As këtë nuk e bëni dot?!

August 25, 2019 21:00

As këtë nuk e bëni dot?!

 

E kemi bere te udhes qe shpesh te trishtohemi per shkak te udhetimit te veshtire qe ka kryer Shqiperia gjate ketyre tridhjete viteve te fundit – zymtesia ekonomike e cila i ka kaluar te gjitha prapesite e mundeshme, firmat piramidale, keqmenaxhimi i fondeve publike, korrupsioni galopant i te gjitha niveleve e deri ne aktualitetin korruptiv te koncesioneve ordinere dhe PPP-ve.

Largimi ne mase i shqiptareve, papunesia, pagat e uleta, renia e konsumit dhe e fuqise blerese, jane rezultatet e prekshme te sjelljes se papergjegjshme te te gjitha qeverive ne vazhdim.

Shpesh ne kete det te trazuar te mungesave te shumta, si mungesa e sjelljes politike, mungesa e strategjive, mungesa e eksperteve ne qeverisje, qeverisja e papergjegjshme e niveleve qendrore e lokale, shqiptareve sa here qe vjen vera u hidhet nje komardare e lyer me ngjyra si ato te fasadave, ne te cilen shkruhet: Turizmi Shqiptar.

Pasi e moren Shqiperine dhe e kthyen para e mbrapa, e pane nga koka tek kembet, majtas e djathtas, dhe konstatuan se kjo cope toke nuk paskesh asgje te rendesishme – nuk paskesh nafte e minerale, fabrika e uzina, fusha per te prodhuar, nuk paskesh barinj e dhene.

Pasi e vodhen e nduken dhe e ndane si placke lufte, mbas fitoreve e humbjeve ne betejat zgjedhore, vendosen se Shqiperise i vetmi shpetim i vjen nga turizmi.

Ka disa vite qe lufta e shifrave rreth turizmit ka perfshire qeverine, opoziten, OJF-te, agjencite, sistemin TIMS, radaret, ushtrine, kufirin, policine, INSTAT-in. Shifrat jane te nevojshme per te bere analiza, per te pare pikat e dobeta, per te rregulluar defektet dhe per te parashikuar te ardhmen.

Por mesa duket pjesa me e madhe e institucioneve qe merren me turizmin kane mbetur vetem tek shifrat ne menyre qe te mburren me to. Natyrisht kur shifrat jane pozitive. Nese shifrat do te jene negative do gjendet justifikimi i rradhes, duke e larguar pergjegjesine nga vetja.

Por a i ka Shqiperia mundesite per te pritur turiste e pushues, shqiptare e te huaj, dhe per t’i kenaqur ata ne menyre qe te kthehen perseri ne Shqiperi?

Shifrat po tregojne qe pergjithesisht shqiptaret dhe te huajt qe kalojne pushimet ne Shqiperi nuk kthehen aty perseri. Po perse ndodh kjo? A eshte Shqiperia, dhe ne kete rast nuk kemi parasysh vetem konceptin Shqiperi si vend, territor e concept gjeografik, por Shqiperia si shtet, qeverisja qendrore e lokale, biznesi dhe sherbimet etj., e gatshme te prese e riprese turiste vendas e te huaj??

Ka disa vite qe perballemi me flukse pushuesish nga disa vende te huaja, Kosova e Shqiperia. Por a krijuam ne per ta nje pervoje te tille qe ne skedaret e memories se tyre te vihet shenimi: “ Po do te kthehemi perseri”.

Jane vetem tre deri ne kater muaj ne vit, gjate te cilave, pergjithesisht behen planifikimet per te kaluar pushimet vjetore. Individe, grupe, familje, te dashur, çifte programojne pushimet e tyre pikerisht ne periudhen Qershor – Shtator.

Nese e kemi pare Turizmin si prioritet, dhe ne menyre qe te perballojme fluksin e ketyre muajve, duhet te punohet gjithe vitin qe pushuesit te gjejne komoditetin dhe sherbimet e duhura, dhe qe ata te rikthehen dhe t’i bejne jehone pozitive pushimeve qe kaluan ne zonat turistike shqiptare.

Por me cfare ndeshet ne fakt pushuesi vendas dhe i huaj? Le t’i referohemi plazhit dhe vijes bregdetare ne gjirin e Durresit, qe eshte edhe vija bregdetare me e gjate dhe me e shfrytezuar. Ka vite qe pusetat e elektrikut dhe pusetat e shkarkimit te ujrave te shiut jane hequr/vjedhur dhe nuk zevendesohen apo mbulohen.

Ne rrugen dytesore nga Konvalishenca e Ushtrise, Golem deri te Mali i Robit nuk ka nje trotuar per te ecur kembesoret. Ata rrezikohen nga mjetet qe levizin me shpejtesi edhe sepse ne kete segment nuk ka asnje tabele te kufizimit te shpejtesise apo te vendosjes se kufizueseve te shpejtesise ne rruge. Eshte e habitshme qe akoma vazhdohet te jepen leje ndertimi ngjitur me rrugen duke mos lene mundesi qe ne te ardhmen rruga te zgjerohet .

Ne gjithe kete zone mungojne parkimet sepse te gjitha ndertimet jane rrethuar me gardhe individuale dhe i gjithe territori eshte” nje toke e stermadhe e xanun”.

Sivjet pati “rikualifikim” te nje blloku pallatesh ne afersi te kanalit ngjitur me Komvalishencen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por nuk mund te thuhet e njejta gje per shetitoren nga Kanali e deri tek Hotel Dolce Vita, qe ndoshta eshte territor kufitar me Bashkine e Kavajes.

Punimet per kete shetitore filluan ne maj. Dukej qartazi qe ose nuk kishte nje projekt te miratuar dhe rigorozisht te zbatueshem, sepse kjo shetitore ne disa vende eshte gjashte metra, ne disa tete metra dhe ne disa te tjera eshte dhjete. Shetitorja i bie perreth ndertimeve pa leje, gje qe tregon mungese te theksuar serioziteti, dhe pafuqi per te vene ne vend apo per te rregulluar sadopak katrahuren e ndodhur ne kete zone me ndertime pa asnje plan urban, duke prere pyllin e pishave dhe zene te gjitha hapesirat e mundshme publike. Nderkohe punimet ne kete shetitore u nderprene dhe nuk u perfunduan duke krijuar mbremjeve nje tymnaje pluhuri betoni e cimentoje permes se ciles “marshojne” grupet e turisteve.

Jo me shume se dy vite me pare Kryeministri yne, dora vete (“qe po e tha e ben”), tha se kjo zone do te shnderrohej ne nje nga me te bukurat. Ndoshta ai nuk e di qe vetem rruga nga sektori i plazhit Iliria e deri tek Ura e Dajlanit ka ndryshuar konfigurimin ne menyre teresisht te pajustifikuar e te panevojshme, disa here ne nje kohe te shkurter duke marre fonde teper te vlefshme me te cilat mund te ishin bere investime nga Bashkia e Durresit, nga zona e Plazhit deri ne Golem.

Me te filluar sezoni turistik menjehere u shfaqen pushtuesit dhe grabitesit e hapesirave publike. Moren me qera katet e para te pallateve te banimit dhe pa pyetur shtetin (ku je o shtet??), pa marre leje ne Bashki, pa pyetur kerkend, vendosen çadra ne reren prone e te gjitheve, ndertuan disko ne reren prone e te gjitheve, vendosen varaka e barka, te gjitha pa leje, duke viktimizuar banoret e apartamenteve dhe turistet qe nuk kane ku te kalojne ne bregun e detit, per te bere ecjen gjate mengjeseve dhe mbremjeve.

Jo aty nuk mund te kalosh. Cadren tende nuk mund te vesh. Rrezen e diellit nuk mund ta marresh, bile as nuk mund te ulesh ne rere se edhe reren dikush e ka zene.

Nese do te shkosh te pushosh ne kete vije bregdetare, mund te mos ecesh ne shetitoren e pambaruar, mund te mos shetisesh ne breg te detit, mund te mos ulesh ne rere por te duhet te shtrihesh ne nje shezlong me pagese. Rrethohemi nga shume parregullesi qe si gjithmone ne shqiptaret me kurrizin tone te ulur, i kalojme duke u ankuar nen ze, duke perseritur e perseritur thenien “ eh le ta gjeje nga dikush tjeter“.

