar brez pas brezi. Pak kohë më vonë me themelimin e shtetit të Gjon Bue Shpatës dhe të Petro Loshit në Epir dhe Etolokarnania, shqiptarët shtyhen deri në këto zona. Pas pushtimit të Etolokarnanias nga Karl Tokka me 1405, të tjerë kalojnë në ngushticën e Andiros në Peloponez, ku nga 1350 kishin ardhur e instaluar aty me ftesë të Manuil Katakuzino, 10.000 arvanitas të tjerë, ndërsa të tjerë shtyhen drejt lindjes në Bioti, Atikë dhe Ftiotidha dhe të tjerë akoma më vonë shpërndahen në Eube dhe në ujdhesat e Argosaroniko dhe Ciklades në vende ku edhe më parë ishin ngulitur arvanitas të tjerë në mënyre masive, sipas dekretit të Petro D’ të Aragonise në Atikë me 1382 dhe të Neri Anxhajoli dhe të Antonit përkatësisht më 1388 e 1403.

Tashmë ortodokset e krishterë dhe sidomos ata që u instaluan në Nafplio nën udhëheqjen e nipit të Gjin Bua Shpatës, vinin me leje perandorake të perandorit të Bizantit. Në Peloponez luajtën një rol shumë të rëndësishëm në çlirimin nga frëngët, por kryesisht në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit turk, komandantë të mëdhenj arvanitas si komandanti i Manit, Kronkodilos Kladas, Petro Bua Skliepi, Buzhikoja, të cilët luftuan për të mbajtur Peloponezin të lirë nga Turqit. Është kaq vendimtare rëndësia e prezencës së arvanitasve në Peloponez në shekullin e 15-të, kaq sa një arvanitas, Nifi i Dytë, kurorëzohet Patrik i Patrikanës së Kostandinopojës.

Gjate shekujve të XIV dhe XV, kemi një zhvillim të rëndësishëm, në të gjitha anët dhe kjo epokë lidhet në mënyrë të theksuar me prezencën dinamike të Arvanitasve në të gjithë Ballkanin, në të njëjtën kohë kur popujt i nënshtroheshin zgjedhës otomane. D.m.th. kemi një zhvillim kulmor të shkurtër, që do të çojë në një dekadencë të keqe.

 

Rilindje e madhe e arkitekturës dhe e ikonografisë

Epoka e dyndjeve të arvanitasve në Greqi lidhet ngushtë me një rilindje të madhe të arkitekturës dhe të artit të ikonografisë (piktura ikonash shenjtorësh), e cila largohet nga niveli i ngurtë i ngjyrave të errëta të kohës së herët dhe të mesme të ikonografisë bizantine. Tashmë kemi një bukuri që pothuajse prek protipat e lashtë helenikë, me ngjyra të ngrohta dhe gazmore, shenjat e para për një te ardhme, me lëvizje dhe shprehje shpirtërore të theksuara, gjejnë shprehjen më të gjallë në kishat e Mistras dhe të Peloponezit dhe në shkolla agjiografike të Panselinit (Hëna e Plotë) dhe të Theofanit të Kretës, i cili siç e kam theksuar, ndonëse mbiquhet Kris nuk punonte në Kretë, por në Peloponez, në Thesali dhe në Maqedoni dhe emri i tij i vërtetë kozmik ka qenë Bathas. Një mbiemër i pastër arvanitas dhe supozoj se duhet të jetë nga ata arvanitas që kishin çuar Venerikët në Kretë më 30/4/1541, në qoftë se jo më parë. Theofani sjell në pikturat e tij njëfarë natyralizëm në ikonat, i frymëzuar nga ngjarjet tronditëse të kohës dhe sidomos nga e arvanitasve kundër turqve në Peloponez. Dukuria më karakteristike është karakteri epik në skenat me luftëtarët e tmerrshëm dhe fytyrat e tyre të egra, në të cilat mund të dallojmë luftëtarët arvanitas të epokës së tij. I famshmi Shën Merkuri e Protatosit në Malin e Shenjtë, sigurisht që është frymëzuar nga legjendari Merkur Bua, i cili pati shkëlqyer jo vetëm në Greqi, por në të gjithë Evropën me luftërat dhe fitoret e tij.

Ne te njëjtën fushe të agjiografise është edhe i famshmi Onufri me karakteret dhe ngjyrat e tij të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme dhe sidomos në të kuqen që ve vulën e tij në një epokë të tërë. Në fushën e himnografisë dhe të muzikës kishtare kemi figurën e madhe të Gjon Kukuzelit, i cili vulos gjithashtu shekullin e 14-të dhe ndriçon shekujt e ardhshëm deri në ditët tona.

Sigurisht, lufta e madhe për ortodoksizmin zhvillohet në Patrikanën e Kostandinopojës, i cili ka marrë bashkë me sulltan Mehmetin “i pathyeshmi”, pushtet mbi ortodoksët e krishterë të ish perandorisë bizantine dhe nuk donë në asnjë mënyrë të humbasë “delet” e tija (siç quanin klerikët besimtarët) përkundrazi donë t’i shtojë. Ndihmës në përpjekjet e Patrikanës vijnë arkondë të pasur, të cilët kryesisht banojnë në Fanar të Kostandinopojës. Është një lagje ku banojnë kryesisht njerëzit e fjalës (kulturës) dhe ortodoksë të pasur, të cilët nga njëra anë ndihmojnë Patrikanën dhe nga ana tjetër i shërbejnë sulltanit si funksionarë, ministra, dragomanë akoma dhe prijës të trevave rreth Danubit të Moldovllahis, ku klasa sunduese përbëhet nga shqiptarë. Prijës i Moldovllahias, pra, me bekimin e Patrikut dhe përkrahjen e vezirëve, të cilët mjaft prej tyre janë shqiptarë (Qyprulidet), bëhën ortodoksët e Fanarit nga familje të mëdha arkondësh të Dukave, Suxhukëve, Gjika etj. Nga njëra nga këto familje princash, ka prejardhjen Helena Gjika, më e njohur në Evropë dhe në Greqi si Dora D’Istra.

 

Ipsillanti dhe shqiptarët e arvanitasit e Moldovllahisë

Me shqiptaret dhe arvanitasit e Moldovllahis, d.m.th. të Rumanisë së sotme, do të bëjë kryengritjen Aleksandër Ipsillandis, madje shumë prej tyre, ndër të cilët edhe Naum Veqilharxhi, i cili hartoi alfabetin e parë të gjuhës shqipe, ishin pjesëtarë të Çetës së Shenjtë (Jeru llohu). Ishin të gjithë të krishtere ortodoksë. Gjithashtu, në Kostandinopojë gjendet lagja Arnautkoi, që donë të thotë fshati i shqiptarëve, ku banonin shqiptarët më të varfër dhe shqiptarët e besimit ortodoks, të cilët edhe deri në ditët tona përbëjnë mbështetjen kryesore të Patrikanës.

Siç ve ne dukje Athanasios Efthimiadhis në punimin e tij “Arvanitet e Kostandinopojës”, i cili u botua, në vëllimin e parë të Arkivit të Kërkimeve Arvanitase, çdo i krishterë ortodoks shqiptar i Kostandinopojës, konsiderohej grek dhe çdo mysliman konsiderohej turk. Ky dallim do te mbizotërojë në shekuj, deri në ditët tona dhe e dini fort mirë se kisha, sidomos ajo greke, çdo ortodoks shqiptar, e konsideron grek ndërsa për katolikët dhe myslimanët ka mendim krejt të kundërt. Afria e gjakut ndërmjet atyre që quheshin shqiptarë dhe atyre që quhen helenë, ishte e njohur tek të kulturuarit, të krishterët ose myslimanët, por këtë e dinte dhe populli i thjeshtë gjatë kohës së Revolucionit grek të vitit 1821 dhe ashtu siç thamë në vitin e parë, myslimanë dhe të krishterë, si vëllezër luftuan që të dëbojnë halldupët turq të Anadollit. Mjerisht kjo nuk mundi të vazhdoje gjatë dhe fanatizmi fetar ndau vëllezërit dhe i bëri armiq.

Ky fakt historik është shumë i rëndësishëm dhe duhet të na japë mësime. Historia ka vlerë dhe rëndësi thelbësore, kur bëhet udhërrëfyese për të ecur përpara dhe mësuese për përvojë të vlefshme, me qëllim që t’u shmangemi gabimeve të reja dhe të marrim shembull nga arritjet e së kaluarës. Nga koha e kryengritjes së vitit 1821, kur arvanitasit luajtën rol kryesor deri 50 vjet më parë, janë bërë më shumë se 15 përpjekje që të kapërcehen pengesat fetare, që të krijohet një shtet greko-shqiptar, pavarësisht nga feja, ku do të mundnin të bashkëjetonin të krishterët ortodoksë bashke me katolikët e myslimanët, në emër të gjakut të përbashkët. Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar, vëllezërit u bënë armiq, porse gjaku i tyre mbetet gjithmonë i gjallë, thërret dhe me të drejtë arvanitasit tanë thonë “gjaku ujë s’behet”, (shqip në origjinal).

 

Arvanitët, Arbreshët e Italisë

Lufta e arvanitasve kundër turqve, çelikos më shumë besimin tek ortodoksia, përderisa përpjekja duket se bëhet ndërmjet të krishterëve dhe myslimaneve, që deri diku kështu është ne të vërtetë. Kur me 1534, mbrojtësit e fundit arvanitas të Koronës, detyrohen të braktisin dhe ngarkohen në varkat e Andrea Dorjas, që të ngulen në Italinë e Jugut dhe Sicili, kanë marrë me vete, përveç kockave të të parëve të tyre edhe ikonat e Shën Mërisë Udhërrëfyeses. Vaji i Koronës dhe këngët e

mërgimit që deri më sot këndojnë arbëreshet e Italisë, janë tregues i qartë i klimës së asaj kohe dhe të besimit ndaj ortodoksisë. (Kujtoni Vajin e Koronit)

“Petkat e të mira tona

na i lamë në Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More.

Thel të fljasë me lot ndër sy

Na t’lipsim oj Arbëri.

Dallandishe e ljare-ljare,

Kur të vishe ti njatër herë

Vjen të vish ti te Korona,

Me nge gjen ti shpit tona

Me nge gjen trima hajdhar,

Po një kjen ce qoft’ i vrar.

Kur u nistin gjithë anitë,

E dherat tan’ iktin ka sitë

Burrat gjith me një shertin

Thrritni gratë me një vajtim:

“Dil e hana, ti Stinji

oj More, oj Arbëri…!

“Mirëpo në Itali, shqiptarët e çrrënjosur, gjenden në zemër të katolicizmit. Jo të një feje tjetër kundërshtare, armike, por përballë me një kundërshtar të një dogme tjetër të një njëjtës fe. Në mënyrë të natyrshme do të duhej të ishin bërë të gjithë katolikë, por kokëfortësia arvanitase, e veçanta arvanitase, i bën që të hapin përsëri luftë dhe shumë beteja të reja që të ruanin besimin ortodoks, që kishin trashëguar nga prindërit e të parët e tyre. Në mes të një deti katolik, ruajtën ortodoksizmin dhe tjetërsimin e veçantë të racës së tyre derisa një prift i urtë, zgjidhi problemin me një marrëveshje ideale kompromisi.

Tashme arvanitasit e Italisë, të njohur si arbëreshë, konsiderohen nga kisha greke “unite” dhe përderisa kanë përvojë të hidhur nga unitizmi, si lëvizje e njohur tashmë në botë dhe sidomos në Evropën e Lindjes, i përballon arvanitasit tanë me shumë mosbesim dhe me njëfarë syçelëti, që domosdo e bën më të ashpër sepse ata ngulin këmbë të ruajnë gjuhën arvanitase akoma. Jemi të detyruar këtu të theksojmë se në lidhje me gjuhën, ndërsa në Greqi kleri luajti rol të veçantë reaksionar në ruajtjen e gjuhës, në Itali ngjau krejt e kundërta. Ruajtja e gjuhës, e dokeve dhe zakoneve në këtë vend i detyrohet kryesisht klerit!

Që të kthehemi në Greqi, të theksojmë se shpirti konservator i arvanitasve, mbi bazën e respektit të vlerave të trashëguara, në lidhje me luftërat e pa pushuara kundër turqve, të cilët ndërkohë ishin pushtues, çelikosnin besimin e tyre tek ortodoksia, se mbrehnin urrejtjen e tyre ndaj turqve, të cilët i identifikonin me besimin e tyre. Si rezultat i atij dyluftimi, ishin kryengritjet e njëpasnjëshme dhe të pa pushuara, deri në kryengritjen fitimtare përfundimtare të vitit 1821, një kryengritje e cila në ato kushte që po zhvillohej ishte e natyrshme të merrte ngjyra dhe karakter të theksuar fetar. Luftëtarët vdisnin për besimin e shenjtë të Krishtit dhe për liri të të krishterëve dhe të gjitha përpjekjet që të krijohej një front i përbashkët, pa pasur parasysh fenë e gjithsecili, kundër turqve, dështuan.

