Arvizu mesazh shqiptarëve: Bashkohuni me SHBA për lirinë e Ukrainës

May 16, 2014 18:02

Arvizu mesazh shqiptarëve: Bashkohuni me SHBA për lirinë e Ukrainës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu nëpërmjet një mesazhi i kërkon popullit shqiptarë të bashkohet me Amerikën për të mbrojtur së bashku pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e Ukrainës.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 Majit që do zhvillohen në Ukrainë, Arvizu kërkoi që Rusia ta lërë popullin e Ukrainës ta zgjedhë vetë të ardhmen e tij. Për këtë, ai kërkon edhe mbështetjen e shqiptarëve mes aleatëve të tjerë ndërkombëtarë. Këtë mesazh audio të ambasadorit e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook Ambasada Amerikane.

MESAZHI I PLOTË
‘Miqtë e mi jam këtu për t’ju kërkuar që të bashkoheni me mua dhe të gjithë Ambasadën Amerikane, si dhe me SHBA-të në mbështetje të demokracisë.Unë ju kërkoj që të bashkoheni me ne për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për të nënvizuar rëndësinë jetike për zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta në Ukrainë, më 25 Maj.

Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri unë kam qenë dëshmitar i përkushtimit të fortë dhe të palëkundur që shqiptarët kanë për demokracinë. Prandaj dhe unë besoj se kjo çështje është e rëndësishme për të gjithë ju.

Ju e dini vlerën e demokracisë, sepse ju keni jetuar shumë vjet në mungesën e saj. Ju e dini çmimin e lirisë, sepse ju keni luftuar për të.

25 Maji është një mundësi e vërtetë për popullin e Ukrainës për të vendosur për të ardhmen e tyre pa ndërhyrje të jashtme dhe për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet fletëve të votimit, jo nëpërmjet presionit të armëve.

Prandaj dhe mesazhi ynë është shumë i thjeshtë: Lëreni Ukrainën të votojë! Lëreni popullin e Ukrainës të vendosë vetë për të ardhmej e tij dhe lëreni atë ta bëjë këtë nëpërmjet zgjedhjeve të drejta, të hapura dhe të lira për të gjtihë.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vendosë për t’i dhënë popullit ukrainas që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe t’i japë atij mundësinë e të marrit frymë nëpërmjet një procesi demokratik.

Kjo është arsyeja se përse ne kërkojmë nga ju, populli shqiptar që të bashkoheni me ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të zgjedhjeve të 25 Majit në Ukrainë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të demokracisë. Një zë i përbashkët SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë. Të bashkuar për Ukrainën. Të bashkuar për demokracinë. Të bashkuar për lirinë.’

May 16, 2014 18:02
Komento

12 Komente

  1. Neo May 16, 20:31

    Te mbeshtesim SHBA-ne! … E ne kembim cfare do te na jepni … te na privatiozni naften , mineralet , buken e gojes.

    Ore po ky langaraqi akoma eshte Ambasdor ketu , akoma se paskan zevendesuar.

    Me shtete te vogla si Shqiperia , se keni problem ti shkaterroni , se jane shtete te vogla , e sju bejne dem , i kini si ajo gota me uje. Kur vjen puna si shtete te njetit livel me ju si Rusia dhe Kina , beheni verem , e beni ne breke. Si pune atij fodullit qe ben i forte vetem tek te dobtit , se tek te fortit , rrin si pule.

    Reply to this comment
    • puntori May 17, 00:17

      cfar thua ti mo injorant se spo te marim veshe pse mo ti o ti thuashe amerikes se ke te vej ketu ambasador me dele dhe me shkruan dhe ne gazera iko rrrrrrrrrrrr……………….. buthe nane jep dhe medje ti ne si popull do jemi kurdoher ne kra te amerikes me mishe dhe me shpirte dhe ne ditete se saje te veshtira se iteresat e amerikes jan dhe tonat po ku mer vesh ti mo zhordulle qe e ke mendjen vetem te hashe dhe te dhjeseshe do dhe te flaseshe pastaj ajde mbydhe halen

      Reply to this comment
    • feniks May 17, 10:56

      Zoti Arvizu!!
      Ne duam ta mbeshtesim Ukrainen,por me pare …..NA MBESHTESNI JU,QE TA CLIROJME SHQIPERINE NGA PUSHTUESI Sali Berisha!!!
      Eshte pikerisht ai,qe ju e cilesuat atehere ….BURRE(ne fakt MUT) SHTETI!!!

      Reply to this comment
  2. sopiqoti May 17, 07:40

    Populli ukraines duhet te mbeshtetet fuqimisht per vendosjen e demokracise POR nga sa ndigjojme dhe shofim ne Tv “..falangat e zeza..”po lulezojne ne UkraineJane keto falanga qe e mbulojne fytyren.Populli i Ukraines pa tjeter qe do te dij te vendosi dhe tu japi ate qe meritojne atyre forcave qe duan ta copetojne Ukrainen.

    Reply to this comment
  3. Neo May 17, 09:53

    Puntori ???? … Your translate sucks ! … Dont copy paste all what it si translatet in google translate service … Because it translate word by word, without sense.

