Asambleja e NATO-s: “Duhet ti përgjigjemi agresivitetit të Rusisë”

May 30, 2016 11:42

Asambleja e NATO-s: “Duhet ti përgjigjemi agresivitetit të Rusisë”

Asambleja Parlamentare e NATO-s që po mbahet këto ditë në Tiranë, ka gjetur pasqyrim të dukshëm edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare, Daily Mail shkruan së fundit se Asambleja Parlamentare e NATO-s u ka bërë thirrje anëtarëve të Aleancës që të jenë bashkë në këmbënguljen ushtarake të Rusisë dhe të vendosin për të ndarë më mirë barrën e mbrojtjes kolektive, kur të mbahet samiti i korrikut,

Kryetari i Kuvendit të SHBA, kongresmeni Michael R. Turner, tha të hënën se “agresiviteti i Rusisë vjen me një çmim,” dhe u bëri thirrje vendeve anëtare për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Rreth 250 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO dhe partnerë janë mbledhur në një seancë treditore në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nën masa të forta të sigurisë.

Terrorizmi, migrimi masiv, kriza Ukraina dhe siguria e Ballkanit Perëndimor janë debatuar edhe gjatë seancës.

May 30, 2016 11:42
Komento

1 Koment

  1. LLL May 30, 13:43

    Kishte firmosur Ruzvelti , Çerçilli dhe Stalini që Gjermania do qëndronte e pushtuar në katër zona : amerikane , angleze , franceze , ruse .
    Kur budalli dhe njëherësh tradhëtari Gorbaçov , si maskara që ishte , lejoi bashkimin e Gjermanisë ,iu tha që NATO , asnjë cm nuk do shtrihet në Lindje …. NATO E gënjeu gomarin Gorbaçov .
    NATO e provokon Rusinë . NATO duhet të shkrihet , njëllojë si Traktati I Varshavës .
    Shënim ::
    Unë e di që ju s’kini guxim të botoni mendimin tim . Dihet ajo punë ç’palo demokraci kemi këtu !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*