Ndërmjet asaj kohe, në vitin 1611, zhvillohej kryengritja e Episkopit të famshëm, Dionisi Triki dhe Tajis, i njohur dhe si Skilofilosofu (Qenfilosofi). Ai kishte prejardhjen nga Paramithia e Thesprotise. Luftoi kundër Osman Pashait të Janinës, i cili edhe ai ishte nga Paramithia, arvanit i krishterë kundër një bashkatdhetari të vet mysliman.

 

Shpirti liberal i popullit tonë

Besimi fetar dhe ideologjitë politiko-shoqërore, mbeten ideale dhe të pa molepsura derisa të identifikohen me ndonjë pushtet. Që në çastin që do te identifikohen me çdo lloj pushteti, bëhen të tmerrshme dhe të rrezikshme. Tek populli ynë, që në shekujt e lashtë, mbizotëron shpirti liberal dhe i mirëkuptimit ndaj besimeve të ndryshme fetare dhe ideologjive të tjera dhe atë virtyt të pashoq e tregon akoma dhe gjatë kohës së pushtimit turk, kur të krishterë e myslimanë bashkëjetonin në mënyrë harmonike. Si na thotë P.Arvadinos në “Kronologjia e Epirit”, djali i priftit martohet me vajzën e hoxhës, ose një djalë myslimani dhe tjetri i krishterë, gjellën në të njëjtën tavë, nga njëra anë qengji dhe nga ana tjetër derri, të ndarë me një vijë me krunde. Bashke festonin Pashkët dhe Ramazanin dhe nuk janë të pakta rastet kur manastire kristiane dhe kisha, i ndërtonin me punë e përpjekje të përbashkët myslimanët dhe të krishterët. Shën Spiridoni, Shën Donato e Shën Gjergji mbeten shenjtorë edhe të myslimaneve dhe faljet dhe dhuratat në ikonizmat e tyre dhe në kisha, nuk ishin të pakta ato vinin nga besimtarë myslimanë.

Këtë shpirt të pashoq dhe të paçmuar të bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjellë të feve të ndryshme, ajo zemërgjerësi madhështore, mjerisht nuk mundi të mbizotërojë në Greqi, përveç vitit të parë të revolucionit, ku të krishterët e myslimanët të vëllazëruar, filluan luftën për të dëbuar turqit, halldupët, d.m.th. ata njerëz që kishin ardhur nga Anadolli, të cilët i quanin dhe persianë, siç u kishin vënë emrin disa arvanitas të kulturuar, duke i identifikuar turqit me persët e lashtësisë.

Shumica dërrmuese e popullit të këtushëm dhe sidomos arvanitasit, ishin të krishtere ortodoksë. Kisha e lidhur direkt me kuptimin për një Greqi të pastër ortodokse dhe pas revolucionit sa ishin myslimanë, në një mënyrë apo tjetrën, u detyruan edhe ata të përqafojnë fenë e krishterë ortodokse ose u dëbuan. E vërteta është se banoret e Epirit dhe të Shqipërisë, të cilët u bënë myslimanë, kryesisht të detyruar nga nevoja e mbijetesës kishin për shumë vjet vetëdijen e mbeturinave të vjetra kristiane dhe besonin pothuajse në të dyja fetë.

E njëjta gjë ngjau edhe në krahinën e Kosovës, ku mbizotërimi i plotë i fesë myslimane, u bë në vitet e fundit, nxitur nga përvoja e rezistencës ndaj synime grabitqare, pushtuese e asimiluese të serbëve. Megjithëse kaluan mijëra vite, simbolet adhuruese të lashtësisë dhe aktivitetet e ndryshme fetare pagane, prej të cilave shumë kishin kaluar në adhurime dhe faljet e fesë së krishtere, mbijetuan në kujtimin e popullit tonë në mënyrë të admirueshme. Një nga këto elemente është “Epifani” apolloniane e Dilos, që gjejmë në Epifania të krishterimit. Vajtjet për zbritjen e Persefonit në Had ose të vdekjes së Adonit, ose të Dionisit, do t’i gjejmë në vajet e mrekullueshme, mbivarrimin (epitafios) e Javës se Madhe. Këngët e bukura të ringjalljes, na bëjnë të kujtojmë ngjitjen e Persefonit nga Hadi ose ringjalljen e Adonit dhe të Dionisit. Madje le mënjanë paralelizmin e virgjëreshës Athina me virgjëreshën Maria, të Apolonit me Shën Gjergjin, të Poseidonit me Shën Kollin etj.

Do te plotësoj dhe do të mbaroj këtë referat, duke bërë fjalë për dy figura të shquara kishtare, që jetuan vitet e fundit, për Evlogjio Kurilla dhe Fan Noli.

  1. Kurilla ka hartuar e realizuar vepra të rëndësishme për gjuhën arvanitase, në kundërshtim me shumicën dërrmuese të klerikëve të Greqisë, me origjinë arvanitase, të cilët refuzojnë dhe përbuzin referimin në atë gjuhë, më shumë nga mosnjohja, injoranca dhe paragjykimet.

 

Fan Noli shpall Kishën Autoqefale Shqiptare

Fan Noli lindi në Trakë dhe pas shumë përpjekjesh të dështuara që të merret vesh me faktorin grek, mori përsipër vetë rolin udhëheqës, që e shpallë kishën autoqefale shqiptare, duke dashur të shpëtojë nga politika e Patriakanës, e cila nga njëra anë i donte shqiptarët dhe sidomos ortodokset si grekë dhe organizonte gjuhësimin helenik të çdo shqiptari ortodoks, por nuk pranonte në asnjë mënyrë myslimanët ose katolikët shqiptarë. Noli, megjithëse vetë ishte i krishterë ortodoks, tregoi një respekt të admirueshëm ndaj dogmave dhe feve të tjera si dhe ndaj udhëheqësve të këtyre feve, duke parashikuar e parashtruar bashkimin e popullit. Këtë historia do ta njohë e do t’i jetë mirënjohës në shekuj.

