As mish-as peshk, po mund të përtypet!

June 28, 2018 12:51

As mish-as peshk, po mund të përtypet!

 

Shtyrja e negociatave me një vit,

është hapi më i mundshëm pozitiv,

se po të kishte votim në samit,

do kishim një vendim negativ!

 

Kështu ka bërë zonja BE,

dhe me Malin e Zi e Serbinë,

kështu që nuk kemi asgjë të re,

dhe asnjë penalizim për qeverinë!

 

Vendimi i BE-së varet nga leximi,

secili mund ta lexojë si të dojë,

ndaj jo i njëjtë është interpretimi,

por të gjithë faktorët prap’ janë në lojë!

 

Është e sigurtë se opozita,

do ta quaj një humbje tragjike,

gjeniu Tit Vasili dhe të tjerë,

do ta duan Ramën në karrige elektrike!

 

Edi Rama këtë e ka pritur,

ndaj një datë konkrete ka kërkuar,

dhe meqë data u dha pas një viti,

e quan një betejë të fituar!

 

Po nuk e dimë a do të hapen,

pikërisht në datën që pritet,

për mua ky vendim s’është as mish-as peshk,

por është një gjellë që mund të përtypet!

 

PD-ë dhe LSI nuk e fshehin gëzimin,

se mundën të na vononim dhe një vit,

po ata sërish do vazhdojnë sabotimin,

dhe pse fundi i tunelit ka dritë!

 

Nëse do qenë hapur me Maqedoninë,

kjo do të qe vërtetë një shuplakë,

atëherë dhe unë do anatemoja qeverinë,

po në rastin në fjalë nuk kam asnjë shkak!

 

Po Lulashi i ngulur buzë Lanës,

me deklaratat e tij nuk habit njeri,

kryqin ja la në kurriz Edi Ramës,

që -sipas Bashës-duhet të iki me gjithë qeveri!

 

Po ambasada e SHBA-së dhe të tjerë,

e uruan Ramën për çeljen e bisedimeve,

ndaj thamë që brendia e raportit,

varet nga mënyra e interpretimeve!

 

Gjer në Qershorin e vitit që vjen,

do të kemi vërtet një vit të vështirë,

po shumica e vendeve të BE-së në një mëndje vjen,

se Shqipëria është bërë një vend më i mirë!

 

Arben Duka

June 28, 2018 12:51
Komento

7 Komente

  1. Shahisti June 28, 14:34

    Po or bejtexhi, po mund te pertypet e pastaj te futet ne bythe.

    Reply to this comment
  2. sotiri June 28, 15:14

    Arben, me sa duket, Rama ka lene Juve qe te prisni ngushellimet. Ngushellime dhe mbase ekziston deri BE-ja deri ne fundin e vitit 2019, sikunder eshte dhene nje fjale dhe jo nje vendim. Keq na vjen per ty qe te kane ngarkuar kete bare te rende duke pritur ngushellimet.

    Reply to this comment
  3. Labi. June 28, 15:25

    Arbenit dhe te gjithe atyre qe lexojne Gazeten Dita:-SHqiperia nuk i hap negociatat per sa kohe qe nuk arrestohen Sali Banditi,Lulush Karabushi,Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 June 28, 17:32

    “Marrëveshja, Kotzias: Territori detar do zgjerohet. Duam ndikim tek ishujt”
    hudhi një syçkë o beno!!
    ashtu si nëpërmes gishtave!!
    vazhdo e na ça hajdarin me lul marjonetën!!
    pastaj fillo e fol për vjedhjen 360 milionshe të lulit!!
    por më parë lexo vjedhjen e ramës”Rrugë e re me koncesion, 100 mln euro për 18 km nga Miloti në Balldren”!!
    mbi 800 milonë do të jetë!!!
    a të japin ndonjë kacidhe ty beno??
    të paktën sa për të të përdhosur!!
    apo përdhosesh vullnetarisht.falas,ashtu për shoqëri??

    Reply to this comment
  5. Mark U.K June 28, 19:27

    Labi: Se jeni me gjys opinget dihet po qenke edhe nje zok gomari.Po shko e arrestoj ata qe thuani ju.Te pakten veru nje flet rrufe.Apozita nuk mund te pepengoj gje more idiot.Te ishte ushtu do kishte pengur PS liberlizimin e vizave futjen ne NATO.Ne te dyja rastet po ate dite qe behej mbledhja e BE kumunisto punisto socialisto benin demostrata o karabush me kater klas shkoll o sekretari i parti se fshatit qe tash po ruan dhit atje ne mal

    Reply to this comment
  6. Labi. June 28, 22:49

    O ujk Mark!Une nuk mund te bie ne nivelin tend,por dua te te them se je nje njeri pa edukate dhe pa kulture,njelloj si Sali Krimineli dhe bandat e tij,dhe ti mund te jesh nje nga ushtaret e tij,qe dogjet,shkateruat,groposet shume e shume njerez me politikat djallezore tuajat.Mbaje fort Saliun se Ai te lejoi Ty dhe shoket e tu qe te mos njifni ligj dhe shtet dhe te beni cte doni!.Do vije edhe dita qe do vendoset dhe ne SHqiperi drejtesi.Mos u merzit se Saline e ke patur sekretar partie me Enverin,hante dhe pinte si i donte qejfi,dhe pastaj ia permbysi kupen!Malesoret o UJK kane tradita patriotike dhe jane besnike,por me shkrimet koment te tuat ne shume tema te diskutuara kam vene re se Ti je ne rruge te gabuar qe nuk i sherben shoqerise.

    Reply to this comment
  7. info analitike June 29, 08:10

    E lexove raportin e DASH o bejtexhi? Lexoje e do te kuptosh nje nder arsyet pse Shqiperia nuk e meritoi hapjen e negociatave. Te mbledhesh rreth vetes kriminele, trafikante, hajdute, mashtrues e ti veshesh me pushtet nuk do te thote te besh shtet. Kete e konfirmoi dhe BE pavaresisht se Kriepsikoja, Tao Tao e ndonje idiot tjeter i dobishem vazhdon te na e shese si sukses.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*