As Conte, as Luis Enrique, një gjerman për pankinën e PSG

April 10, 2018 14:21

As Conte, as Luis Enrique, një gjerman për pankinën e PSG

As Conte dhe as Luis Enrique: Thomas Thuchel do të jetë trajneri i ri PSG. Ish-trajneri i Borussi Dortmund, në verë do të marrë vendin e Unai Emery, me një kontratë dy vjeçare, me opsion për një të tretë.

Në Francë dhe Gjermani janë të sigurt për këtë lëvizje. Lajmi është dhënë fillimisht nga Sport Buzzer dhe më pas është konfirmuar edhe nga L’Equipe, ndërsa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. 44-vjeçari që mori një vit pushim absolut pas eksperiencës me Dortmund, shihet si një zgjedhje ideale nga sheikët e PSG.

Tuchel njihet si një trajner që i pëlqen loja sulmuese dhe ai nuk e ka fshehur kurrë që është një admirues i lojës së Barcelonës të Guardiolës. Sipas burimeve të mësipërme, Tuchel është zgjedhur nga vetë Emiri i Qatarit, që sezonin e ardhshëm kërkon me çdo kusht fitimin e Champions League.

Zyrtarizimi pritet ndoshta që javën e ardhshme, kur PSG të ketë siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Kjo lëvizje mund të krijojë edhe një efekt domino, në të cilin përfshihen trajnerë si Conte, Allegri, Luis Enrique dhe Jardim.

o.j/dita

April 10, 2018 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*