Besimi dhe ideologjia e njerëzve duhet të jetë e respektuar dhe e pacënuar nga askush. Besime dhe ideologji janë bërë të pranueshme nga populli gjatë shekujve, kanë krijuar, atë që themi Traditë. Janë gatuar me ekzistencën dhe historinë e çdo populli. Ka të ngjarë të vijnë epoka të tjera që fetë dhe ideologjitë të ndryshojnë, por mjerë ata nëse atë ndryshim do ta shoqërojnë me çrrënjosjen dhe hedhjen tej të feve dhe të ideologjive të vjetra si krejt të pavlefshme. Populli ka aftësinë të mbledhë dhe të kujtojë elementët më të rëndësishëm të cilado feve (besimeve) adhurimi ose dhe të ideologjisë dhe t’i përmbushë e shartojë me mendime të reja. Ka mundësi pra, që të mos pajtohemi me besimin, me një ideologji, por duhet t’i respektojmë ato, duke respektuar kështu ata njerëz që i besojnë ato. Këtë na e imponon humanizmi i vërtetë. Këtë shpreh edhe populli juaj, këtë e tregon ky popull i mençur, si shembull i pashoq dhe i vetëm në botë, si shembull i ndritur në botë, duke bashkëjetuar në vëllazëri të plotë ortodoksët, katolikët, bektashinjtë, alevidet, duke respektuar njeri-tjetrin, fenë e njeri tjetrit dhe besoj se është çka me madhështore dhe e vetme në botë shembulli i njerëzve me kulturë të lartë dhe vërteton mendimin e shkencëtarëve, që ju konsiderojnë bij të vërtetë dhe të pasur të racës pellazgjike.

Shpresoj dhe uroj që bashkësia e shqiptarëve ortodoksë në Greqi do të jetë ruajtëse e patundur e kësaj tradite të vetme në botë dhe duke mbajtur besimin, do të shpërndajë e përforcojë dashurinë dhe bashkëpunimin vëllazëror me shqiptarët e tjerë, të cilësdo dogme ose besimi qofshin dhe kjo duket nga mbledhja e sotme, ku nga sa shikoj, e ndjekin jo vetëm ortodoksë, por edhe katolikë e myslimanë, komunistë, akoma dhe paganistë.

Kjo është bukuria e madhe e popullit tuaj. Ta ruani atë si hajmali të vyer në zemrën dhe mendjen tuaj.

 

Shënim i përkthyesit:

Nuk mund të mos pohoj se admirova punimin e tij dhe se nëpërmjet tij mësova kaq gjëra të reja. Ishte një referat mjaft i gjatë dhe kur mbaroi e mori fjalën iniciatori i themelimit të kishës ortodokse shqiptare në Athinë.

Menjëherë reagoi ashpër arvanitasi Jani Mihas, i cili vuri në dukje anët negative të një veprimi të tillë, duke thënë: “Këtu ka emigrantë të krishterë dhe myslimanë. Kujt i hyn në punë një kishë e re “ortodokse”, kur ekziston ajo autoqefale shqiptare? Pastaj, ajo që më brengos më shumë është se kush do ta financojë këtë kishë?”

Pas tij reagova po ashpër edhe unë dhe pastaj më butë edhe Aristidh Kola.

Fakt është se mbledhja u prish e si rrjedhim kisha nuk u themelua.

Kur u ngritëm në mes të zallahisë, Aristidhi dhe Jani kërkuan të pimë një kafe. Unë nxitoja dhe nuk pranova. Kur po ikja ai më vuri në dorë, sikur të kishte paranderë fundin e tij të shpejtë, referatin duke më thënë:

“Mbaje. Kur të duash përktheje!”.

Atë punim po e përkthej unë sot në gjuhen shqipe dhe besoj se plotësoj një nga porositë dhe dëshirat e Aristidhit…

Kristo Zharkalliu / Nëntitujt janë nga A. Ashiku

 

Aristidh Kola October 12, 2015 19:49
Komento

29 Komente

  1. Pellazgu October 12, 21:09

    Përkthim skandaloz.!
    As Aristidh Kola i madh po të ngrihej nga varri nuk do kish arritur ta kuptonte këtë përkthim profan të kumtesës së tij.

    Reply to this comment
    • Bariu October 13, 09:56

      Ti doboc turku do ta perkthenje me mire?

      Reply to this comment
      • Pellazgu October 13, 10:16

        @Bariu

        Jo mor qelbësirë, nuk do ta përktheja më mirë, sepse nuk di greqisht, por shqipja me të cilën është përkthyer është njësoj si ky komenti yt, o pordhë e Anusit.
        “Ti doboc turku do ta perkthenje me mire”? Ku ke mësuar ta shkruash shqipen ti more qelbësirë e Anusit, që në 8 fjalë ke 10 gabime?
        Duhet të jesh beni-qeni bariu, se ai shkruan kështu.

        Reply to this comment
        • Bariu October 13, 14:11

          Po ik or derr jevgu ngele ti te besh politike e prapagande per arvanitasit!
          Shko e laj bythen jevg i qelbur i elbasanit!

          Reply to this comment
          • Pellazgu October 13, 15:28

            @beni-qeni-bariu

            E paske lëpirë shumë Anusin sot dhe qenke dehur nga era e tij…

  2. @@@@ October 12, 21:29

    I madhi ARISTIDH KOLA,kam patur fatin ta takoj 3 here kete njeri te mencur,te urte,nje enciklopedi te levizshme,eshte vertete per te ardhur keq qe ky njeri nuk ka vleresimin qe i takon ne Shqiperi.shume e vertete edhe ajo qe thote komentuesi Pellazg,perkthim i dobet…

    Reply to this comment
  3. lato October 12, 22:11

    Flitet per shperngulje te shqiptareve 800 vjet me pare ne Greqi dhe dhe nuk flitet per shperngulje te fshatareve greke 200 vjet me pare ne Dropull.Arbereshet ne Greqi quhen te ardhur,;Greket ne Dropull quhen vendas.!! Perse vleresimet jane me dy standarte?Pse populli shqiptar eshte jo tolerant,por leshko qe te lejoje dy standarte?
    Arbereshet e Italise,te cilet jane ndare pikerisht nga keta Arvanitas te Morese,sot quhen arberesh,ndersa popullsia baze nga ata rrjedhin,quhen sot greke.Faktori baze qe ne Itali u ruajt kombesia shqiptare,eshte ndikimi zero i Patrikanes Greke dhe i kishes Greke.Perpjekje te kishes greke per te greqizuar arbereshet e Italise,ka patur,por jane perzene nga vendasit.Perkundrazi kisha katplike romane nuk ka ndikuar per italianizimin e tyre,por ka ruajtur origjinalitetin e besimit te popullsise shqiptare.

    Reply to this comment
  4. gegetoske October 12, 22:20

    Zoti Ashiku mer guximin dhe ndihmon me gjithe mundesite qe ka per te na sjelle ARISTIDHIN E MADH, ndersa ju, profane te kritikes per kritike dhe te neperkembjes se kesaj pune te tij, mundoheni qe te ulni ne maksimum vlerat e tij per kete dhe te sajoni cfare te mundni! Xheloze???????
    Jo, nuk jane xheloze ,por cmirexhinj te vegjel. te semure e pa personalitet!
    Ne qoftese ju mund te perktheni me mire, pse nuk keni guxuar per te na sjelle ARISTIDHIN sa me prane , TE MADH e te LARTE ashtu sic duhet ra njohim dhe respektojme???????
    FALEMINDERIT Ashiku !!!!!!

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 13, 10:09

      @gegetoskë

      Ore njeri pa tru, që ndërron pseudonim çdo sekondë! Ore analfabet i lindur, këtu profani dhe xhelozi je vetëm ti. Kush e ka diskutuar Ashikun në komente?
      Është thënë që përkthimi është shumë i dobët, ç’të keqe ka? Nëse është i dobët, ç’duhet të bëjmë të mbyllim sytë e të themi që është i mirë?
      Nëse ty të duket i mirë ai përkthim, në rastin më të mirë je analfabet, ndërsa në rastin më të keq je një shpirtzi që nuk e ke lexuar artikullin dhe komenton vetëm për të sharë komentuesit e tjerë.
      Pse mor hajvan me kompjuter, arsye prej njeriu të pjekur është kjo që shkruan: “Ne qoftese ju mund te perktheni me mire, pse nuk keni guxuar per te na sjelle ARISTIDHIN sa me prane…”?! Sipas budallallëkut tënd, çdokush që përkthen mirë duhet patjetër të sillte Aristidh Kolën në shqip, që sipas teje mos të ishte “xheloz”, “cmirëxhi” (Fjalë e re kjo, ku e ke mësuar?), apo një mori sharjesh që të i lëshon ndaj të tjerëve në komentin tënd të pjerdhur?! O Tempora o mores!
      Pikërisht ky përkthim i keq ka bërë që Aristidh Kola I MADH të na paraqitet më i vogël sesa është dhe ky është një gabim, në radhë të parë i DITË-s që ka pranuar ta botojë në këtë gjendje.
      Mesa duket redaktorët nuk e kanë lexuar fare, por e kanë çuar apriori për botim.
      Sa më pak të komentosh aq më mirë i bën vetes, sepse kështu do derdhësh në forum më pak injorancë. Ndryshimi i pseudonimeve nuk e mpak shpalosjen e shkëlqyer të delirit dhe injorancës së ngërthyer në atë pak materie gri që ndodhet në kavitetin tënd cefalik.

      Reply to this comment
  5. Dikush October 13, 05:47

    Ky gjasme gazetar do ti nxjerri avranitasit me origjine nga dibra sepse dhe ai vete andej eshte.
    Nderkohe qe avranitasit jane me mijra e mijra vjet ne token e tyre te dhene nga zoti nga zeusi!

    Reply to this comment
  6. Patriote October 13, 07:27

    Te madhin arvanitas Prof. Aristidh Kola , greket e helmuan , sepse studjoi pafund dhe nxorri origjinen e lashte dhe fisnike te shqiptareve si dhe prejardhjen e gjithe trevave ku kane jetuar pellazget , iliret dhe trashegimtaret e tyre shqiptare , por grekeve kjo su interesonte kjo gje sepse , me mitet dhe krijimet e tyre , ata e nxirnin veten e tyre popullin me vjeter e me dominues te rajonit !
    Eshte fatkeqesi e madhe kombetare , qe kjo figure e madhe e ketij njeriu nuk kujtohet dhe nuk
    studjohet dhe nuk i jepet vendi i duhur ne Historine e Kombit tone !
    Ne rast se kete ja u kerkon Janullatosi dhe politika vasale ndaj Greqise , kjo eshte tjeter pune

    Reply to this comment
  7. lato October 13, 10:51

    Greket me politiken e kulacit dhe kerbacit i c`kombetarizuan arvanitasit(arbereshet)e Greqise,ndonese ishin me pak,me te dobet,me frikacaker.Pushtimi i kombit arberesh nga greket eshte si pushtimi i mijve.Arbereshet trima luftuan kunder Asllanit turk,por nuk e bene kete trimeri kunder pushtimit grek per te mbrojtur gjuhen,tradioten,identitetin dhe tokat e tyre.Faktori kryesor,qe u mpiu trurin dhe doren ishte kisha greke e fanarit,sherbetore shekullore e sunduesve turq.Pas triumfit te revolucionit arberesh te 1821,kjo kishe papritmas,kthehet ne lajkatare dhe bekuese e Revolucionit dhe i shtyn trimat shqiptare drejt lavdise se Leonidhes e te Greqise se lashte.Duke shfrytezuar kishen dhe shkollat greke ndjek politiken e shejtan Kozmait me mesimin e gjuhes greke dhe harrimin e gjuhes shqipe.

    Reply to this comment
  8. lato October 13, 10:54

    po i postoni shume shpejt komentet.Uleni ritmin! –Po e mbyll fare per sot.Dy komente postova,u be qameti.

    Reply to this comment
  9. Abdurahim Ashiku October 13, 11:34

    NJË PËRGJIGJE DI(AS)KUSHËVE

    Di(as)kush-ëve që komentuan me mllef kundër meje në paraqitjen publike në gazetën “Dita” të referatit të Aristidh Kolës u them se jam tepër i nderuar që kam qenë mik i Aristidh Kolës, që isha i pranishëm kur ai para një auditori mërgimtarësh shqiptarë më 4 shkurt 2000 mbajti referatin “ARVANITASIT DHE KONTRIBUTI I TYRE NË KISHËN ORTODOKSE”.
    Jam i nderuar sa s’ka kur Aristidh Kola me modestinë e një NJERIU TË MADH iu përgjigj pyetjeve të mija në bisedën që pata me të më 9 shkurt 2000.
    Jam i gëzuar që pata privilegjin ta fotografoj atë dhe miqtë e tij gjatë referimit dhe në zyrën e tij tek më lexonte në greqisht përgjigjet e pyetjeve. Jam i nderuar që kam mbishkrimin “Mikut të dashur Abdurahim Ashiku- Athinë 9/2/2000 mbi librin: ΑΡΙΣΡΕΙΔΙ Π. ΚΟΛΛΙΑ – ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΚΑΙ Η ΚΑΤΑΓΩΓΗ ΤΩΝ ΕΛΛΗΝΩΝ, botim i ΘΑΜΥΡΙΣ (THA MIRË) 1997 si dhe koleksionin e revistave “ARVANON” dhe “BESA”, dhuratë e tij
    Jam i nderuar që kam folur me Të shqip siç kam folur me personalitete të tjerë që kanë hyrë në jetën time si gazetar.
    Më vjen keq që flasin për përkthim “skandaloz” disa njerëz pa emër e mbiemër, pa identitet njerëzor, njerëz që gjuhën shqipe e shkruajnë me 34 germa në vend që ta shkruajnë me të 36 germat e Kongresit të Manastirit.
    Më vjen keq që ata nuk ndalen (se nuk kanë kokë mbi supe) tek vlerat që përcjell Aristidh Kola, tek kundërvënia që iu bë disa pseudoshqiptarëve e pseudoortodoksëve për problemet e kishës.
    Di(as)kush-it i them se nuk jam me origjinë nga Dibra por jam dibran denbabaden i rritur në një trevë ku Gjergji i Gjon Dibranit zhvilloi 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të tij mbi pushtuesit osmanë dhe i them se në veprën madhore të Aristidh Kolës, njeriut që më shumë se kushdo shkroi për pjesën e ndarë barbarisht nga Londra 1913 dhe vuri kokën në gijotinë duke e mbrojtur Kosovën publikisht përballë hienave shoviniste greke kam gjetur edhe Skënderbeun, edhe Dibrën, edhe Tetovën, edhe Gostivarin edhe Kosovën në veçanti e mbi të gjitha…
    Lexuesve të referatit u them “tundni e shkundni kokën dhe pastaj hapni gojën…”
    Sa për përkthimin kush ta ndjej veten më të aftë se Kristo Zharkalliu, përkthyes i Dritëro Agollit që ka 60 vjet që e flet dhe e shkruan gjuhën shqipe më mirë se ca komentues injorantë të saj le të më shkruajnë në adresën [email protected] që tua dërgoj origjinalin në greqisht dhe ta përkthejnë. Kjo do të më vlejë në librin që po përgatis për botim me kujtime për mikun tim, ARVANITASIN DHE SHQIPTARIN E MADH ARISTIDH P. KOLA.
    Me respekt
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 13 tetor 2015
    Dita kur 15 vjet të shkuara Aristidh Kola IKU për të na lënë pas një vepër madhore.

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 13, 13:04

      @Abdurahim Ashiku

      Nëse ti je vërtetë Abdurahim Ashiku dhe nuk je ai komentuesi më lart që shfaqet me pseudonimin “anonim” @gegetoske e që tani del me emrin e autorit të shkrimit, do të zhgënjehesha pa masë. Pse e them këtë? Pavarësisht se ti në komentin tënd i përdor të 36 germat e shqipes dhe @gegetoske njeh vetëm 34 syresh, cilësia e të dy komenteve është e njëjtë. Koment prej njerëzish të papjekur!
      Askush nuk të ka sulmuar ty, por përkthimin SKANDALOZ që i është bërë tekstit të të madhit Kola. Të duket përkthim i saktë ky: “Domethënë, fjala ime mund të kishte titull “Kontributi i Arvanitasve…”. “… mund të kishte titullin…”, “… mund të titullohej…” “… fjalës sime mund t’i vihej titulli”, por jo “… fjala ime mund të kishte titull…” dreqi e hëngrët, se kështu është si të thuash që përkthyesin mund ta bëjë edhe një që nuk njeh shqipen.
      Të duket përkthim i mirë ky i kësaj fjalie: “Bëhet diçka e njëjtë si me Greqinë e jugut, ku “etnonime” Jones dhe Ahei janë sigurisht më të lashta, por pas mitit të Trojës konsiderohen me të lashte helenët.”
      Së pari, togfjalëshi “me të lashte helenët”. A ka nevojë të të përmend faktin se një përkthyes nuk mund të përdorë 34 germa si të ishte një komentues injorant i tipit @gegetoske?
      Së dyti, a e di përkthyesi se në emërtimin “Greqia e jugut” mbiemri “e jugut” i formuar nga nga një anë e horizontit nuk shkruhet me të vogël, por me të madhe? [Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Tiranë 1973 (botim pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe), faqe 149, Shënim 4. Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë e këtyre emërtimeve]. Pra duhet “Greqia e Jugut”.
      Tani po e mbyll edhe me një shembull (fjalia e tretë e materialit të përkthyer), që e tregon më së mirë se përkthimi është joprofesional, jo i mirë, madje skandaloz! “Përveç mosmarrëveshjeve dogmatike, të cilat sipas mendimit tim, janë të parëndësishme, ajo që krijoi një çarje të pakapërcyeshme, ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, ishte pretendimi i kryesisë së padiskutueshme ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës.”, – shkruan përkthyesi. Togfjalëshi “… ishte pretendimi i kryesisë së padiskutueshme ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës.”, që për njohuritë e mia historiko-fetare përkthyesi mendoj se ka dashur të thotë “… pretendimi mbi kryesimin e padiskutueshëm midis Romës dhe Kostandinopojës.” është jo vetëm i shprehur me një sintaksë që nuk lidhet me shqipen, por lë të kuptosh sikur ka pasur “një kryesi të padiskutueshme”, në vend të një përpjekje për të pasur “kryesimin në mënyrë të padiskutueshme”. Besoj se edhe ti, që ke komentuar aq gjatë kundër “armiqve” që i janë kundërvënë cilësisë së përkthimit, në këtë pikë s’ke tjetër veçse të më japësh të drejtë.
      Disa komente më irritojnë edhe mua, jo më ty, por, nëse atë sarkazmin tënd me lojën përmes fjalës “dikushi” e ka pasur edhe për mua, po të them se unë nuk jam “dikush”, por nuk jam as “askush”, në atë kuptim që shkruan zotrote. Jam thjesht një shqiptar që e dua vendin dhe gjuhën time, (ndoshta edhe më shumë sesa ti, sepse nuk do çoja për botim një material të përkthyer aq keq) çka më bën ta vendos Aristidh Kolën në panteonin e korifenjve të albanologjisë, si dhe ta konsideroj të pambushëshme zbrazëtirën që ka shkaktuar humbja e tij. Duke e mbyllur (gjithmonë nëse je vërtet Abdurahim Ashiku), po të ripërsëris se përkthimi është skandaloz, ashtu si edhe të falënderoj për përpjekjen tënde që ta bësh të njohur Aristidh Kolën për të gjithë shqiptarët, pasi fatkeqësisht nuk e njohin të gjithë.
      Personalisht do të lexoja me kërshëri çdo material tjetër që do të publikoje në këtë kuptim, por shpresoj jo me një përkthim të tillë.