Por eshte e pamundur te kufizosh zhurmen e autoparlanteve çapraze, qe ne menyre sfiduese kane pushtuar dhe rrethuar me zhurmen e tyre te pashmangshme cdo hapesire e permase te matshme e te pamatshme, kane pushtuar veshet, trurin, stomaket e psikozen e te gjithe pushuesve qe i kane premtuar vetes te bejne disa dite pushime, dhe me keq akoma ata te cilet kane guxuar te blejne apartamente ne kete vije bregdeti apo edhe plazhe te tjera te Shqiperise.

DJ-te kamariere te apasionuar pas rrapzhdrapeve tallava, qe do t’i kishte zili cdo krijues qe njeh vetem dy instrumenta muzikore: gurin dhe tenxheren, fillojne qe ne oren gjashte kur marrin turnin me ulurima, uturima – muzika e tyre e “perzgjedhur”, e cila vazhdon pa pushim e permiresohet ne mbremje kur podiumet portative shkelen nga kembet “delikate” te kengetareve live qe si ne traditen e dites, kenget e tyre i kane te tmerrshme te zhurmshme, rrenuese e aspak delikate.

Vetem nje koke e krijuar per te duruar dhimbje te medha, mund te shkoje te ulet, te haje e te pije ne keto kushte. Banoret e pushuesit te ulur ne karriget e tortures akustike, presin me padurim qe perqafimi aspak miqesor i ulurimes te largohet dhe trupi e mendja qe ata te rigjejne qetesine dhe aftesine per t’u rikuperuar e per t’i bere balle nje dite te re te mundimshme, cfilitese, duke luftuar perseri me fantazmen e zhurmes qe fillon te te perqafoje e te te pushtoje mengjesin e ardhshem.

Sezonit po i vjen fundi dhe ai sa vjen e po tkurret. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit u pa ne perpjekje te shumta per te bere detyren dhe promovuar arritjet, pame edhe nje sere operatoresh e biznesesh serioze qe operojne ne Shqiperi dhe ofrojne sherbime serioze e me standarde.

Nuk mund te injorojme optimistet dhe punonjesit e qeverise e te bashkive te cilet me te vertete kane punuar dhe jane perpjekur. Gjithashtu do t’i jepnim te drejte edhe atyre qe thone: “Ore ku jetoni ju? Kerkokeni shume. Qeveria nuk ka para. Turizmi kerkon shume investime. Gjerat kerkojne kohe”.
Te gjitha keto i kuptojme dhe nuk kerkojme asgje me shume se mundesite.

Po a eshte e pranueshme qe pasi u pushtuan plazhet nga pushtuesit, ne mes te sezonit pame ushtrine e “hamalleve police” te ngrinin ne krahe placken e zaptuesve?

A ka nje plan organizativ Qeveria, me pjesemarrjen e te gjitha Ministrive, Bashkive dhe institucioneve te tjera te cilat kane lidhje me mbarevajtjen e sezonit turistik? Por nuk arijme te kuptojme nese ka nje plan te perbashket midis institucioneve shqiptare i cili pasi firmoset nga Kryeministri apo autoriteti perkates i caktuar nga ai, te jete i detyrueshem per zbatim brenda afateve te caktuara duke parandaluar te gjithja shfaqjet e mesiperme.

Nese nuk ka patur nje plan masash (gje qe nuk e besoj), nese planet ishin specifike per cdo institucion (gje qe nuk funksionon ne nje angazhim te kesaj natyre), nese planet ishin por nuk u zbatuan, atehere lind pyetja:”Ku do te qahet qytetari i dhunuar?

U beme deshmitare te paligjshmerise se lejuar nder vite, ne rastin e Porto Palermos. Pas ngjarjes shokuese dhe pas pamjeve te qendreses “heroike”, “mitologjike” e vetevrasese te protagonistit ne korskotin e makines, te cilat bene xhiron e botes, duke i bere nje dem shume te madh Shqiperise dhe turizmit shqiptar, qeveria iu pergjigj paligjshmerise me arbitraritet, dhe pa vene para pergjegjesise askend per paligjshmerine e lejuar.

Duke mos dashur te bejme kritikun, ne nje fare menyre e justifikojme edhe qeverine dhe Kryeministrin per pamundesine e krijimit te kushteve te nevojshme per nje turizem normal ne Shqiperi, pasi duhen investime, duhet organizim, duhet koordinim, duhen edhe pushime jashte vendit per nje pjese te qeverise e shqiptareve, gjithashtu.

Por ama kemi te drejte te pyesim. Mire qe nuk ndaloni zaptimin e pushtimin e plazheve, mire qe nuk beni dot rruge e shetitore, mire qe nuk jepni dot licenca ne menyre qe operatoret te njihen e te zbatojne ligjet dhe rregullat?! Po nje gje a e beni dot?! A e lehtesoni dot pushuesin nga tmerri i zhurmes??!! A e zbatoni dot ligjin/vendimin ju qeveria, ju qe e keni miratuar vete, qe ndotja akustike te jete brenda parametrave dhe e kontrolluar?

A ka ky vend e ky shtet (ku je o shtet) pese njerez te veshur me petkun zyrtar, qe te kontrolloje dhe ndalojne zhurmen dhe ndotjen akustike ne bregdetin shqipetar??

As kete nuk e beni dot ?!

o.p. / dita

 

August 25, 2019 21:00
Komento

19 Komente

  1. MH August 25, 22:16

    Me durim lexova po jo deri ne fund,shkrue shume gjate.Mbasi, gjate leximit me erdhi ne mendje i “fameshmi” artikull shkruar ne prage te vitit 1990 nga filozofi i akadmise se shkencave mendimtari Ylli Popa:
    “Ne kerkim te kohes se humbur”.
    Nuk di nese jeton ta pyesja.A,je kund me kerkime ne gjetjen e kohes se humbur.
    Ne,ne ato vite nuk kishim fare borxh asnji njeriut te gjalle.Sot duhen shekuj ti lajme borxhet botes e nuk do lahen kurren e kurres sikur turizmi te arrihet ne nivele ekstra kozmike e jo ma ne banalitetet qe po gezojme duke rendur ne kerkim te kohes se humbur!!! Kur ne e kishim kohen ne xhepin e vogel te pantallonave.Dhe nuk e dinim,as neve,as Ylli Popa.Por u ba cfare u ba dhe ja ku jemi mbas 30 vitesh.Nga 4.5 milion njerez kane mbetur ne atdhe as gjysma qe kane dal bashtinet e kerkojne kohen e humbur ane e kand botes jo do si do.Po sikur ti ken gjuajtur me cifte.

    Reply to this comment
    • Taraboshi August 26, 10:40

      MH

      Cfare ke dash me thane zotnia jote?
      Cfare pune ke pas ba ne ate kohe? Se nga menyra se si shkruen dukesh qe je analfabet.
      Po ti nuk je ne Shqipni qe me shku ne plazh t’Velipojes e me nigju rrapullimen e tollovin.

      Reply to this comment
  2. Preng Pjetri August 25, 22:31

    Analizë perfektë po kush ja vë veshin thuajsë….!
    Ky vend nuk bëhët me i nderuar autor i ketij shenimi Redaksional.
    Këtu ndotja është e gjithanëshmë jo vetëm akustike.
    Pikësepari jemi ndotur nga trutë!!!

    Reply to this comment
  3. Hazeri August 26, 01:06

    Ne Shqiperine tone eshte qelbur peshku nga koka…..sheh rrushi rrushin e piqet.
    Ama kur dalin nga vatha ,e shperndahen neper bote,behrn shume te rregullt,gjithe kulture.
    Sipas vendit behet kuvendi.

    Reply to this comment
  4. kujtimi August 26, 07:24

    Jepi dita jepi, por eshte mire qe emri i gazetarit te jete i plote, se nuk e dime se kush qenka ky gazetar kaq i zgjuar!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 26, 10:50

      o kytimi
      për emrin e gazetarit ke të drejtë!!duhet të jetë i plotë dhe jo dy shkronja!!
      sa për ato që shkruan!?
      të paktën shumë shumë më i qut se ty është!!
      ai shkruan për problemet që janë në atë pjesë të shqipërisë që është dhe problem për mua e shumë e shumë të tjerë!!
      ty ndoshta të bën problem ky shkrim!!sepse duhet të jesh nga ata që as nuk pyet e as nuk paguan gjë për tokën e xamun!
      ps:ndonjë gjë të vogël e paguan nën dorë për të bër qorr dikë!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 26, 16:38

      o kytimi
      për emrin e gazetarit ke të drejtë!!duhet të jetë i plotë dhe jo dy shkronja!!
      sa për ato që shkruan!?
      të paktën shumë shumë më i qut se ty është!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back
      ai shkruan për problemet që janë në atë pjesë të shqipërisë që është dhe problem për mua e shumë e shumë të tjerë!!
      ty ndoshta të bën problem ky shkrim!!sepse duhet të jesh nga ata që as nuk pyet e as nuk paguan gjë për tokën e xamun!
      ps:ndonjë gjë të vogël e paguan nën dorë për të bër qorr dikë!!

      Reply to this comment
  5. Albi August 26, 10:14

    Shkrimi eshte i sakte por thirrja nuk ka pse behet vetem per plazhin. Une jetoj ne mes te Tiranes mbi nje lokal ku nuk pushon muzika dhe ku duhet te jetoj me tallava gjithe jeten time (nese nuk shkoj ne Gjermani si te gjithe) sepse policia, bashkia, ishp dhe ministria e mjedisit jane krejtesisht te paafta per te ndaluar baterdine qe behet cdo dite ne qytet. Me mijera familje dhunohen nga zhurma cdo dite dhe shteti eshte indiferent. Miratojne ligje qe nuk i zbaton askush sa per te thene qe beme nje ligj.
    Fakti: policia nuk merr masa ndaj lokaleve sepse nuk ka kompetenca. bejne shoqerime te kota sa per te frikesuar kamarieret por qe u del boja shpejt sepse jane te paligjshme.
    policia bashkiake nuk merret fare me kete problem edhe pse e ka detyrim ligjor. nese ankohesh se nje lokal po ben zhurme te thone shko ne bashkine e madhe bej nje ankese me shkrim dhe prit sa te vije ishp te beje matjet. prit gomar te mbije bar.
    ishp nuk njeh as ligjin. deklarojne (per aresye korruptive dhe paaftesie sigurisht) se niveli i lejuar eshte praktikisht 10000 here me i larte sec eshte ne ligj. pra per ishp ti duhet te shurdhohesh ne menyre qe ata te nderhyjne.
    ministria e mjedisit eshte krejt indiferente dhe s’ben asgje. bejne ca eskursione neper male dhe hane paidhaqe edhe kaq. nderkohe qe statistikat jane alarmante: gjithmone e me shume shqiptare po humbin degjimin dhe po shkaterrohen nga depresioni dhe semundje kardiovaskulare me shkak te drejtperdrejte zhurmat urbane.

    Pra me pak fjale mos u shqetesoni vetem per turistet. Jemi 365 dite ne vit nen dhunen e lokaleve dhe na duhet media per ta ekspozuar kete problem ne tere rendesine e tij. Duhet ndaluar perfundimisht muzika apo zhurmet e tjera nen dritaret e qytetareve.

    Reply to this comment
    • AK August 26, 10:51

      Shume e drejte Albi
      Koment shume i sakte.
      Edhe tek ne ndodh e njejta gje, jemi ankuar disa here askush nuk e vret mendjen dhe askush nuk te pergjigjet nuk po dime ku te qahemi.

      Reply to this comment
    • Dulja August 26, 11:35

      Gjoba
      Gjoba te dhemb.
      Ta shehesh si behen ceco.

      Reply to this comment
  6. Dorjan August 26, 10:25

    Plazhet shqiptare gelojne nga biznesmente katunare.
    Ska as kulture sherbimi e as rregull.
    Arbitri qeveria qe duhet te mbaje rregullin ka ikur ne drejtim te paditur.

    Reply to this comment
  7. Lakja August 26, 10:27

    Skemi leke thote kryeminoja, po ver ore dy tre police qe te mbajne rregullin se po rrihen njerezit ne publik

    Reply to this comment
  8. Precizim August 26, 10:43

    Duhet nje aksion si ai per duhanin. Ne fillim pati rezistence po tani ne pergjithesi nuk te lejojne te pish duhan ne lokal.
    Edhe me autoparlantet dhe zhurmen duhet te behet e njejta gje.
    Te pakten ti mbajne brenda lokaleve dhe te mos degjohen jashte.

    Reply to this comment
  9. Bobo August 26, 11:57

    Shume sakte shkrimi ne lidhje me zhurmen akustike. Ne kete fare shteti kemi zhurme me orar. Merr ne telefon policine ne oren 9 te mengjesit per lokalin ne katin e pare apo te dyte te pallatit, apo perballe dhomes se gjumit, e merr ne oren 21-22-23 te darkes per te njejten arsyes zhurma uleritese dhe qe te fut ne depresion dhe polici te thote pa pike turpi “ jane brenda orarit te zhurmes “. Ku eshte pare kjo, ne cilin qytet turistik te botes se zhvilluar nuk pushon, nuk fle, nuk bisedon dot nga “ muzika “ torture ne cdo ore te dites e nates? Askund, askund. Ku eshte pare e degjuar qe motorret ti japin gaz apo makinat te hapin dritaret e te ngrene zerin e radios pa pyetur per njeri. Ja prandaj nuk kthehen me pushuesit ne kete vend, madje ajo qe veme re eshte qe po vijne vetem te luajtueit e botes ne kete vend te luajtur. Merrni masa te frenoni cmendurite ne ndertime, rrethime tokash, punishte mermeri e makinash ne katet e para te pallateve , muzikes uleritese e torturuese se ndryshe vetem rrenim turizmi do kete. Ketij aseti qe na e ka falur natyra e bekuar.

    Reply to this comment
  10. specialisti August 26, 12:26

    Per shkruesin e artikullit, anonim.
    Ai di shume gjera, por ka frike te shkruaje emrin.
    Une , historikisht e bej plazhin tek Iliria, midis dy pistave. Akomodohemi tek Verona, tek Pavllo Jorgoni.
    E them me plot gojen qe kete vit aty cdo gje eshte perfekt.
    Per persona qe zejne cadrat e frekuentojne lokalin, ka ndertuar banjo te reja, moderne ( te vjetrat jane ne eficence), ka dhome garderobe per tu nderruar, ka dushe me uje te paster, shezllone e cadra normale, me cmim koriik 300-400 leke kurse ne gusht 400-500 leke, per cadre.
    Ne cader ka kosha plehra te vegjel, e nje kazan plehrash te perbashket. Seicili pushues , mbeturinat e hedh aty, e Ndermarrja e Pastrimit te Plazhit, vjen 3 here ne dite dhe i merr plehrat.
    Rera ne mes cadrave dhe deri ne det, pastrohet cdo nate.
    Edhe kosovaret, frekuentuesit kryesore te kesaj zone, jane te kenaqur nga ndryshimet.
    Ky eshte organizimi i vogel i operatorit turistik. Pali ka 80 cadra e ato jane cdo dite plot, nga kushtet.
    Shkruajta gjate, sepse qendrova rreth 50 dite aty.
    E di ti , artikull shkrues, qe ne plazh nuk vjen me ere fekalesh ? Pse nuk thua qe eshte ndertuar impjanti i pastrimit te ujrave te zeza ?
    Ato ishin problem i madh, sepse cdo gje derdhej ne det.
    Me falni se e zgjata.
    Cdo dite me mire do te behet, kryesisht fale operatoreve turistike .

    Reply to this comment
  11. MH August 26, 13:02

    Taraboshi

    Nji gjuetar shkonte gjithmon ne malin ku rreze te tije gjinden disa fshatna si Shiroka,Zogajt,Shestani,Anamali etj etj.Nji udhetar e pyeti Gjuetarin te cilin e njihte dhe i tha.He Taro a gjujte gja sot.Jo,i tha,sot me shkoj Bosh.Te nesermen e takoj dhe e pyeti.He,Taro a gjujte gja sot.Jo, tha perseri bosh.Tane javen i shkoj gjuetija bosh dhe ia vune emrin malit “Tarabosh” njashtu si po je dhe ti vete.
    Nuk kam shkrue per ty ore Tarabosh qe e ke kryet Bosh.Kam shkrue per kohen e Humbur qe do kalojne qindra vite e nuk do gjindet as te kapet kund.Ishim pa borxhe dhe jemi ne borxh te perjetshem me boten.Tash po duem meu kndelle me turizem.Ne kjosh prej rranzes se malit,Fishta i’u ka quejt.Mal pa dru e njerez pa tru.
    Ne mbyllje : Ne ate kohe kam pas pre dru ne Tarabosh.

    Reply to this comment
  12. Demir August 26, 14:27

    Artikull realist. Keshtu ndodh kudo ne Shqiperi. Plazhet publike jane te zena. Ata qe i kane zene skane asnje fature pagese ne Bashki. Po te kesh cadren tende ske ku e ve. Je i detyruar te paguash. Muzika te hap koken.

    Reply to this comment
  13. Lalo August 27, 11:13

    E more vella ka ikur kjo pune. Kush ta beje te vdekurit..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim