Arvizu në zyrën e Ramës: Shprehëm mbështetjen për qeverinë e re

Redaksia Online July 15, 2013 17:13

Arvizu në zyrën e Ramës: Shprehëm mbështetjen për qeverinë e re

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm i vendit priti në selinë e PS-së ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu dhe një grup përfaqësuesish të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

Në përfundim të takimit, ambasadori amerikan deklaroi mbështetjen për qeverinë e re dhe për Edi Ramën dhe shprehu besimin se qeveria e koalicionit të majtë do t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

“Shprehëm mbështetjen tonë për qeverinë e re dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë nëpërmjet saj. Shtetet e Bashkuara janë besimplotë se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta do t’u përgjigjen kërkesave të votuesve”, deklaroi ambasadori amerikan.

Redaksia Online July 15, 2013 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*