      Reply to this comment
    • Linda October 14, 13:09

      S’e kuptoj pse keto gjera merren kaq personalisht. Ky eshte debat shterpe qe si ndihmon askujt, pervec se i ngre nervat paleve perkatese. Ne te gjithe si shqiptare e kemi problem te madh kritiken e dikujt, kur ne fakt ne bote kritikat jane thjeshte pasuri. Pellazgu per mendimin e ekzagjeroj kur tha perkthim “Skandaloz”, perkthimi eshte ne rregull por ka nevoje per redaktim, si cdo tekst i shkruar ne kete bote. Pra problemi s’eshte perkthimi por redaktimi. Mire do ishte te viheshin ne kontakt me njeri-tjetrin e te shihnit se si mund te ndihmoni per te perfeksionuar tekstin. Dhe lereni keto gaxhi-mixhit personale neper forume. Shendet!

      Reply to this comment
      • Linda October 14, 13:27

        Qe te sqarohem…S’ka asnje gje te keqe kur redaktimi i nje teksti ka gabime. Kjo ka disa arsye; mbivendosja e pandergjegjshme e stukturave te gjuheve te huaja qe njeriu meson, largesia nga vendlindja, veshtiresia e pershtatjes se mendimit nga gjuha qe perkthehet etj. Pra ka mijera arsye, ndaj dhe ne bote kur behet redaktimi kalon ne me shume se 1 dore. Mua verejtjet e Pellazgut mu duken me vend, ndaj thashe qe nje bashkepunim ndermjet jush apo redaktor te tjere do perfeksiononte tekstin. Faleminderit qe e sollet kete shqiptar te madh nderkohe, dhe urime ne punen tuaj.

        Reply to this comment
  10. avram October 13, 13:27

    Abdurrahim Ashiku njihet se eshte nje gazetar i serioz dhe me ndjenje larte atdhetare.Ai shkruan mjaft qarte dhe mendimet e tij janete pastra dhe nuk kane nevoje per komente te shumta. E njoh nga afer si korrekt dhe skrupuloz ne shoqeri por edhe nepermjet shkrimeve te tij ai na nderon te gjitheve, sepse ato shkrime ngrene vertet ndergjegjen e larte te gjithsejcilit dhe krenarin kombetare.
    Pena e tij dhe aparati i tij jane objekte qe do te kujtohen e respektohen nga gjithe shqiptaret si emigrantet dhe ata qe mbeten ne Shqiperi. Shkrimet dhe kontributi i tij si dhe mjaft te tjereve qe nga gazetaret dhe aktivistet e njohur te emigracionit shqiptar ne token helene si Robert Goros, Ramadan Bigzes, Seferina Seranit, Kastriot Lekdushit, Vasil Logos, Nevrus Abilekajt, Nase Janit, Jovan Mehillit, Arqile Gjates, Sonila Llacit, Mihal Janos, Luan Zilfos, Diamant Kodres, Murat Alia, Paulin Shestani, Shpetim Zhinxheris, Lefter Martes, Lefter Simonit, Mojsi Gabes e qindra te tjere do te perbejne nje galere informacioni me vlere per historin e emigracionit tone. Kam qene edhe une nje nder ata qytetare ne ate takim te 6 shkurtit te vitit 2000 ku mbajte nje ligjerate mjaft te qarte i ndieri Aristir Kola . Por duk duhet te le pa kujtuar perkthimin mjaft te qarte ne shqiperim qe beri nje nder publicistet me te spikatur te kohes sone i cili edhe pse ka mbi 50 vjet larguar nga Shqiperia , ai asi askush tjeter ka qene kurdohere pran vendit te tij pran emigranteve shqiptare ne te mira e ne te dhimbshme halle. E ndjej si pergjegjsi qytetare qe ti them disa kundershtarve te shkrimit te zotit Ashiku se nuk keni aspak te drejte ta kritikoni ne ate kend qe i keni pare gjerat , duket se tjeter kund rri fshehur lepuri juaj frikacak dhe mendja gjarper e veprimi teper anadollak.

    Avrami nga Myzeqeja

    Reply to this comment
  11. Abdurahim Ashiku October 13, 13:29

    UNË JAM ABDURAHIM ASHIKU NGA DIBRA, I DATËLINDJES 1941, MËRGIMTAR NË GREQI PREJ 21 KORRIKUT 1996. NUK E ZOTËROJ GREQISHTEN PËR TË QENË PËRKTHYES. E FLAS DHE E SHKRUAR ME SHUMË GABIME. PO QE SE NUK MË BESON ATËHERË MË SHKRUAJ NË ADRESËN TIME [email protected] DHE DO TË MARRËSH PËRGJIGJE. NJËKOHËSISHT EDHE UNË DO TË NJOH ME EMRIN E VËRTETË.
    JAM ME JU PËR GABIMET DREJTSHKRIMORE E NDËRTIMIN E FJALISË NË PËRKTHIM. PËRKTHYESI KA ARDHUR NË GREQI NË VITIN 1961 ME NJË NIVEL ARSIMOR SHKOLLË SHTATËVJEÇARE. SI AUTODIDAKT, SI I DASHURUAR PAS GJUHËS SHQIPE PËR MUA AI E SHKRUAN ATË MË MIRË SE SHUMË E SHUMË DEBATUES NË KËTË RAST E NË SHUMË RASTE TË TJERA.
    EDHE UNË BËJ GABIME NË TË SHKRUARIT E GJUHËS SHQIPE POR MUNDOHEM QË ATO TË JENË SA MË TË VOGLA. OPEROJ ME TË SHKRUARIT SHQIP QË SA HERË BËJ GABIME MË “TËRHEQ VESHIN” DHE MA NËNVIZON FJALËN ME TË KUQE ÇKA MË DETYRON TA KORRIGJOJ.
    MË VJEN KEQ QË DISKUTANTËT SKANDALIZOHEN PËR GABIMET E PËRKTHYESIT DHE NUK BËJNË ANALIZË DHE DEBAT PËR PËRMBAJTJEN E REFERATIT.
    REAGIMIN E KISHA PËR “DIKUSH”-IN QË NË MËNYRË MAKABRE MË IRONIZON DHE MË OFENDON PA E DITË SE KUSH JAM DHE PA MË LEXUAR ASNJË SHKRIM TIMIN DHE AS EDHE NJË LIBËR NGA GJASHTË LIBRAT E MI.
    NUK E KAM ZAKON QË TË REPLIKOJ ME KOMENTUES ANONMË POR KËTË RADHË E PASHË QË DISA RRËSHQITEN PA PISTË AKULLI.
    ME RESPEKT
    ABDURAHIM ASHIKU
    EMIGRANT NË GREQI.
    13 TETOR 2015, DITË ZIE PËR ARISTIDH KOLËN
    P.S. HYNI NË GOOGLE, SHKRUANI EMRIN ABDURAHIM ASHIKU DHE NJIHUNI ME MUA.

    Reply to this comment
    • Bariu October 13, 14:41

      Mos u mer me jevgun pellazg qe ben prapagande kunder ortodoksis se te emen ja kuvellte katoliku e ktej ortodoksi i bente te emes suvane!
      Mjer shqipria ku ka ren te na bejn historin jevgjit!

      Reply to this comment
      • Pellazgu October 13, 15:02

        @beni-qeni-bariu

        Pusho o qelbësirë e Anusit se e mos fut hundët në këtë forum ku shkruajnë shqiptarët. Unë nuk shkruaj asnjëherë kundër ortodoksisë o pleh, por shkruaj kundër ortodoksëve grekë dhe shërbëtorëve të tyre që kanë uzurpuar kishën e Nolit.
        Ti moj bajgë, as të lexosh nuk di. Ta ka mbushur Anusi kokën me mut, aq sa vrasësit e Aristidh Kolës të duken si Fan Noli! Me katolikët mos u kruaj o qelbësirë shule, se ata kanë qenë gjithmonë atdhetarë dhe nuk lëpijnë Anusët që punojnë për të zezën e Shqipërisë. Pleh analfabet!

        Reply to this comment
        • Bariu October 13, 15:45

          A thua te ken qen vertet atdhetare katoliku qe te mbertheu mamane!
          Po i vllai i gonxhe bojaxhise llazari u perfshi ne armaten fashiste mor jevg dhe enver hoxhe mavria nuk e lejoj kurre te futej jo vezem terezen e konvertuar nga ortodokse ne katolike,por edhe te vllane fashistin llazar qe vrau e preu shqiptaret mor evgjit elbasani!
          Kur te them un qe ju evgjitet dini vetem ti bini defit e te ngrini ariun ne valle!

          Reply to this comment
  12. xha Beqo October 13, 18:04

    Pellazgu dhe Shkodra eshte I njejti person.

    Reply to this comment
  13. petrika October 14, 13:21

    Ketu qellimi kryesor nuk duhet te jete perkthyesi,por vepra e ARISTIDHIT TE MADHERISHEM.Me gjith ndonje gabim te perkethyesit,une e falenderoj kete te fundit,per dicka te re qe na ka sjelle prej Aristidhit.Une deri me sot,qe jam 66 vjet,nuk kam pare ose degjuar asnje shkencetar,ose gjuhetar,historian,profesor,qe te sjelle fakte dhe deshmi aq tronditese per historine dhe lashtesine e shqiptareve dhe te shpegoje aq bukur dhe ne menyre bindese ,kush jane greket?Si lindi gjuha greke? dhe kush ka te drejte te quhet grek?Per te patur nje ide sa me te qarte per keto probleme ,kush nuk e ka lexuar vepren e Aristidh Koles ”Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve” le ta lexoje sa me pare dhe do mesoje qe greket e sotem,nuk kane asnje lidhje me greket e lashte,do mesoje gjithashtu se si e falsifikojne historine qeveritaret e sotem greke.Do mesojne se si fakulteti i historise te universitetit te Athines shpif ne menyren me te turpeshme,deformon dhe vjedh paturpesisht historine e ndritur te kombit shqiptar dhe duke ja veshur ate ne menyre artificiale grekeve te sotem ,e duke i quajtur ata pasardhes te grekeve te lashte.

    Reply to this comment
  14. petrika October 14, 13:44

    Vepren madhore te avokatit Aristidh Kola,greket nuk mund ta gelltisnin aq kollaj,por edhe per ta kundershtuar,nuk mund ta kundershtonin hapur,se pastaj do te ndizej nje debat i ashper ne popull,se pse qeveria greke ka fshehur nje te vertete kaq te madhe,prandaj gjeten menyren qe e kane zakon greket,vrasjen tinzare.Kur Aristidhi punonte prane dritares ose jashte ne verande,perballe shtepise se tij,qendronte pa levizur nje makine,brenda se ciles ishin disa police te sherbimit sekret.Keta police,me anen e nje aparati,i dergonin rreze vdekjeprurese me efekt te ngadalshem Aristidhit.Me vone ai shtrohet ne spital dhe vetem per ate nuk kishte vend aty,por krevatin e tij e lane ne koridor dhe filluan tja shtojne dozen vdekjeprurese te rrezeve derisa perfundimisht ai vdiq.E gjitha kjo ndodhi vetem se pse ai thoshte te verteten.Keta jane greket,Te vrasin naten dhe te qajne diten.Ruajuni prej tyre.

    Reply to this comment
  15. Abdurahim Ashiku October 14, 13:49

    Me sa lexoj ky mesazh i madh i përcjellë nga Aristidh Kola, ky studim i thellë i një njeriu që e njeh botën greko-shqiptare në gjerësi e thellësi, u shndërrua në “KORRIGJIM HARTIMI” në vend që të shndërrohet në “KORRIGJIM MENDIMI” për atë që kërkon koha për njohjen e segmenteve të veçanta të historisë sonë.
    Gjithëthesi, megjithëse pa pasë mundësinë tu drejtohem me emër e mbiemër, me letërnjoftimi qytetare, ju vlerësoj.
    Të gjithë ata që kërkojnë shkrimet e mia për arvanitët dhe zërin e tyre në diktofonin e gazetarit në këto vite të gjata të mërgimit në tokën helene, hyni në google dhe klikoni Abdurahim Ashiku.

    Me respekt
    Abdurahim Ashiku
    Athinë 14 tetor 2015

    Reply to this comment
  16. Dibrani November 19, 08:12

    Eshte qesharake se si Z. Ashiku i nderon pseudonimet dhe futet ne role here te bariut e here te shkrimtarit . Tamam si nje rrace e qelbur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim