Duhen dhënë shenja vullneti të qarta

Nga Habjon Hasani December 18, 2013 13:16

Duhen dhënë shenja vullneti të qarta

Bashkimi Evropian mori dje një vendim që shtynte marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me 6 muaj afat. Në fakt ky vendim ka sjellë shumë pështjellim pasi me votimin e “3 ligjeve të fundit” dhe me rotacionin e pushtetit më 23 Qershor nëpërmjet zgjedhjeve të pakontestuara ishte krijuar ideja se në Shqipëri, çështja e statusit ishte një “formalitet i muajit Dhjetor”. Por nuk ndodhi kështu. Për më tepër vendimmarrësit e BE-së kanë lënë qartë të kuptohet se nuk kanë marrë ende sinjale nga qeveria e re socialiste(për shkak se sapo ka nisur nga puna) për tu garantuar në ndërmarrjen e reformave domethënëse. Në fakt nëse bën hesapet e kohës në të cilën “qeveria Rama” ka qenë në detyrë bëhen 3 muaj kohë, nëse shikon afatin që i ka lënë BE-ja për rishqyrtim të vendimit për statusin është 6 muaj. Kështuqë pyetja që lind natyrshëm është: Çfarë mund të bëjë kjo qeveri në 9 muaj që s’mundet dot ta bëjë në 3 muaj? Për çfarë duhen pra, 6 muaj kohë Bonus? Çfarë presin vendimarrësit e BE-së?

Nisur nga afati kohor që ata kanë vënë mund të kuptojmë se është një afat modest, i pamjaftueshëm për të ndërrmarë reforma të mëdha në ekonomi, administratë dhe sidomos në gjyqësor. Reformat, ato të vërtetat, rrënjësoret, me siguri që kërkojnë më shumë kohë. Kështu që me sa duket në lojë janë sinjalet që vendimmarrësit evropianë presin nga qeveria shqiptare për një tjetër çështje: Tregues për vullnet të fortë në kryerjen e reformave.

Nuk është rastësi që ndër vendet që kërkuan këtë shtyrje afati janë Holanda dhe Danimarka, përpos të tjerave, ambasadorët e këtyre vendeve, në disa intervista të dhëna në Tiranë në 3 vitet e fundit, janë zhveshur nga çdo gjuhë apo terminologji diplomatike, duke denoncuar haptazi “Padrejtësinë e ngritur në sistem” dhe problemet e rënda me të cilat përballet vendi ynë. Madje ish-ambasadori danez ka dhënë dy vite më parë sinjale të qarta për nevojën e një reagimi qytetar dhe ndërhyrje të fortë në rangjet më të larta politike të vendit për të ndëshkuar politikanët e korruptuar.

Pra piketat që do i bënin vërtetë vendimmarrësit e BE-së të na lehtësonin procedurat deri në pranimin final të Shqipërisë në BE. Ky vullnet i BE-së u pa sidomos me Kroacinë, me rastin e ish-kryeministrit Ivo Sanader i cili u arrestua për korrupsion por përveç tij në hetim dhe më  pas në pranga ranë dhe disa oligarkë kroatë, njerëz tepër të pushtetshëm për disa dekada në Kroaci. Nëse Kroacisë këto kushte iu vunë pak përpara pranimit përfundimtar në BE, duhet të mbajmë parasysh se gjendja e sistemit të drejtësisë në Kroaci nuk ka qenë asnjëherë në derexhenë që ndodhet drejtësia shqiptare prej dy dekadash. Nuk ka pasur kurrë në Kroaci një “Bursë të gjyqësorit” apo një “treg sekserësh” thuajse të legalizuar. Sikundër nuk ka pasur as listë çmimesh në varësi të vendimeve të prokurorit apo gjykatësit. Këtë realitet ne shqiptarët e ndjejmë në kurriz, ndërsa prej vitesh korridoret vendimmarrëse të vendeve të BE-së i kanë ditur dhe i dinë në detaje. Nuk duhet të habitemi nëse përfaqësues të Danimarkës apo të Hollandës të na shohin si “tribalë” kur vijnë këtu dhe shikojnë e dëgjojnë thagma të paimagjinueshme për mënyrën e jetës dhe mjedisit nga ata vijnë. Shteti i së drejtës, me siguri që ky është problemi kryesor që ne reflektojmë.

Qeverisja e gangsterëve dhe kasta e njerëzve të paprekshëm. Këta nuk mund të jenë tjetër veçse zyrtarë apo ish-zyrtarë që janë kapur gafil në aferra dhe shkelje ligji dhe që nuk preken për shkak të imunitetit politik. Ndaj dhe zgjidhja e problemit në këtë rast nuk mund të jetë një e panjohur e madhe apo e ngatërruar: Duhen dhënë shenja vullneti të qarta se e kanë seriozisht me mbylljen e ciklit të pandëshkueshmërisë. Kroacia e dha pak vite më parë duke arrestuar Ivo Sanaderin, analogu i tij në Tiranë quhet Sali Berisha.

Nga Habjon Hasani December 18, 2013 13:16
Komento

21 Komente

  1. DREAM December 17, 22:45

    Uh! Europë, ti kurva e motit,
    qi i rae mohit besës e Zotit,
    po a ky â shêji i gytetnís’
    me dá tokën e Shqypnís
    për me mbajtë klysht e Rusís?

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB December 18, 00:14

      Burokratet e Brukselit po te donin te mbeshtesnin Qeverine e Re dhe nje nga popujt me te vjeter te ketij Kontinenti, i kishin te gjitha mundesit per ta bere kete gje.
      Ata duke na pranu si kandidat nuk do na hapnin deren,por te te hiqnin vetem njerin nga shume drynjte me te cilen ato e mbajne mbyllur kete dere te KALBUR.
      Un ndjehem shume i poshtruar kur Europa Plaka-Harbute tallet me ne.
      Sali Berisha vrau ne mes te Europes dhe ata e lejuan ate qe te fliste ne Parlamentin Europian.
      Kjo eshte Europa e vertet.
      Europa e Korupsionit dhe e Oligarkise Financiare.
      Shqiperia e vogel nuk mund te behet Europiane nga deshira e Burokratve te Europes.
      Ne jemi ne zemer te Europes,nje popull qe ka sakrifiku ne shekuj per kete Europe,nje popull qe kjo Europe e ka lene disa here ne meshir te fatit,e ka plaçkitur dhe e ka vrare.
      Sot Europa e gjermano-franceze Merkel-Hollond u tall me shpresat e shqiptarve per te hyre ne familjen Europiane,dhe kjo nuk duhej te ndodhte.
      Ne jemi popull i duruar,dhe nuk duhet te dorzohemi.
      Askujt nuk kemi pse ti lutemi per diçka qe na takon.
      Shqiperia eshte Europe.

      Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati December 17, 22:50

    Ky lloj justifikimi qe ben EU , eshte fyes per intelektin –Te fyen intelektin e topeve kur mundohet te te genjeje me keto justifikime vulgare ,ku flitet ne menyre te pergjitheshme dhe nuk thuhet azgje

    Por ne fakt po te lexosh midis reshtave e kupton se justifkimi eshte shume i dukshem dhe eshte ky
    :…Nuk ua japim sepse ju ..Ekzistoni.

    Duhet qe ndaj ketij justifikimi te pergatitet nje pergjigje e forte ku te preket ne menyre tagente historia dhe religioni
    te cilat jane arsyet e verteta se perse keta nuk japin statusin

    Vetem nje budalla, por kur them budalla them per ata te grades se fundit ,mund te besojne do e marrim statusin ne qershor ,
    pasi te lexojne keto justifikime qe nuk jane justifikime

    Eshte fyese ti degjosh keto justifikime dhe te mos reagosh me force ndaj Padrejtesise skandaloze qe aplikon EU ne rastin tone

    Ata nuk na i japin statusin ne as ne Qersoshor as ne Dhjetor …..Ndaj te pakten te reagojme me dinjitet kunder ketij skandali ku perdoret double standarti ne menyre brutale deri ne mizori

    Se keta po ja japin statusin Serbise , qe eshte nje shtet kriminal, dhe kane frike tja japin Shqiperise

    Ne fakt kur je nje shtet me pushke druri sic jemi katandisur ne , ata nuk te kane ne refen fare……

    Armatosuni me arme te renda, destabilizoni Maqedonine, dhe Malin e zi duke i ngritur shqitparet atje ne kembe
    Kekroni bashkimin me Kosoven, dhe te drejtat e Presheve
    …dhe atehere do e shikoni se do tju kene respekt te medhenjte e EU-se,
    ndryshe as do ua fershelljen fareeeee

    Nuk ka respekt njeri per ate qe eshte paqesor dhe i urte –Nuk e ruan njeri pse ti je per paqen ne rajon
    por kur ti je per ,uften ne Rajon, atehere ata do sulen te te respektojne
    Ndaj blini arme moderne , si gjithe bota qe te quheni shtet, se keshtu pa arme jeni nje krahine zulu

    Une jam gati te heq bast qe ne nuk e marrim statusin as ne qershor, por do e marim ne 36 qershor

    Reply to this comment
    • Fshatari December 18, 00:11

      Rajmond ke shum te drejt, vitin tjeter eshte greqia ne drjetim ajo do bej nazeme kerkesat e saj keshtu prap ne vend do jemi. ore pse vemi ne Kine neve dhe ata jan me mire se europa

      Reply to this comment
      • luciano December 18, 18:17

        Po po, vitin tjeter…me e mira qe mund te bejme ne vitin tjeter eshte te bejme shtet e dhtet per veten tone e kam fjalen ,qe te funksionoje me sy mbyllur drejtesia ,jo lere kete e lere ate ,institucione te pavarura .e nuk e kuptoj se c’pret ky parlament te krijoje keto institucione ,le te filloje me Presidentin e te harrojme Evropen per ca vjet ,nuk thashe vitin tjeter por CA VJET,
        Kur te jemi ashtu sic duhet te ishim me kohe e joashtu sic jemi mesuar te jemi atehere vete Evropa do te trokase ne dere e do te lutet te futesh ne kooperative ,atehere Po ,nuk do pranosh sepse do e kesh kuptuar se kooperativat nuk jane gjithmone ne favor te individit ,ne shqipetaret e dime mire kete !

        Reply to this comment
  3. durrsaku December 17, 23:26

    e drejte cfare statusi duan shqiptaret?????
    pa u ndeshkuer sali koqja dhe te gjithe hajdutet e tjere qe e vodhen kete populll , e vrane ne gerdec , ne 21 janar , ja prene damaret dhe i pine gjakun ketij populli .. si mund te pranohen ne be keta mastra politikane sali baba me 40 hajdute vetem burgu eshe pak x ata …..

    Reply to this comment
  4. tol francezi it December 18, 00:07

    europe te sh…. librin e shtepise ty ,greqise,serbise e rusise,qe keni 1000vjet qe komplotoni kunder SHQIPERISE.

    Reply to this comment
  5. Eri December 18, 00:18

    Po çfare leshi duan tani evropianet?? Nga nje ane thone qe i plotesuam kushtet ndersa nga ana tjeter duhet akoma kohe. Po fajin e kemi vete qe kemi bere nje shtet plehre, te koruptuar qe i lut B… Evropees. Po te ishe si puna e Islandes Evropa do te te lutej te futeshe ne BE. Nejse shpresoj qe qeveria te punoje forte dhe te shohim se çdo thone ne Qershor.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi December 18, 00:51

    VR!!! Pa pasur informacion sesi zhvillohen gjerat ne prapaskenë mendoj se kjo shtyrje béhet për te vendosur nje farë simetrie ndermjet disa refuzimeve radhazi te qeverisë berisha me qeverine rama. Kjo simetri ose ekuivalence do te frenoje revanshin e forcave politike ne shqiperi,kundra njëra-tjetrës. Nga ana tjeter duan te binden me shume per aftesite qeverisese te rames sidomos per permbushjen e angazhimeve e te standarteve ne drejtimet qe përmenden p.sh ne luften kunder korrupsionit,krimit te organizuar,reformes ne drejtesi etj. Nuk besoj se ka paragjykime per qeverine e ramës. Ka thjesht nje prove 6-mujore. Nje prove qe te tregoje edhe sesa e afte ështe kjo qeveri për te eliminuar pasojat e humnerës së lënë nga qeveria e meparshme. Personalisht nuk kam ndonje merak te madh pse nuk morem kandidatstatusin. Nuk di cfare permiresimi do me sjellë. Por di qe pagat e pensionet tona nuk renditen denjesisht as ne ballkan!? Prandaj s’me ha shume meraku. Qeveria te plotesoje detyrimet,te me rrise financat mua dhe gjithe shqiptareve dhe pastaj,jam i sigurte se ti hapin dyert e europes. Edhe sikur prapa deres se saj të ketë vënë kurrizin “hollanda”! Kaq njeherë për njëheré!

    Reply to this comment
  7. DinPaku December 18, 02:15

    Ketu eshte shprehur qarte mbeshtetja per punen e qeverise ne luften kunder korupsionit, por theksohet domosdoshmeria e rezultateve konkrete, me fjale te tjera, ne rast se nuk futet brenda Sali kerma, mos prisni statusin jo ne Qershor, por asnjehere. Kush nuk e kupton kete eshte qorr, por insalla e ka kuptuar vete qeveria.

    Reply to this comment
  8. Ilir December 18, 07:01

    ARSYEJA ME KRYESORE QE NUK ESHTE SHPREHUR KETU ESHTE RAZICMI QE KANE KETO VENDE NDAJ SHQIPETAREVE.

    Reply to this comment
  9. aos December 18, 09:33

    Kushtetuta e RSH duhet te ndryshoje me Referendum.
    As Edushi nuk ka c’te beje ne kete moment…pse?
    Sepse,Klanet e Politikes se deri tanishme,vijne nga nje KASTE,ajo e ish-byrose politike komuniste se kaluar,klanet Hoxha,Shehu,Kapo…etj,komandojne sot politiken e Albanistanit,Nanon<berishen,meten,ramen …te gjithe,dhe me analistet e tyre si Baze(corapja psed.i tij)Muc Nano,apo karkaleca idesh si Minxhozi.per te manipuluar dhe codroditur opinionin e "lodhur" publik shqiptar.
    Pra BE,keta "idiote" perendimore,qe hapnin universetet publike, ne kohet,kur ne luftonim akoma me shigjeta,nuk e di se cfare ndodh ne shqiperi,dhe cfare pislleqesh jane bere dhe behen???
    Ata e dine qe dhe Doris Pack-uja,se here vinte merte deri nga 300 mije euro,apo sic nuk e dine qe Sequia-oja ne Tirane ben Korrupsion galopant me fondet e Be-se me Hajdutin e Avocatit te shtetit Shqiptar,duke vjedhur MILIONA euro??
    ATA(be) dine cdo gje,sepse i kane kaluar vete shume vite me pare,dhe,Loja qe ben BE-ja eshte qe te percaje kete KASTE,duke i fut ne sherr me njeri tjetrin,sepse ne nje lufte,ka vetem nje fitues,dhe shume QEJF-mbetje me pas,per hakmarrje klaneve.
    Be e "idioteve" po perdor thenien e Jul Cezarit:Erdha.Pashe,Fitova.

    Reply to this comment
  10. drejtesi December 18, 09:57

    Statusi nuk ju refuzohet shqiptareve por funksionimit te shtetit te shqipetareve ,drejtesise se shqipetarev,parlamentarizmit te shqipetareve . Beni te gjithe si te habitur ,biles edhe si te ofenduar nga refuzimi .Po pse cfar ka per tu habitur ? Te vetmet lajme qe prodhon dhe konsumon Shqiperia si ne rrafshin e brendeshem edhe ne ate nderkombetar jane korrupsioni,padrejtesia,kriminaliteti,trafiklleku,hajdutelleku e sa e sa te tjera.Gjysma e Shqiptareve kan grabitur pronat e gjysmes tjeter .Politikanet tane kan fituar statusin e perjetesise dhe te trashegimis politike ,jane bere kaq te pasur ne nje vend kaq te varfer per nje kohe kaq te shkurter sa ja u kane kaluar me shifra shumezeroshe Politikaneve Evropian ne demokracira qindra vjecare.Mos te genjejme veten, qe te gjithe ne si shoqeri nuk jemi te gateshem per tu ballafaquar dhe barazuar me shoqerit e vendeve evropiane dhe per kete duhet shume shume pune ,shume ligjishmeri,shume demokratizim,shume toleranca qytetare dhe shume realizem ndergjegjeje.

    Reply to this comment
  11. TROJA December 18, 10:25

    DREAM…Hapja e ketij artikulli eshte realja.
    Sa te doni kerkojeni aresyen tek vetja jone,sa te doni amendesoni se duhet denuar korupsioni,apo mafja e drejtesise,si kupola e korupsionit,sa te duan le te flasin gjoja analistet tane,qe flasin sipas oreksit dhe interesit te grupeve mafjoze ne Shqiperi.Aresyeja eshte shume e qarte..Dreami e ka vulosur.
    Si mendoni ju profesore,e doktore shkencash,politike qe degjoja mbreme ne televizor,te flisnin pa pare cila eshte historia e keti kombi qe Anglia dhe Franca e ndonje tjeter,nuk ka dashur te degjoje emerin Shqiptar,ketu e njeqind e ca vjet me pare.Kaq shpejt kjo dhimokraci,e haroi vitin 1913,1925,1945.46 e deri ne 1955,kur lordet Angleze dhe qeverite Angleze e coptuan kete komb ne 6 shtete.U harua historia me Francen qe ne kohen e Napolonit,e me vone qe luftoi per ti dhene trojet shqiptare grekeve,etj,etj,raste kur qeverite e ketyre vendeve e vleresonin Shqiperine si mall(gabelesh)si lecke shkembimi,per te kenaqur miqte e tyre greke e serbe.Dhe perse u shtu per 6 muaj kur e ka drejtimin e BE Greqia dhe nuk u shtu per 8 muaj?Duan ti japin perseri detin greqise nepermjet ketij presioni? Do gjermania te fitoje nga deti dhe trojet tona per te shpetuar ekonomikisht Greqine? A keni material ju te famshmit analiste te pordhes per keto makinacine te poshtra qe po luhen me fatet e ketij kombi? Heshtini,ose nxirni te vertetat si jane e mos na beni llogje ne gazeta e televizore.A e dini se nuk ju degjon dhe nuk beson askush? A paguheni mire te pakten qe te roni e te gezoni.E ne fund po ju citoj nje thenie te madhe;”Ne mundohemi te argetojme te tjeret,per gjera qe nuk na interesojne aspak”

    Reply to this comment
  12. Aurenc December 18, 10:32

    Le të bëhen disa reforma të rëndësishme në sistemin gjyqësor për të mirën e popullit shqipëtar…Nuk mund të vazhdohet gjatë gjithë kohës me korrupsion…Se njerëz te korruptuar ka edhe në vendet e perëndimit, por në Shqipëri korrupsioni bëhet hapur…pa pikë frike e pa pikë turpi…

    Reply to this comment
  13. tol francezi December 18, 11:04

    Po paten nje fije dinjiteti politikanet legena shqiptare duhet ti thone jo kurves evrope si islanda ,ti hedhin syte nga turqia e amerika evropa kurve mbeshtet barbaret serbe qe erdhen nga uralet dhe jevgjit greke qe erdhen nga azia e vogel ,shqiptaret qe jane autoktone ne ballkan si ka dashur dhe si do .

    Reply to this comment
  14. Toni i Madh.... December 18, 11:29

    Nje nga pikat kryesore qe nuk marrim STATUSIN per ne UE eshte:(OSE MUND TE JETE)
    -KRIMI i ORGANIZUME (droge,prostitucjon ,vjedhje,grabitje me dhune ku eshte e perhapur ne
    e gjithe UE, mos te harrojme neper burgjet e UE rradhitemi jo te paret? por te dytit si shumice
    indivitesh qè ne ditet e sotme ndodhen neper BURGJE ,me pak fjale Qeveria SHqiptare
    (e djesheme) nuk ka luftuar KRIMIN por eshte lidhur ngushte me te!(Qeveria e sotme te
    shikojme ne te ardhmen pasi mbetet shume -shume veshtire pasi LEKU i PISET shtyn shume te rije te pa pune te merren si ushtare e MAFJES KRIMINALE ne SHQIPERI).

    – Jemi nje Popull qè kerkojme AZIL POLITIK akoma 2013 (sidomos per vella’vrasje).

    Une citova dy pika qè jane te verteta ,dikush t’jeter mund te n’zjerrè diçka me reale qe
    PSE REFUZOHEMI per ne UE????.

    Reply to this comment
  15. pro dhe kunder December 18, 12:28

    -Keto shtete ne 1913 e perdoren si kavie shqiperine,per ta zhdukur dhe sot me pak te meta ato nuk luajne nga ish parimet me pretekst,..,por ndoshta po te ishim helmuar me armet e Asadit,procesi do kish perfunduar,PRO..ku i dihet..,
    pastaj ngerci ne drejtesi i kryesuar nga nje sakat partie te deshtuar nuk eshte bindes,,.
    ..mendoj se anet e medaljes duhen analizuar,pasi ne jemi roberuar nga vetja,nga mentaliteti une dhe s’ka tjeter mbi mue.

    Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi December 18, 13:27

    “Drejtësi”? Mendoj se përgjithësisht keni thënë gjënë e duhur. Europa ka shume informacion edhe nga sherbimet inteligjente sesi jane punet ketu tek ne. Duhet ç’korruptim total. Mesazhin e dhane : kònkretizojeni me arrestime ministrash ose kryeministrash. Ideja juaj se duhet konkretizim qendron e se luan topi. Me se fjala vjen te te pranoje europa apo me pensiòne 100 eurosh ? Ne s’kemi standartet bazike jo me te tjerat. Nderime “drejtësi”!!!

    Reply to this comment
  17. Pëllumb zaimi December 18, 13:42

    “Toni i madh”dhe “Pro dhe kundër”? Drejt e kini(toni i…)! Kemi shume pune per te bëre ne ato drejtime qe thoni ju. Ç’kriminalizim total! Nderime! Më pëlqeu dhe fraza e “pro dhe kundër”- “…ne jemi të robëruar nga vetja,nga mentaliteti..”!

    Reply to this comment
  18. Miku nga USA December 18, 18:45

    Per marjen e statusit apo pranimin ne BE ne radhe te pare nuk jane te interesur politikanet tane te te gjithe spektrit. Ata duan te livadhisin si te duan me kete popull injorant, te behen si bejlert qemoti. Te qenit ne BE ne radhe te pare kerkon nje kulture demokratike te klases politike dhe te gjithe popullit qe ne Shqiperi eshte ne nivel te mjerueshem. Jam dakort dhe me ata qe thone qe fuqite e Evropes nuk jane te interesuara per nje Shqiperi te forte e te bashkuar sepse kjo nuk u vjen per mbare grekeve dhe serbeve qe jane te perkedhelurit e EU. Gezuar festat e fundvitit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*