    Ja kalofsh mire vella ! Te pershendes !

    Reply to this comment
  4. Marin Gashi May 17, 15:14

    Patjeter qe jemi me Ju Z. Ambasador. Ka nje gjysem shekulli qe jemi ndare nga Rusia dhe po mbushet nje cerek shekulli qe jemi me JU, me demokracine e shkelqyer te SHBA-ve.
    VOTA eshte arma me e suksesshme e njerezimit ne shekullin XXI.

    Reply to this comment
  5. AP May 17, 16:31

    Z. Arvizu !
    Qeveritë tona janë njëra më servile se tjetra , ndaj jush. Kaq s’ju mjafton , ç’farë doni tjetër nga ne?! Doni të poshtëroni të gjithë shqipëtarët , nga i pari tek i fundit ?!
    Zotëri !
    Stabiliteti dhe paqja në Botë , jo kurdoherë kanë qenë prioriteti juaj. Prioriteti juaj, përherë, kanë qenë interesat tuaja. Falë demokracisë amerikane që nuk varet nga vullneti i qeverive amerikane , që ndërrohen në ç’do katër vjet, këto që thashë i lexoj në shtypin amerikan, të dala të nga goja e personaliteteve të shquar , që mendojnë ndryshe nga qeveria juaj.
    Kaosi në Ukrainë është vepër juaja. Ju atje mbështesni naziskinët, boll që janë antirusë!
    Djali i zv. Presidentit tuaj, Xhon Bajden u bë drejtor i një kompani e ukrainase nafte- gazi!

    Kjo mban era ” naftë” zoti Ambasador !

    Reply to this comment
  6. shefi May 17, 18:20

    a thua te kene nevoje vertet keta per ndihmen tone? keni copetuar dhe shkateruar gjithe boten po ashtu bete edhe ne ukrahine duke inkurajuar ata qe rezuan nje qeveri legjitime dhe tani kerkoni perkrahje. jo zoti arvizu nuk jemi kure ne krah te diktatoreve.

    Reply to this comment
  7. enea May 17, 22:11

    Tu bashkohemi ju? Me fal po a nuk jeni ju ata qe shkaktuat trazirat ne Ukrahine?????

    Reply to this comment
  8. Shkëmbi i Kavajës May 17, 22:49

    Më tingëllon si një mesazh provokues përmes të cilit matet pulsi se ç’ndjenja ushqejnë shqiptarët për USA pas 23 vitesh tranzicioni që na ka cfilitur tmerrësisht shumë. Sali Berisha ishte ‘i zgjedhuri’ i Pentagonit ky ‘burrë shteti’ që e ktheu Shqipërinë në një geto të madhe duke marrë me vete urrejtjen dhe mallkimin e shqiptarëve.Tani e kuptoni se ç’ndjenja duhet të kenë shqiptarët ndaj jush z.ambasador.!

    Reply to this comment
  9. xhafa May 17, 23:26

    cdo qytetar eshte i shqetesuar per lirin une jame i shqetesuar per lirin e mungur e te mohuar ne rusi por dhe sigurisht dhe ne ukraine dhe per me teper i referohem Dipllomatit withers ne komentin qe i ben gjithe rajonit mbas largimit te tij nga shqiperia .deklarimet e tija qen rrufe per mohusit e s abotusit te lirise. sa i perket anglo -amerka dhe evropi nuk len mangut ne koplentimin e puneve e ceshtjeve te se drejtes nderkombetare perpara ketyre keto thenie jane te vogla.sepse ukraina i ka te gjitha mundesit per te vendosur vehte te tjerat jane shume me pake se mundesit e saj.

    xhafa.

    Reply to this comment
  10. Ajet Delaj May 17, 23:41

    Ajet Delaj I support Ukrainian people for freedom and democracy because Ukrainian people told us that freedom has price and they did not hesitate to pay. Also I strongly support Obama Administration for all what did to support Ukraine in this difficult situation . I want to emphasize that difficult situation isn’t just for Ukraine but for all Europe and peace around the world.
    Criminal system communist brought a lot of suffering, blood, and poverty for East Europe during 60 years. Dear Ambassador you know that Ukraine is near collapse. Ukraine and all East Europe came in this difficult situation because all new democracies did not helped enough to punish communist crime and other side West Democracies helped to much Russia to keep her dominant position in Europe without any conditions for democracy or reforms.
    What happens in Ukraine it is lessons for East and West Europe, especially for West Europe and United State of America that tolerated half democracy in all East Europe during 24 years ago. When European Parliament take initiative to pass resolution to deny communist crimes some years ago from more than 700 assembly members participated in this action just around 80 deputes.
    Dear Ambassador Arvizu most of all Albanian people support democracy , United state of America and Ukrainian people for freedom and democracy but you saw during protests about Syrian weapons and Albanian memorial day communists are stronger and unfortunately they are in Albanian government.
    American Administration could not accept half democratic election in East Europe as happened till right now.
    If continue to accept half democratic election as a result half democratic governments in East Europe is big damage for United State of America about her image for all anti-communist people in East Europe and also for peace and democracy in all Europe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin