Arvizu u jep çmimin “Kampion i ACT Now” aktivistëve të AKIP

Redaksia Online August 1, 2013 15:49

Arvizu u jep çmimin “Kampion i ACT Now” aktivistëve të AKIP

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) është nderuar sot me një çmim nga Ambasada Amerikane. Ambasadori Aleksandër Arvizu u ka dorëzuar aktivistëve të kësaj aleance  çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane.

Arvizu përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60 000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave.

Referendumi i 23 dhjetorit, me të cilin shqiptarët ftohen të vendosin vetë nëse duan ose jo importin e mbetjeve nga jashtë, do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë.

 

Redaksia Online August 1, 2013 15:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*