Arvizu takim lamtumire me Topin: Njeriu i dialogut dhe moderacionit politik

October 28, 2013 18:23

Arvizu takim lamtumire me Topin: Njeriu i dialogut dhe moderacionit politik

Ambasadori i SHBA në takimet e tij të fundit si diplomat në Shqipëri ka përshëndetur edhe kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Takimi miqësor mes tyre u bë në një nga restorantet në kryeqytet. Ambasadori tha se Z. Topi ka bashkëpunuar gjatë dhe ka shprehur vlerësimet për të.

“Kur vjen një ambasador takimi i parë që ai bën është me presidentin e vendit. Ka qenë një moment magjik, që do ta kujtoj gjithmonë. Kemi kaluar kohë interesante dhe të vështira, por çfarë do ruajë në mendje për Topin është kujtimi i njeriut që gjithmonë është pëpjekur për dialog dhe moderacion dhe jam i lumtur që filozofia e tij politike mori shprehje në një parti si FRD, që ka më shumë 30 mijë mbështetës. I uroj suksese”tha Arvizu.

Po ashtu Z. Topi e quajti Ambasadorin mik të Shqipërisë, duke e falenderuar për kontributin e dhënë në Shqipëri. Kreu i Frymës së Re Demokratike komentoi edhe ftesën e ardhur nga kandidati i PS për kryetar bashkie në qytetin e Korçës.

“Kam rastin ta theksoj dhe një herë atë vlerësim të jashtëzakonshëm që kam për ambasadorin, për rolin e tij të shquar gjatë viteve që ka qëndruar në Shqipëri. Besoj se është në traditën e gjithë ambasadorëve, duke qenë vendi më mik i shqiptarëve që kanë qenë shumë të pranishëm dhe kanë ndihmuar në demokratizimin. E jap si ish-kryetar shteti si qytetar. Korça është qytet interesant, me shumë qytetari, shumë kulturë. Njerëzit e kanë vlerësuar atë thirrje, jo thjesht të FRD-së, por kandidates sonë, që padrejtësisht u hoq nga gara nga një parti që u bë nismëtare e pluralizimit. Në vitin 2013 u hoq një zonjë nga gara dhe sa më shumë kanë kaluar vitet kjo parti i është larguar vlerave të pluralizimit dhe aq më tepër për një zonjë, që do i bënte nder vlerave dhe qytetarisë”tha Topi.

Garuesja nën siglën e FRD për Korçën u përjashtua nga gara për zgjedhjet vendore për shkak të kërkesës së bërë nga PD se ishin verikuar shkelje në regjistrimin e saj për këto zgjedhje, kërkesë e cila u pranua nga KQZ.

October 28, 2013 18:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*